Tag: ekipi

  • Veliaj reagon për fitoren e PS: Vetëm Rama dhe ekipi i tij e çojnë Shqipërinë në BE

    Veliaj reagon për fitoren e PS: Vetëm Rama dhe ekipi i tij e çojnë Shqipërinë në BE

    Erion Veliaj falenderoi nga burgu të gjithë qytetarët që votëbesuan Partinë Socialiste më 11 maj.
    Kryebashkiaku i Tiranes tha se shqiptarët treguan se mbështesin punën dhe zhvillimin e vendit, ndërsa për opozitën shtoi se doli me një humbje të thellë nga këto zgjedhje sepse nuk dëgjon popullin.
    “Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij.

    Saliu & Co nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit. Nuk kanë pasur kurrë sepse nuk e duan pushtetin për popullin” u shpreh Erion Veliaj në rrjetet sociale./vizionplus.tv

  • “Mentaliteti i këtij ekipi është i pabesueshëm”, Fliku premton: Sezonin tjetër rregullojmë gabimet në mbrojtje

    “Mentaliteti i këtij ekipi është i pabesueshëm”, Fliku premton: Sezonin tjetër rregullojmë gabimet në mbrojtje

    Barcelona ka fituar edhe “el klasikon” e fundit kundër Realit të Madridit. Hansi Fliku ka pranuar në deklaratën për mediat se ekipi ka probleme në fazën mbrojtëse, por ai thekson se koha e shkurtër që ka për të përgatitur ndeshjet e ka bërë të pamundur përmirësimin në këtë aspekt. Trajneri gjerman ka mbetur i kënaqur me mentalitetin e treguar nga skuadra e tij, pavarësisht lodhjes nga sfida me Interin në Ligën e Kampionëve.
    “Nuk po kërkoj justifikime, por është e vështirë të punosh për përmirësime në mbrojtje kur nuk ke kohë. Ne luajmë çdo 3 ditë. Po mendojmë t’i bëjmë këto zhvillime në këto aspekte. E dimë që duhet të përmirësohemi në mbrojtje. Do ta bëjmë këtë në sezonin e ardhshëm. Pasi luajtëm 120 minuta kundër Interit, shkuam 2-0 në disavantazh kundër Realit të Madridit dhe të parit të këtij mentaliteti nga ekipi është e pabesueshme. Si është të punoj me një fëmijë si Jamali? Më besoni, ai nuk është një fëmijë”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/

  • Një studim i ri tregon se femrat dëgjojnë më mirë se meshkujt

    Një studim i ri tregon se femrat dëgjojnë më mirë se meshkujt

    Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova shkencore për ta vërtetuar atë

    Sipas shkencëtarëve britanikë dhe francezë, pas një testimi të rreth 450 njerëzve në 13 vende, ekipi gjeti rezultate që tregojnë se gratë “zakonisht” kanë amplituda dëgjimi që janë rreth dy decibelë më të ndjeshme se burrat.

    “Gratë tregojnë vazhdimisht ndjeshmëri më të madhe me 2 decibelë mesatarisht në të gjithë spektrin e frekuencës të testuar në të gjitha popullatat e mostrës,” përfundoi ekipi i shkencëtarëve në një punim të botuar në revistën Scientific Reports.

    Ndjeshmëria kokleare

    Duke arritur në përfundimin se dëgjimi i grave mund të jetë deri në 6 kHz më i mprehtë se ai i burrave në disa popullata, ekipi hulumtues pohoi se gratë jo vetëm që tregojnë “ndjeshmëri të shtuar kokleare” – duke iu referuar pjesës së mbushur me lëngje të veshit të brendshëm që ndihmon në konvertimin e valëve të zërit në mënyrë që truri të mund t’i lexojë ato – por gjithashtu tejkalojnë meshkujt në teste të tjera akustike.

    Gratë kanë “funksion superior si në sistemin periferik të dëgjimit ashtu edhe në rrugën qendrore të dëgjimit”, pohojnë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

    “Ne u befasuam kur zbuluam se gratë kishin 2 decibelë dëgjim më të ndjeshëm në të gjitha popullatat që matëm, dhe kjo përbën pjesën më të madhe të variacionit midis individëve”, tha Turi King nga Universiteti Bath.

    Përveç dallimeve midis burrave dhe grave, testet treguan se njerëzit që jetonin në pyje kishin “ndjeshmërinë më të lartë të dëgjimit.

