Tag: ekipi

  • Futbolli si mision social/ Mbyllet me sukses FootbALL Week, një javë e veçantë sportive dhe sociale në Tiranë

    Futbolli si mision social/ Mbyllet me sukses FootbALL Week, një javë e veçantë sportive dhe sociale në Tiranë

    FootbALL Week, aktiviteti i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë dhe Dyrrah City Football Academy, u mbyll pas një jave të mbushur me sport, edukim dhe solidaritet.
    Eventi, i zhvilluar në kuadër të “British Week” dhe në prag të ndeshjes Shqipëri – Angli, mblodhi së bashku universitete, ambasada, kompani, trajnerë profesionistë dhe dhjetëra fëmijë nga institucione të ndryshme arsimore.
    Gjatë kësaj jave u organizuan turneu i futbollit 6×6 me pjesëmarrje të gjerë, seanca trajnimi për fëmijë me trajnerë të licencuar nga Manchester City Football School, ndërsa u zhvilluan edhe gjysmëfinalet, finalja e turneut dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.
    Në duelet gjysmëfinale, ekipi i FSHF u përball me ekipin e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Dyrrah City me DFPO.
    Në finale avancuan ekipi i FSHF pasi fitoi 2-1 ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe DFPO pasi mundi 6-2 Dyrrah City-n.
    Finalen e turneut e fitoi ekipi i FSHF, ndërsa skuadra e British Embassy Tirana mori çmimin “Fair Play” të turneut.
    FootbALL Week kishte një mision të qartë social: mbështetjen e fëmijëve të Institutit të Nxënësve që nuk dëgjojnë dhe të fëmijëve me vështirësi ekonomike. Të ardhurat nga regjistrimet e ekipeve pjesëmarrëse do të shkojnë për sigurimin e një pakete vjetore zhvillimi për fëmijët e talentuar të këtij institucioni, duke përfshirë regjistrimin në akademi, trajnime profesionale dhe transport.
    Ky aktivitet i veçantë kishte si qëllim përçimin e mesazhit se futbolli mbetet një forcë që bashkon dhe krijon mundësi për të gjithë.

  • Franca në Kupën e Botës, reagon Deschamps: Normale që të jemi aty, ishte objektivi minimal

    Franca në Kupën e Botës, reagon Deschamps: Normale që të jemi aty, ishte objektivi minimal

    14 Nëntor 2025

    9:17

    Telesport

    Franca fitoi 4-0 ndaj Ukrainës dje në eliminatoret e Kupës së Botës 2026, duke siguruar matematikisht kualifikimin në Botërorin që zhvillohet verën e ardhshme në Amerikë.
    Trajneri i “gjelave”, Didier Deschamps, tha se performanca ishte profesionale dhe jo spektakolare, por e mjaftueshme për të përfunduar misionin.
    “Gjithmonë vlerësoj momentet e mira edhe nëse duket logjike dhe e natyrshme që ekipi francez të kualifikohet. Objektivi ishte të kualifikoheshim dhe ia dolëm mbanë”, tha trajneri francez.
    Më tej, Deschamps shtoi: “Pjesa e parë ishte e vështirë kundër një ekipi që mbrohej shumë. Më pëlqen që jemi kualifikuar edhe nëse nuk është hera e parë. Ekipi francez duhet të jetë aty në çdo turne të madh.”

  • Ekipi kuqezi kryen seancën e parë stërvitore para duelit me Andorrën, mungojnë tre lojtarë

    Ekipi kuqezi kryen seancën e parë stërvitore para duelit me Andorrën, mungojnë tre lojtarë

    Ekipi kuqezi nisi këtë të hënë në Barcelonë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
    Në seancën hapëse stërvitore u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që sonte pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku.

    Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palester, me fokus rikuperimin, duke qenë se kanë luajtur me klubet e tyre dje.

    Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Spanjë përpara se të niset drej Andorrës për ndeshjen e datës 13 nëntor.

