Tag: ekipi

  • Euro U-17 / Franca, ekipi i parë finalist i Kampionatit Europian “Shqipëri 2025

    Franca është ekipi i parë finalist i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. “Gjelat” mundën në gjysmëfinale Belgjikën me rezultatin 3-2 dhe siguruan finalen e madhe të 1 qershorit.

    Në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje shumë e bukur. Pjesa e parë ishte shumë e luftuar dhe ishte Belgjika që krijoi më shumë raste të pastra për shënim.

    Në fund të pjesës së parë u shënuan dy gola. Franca mori avantazhin me Abdoulaye Camara në minutën e 42-të, ndërsa në minutat shtesë Belgjika barazoi me anë të një penalltie, që u kthye në gol nga Noah Fernandez. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

    Fraksioni i dytë nisi më mirë për Francën, që shënoi dy gola të shpejtë me Rudy Matondo dhe Djyilian N’Guessan, duke e çuar rezultatin në 3-1.

    Belgjika rihapi ndeshjen në minutën e 79-të me Axl Wins, i cili shënoi një eurogol nga goditja e dënimit. Belgët luftuan deri në fund për të barazuar, por pa sukses. Ndeshja u mbyll 3-2 për Francën.

    Ekipi i dytë finalist do të vendoset më vonë në “Arenën Kombëtare”. Ndeshja e dytë gjysmëfinale Itali–Portugali do të startojë në orën 20:30.

    Vazhdo leximin

  • Eriksen i habit të gjithë me destinacionin  ri, do jetë shokë ekipi me sulmuesin shqiptar

    Eriksen i habit të gjithë me destinacionin ri, do jetë shokë ekipi me sulmuesin shqiptar

    28 Maj 2025

    19:38

    Telesport

    Christian Eriksen e ka mbyllur kapitullin me Manchester United, danezi do laroghet si lojtar i lirë pasi “Djajtë e Kuq” nuk i ofruan rinovimin e kontratës. Destinacioni i ri i 33-vjeçarit me shumë mundësi do jetë La Liga, aty ku ekipi i Mallorca-s duke shumë i interesuar për danezin.
    Edhe pse 33 vjeç, Eriksen mbetet një lojtar me vizion të jashtëzakonshëm dhe i aftë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Aventura e tij te Manchester United nuk shkoi ashtu siç pritej, pasi nuk ishte ndër të preferuarit e Ruben Amorim dhe ka luajtur shumë pak minuta këtë sezon.
    Pavarësisht moshës, danezi dëshiron ende të luajë në nivele të larta dhe duket se interesi i Mallorca-s përshtatet më së miri me objektivin e tij për të luajtur në një kampionat elitar. Megjithatë, përveç Mallorca-s, për danezin ka interes edhe nga disa klube në Premier League si edhe nga liga arabe, por për momentin Mallorca duket më e avantazhuar se ekipet e tjera.

  • Ka krisur marrëdhënien e tij me Sivasporin, Manajn e kërkon ekipi i vendit të 3-të në Turqi

    Ka krisur marrëdhënien e tij me Sivasporin, Manajn e kërkon ekipi i vendit të 3-të në Turqi

    Rei Manaj pritet të largohet nga Sivaspori. Marrëdhënia e tij me trajnerin e ekipit është krisur dhe duket se vera do ta gjejë në një tjetër ekip. Interesimi për të nuk mungon.
    “Fotospor”-i bën me dije se Samsunspori po shqyrton mundësinë për të bërë pjesë të grupit Rei Manajn. Ekipi në fjalë aktualisht renditet në vendin e 3-të në Superligën turke, me një pikë më shumë se sa Beshiktashi i vendit të 4-t./Sport Ekspres/

  • Giro d’Italia/ Danezi Kasper Asgrin i pari në etapën 14

    Etapa 14 e Giro d’Italia ishte projektuar për një itinerar pothuajse fushor prej 195 kilometrash, nga Trevizo në Itali në Nova Gorica në Slloveni, për etapën e radhës së Giro d’Italia 2025 e cila nisi nga Shqipëria. Etapa përfshiu tre ngjitje të shkurtra të pjerrëta, të Kategorisë 4 në pjesën e fundit të garës.

    Në fund, Kasper Asgreen (EF Education – EasyPost) fitoi këtë etapë të katërmbëdhjetë të Giro d’Italia numër 108, 195 km Treviso-Nova Gorica/Gorizia.

    Vendi i dytë dhe i tretë shkuan për Kaden Groves (Alpecin-Deceuninck) dhe Olav Kooij (Team Visma | Lease a Bike).

    Isak Del Toro (Ekipi i Emirateve të Emiratet e Bashkuara Arabe XRG) mbetet me fanellën ‘rozë’ si lider i klasifikimit të përgjithshëm.

    Rënditja e etapës së sotme:1 – Kasper Asgreen (EF Education – EasyPost) – 195 km në 4h04’40”, shpejtësia mesatare prej 47.820 km/h2 – Kaden Groves (Alpecin-Deceuninck) në 16″3 – Olav Kooij (Team Visma | Lease a Bike) s.t.

