Tag: ekipi

  • Conte: Është merita e Napolit që kampionati italian është ende i hapur

    Conte: Është merita e Napolit që kampionati italian është ende i hapur

    18 Prill 2025

    10:31

    Telesport

    Napoli përgatitet për një ndeshje delikate në fushën e Monza këtë fundjavë, me shpresën që të fitojë dhe të rikthehet në krye të Serie A. Skuadra e trajnerit Antonio Conte ndodhet 3 pikë pas Inter në renditje.
    “Skuadra është rritur shumë. Ripashë ndeshjen e parë të sezonit, ndaj them se ekipi ka pasur një përmirësim të madh që nga ai moment. Ekipi aktual është një i afërm i largët të asaj skuadre“, tha Conte.
    “Jemi tre pikë prapa Inter, gjë që ishte e paimagjinueshme në fillim të sezonit. Synimi ynë ishte të shkaktonim telashe dhe po ia dalim deri në fund ndaj një ekipi të kompletuar që po ecën shumë mirë edhe në Champions League”, shtoi Conte.
    Në fund, trajneri i Napoli komentoi: “Ndoshta dikush duhet të falënderojë Napolin që e mbajti të hapur këtë kampionat, i cili pa ne do të ishte mbyllur prej muajsh. Sot shoh një skuadër krejtësisht të vetëdijshme për cilësinë e ekipit”.

  • ZYRTARE | Spanja dhe Anglia me 5 vende në Champions! Ekipi novegjez shkruan historinë e kombit të tij (VIDEO)

    ZYRTARE | Spanja dhe Anglia me 5 vende në Champions! Ekipi novegjez shkruan historinë e kombit të tij (VIDEO)

    18 Prill 2025

    0:15

    Telesport

    Nga sezoni tjetër, Spanja dhe Anglia do të kenë 5 skuadra në Champions League pasi sonte u vulos gjithçka edhe te gara që kishte mbetur e hapur mes Serie A dhe La Liga-s por Bodo Glimt shkruajti historinë pasi u bë ekipi i parë i Norvegjisë që shkon në një gjysmëfinale të një kompeticioni europian, pasi sonte në Romë me penallti arriti t’ia dilte ndaj bardhekaltërve, të cilët fituan 2-0 në kohën e rregullt por në shtesa, pavarësisht golit të 3-0, miqtë shënuan. Lazio humbi 3 penallti!
    GOLI I CASTELLANOS – VIDEO
    GOLI I NOSLIN – VIDEO
    GOLI I DIA – VIDEO
    PENALLTITE – VIDEO
    Gjysmëfinalja do të jetë ndaj Tottenham për Bodo Glimt, teksa ekipi anglez fitoi 1-0 në Gjermani ndaj Frankfurt me golin e Solanke.
    GOLI I SOLANKE – VIDEO
    Në anën tjetër, Athletic Bilbao e pati të lehtë ndaj Rangers dhe do të përballet pikërisht me Manchester United që bëri përmbysjen dramatike ndaj Lyon në një ndeshje ku pati 9 gola!
    GOLI I BILBAOS – VIDEO
    GOLI I NICO WILLIAMS – VIDEO

  • Europa League & Conference League: sonte vendoset gjysmëfinalistet. Programi

    Europa League & Conference League: sonte vendoset gjysmëfinalistet. Programi

    Pasi Champions League përcaktoi gjysmëfinalistët e turneut (Barcelona-Inter dhe Arsenal-PSG), sonte luhen edhe ndeshje të tjera për dy kompeticione që vijnë pas ligës së kampionëve: Europa League dhe Conference League.
    Në fushë, 16 skuadra, nga të cilat vetëm 8 do të kalojnë më tej duke ditur edhe që raundi i  parë i  çerekfinaleve ka mbaruar. i nteresantet do të jenë sidomos në Europa League, pasi ka një ekuilibër total me përjashtim të Lazios që duhet të bëjë përmbysje ndaj Bodo Glimt pasi ekipi i talian është mundur 2-0 në Norvegji.

    Sa i  përket 3 ndeshjeve të tjera, gjithçka për t’u vendosur në fije të perit pasi Frankfurt-Tottenham, Manchester-Lyon dhe Bilbao-Rangers kanë përfunduar në barazime respektive 1-1, 2-2 dhe 0-0.
    Ndërkohë, në Conference League, Chelsea është me një këmbë në gjysmëfinale pasi fitoi sfidën e parë ndaj Legia Varshavës me rezultatin 3-0 në Poloni. Sakaq, Fiorentina-Celje qe po luhet dhe ëshët drejt fundit dhe ekipi vjollce eshte gati ne gjysmefinale, ashtu sikurse dhe Betis qe ndaj Jagellonias, ku ekipi spanjoll ka fituar 2-0 në sfidën e vajtjes, po sheh bileten e gjysmefinales gjithashtu. Ne oren 21:00 do te jete gjithashtu radha e Rapid-Djugarden.
     