  • Në Romë besojnë, Gasperini “ndez” kryeqytetin, Atalanta në krizë totale, Juric rrezikon shkarkimin (VIDEO)

    Në Romë besojnë, Gasperini “ndez” kryeqytetin, Atalanta në krizë totale, Juric rrezikon shkarkimin (VIDEO)

    Me 24 pikë, po aq sa Inter, në krye të Serie A, Roma vijon ecurinë fantastike këtë sezon, me tifozët verdhekuq që kanë nisur të ëndërrojnë, fundja rivalët e tyre po gabojnë pafund. Në Stadiumin “Olimpik” përballë Udieneses mjaftoi nga një gol për çdo pjesë për të dalë me 3 pikë. Në fundin e pjesës së parë, Roma fitoi një 11-metërsh, i konvertuar në gol nga Pellegrini. Në fraksionin e dytë, në minutën e 61-të ishte Celik që dyfishoi shifrat, ky ishte goli i tij i parë në Serie A, një gol që vulosi suksesin 2-0 pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
    Ashtu si tifozët edhe Gian Piero Gasperini beson shumë te ky ekip, por tekniku italian nuk preferon të flas për objektiva: “Kjo ishte një provë bindëse. Zhvilluam një ndeshje të mirë kundër një ekipi si Udinese, është gjithnjë e vështirë të luash kundër tyre. Jam shumë i kënaqur pasi ekipi po rritet, po luan një futboll të mirë dhe beson”, u shpreh Gasperini.

    Në kaos total është ekipi i tij, Atalanta, me bergamaskët që pësuan një humbje të rëndë 0-3 brenda në shtëpi përballë Sassuolo-s. Pa Gjimshitin titullar, Atalanta u fut në kaos, me kapitenin kuqezi që u aktivizua më pas menjëherë me fillimin e pjesës së dytë. Berardi ishte lojtari i ndeshjes, me futbollin “azzurr” që realizoi një “dopietë” golash. Pas javës së 11-të, Atalanta e sheh veten në vendin e 13-të, por trajneri Juric beson se ekipi i tij mund të ri ngrihet.

    Ecuria negative këtë periudhë ka bërë që stoli i Juric të tronditet në themel, me mediat italiane që flasin për një shkarkim të mundshëm, ndërsa si pasues janë dy opsione, Palladino dhe Thiago Motta.
    ()

  • Dramë në Formula 1: makina u shkatërrua tej njohjes

    Dramë në Formula 1: makina u shkatërrua tej njohjes

    Piloti i Kick Sauber, Gabriel Bortoleto, nuk mundi të kualifikohej për Çmimin e Madh të Sao Paulos pas një përplasjeje me shpejtësi të lartë, pavarësisht përpjekjeve heroike të ekipit për ta rimontuar shpejt makinën.
    Filluesi brazilian, i cili garon në eventin e tij të parë në shtëpi në F1 këtë fundjavë, e përplasi makinën e tij në xhiron e fundit të garës ndërsa përpiqej të dilte nga rrjedha e Alex Albon. Duke hyrë në kthesën e parë, ai u përplas në murin e brendshëm, pastaj u përplas në pistë dhe përfundoi në barriera.
    Rishikimet treguan se krahët e përparmë dhe të pasmë të makinës u shkëputën gjatë përplasjes, dhe për shkak të mungesës së kohës, mekanikët nuk kishin kohë të mjaftueshme për të kryer riparime të gjera, pavarësisht përpjekjeve maksimale.

    That was a big crash 💥
    Huge relief to know Gabi is all right 🙏#F1Sprint #BrazilGP pic.twitter.com/NNxKKSopr4
    — Formula 1 (@F1) November 8, 2025

    Deklarata e ekipit pas Q1 lexonte:
    “Ekipi bëri një punë të shkëlqyer duke u përpjekur të përgatiste makinën e Gabriel për kualifikime. Fatkeqësisht, nuk ishte e mundur që ai të dilte në pistë në kohë për të vendosur një xhiro, por kjo nuk e zvogëlon përpjekjen e çdo anëtari të ekipit në garazh. Tani do të përqendrohemi në garë.”
    Për fat të mirë, Bortoleto nuk u lëndua në përplasje, për të cilën drejtori i ekipit Jonathan Wheatley falënderoi FIA-n.
    “Ai duket plotësisht mirë për momentin, pa asnjë lëndim. Para së gjithash, duhet të përgëzoj punën e jashtëzakonshme që FIA ka bërë për sigurinë, duke punuar me ekipet, e patë këtë sot. Të kesh një përplasje të kësaj madhësie dhe që piloti të jetë mirë, të dalësh dhe të shkosh në qendrën mjekësore…”, tha ai për F1 TV.
    I pyetur nëse ekipi e dinte shkakun e përplasjes, ai u përgjigj:
    “Është ende herët. Sigurisht, pamë çfarë ndodhi dhe pritëm pamjet, por gjëja e parë që na vjen ndërmend është të sigurohemi që piloti është mirë. Kjo ishte ajo në të cilën isha i përqendruar. Sigurisht që do ta shqyrtojmë. Ishte një nga përplasjet më të mëdha që kam parë prej kohësh. Gjëja më e rëndësishme është që piloti të jetë mirë dhe standardet e sigurisë në Formula 1 janë mbresëlënëse.”
    Nico Hulkenberg rrëshqiti nga pista në një situatë të ngjashme. Edhe pse ekipi arriti të zëvendësonte krahët e tij të përparmë dhe të pasmë të dëmtuar gjatë flamurit të kuq, Hulkenberg nuk mundi të depërtonte dhe përfundoi i 16-ti. Britaniku Lando Norris fitoi një sprint emocionues të Formula 1 në Brazil dhe tani është pranë titullit të kampionatit. /tesheshi.com/