    Klasifikimi i përgjithshëm pas 14 etapash:1 – Isaac Del Toro (Ekipi i Emirateve të Bashkuara Arabe XRG)2 – Simon Yates (Ekipi Visma | Lease a Bike) në 1’20”3 – Juan Ayuso (Ekipi i Emirateve të Bashkuara Arabe XRG) në 1’26”

  • “Çmenduri” në “Wembley”! Sunderland bën përmbysjen e madhe, fiton finale më të shtrenjtë në histori dhe ngjitet në PL

    “Çmenduri” në “Wembley”! Sunderland bën përmbysjen e madhe, fiton finale më të shtrenjtë në histori dhe ngjitet në PL

    24 Maj 2025

    18:12

    Telesport

    Sunderland është ekipi i tretë dhe i fundit që siguron biletën për të luajtur në Premier League për sezonin e ri.  Ekipi i drejtuar nga francezi Regis Le Bris ka fituar në finalen e madhe të luajtur në “Wembley” ndaj Sheffield Utd.
    E konsideruar si ndeshja më e shtrenjtë në histori, pasi fituesi, në këtë rast Sunderland, përveç biletës për në Premier League, do të fitojë edhe 200 milionë paundë.
    Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Sheffield Utd, ekipi i drejtuar nga Chris Wilder gjeti golin në minutën e 24-të me Tyrese Campbell pas një kundërsulmi fantastik dhe asistit të Gustavo Hamer. SHIKOGOLIN
    Përmbysja e madhe e Sunderland erdhi në pjesën e dytë. Fillimisht Mayenda barazoi shifrat në minutën e 76-të me një gol shumë të bukur, ndërsa Tom ëatson do të shënonte golin e përmbysjes së madhe në minutën e 95-të. Sunderland fiton biletën për në Premier League pas 8 sezonesh si dhe 200 milionë paundë.

  • Ekipi i Premier League kërkon Armando Brojën

    Ekipi i Premier League kërkon Armando Brojën

    Armando Broja dhe talenti i tij kuotohet ende shumë lartë në Angli pavarësisht problemeve që ka pasur sulmuesi shqiptar dhe që për fat të keq, është bërë një kohë e gjatë tani.
    Edhe në këtë sezon Broja e mbyll me 0 gola të shënuar, ndërsa Everton e ka larguar nga ekipi në dy ndeshjet e fundit pasi Chelsea nuk pranon të ul çmimin e blerjes.
    Pak kohë më parë qarkulloi lajmi në Britani se Chelsea nuk ulet nga 20-30 milionë euro pasi ka vënë re një “krizë europiane” për sulmues pykë dhe duke parë talentin që ka Broja, potencialin e tij, ka shumë interesime për të.
    Në orët e fundit në Britani ka qarkulluar lajmi se Neëcastle po sheh nga afër mundësinë e marrjes së Brojës për të zëvendësuar Wilson që do të largohet.
    Deri tani, një javë para fundit të kampionatit, Neëcastle ndodhet në vendin e 4 që e dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.
    Megjithatë të njëjtat burime theksojnë se te Newcastle janë duke e shqyrtuar me vëmendje mundësinë e Brojës pasi çmimi është shumë i lartë dhe kanë frikë nga ndonjë pësëritje dëmtimi si në të kaluarën.

  • Ekipi i Mujës rrëzon nga kategoria në Turqia skuadrën e Rei Manajt, Sivaspor shkon në ligë të dytë 

    Ekipi i Mujës rrëzon nga kategoria në Turqia skuadrën e Rei Manajt, Sivaspor shkon në ligë të dytë 

    Trajneri i Sivasporit, Calimbay ka folur sa i përket situatës së shqiptarit në klub dhe historia e thënë prej tij nuk është aspak e bukur. Manaj ka qenë një titullar i padiskutueshëm te turqit dhe ka luajtur gjithmonë nga 90 minuta. Por fakti që në ndeshjen kundër Bodrumsporit luajti 82 minuta, e ka mërzitur Manajn dhe kjo solli edhe kritikat e trajnerit. Rei u la jashtë për ndeshjen e sotme ndaj Samsunspor dhe në fjalët e tij, Calimbay i tha të gjitha. 
    “Manaj nuk ka asnjë dëmtim. Ai nuk mori pjesë në stërvitje për 3-4 ditë. Më tha se kishte një shqetësim fizik dhe nuk mori pjesë në stërvitje. U mërzit dhe reagoi kundër meje pasi e nxora nga fusha në ndeshjen me Bodrumsporin. Erdhi vetëm në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Samsunspor dhe ne nuk e morëm për këtë takim”, tha Calimbay.  
    Pa Manajn në ekip, e gjithë fuqia e Sivaspor është e rënuar. Kjo u pa shumë qartë edhe në ndeshjen e sotme, teksa ekipi i Mujës, Samunspori, e mundi Sivasporin në shifrat 1-0. Me këtë fitore të arritur nga ana e Samunsporit, Sivaspori është zyrtarisht i rënë nga elita dhe do të jetë pjesë e ligës së dytë të futbollit në Turqi në sezonin tjetër. /Sport Ekspres/ 

  • Arkeologët hapin sarkofagun 2,000-vjeçar, ‘shokohen’ nga mumja që gjetën brenda

    Arkeologët hapin sarkofagun 2,000-vjeçar, ‘shokohen’ nga mumja që gjetën brenda

    Pasi fillimisht hetuan një sarkofag 2,000-vjeçar në Napoli me një mikrokamer, arkeologët u inkurajuan mjaftueshëm nga ajo që panë për herë të parë, saqë hynë brenda këtij varri të mbyllur. Por, sapo hapën një kalim brenda sarkofagut të mbyllur për mijëra vjet, ata u tronditën nga gjendja e asaj që gjetën.