  • Ancelotti drejt shkarkimit, mediat spanjolle i numërojnë “mëkatet”

    Ancelotti drejt shkarkimit, mediat spanjolle i numërojnë “mëkatet”

    Eliminimi i Real Madridit nga Arsenali në çerekfinalet e Champions-it ka shkaktuar “lumë” kritikash në “shtëpinë e bardhë”. Targeti kryesor i këtyre kritikave, madje edhe para eliminimit, ka qenë Carlo Ancelotti, të cilit ‘mëkatet’ nuk i janë falur nga tifozët e Real Madridit.
    Në fakt, italiani tani e ka një këmbë e gjysmë jashtë stolit të bardhë, edhe pse e ardhmja e tij, sigurisht, mund të orientohet nga kompeticionet ku ekipi është ende “gjallë”: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Botërori i Klubeve. Megjithatë, ai është vënë në diskutim dhe tifozët duan ndryshim.
    Tifozët e bardhë e kërkojnë këtë sepse nuk kuptojnë disa nga vendimet e italianit për lojtarë si Lucas Vázquez, Endrick apo Güler, për të cilët tifozët kërkojnë më pak kohë në fushë, në rastin e të riut të akademisë, dhe më shumë nga të rinjtë. Menaxhimi i tij për këtë çështje ka qenë debat konstant gjatë sezonit dhe kjo e ka konsumuar figurën e “Carletto”-s.

    Po ashtu, stili i tij i lojës, i paeksistueshëm kur Ceballos, i vetmi që mund të japë kuptim te topi, u lëndua në Kupë gjatë muajit shkurt, ka qenë një tjetër problem. Që nga ai moment, ekipi i bardhë ka luajtur pa një ide të qartë dhe ka mbijetuar. Ato herë që ia ka dalë, ka shpëtuar për shkak të goditjeve të sulmuesve të tij.
    Në fakt, në ndeshjen kundër Arsenalit mund të vihej re se ekipi nuk kishte ide më shumë se sa pasimet anësore, përmes të cilave askush nuk mundi të godiste brenda zonës. Real Madridit i mungonte thellësia, lidhja dhe kohezioni, diçka që, duke parë atë që ndodhi, Ancelotti tashmë nuk mund ta ofrojë më për ekipin.
    Kështu që, eliminimi nga Champions League tashmë ka lënë “viktimat” e para. Ajo që ka mbetur më shumë e prekur, siç ndodh gjithmonë, është figura e trajnerit, i cili ka ende një vit kontratë, por gjithçka tregon se nuk do ta përmbushë atë.

  • Ancelotti në “turrën e druve”, mediat spanjolle i rendisin “mëkatet” e tij te Real Madridi

    Ancelotti në “turrën e druve”, mediat spanjolle i rendisin “mëkatet” e tij te Real Madridi

    Eliminimi i Real Madridit nga Arsenali në çerekfinalet e Champions-it ka shkaktuar “lumë” kritikash në “shtëpinë e bardhë”. Targeti kryesor i këtyre kritikave, madje edhe para eliminimit, ka qenë Carlo Ancelotti, të cilit ‘mëkatet’ nuk i janë falur nga tifozët e Real Madridit.
    Në fakt, italiani tani e ka një këmbë e gjysmë jashtë stolit të bardhë, edhe pse e ardhmja e tij, sigurisht, mund të orientohet nga kompeticionet ku ekipi është ende “gjallë”: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Botërori i Klubeve. Megjithatë, ai është vënë në diskutim dhe tifozët duan ndryshim.
    Tifozët e bardhë e kërkojnë këtë sepse nuk kuptojnë disa nga vendimet e italianit për lojtarë si Lucas Vázquez, Endrick apo Güler, për të cilët tifozët kërkojnë më pak kohë në fushë, në rastin e të riut të akademisë, dhe më shumë nga të rinjtë. Menaxhimi i tij për këtë çështje ka qenë debat konstant gjatë sezonit dhe kjo e ka konsumuar figurën e “Carletto”-s.
    Po ashtu, stili i tij i lojës, i paeksistueshëm kur Ceballos, i vetmi që mund të japë kuptim te topi, u lëndua në Kupë gjatë muajit shkurt, ka qenë një tjetër problem. Që nga ai moment, ekipi i bardhë ka luajtur pa një ide të qartë dhe ka mbijetuar. Ato herë që ia ka dalë, ka shpëtuar për shkak të goditjeve të sulmuesve të tij.
    Në fakt, në ndeshjen kundër Arsenalit mund të vihej re se ekipi nuk kishte ide më shumë se sa pasimet anësore, përmes të cilave askush nuk mundi të godiste brenda zonës. Real Madridit i mungonte thellësia, lidhja dhe kohezioni, diçka që, duke parë atë që ndodhi, Ancelotti tashmë nuk mund ta ofrojë më për ekipin.
    Kështu që, eliminimi nga Champions League tashmë ka lënë “viktimat” e para. Ajo që ka mbetur më shumë e prekur, siç ndodh gjithmonë, është figura e trajnerit, i cili ka ende një vit kontratë, por gjithçka tregon se nuk do ta përmbushë atë.Marrë nga “Mundo Deportivo”