  • Bushi uron Kombëtaren/ E meritojmë Botërorin

    Bushi uron Kombëtaren/ E meritojmë Botërorin

    Shqipëria është fare pranë kualifikimit historik në Play Off të Botërorit, me kuqezinjtë e Silvinjos që në nëntor luajnë dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ndaj Andorrës dhe ndaj Anglisë. Në fushë zbret edhe përfaqësuesja Shpresa, ku në program janë ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës.bushiTrajneri i ekipit Shpresa, Alban Bushi, u shpreh optimist në një intervistë.
    Bushi, së fundi FSHF zyrtarizoi dy teste miqësore, ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, sa i shërbejnë këto dy teste ekipit Shpresa, sa i shërbejnë Alban Bushit?
    Ne jemi një skuadër e re, po zhvillohemi dhe po përmirësohemi. Jemi përmirësuar në ndeshjet miqësoret që bëmë. Moldavia dhe Ukraina janë ekipe të forta. Të gjithë janë në dispozicion, përveç mugesave për shkak dëmtimi, si Muça dhe Osmani.
    Vitet e fundit keni furnizuar Kombëtaren A me talente, me lojtarë që sot janë titullarë, duket sikur ka një stepje për momentin, është çështje brezash…apo thjesht çështe kohe?
    Patjetër që është çështje brezash. Patjetër që ekipi A ka lojtarë të rinj, si Medon Berisha apo Pajaziti. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë të ditëlindjes 2005, janë që 3-4 futbollistë që janë potencialë për ekipin A.
    Së fundi është folur shumë për një talent të Bayern Munich, Ylli Gashi, e synon edhe Kosova, ka diçka konkrete? Mund të jetë pjesë e Shqipërisë?
    E kam ndjekur dhe kam kontaktuar me njerëzit e tij. Mund të jetë një opsion Shqipëria për të. Është lojtar i mirë, mund të jetë pjesë e jona.
    Arda Kurtulan ishte një tjetër talent shumë premtues, një zbulim personal i juaji, është e vërtetë që ka refuzuar ftesën e Kombëtares A, keni komunikuar me të për këtë vendim?
    Kam folur me të, ka bërë mirë në Superligën Turke. Nëse do vijë të luajë për Shqipërinë, do numërohet si i huaj në ekipin që është. Në këtë sezon nuk mund të jetë i gatshëm për të luajtur për ne. Goztepe, ekipi ku luan ai e ka numëruar si turk. Në momentin që do luajë për ne, do quhet si i huaj. Në vitet në vazhdim nëse do i duhet trajnerit A, mendoj se mund të luajë për ne.
    Si është gjendja e ekipit Shpresa Bushi, kur do t’i bëni Silvinjos dhe Shqiperisë ndonjë dhuratë tjetër, ndonjë talent që ju keni besim se mund të ngjitet në nivele të larta, ndonjë zbulim?
    Ekipet shqiptare kanë shumë zhvillim. Mbase tani nuk ka për ekipi A ndonjë të gatshëm, por pas disa vitesh do ketë. Gjithë drejtoria teknike është fokusuar te ekipi A.
    Më 13 nëntor, ditën kur ju luani me Moldavinë, Kombëtarja A luan me Andorrën në transfertë, çfarë ndeshje pret Bushi, ka diçka që i druhesh?
    Nuk ka ekipe të dobëta. Sot mund të rrafësh vetëm ekipin e San Marinos. Me ekipet e tjera, ne kemi luajtur disa herë me Andorrën dhe kemi fituar me vështirësi. Do jetë ndeshje e vështirë, nuk është ndeshje e lehtë.
    Në fakt, kemi eksperienca të hidhura me ekipet e vogla, nëse mund ta quajmë të tillë, nuk do na duhej ndihma e Anglisë nëse nuk do linim dy pikë në Letoni…
    Ne ta fitojmë ndeshjen tonë. Nëse ne marrim pikë me Anglinë, mund të shkojmë një vazo me lart. Të fokusohemi te kjo ndeshje. Të shpresojmë e te Anglia. Anglia mund të fitojë ndaj Serbisë.
    Të shqetëson fakti që disa legjionarë shumë të rendësishëm si Broja, Bajrami, apo dhe Asallani vijnë me pak ose aspak minuta në këmbë?