    Shkencëtarët kanë zbuluar se popullsia, mjedisi dhe gjuha kontribuojnë ndjeshëm në ndryshimet në dëgjim, në varësi të faktorëve të tillë si “pamje të ndryshme zanore”, nivelet e zhurmës dhe ekspozimi ndaj ndotjes.

    “Gjetjet tona sfidojnë supozimet ekzistuese dhe theksojnë nevojën për të marrë parasysh faktorët biologjikë dhe mjedisorë kur studiojmë dëgjimin,” tha Patricia Balaresque nga Qendra për Kërkime mbi Biodiversitetin dhe Mjedisin (CRBE) në Tuluzu. 

  • Mbyllet pjesa e parë në Valladolid, ekipi i vendit të fundit befason Barcelonën (video)

    Mbyllet pjesa e parë në Valladolid, ekipi i vendit të fundit befason Barcelonën (video)

    3 Maj 2025

    21:48

    Telesport

    Barcelona është duke luajtur në transfertë në Valladolid, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në La Liga. Katalanasit vijnë në këtë takim me formacionin e dytë, duke e pasur mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Inter në “San Siro”.
    Vendasit zhbllokuan shpejt rezulatin falë golit të Iván Sánchez në minutën e 6-të, ku goditja e tij e devijuar edhe nga mbrojtësit katalanas mori një devijim të çuditshëm dhe përfundoi në rrjetën e Ter Stegen. SHIKOVIDEON
    Portieri gjerman rikthehet si titullar pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fillim të këtij sezoni, por deri tani nuk po rezulton aspak rikthim i bukur, duke parë rezulatin 1-0 dhe që mund të kishte bërë më shumë për të shmangur golin e pësuar.
    Barcelonës i duhet me patjetër fitorja për të ruajtur diferencën prej 4 pikësh me Real Madridin, ndërsa Valladolid dihet që do të luajë në Segunda Divizion sezonin e ri, duke u renditur në vendin e 20-të me 19 pikë.

  • Napoli merr fronin e Serisë A, ekipi i Antonio Kontes kalon Interin në garën për titull

    Napoli merr fronin e Serisë A, ekipi i Antonio Kontes kalon Interin në garën për titull

    Interit duket se po i ikën titulli kampion nga duart në këto javë të fundit të kampionatit. Napoli e ka shfrytëzuar më së miri humbjen e sotme të zikaltërve. Ekipi i drejtuar nga Antonio Konte ka mposhtur Torinon me rezultatin 2-0.
    Ndeshja u vendos nga Mektominei, i cili tundi rrjetën në minutën e 7 dhe të 42-të. Tashmë të kaltrit janë shkëputur me 3 pikë nga Interi, duke marrë fronin e Serisë A./Sport Ekspres/

  • Ekipi i kategorisë së tretë mposht kampionin në fuqi dhe shkon në finalen e Kupës në Zvicër (video)

    Ekipi i kategorisë së tretë mposht kampionin në fuqi dhe shkon në finalen e Kupës në Zvicër (video)

    Një befasi e bukur erdhi këtë fundjavë nga Zvicra, aty ku ekipi i Kategorisë së Tretë, Biel, mposhti kampionin në fuqi, Young Boys dhe siguroi biletën për finalen e madhe të Kupës.
    Young Boys vinte si super favorit në këtë gjysmëfinale, e cila u luajt në stadiumin e Biel, “Tissot Arena”, që ka një kapacitet prej 6500 vendesh dhe dje ishin shitur rreth 6000 bileta.
    Edhe pse një stadium i vogël, atmosfera e krijuar nga tifozët vendas ishte fantastike. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim pa gola. Në minutën e 99-të, vendasit do të gjenin golin nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u ekzekutua saktë nga sulmuesi i tyre 20-vjeçar Malko Sartoretti.
    Në minutat e mbetura, Young Boys provoi të gjente golin e barazimit, por më kot. Pas vërshëllimës së arbitrit nisi festa e madhe në fushë, ku u bashkuan tifozë e lojtarë bashkë.
    Finalja e madhe e Kupës së Zvicrës do të luhet më 1 qershor, Biel do të përballet me Basel, që sigurisht është favoriti kryesor për të ngritur trofeun, por ekipi i Kategorisë së Tretë ëndërron të bëjë dhe një surprizë të fundit…
    SHIKOVIDEON