  • Kategoria e Dytë/ Iliria shpallet ekipi kampion i Grupit A

    Kategoria e Dytë/ Iliria shpallet ekipi kampion i Grupit A

    Iliria është shpallur ekipi kampion i Grupit A në Kategorinë e Dytë.
    Në sezonin e ardhshëm, Iliria dhe AF Luftëtari do të garojnë në Kategorinë e Parë, si fituese të grupeve A dhe B në këtë edicion të Kategorisë së Dytë.
    Skuadra nga Fushë-Kruja siguroi vendin e parë në Grupin A vetëm në javën e fundit, pas fitores 4-0 ndaj Adriatikut 2012.
    Tani AF Luftëtari dhe Iliria do të përballen në një ndeshje direkte për të përcaktuar kampionen e këtij sezoni në Kategorinë e Dytë.
    Pas përfundimit të sfidës Adriatiku 2012 – Iliria, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut për ekipin fitues të Grupit A. Kupa iu dorëzua skuadrës së Ilirisë nga Kryetari i SHRF Tiranë, Krenar Alimehmeti.

  • Rama në Izrael për marrëveshjen e partneritetin në shëndetësi/ Qendra Sheba për inovacion do ngrihet në QSUT

    Rama në Izrael për marrëveshjen e partneritetin në shëndetësi/ Qendra Sheba për inovacion do ngrihet në QSUT

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Aviv, rankuar në 8-ta në botë.
    Rama njoftoi se po punohet për të jetësuar marrëveshjen e partneritetit me QSUT, duke nisur nga Onkologjiku ku tanimë ekipi i Sheba dhe ekipi i QSUT kujdesen bashkarisht, për të vazhduar me ngritjen në QSUT të qendrës së Sheba-s për inovacionin dhe inteligjencën artificiale.

  • Kategoria e Dytë/ AF Luftëtari shpallet ekipi fitues i Grupit B

    Kategoria e Dytë/ AF Luftëtari shpallet ekipi fitues i Grupit B

    AF Luftëtari është ekipi kampion i Kategorisë së Dytë për Grupin B. Me fitoren në ndeshjen e fundit ndaj Shkumbinit me rezultatin 6-1, AF Luftëtari siguroi vendin e parë në renditje.
    Falë këtij suksesi, ekipi i AF Luftëtarit do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të shpallet kampion i Grupit A, pasi të dyja skuadrat kampione do të përballen së bashku për titullin e këtij edicioni të Kategorisë së Dytë.
    Ekipi i AF Luftëtarit ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Grupin B, ku deri në fund ishte në garë për vendin e parë me skuadrën e Orikut dhe vetëm fitorja e ditës së sotme ndaj Shkumbinit me rezultatin e thellë 6-1, e shpalli kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin B.
    Në fund të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të fituesit të Grupit B, që u dorëzua nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Gjergji Petro.

  • Berisha me kandidatët e rinj: Kurrë ky kryeqytet nuk ka pasur një ekip me personalitete të reja dhe të spikatura!

    Berisha me kandidatët e rinj: Kurrë ky kryeqytet nuk ka pasur një ekip me personalitete të reja dhe të spikatura!

    Berisha me kandidatët e rinj: Kurrë ky kryeqytet nuk ka pasur një ekip me personalitete të reja dhe të spikatura!Kryetari i PD, Sali Berisha e ka konsideruar Tiranën, si kryeqytetin e të rinjve, me një ekip në përbërje të të cilit janë personalitete të reja dhe të spikatura.