    Unë do thoja të kundërtën. Tani 70 përqind e ekipit është me minuta, kemi lojtarë të mirë që po luajnë. Ka nga ata që s’kanë qënë të grumbulluar, por që kanë qënë në mendjen e Sylvinhos, në rast të ndonjë dëmtimi.
    Bushi, në intervistën e fundit që kishim bashke, llogarite 4 pikë ndaj Serbisë, por me një fitore në Tiranë, ishte më bukur kështu, me një fitore në Serbi?
    Më kujtohet intervista. Nuk e kisha frikë Serbinë, rëndësi ka që janë poshtë nesh. Nuk i dihet, edhe mund ta mundim këtu. Jemi krenar me Shqipërinë në këto ndeshje të fundit.
    Më trego pak, si e përjetove atë fitore, atë gol të Rei Manajt?
    Isha në shtëpi. U gëzova shumë. Erdhi si papritur. Mendoj që ishte huqi i Ajetit, i doli Manajt për mirë.
    Njëmbëdhjet vite më parë, ku dhe ti ishe pjesë e delegacionit fituam nga ajeri mes huliganizmit, këtë herë futuam nga toka, në fushë si burrat, kë do veçoje?
    Edhe atëherë ishte ndeshja 0-0 dhe po luanim mirë. Patëm raste me Mavraj dhe Cana. Kjo ishte ndeshje më e bukur. Stadiumi ishte i qetë, ky ishte plusi jonë.
    I tronditëm në themel me atë humbje që i shkaktuam, beson se Serbia është jashtë loje tashmë, i duhet të fitojnë në “Wembley”, e sheh të mundur?
    Nuk e mendoj që Serbia fiton, duke parë përformancën që kanë treguar ekipet.. Në krahun tjetër, duke parë emrat Angli,Serbi, gjithçka mund të ndodhë. Serbia është në lojë matematikisht. Serbia ka ende shpresa, beson te gabimi jonë.
    A është i mbyllur diskutimi për vendin e dytë Bushi, kujt i druhesh më shumë, një neglizhence të mundshme të Anglisë apo Andorrës?
    Anglia nuk neglizhon, të luash në Wembley me gjithë ata tifozë, të kesh një trajner gjerman që kërkon të fitosh gjithmonë. Andorrën mund ta mundësh 5-0 por edhe mund të të vendosë në vështirësi.
    E mbyllim me Anglinë në “Air Albania” me 16 nëntor, mqs jemi tek viti i tabuve, mund të bëjmë ndonjë mrekulli këtu, të marrim ndonjë pikë historike…
    Anglia na mundi atje 2-0. Po shikoja Qarabag-Chelsea, përfundoi në barazim. Unë nuk kam frikë asnjë lloj ekipi, gjithçka varet nga ti.
    Çfarë do të thotë për Shqipërinë pjesëmarrja në fazën play-off të një Botërori?
    Është diçka historike. Çfarë do që të ndodhi, ti je gati për hapin tjetër. Mund të ndodhin edhe gjëra të bukura, varet çfarë ka shkruar zoti.
    FIFA2026, është një ëndërr apo një realitet qe mund ta luajmë Bushi?
    Është një ëndërr që ka një qëllim në vetvete. Realitet është vështirë ta themi, nuk kemi qënë asnjëherë dhe po i afrohemi. Jemi ekip i mirë, e meritojmë Botërorin. Unë do doja shumë që të shkonim në Botëror.
    Shqipëria apo Kosova, cila shkon e para në një Botëror, apo të dyja në SHBA?
    Të dyja në SHBA, do ishte shumë e bukur. Shumë shpejt edhe Kosova do jetë nëpër Europiane. Patjetër që zgjedh Shqipërinë, por edhe Kosovën do doja ta shikoja atje.
    Në fund, Bushi, por jo nga rendësia, dua ta mbyll me dy pyetje shkurt nga Superliga, nga ajo që duhet të jetë baza e Kombëtares, si të duket niveli i këtij sezoni, ke sheh si ekipin me të kompletuar për te rivalizuar për titullin?
    Shikoj që ka organizim. Janë bërë më në fund vizionar, më pëlqen. Janë ekipe që mund të jenë potencial që mund të shkojnë në Conference League.
    Ajo që bie në sy është kriza e madhe që ka mbërthyer dy ekipet e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin, besoj është një problem edhe për ekipet zinxhirë të përfaqësueseve, pse kjo situatë?
    Është problem, po të shikosh U19 e Tiranës është në Kategorinë e Parë. Nuk kanë funksionuar së fundmi, është thjeshtë çështje menaxhimi. Emrat nuk i kanë të dobët. Edhe rivalët nuk i kanë me diferencë të madhe.