  • Barcelona fiton Copa Del Rey, sfidoi 3-2 Real Madrid

    Barcelona fiton Copa Del Rey, sfidoi 3-2 Real Madrid

    Barcelona fiton Copa Del Rey. Ekipi i Flick mundi Real Madrid 3-2, në finalen e luajtur në Sevilla që zgjati 120 minuta. Në pjesën e parë ritmi ishte mjaft i lartë, me katalanasit që treguan dëshirë të madhe lojë. Në minutën e 28-të, Yamal dhuroi asist për Pedrin, me këtë të fundit që me të djathtën mposhti portierin kundërshtar.

  • Al Nassr “flakë” në pjesën e parë, ekipi saudit me një këmbë në gjysmëfinalen e Champions League në Azi

    Al Nassr “flakë” në pjesën e parë, ekipi saudit me një këmbë në gjysmëfinalen e Champions League në Azi

    26 Prill 2025

    22:28

    Telesport

    Al Nassr është duke fituar 0-3 në pjesën e parë ndaj Yokohama F. Marinos, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet në Champions League në Azi.
    Al Nassr shënoi brenda 10 minutave 3 gola në pjesën e parë. Serinë e golavë e hapi 75 milionshi John Duran në minutën e 27-të, i cili dërgoi topin në rrjetë pas gafës së mbrojtësit të ekipit japonez. Në minutën e 30-të ishte Sadio Mane i cili shënoi golin e dytë, ndërsa në minutën e 37-të ishte radha e Cristiano Ronaldos për të shënuar golin e tretë. Ky ishte goli i 934-të në karrierë për portugezin.
    Me këtë rezultat të pjesës së parë duket e vështirë që ekipi japonez të bëjë diçka, ndaj Al Nassr mund të quhet që tani gjysmëfinalist. Në gjysmëfinale janë kualifikuar deri tani, Al Hilal dhe Al Ahli, Al Nassr është rrugës, ndërsa ekipi i katërt do të vendoset nga përballja mes çiftit Kawasaki Frontale (Japoni)- Al Sadd (Qatar).
    SHIKOGOLAT
     

  • Ekipi shqiptar tërhiqet nga kampionati pak javë para fundit, përplaset me Federatën

    Ekipi shqiptar tërhiqet nga kampionati pak javë para fundit, përplaset me Federatën

    26 Prill 2025

    18:43

    Telesport

    Voska Sport, ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut me bazë në Ohër, ka vendosur të tërhiqet nga kampionati disa javë para fundit për shkak se Federata i ka dënuar me 9 pikë penalizim dhe se gjykimi thuajse gjatë gjithë kampionatit ka qenë tendecioz në dëm të skuadrës shqiptare (rasti më i fundit ndaj Vardar ku dhe ekipi u tërhoq nga fusha në sajë favorizimesh hapur për kundërshtarin)
    🗣 Trajneri i Voska Sport, legjenda e Beratit, Klodian Arbëri, i pezulluar 2 vite nga aktiviteti nga Federata Maqedonase, reagoi: “Te ky vend triumfon racizmi dhe paragjykimi. Nuk lejoj të mē shkelin dinjitetin. Iki me kokën lart”.

  • Kampionatet e moshave/ Lushnja shpallet kampion i Kategorisë së Parë U-13

    Kampionatet e moshave/ Lushnja shpallet kampion i Kategorisë së Parë U-13

    Lushnja U-13 është shpallur ekipi kampion i Kategorisë së Parë për edicionin futbollistik 2024-2025. Lushnja e kishte siguruar një javë më parë titullin kampion të këtij edicioni, teksa në ndeshjen e fundit të luajtur ditën e enjte kundër Pepës, takimi përfundoi me fitoren 2-0 për myzeqarët.
    Ekipi i Lushnjes e mbylli kamionatin në vendin e parë me një total prej 59 pikësh të grumbulluara në 22 javë. Në ceremoninë e zhvilluar nga Federata e Futbollit në fundin e sfidës, Sekretari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, Maksim Tegu i dorëzoi trofeun e kampionit dhe medaljet djemve të vegjël lushnjarë.
    Kampionati i Kategorisë së Parë U-13 ishte i organizuar në dy faza dhe morën pjesë 12 ekipe në total.