    Gjatë prezantimit të programit për të rinjtë, kryedemokrati Berisha tha se ekipi i kandidatëve të rinj, është ekipi më i mire që Shqipëria ka njohur ndonjëherë në zgjedhje të përgjithshme parlamentare.

    Teksa ka prezantuar të rinjtë që garojnë më 11 maj në Qarkun e Tiranës, Berisha i cilësoi ata njerëz të shquar dhe të suksesit, atdhetarë dhe patriotë të vërtetë, që kanë vendosur t’i përkushtojnë të gjitha energjitë e tyre një misioni të madh, atë të shpëtimit të Shqipërisë.

    Të dashur të rinj dhe të reja të FRPD. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtë, por një përshëndetje të përzemërt për anëtarët e këtij forumi kudo që ndodhen sot, në Shqipëri dhe jashtë saj.

    Një përshëndetje të përzemërt drejtuesve të këtij forumi, z.Besart Xhaferri dhe Grigels Muçollari, dhe sh-drejtuesi i FRPD, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, z.Belind Këlliçi.

    Pra se të nis fjalën time, kam nder dhe kënaqësi të ftoj, të bashkohen këtu ekipi i kandidatëve të rinj, i cili është ekipi më i mirë, më fantastik që Shqipëria ka njohur ndonjëherë në zgjedhje të përgjithshme parlamentare.

    Ndaj dhe ftoj, z. Adriatik Hoxha, z.Akil Kraja, z.Albi Jahelezi, z.Alis Narazani, znj.Andia Ulliri, znj. Armonela Marku, z.Arnold Kariqi, z.Aulon Kalaja, z.Aurel Markaj, z.Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Bledion Nallbati, Denisa Vati, Edison Doçi, Elda Hoti, Elmira Ndreveshaj, Elton Roshi, Elvira Peka, Erisa Xhixho, Fation Semanjaku, Fatmira Kola, Fidel Kreka, Gazment Bardhi, Genti Çela, Gentian Koçi, Gentian Ndoj, Gersa Rudha, Ilirjana Kuçana, Ina Zhupa, Ira Boja, Jola Hysaj, Jonathan Pano, Jorida Mazeliu, Klevis Balliu, Klodian Çapja, Kristiano Koçibelli, Lisandër Hoxha, Lorenca Hoxha, Maltin Dogani, Mario Runa, Matilda Qurku, Melisa Vuthaj, Nada Daullja, Ndrec Pjetri, Parid Mahmutaj, Pranvera Kurbalaj, Renato Kumuria, Rivelino Çuno, Romario Meminaj, Samena Malenaj, Senada Mehmeti, Shyqyri Myrtollari, Silvia Hasaj, Tedi Kopliku, Valbona Doko, Viola Kullolli, Xhulja Xheka.

    Kurrë ky kryeqytet nuk ka patur, kurrë zgjedhjet parlamentare të përgjithshme në Shqipëri nuk kanë patur një ekip me personalitete të reja, të spikatura. Njerëz të shquar, të suksesit. Por atdhetarë të flaktë, patriotë të vërtetë, që kanë vendosur t’i përkuthojnë të gjitha energjitë e tyre një misioni të madh, një misioni shpëtimtar për Shqipërinë.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Mediu takon LaCivita: Ekipi i Chris vjen në Shqipëri javën tjetër

    Zgjedhjet e 11 majit/ Mediu takon LaCivita: Ekipi i Chris vjen në Shqipëri javën tjetër

    Presidenti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim pune me Chris LaCivita, strateg i fushatës së Donald Trump dhe drejtues i fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në takim me ta ka qenë edhe Phil Griffin, një personazh i njohur në botën e televizionit dhe ish-president i MSNBC.
    Në një postim në Facebook, Mediu njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, ekipi i LaCivita do të jetë i pranishëm në Shqipëri për të ndihmuar opozitën deri më 11 maj.
    “Kënaqësi që të takohem edhe me mikun tim, Prof. Edward P. Joseph, një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Washington DC”, ka shtuar ai në postimin e tij.

    Postimi i plotë:
    Mbas një dreke pune me strategun e fushatës Trump dhe drejtuesin e fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore Chris LaCivita dhe Phil Griffin. Prej javës tjetër ekipi i Chris do jetë non stop në Shqipëri në krah të opozitës deri në fitoren në 11 Maj.
    Po ashtu kënaqësi që të takohem me mikun tim Prof Edward P Joseph një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Washington DC.