  • NBA/ Vjen humbja e parë, Oklahoma “dorëzohet” pas 8 fitoreve, triumfojnë Lakers e Boston

    NBA/ Vjen humbja e parë, Oklahoma “dorëzohet” pas 8 fitoreve, triumfojnë Lakers e Boston

    Ekipi kampion i Oklahoma pësoi të mërkurën në mbrëmje edhe humbjen e parë sezonale në NBA, pasi u mund 121-119 nga Portland. Ndeshje e hapur deri në fund, ku për vendasit tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë (Avdija me 26 pikë e 10 rebound më i miri). Për Oklahoma nuk mjaftuan 35 pikët e Shai.
    Në Perëndim, ngjit shkallët në renditje skuadra e Lakers, që mundi 118-116 San Antonio në sekondat e fundit. Doncic me 35 pikë e 13 asist ishte lider në fushë për Lakers.Ndërkohë nuk ishte në ditën e tij më të mirë ylli i Spurs, Wembanyama, që e mbylli ndeshjen me vetëm 19 pikë të realizuara. Fitore të rëndësishme korr skuadra e Cleveland, që falë 46 pikëve të Donovan Mitchell mundi 132-121 Philadelphia.

    Rikthehet te fitorja ekipi i Boston, që mundi 136-107 Washington, sfidë ku u dallua Jaylen Brown me 35 pikë. Zhgënjen ekipi i Golden State, që u mund 121-116 nga Sacramento. DeRozan me 25 pikë e Westbrook me një “triple double” (23 pikë, 16 rebound, 10 aaist) i dhanë fitoren Kings. Sukses të rëndësishëm arriti edhe Denver, që në shtëpi mposhti Miami Heat me shifrat 122-112, ku më i miri në parket për vendasit ishte basketbollisti serb, Nicola Jokiç me një triple double, duke shënuar 33 pikë, 15 topa në tabelë dhe 16 asist, ndërsa për skuadrën nga Florida u dalluan Powell me Wiggins.
     

  • “Bëri punë të jashtëzakonshme”/Berisha justifikon pagesën për LaCivita: Organizuam fushatë që shqiptarët nuk e kishin..

    “Bëri punë të jashtëzakonshme”/Berisha justifikon pagesën për LaCivita: Organizuam fushatë që shqiptarët nuk e kishin..

    “Ekipi i LaCivita, pa diskutim ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme”.
    Pavarësisht se i ashtuquajtur magjistar prej tij në fushatë nuk arriti që ta çonte magjinë deri në fund, t’i sillte në pushtet, Sali Berisha vlerëson punën e strategut amerikan të fushatave, Chris LaCivita.
    Një ditë pas zbulimit të shumës 1.67 milionë Dollarë që LaCivita mori nga Partia Demokratike, për Berishën pagesa është mëse normale.
    “Bëri më të mirën e mundshme. Dhanë një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar. Organizuan një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Por ekipi i tyre nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur në Shqipëri nga Edi Rama”, tha Berisha.
    Rezultatin e 11 majit, lideri demokrat nuk ia faturon strategut amerikan, por Edi Ramës, duke renditur edhe shkeljet që sipas tij nga ndodhur para dhe gjatë fushatës elektorale.
    “Në Shqipëri nuk ka zgjedhje, ka farsë. Prandaj beteja vazhdon, kjo është betejë në vazhdim. Ka pasur një betim solemn tonin, do mbrojmë votën dhe ne kemi mbrojtur votën në mënyrën tonë”, shtoi Berisha.
    Sa i përket progres raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, Berisha tha se ende nuk ishte në duar, por sërish kishte një qëndrim.
    “Përveç kriterit gjeostrategjik, Shqipëria në mënyrë absolute nuk plotëson asnjë kriter tjetër. Ne kemi bërë të pamundurën të informojmë institucione të BE-së, në mënyrë veçantë parlamentin. Por edhe përfaqësues të ambasadave të vendeve partnere për zhvillimet në Shqipëri”, deklaroi kreu i demokratëve.

  • Kontrata 1.6 mln USD për La Civita/ Berisha i bindur: Ia vlejti 100 herë, e jashtëzakonshme

    Kontrata 1.6 mln USD për La Civita/ Berisha i bindur: Ia vlejti 100 herë, e jashtëzakonshme

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp ka folur për kontratën 1.6 mln USD për Chris La Civita, i cili shërbeu si drejtues i fushatës së PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Berisha mohoi shifrat, duke thënë se ‘La Civita është paguar 15 herë më pak nga se deklaroi Edi Rama’.
    Më tej ai nuk la pa shprehur mirënjohjen për ekipin e La Civita, duke thënë se ekipi ishte i jashtëzakonshëm dhe se organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. “Ia vlejti shumë, ia vlejti 100 herë“, theksoi kryedemokrati.
    “Ju dhe çdo shqiptar mësuat dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël nga ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij e mashtrimit, në rast se shkoni në mars të këtij viti do gjeni shifrat 22 mln e me radhe e me radhë, shqiptarët e panë që kjo shifër jo 10 por 15 herë më e ulët. Tullumbacja e skandalit të tyre u shfry dhe atyre u ngeli mashtrimi më dorë.
    Ekipi i La Civita, ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme, por bëri më të mirën e mundshme, dha një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar, organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Ekipi nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur nga Rama. Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama nuk do të arrestonte në vitin elektoral dhe të ndiqte penalisht liderët e tre partive opozitare? Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve nëse Rama, duke shkelur ligjin nuk do të organizonte mbi 4 mijë evente për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve? Cili do të ishte rezultati, në rast se Rama nuk do të përdorte të gjitha burimet e qeverisë elektorale duke shkelmuar parimin e pabarazisë, duke krijuar një fushë të pabarabartë?”, u shpreh Berisha.

  • “Kontrata 1.6 milionë USD me La Civita ia vlejti 100 herë”, Berisha: Kishte ekip të jashtëzakonshëm, shifra 15 herë më e vogël nga sa deklaroi Rama

    “Kontrata 1.6 milionë USD me La Civita ia vlejti 100 herë”, Berisha: Kishte ekip të jashtëzakonshëm, shifra 15 herë më e vogël nga sa deklaroi Rama

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp ka folur për kontratën 1.6 mln USD për Chris La Civita, i cili shërbeu si drejtues i fushatës së PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Berisha mohoi shifrat, duke thënë se ‘La Civita është paguar 15 herë më pak nga se deklaroi Edi Rama’.
    Më tej ai nuk la pa shprehur mirënjohjen për ekipin e La Civita, duke thënë se ekipi ishte i jashtëzakonshëm dhe se organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. “Ia vlejti shumë, ia vlejti 100 herë“, theksoi kryedemokrati.
    “Ju dhe çdo shqiptar mësuat dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël nga ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij e mashtrimit, në rast se shkoni në mars të këtij viti do gjeni shifrat 22 mln e me radhe e me radhë, shqiptarët e panë që kjo shifër jo 10 por 15 herë më e ulët. Tullumbacja e skandalit të tyre u shfry dhe atyre u ngeli mashtrimi më dorë.
    Ekipi i La Civita, ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme, por bëri më të mirën e mundshme, dha një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar, organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Ekipi nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur nga Rama. Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama nuk do të arrestonte në vitin elektoral dhe të ndiqte penalisht liderët e tre partive opozitare? Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve nëse Rama, duke shkelur ligjin nuk do të organizonte mbi 4 mijë evente për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve? Cili do të ishte rezultati, në rast se Rama nuk do të përdorte të gjitha burimet e qeverisë elektorale duke shkelmuar parimin e pabarazisë, duke krijuar një fushë të pabarabartë?”, u shpreh Berisha.

    Top Channel