    Ekipi i arkeologëve, i udhëhequr nga Simona Formola, që po hetonte Varrin e Cerberit në qytetin Giugliano të Napolit në veriperëndim, zbuloi një person të shtrirë me fytyrë lart, në atë që ata e konsideruan një “gjendje të shkëlqyer ruajtjeje”, sipas një deklarate të përkthyer nga Mbikëqyrësi i Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit për Zonën Metropolitane të Napolit. Individi ishte i mbuluar me një qefin dhe i rrethuar nga një mori mallrash, që përfshinin disa kavanoza me vaj dhe mjete për pastrimin e trupit që përdoren shpesh në procesin e varrimit.

    Ekipi beson se kujdesi i veçantë që i është kushtuar të ndjerit, së bashku me objektet e gjetura pranë trupit, sugjerojnë se personi në sarkofag ishte anëtari i familjes për të cilin u ndërtua fillimisht mauzoleu.

    “Varri i Cerberit vazhdon të ofrojë informacione të vlefshme mbi territorin Phlegraean pranë Liternumit”, tha në një deklaratë Marian Nuzzo, një mbikëqyrës në Ministrinë Italiane të Kulturës, “duke zgjeruar njohuritë për të kaluarën dhe duke ofruar mundësi për kërkime me natyrë multidisiplinare”.

    Ekipi tani ka një thesar të ri informacioni për të nxjerrë. “Në muajt e fundit,” tha Nuzzo, “analizat laboratorike të kryera mbi mostrat e marra nga varret dhe shtretërit e depozitimit kanë sjellë një sasi të konsiderueshme të dhënash, në lidhje me trajtimin e trupit të të ndjerit dhe ritualet funerare të implantuara, duke pasuruar ndjeshëm panoramën e njohurive tona.”

    Ekipi beson se qefini ka të ngjarë të jetë i mineralizuar, për shkak të kushteve unike klimatike brenda dhomës së varrimit. Analiza e pëlhurës është duke vazhduar, por arkeologët shpresojnë të përcaktojnë strukturën, llojin dhe cilësinë e fillit të përdorur brenda varrit. Ata shpresojnë se ky informacion do të ndihmojë në mbledhjen e detajeve shtesë sociale dhe kulturore.

    Ndërsa analiza e ADN-së e mbetjeve është duke vazhduar, ekipi vazhdon gjithashtu të analizojë substancat organike, përfshirë polenin, të gjetura brenda sarkofagut. Ata kanë mësuar tashmë se trupi ka të ngjarë të jetë trajtuar me kremra të bazuara në Chenopodium – i njohur edhe si goosefoot – dhe absinthe, të destinuara për të përmirësuar ruajtjen.

    Ministria shpreson që marrja e vazhdueshme e mostrave dhe analizimi i të gjitha aspekteve të gjetura brenda sarkofagut do të japë detaje shtesë rreth nekropolit përreth, të cilat mund të ndihmojnë në krijimin e një pamjeje më të gjerë të përbërjes shoqërore dhe kulturore të Napolit 2,000 vjet më parë./ Yahoo News.

  • Nuk shkoi në stërvitje, futbollistin shqiptar e përjashtojnë nga ekipi turk

    Nuk shkoi në stërvitje, futbollistin shqiptar e përjashtojnë nga ekipi turk

    Një lajm i pabesueshëm vjen nga Turqia.
    Sivaspori po lufton për mbijetesë në ndeshjet e fundit në elitë, por do të bëjë pa Rei Manajn. Pikërisht në dy takimet finale, atje ku do të vendoset nëse Sivaspor qëndron në kategori apo jo.
    Cila është arsyeja? Trajneri ka kritikuar hapur performancën e Manajt që sipas tij ishte shumë e dobët dhe shqiptari nuk ka marrë pjesë në stërvitje në 5 ditët e fundit para Samsunsporit.
    Kështu drejtuesit e skuadrës kanë shkuar me vendimin dramatik teksa Manaj është përjashtuar nga ekipi për 2 ndeshjet e fundit duke mbyllur sezonin para kohe.

  • Lojtari i Muajit dy herë radhazi, ambjentimi ka mbaruar: Tedi Cara tani synon ëndrrën e madhe! Djali i Kavajës “ecën vetë” edhe në Ukrainë

    Lojtari i Muajit dy herë radhazi, ambjentimi ka mbaruar: Tedi Cara tani synon ëndrrën e madhe! Djali i Kavajës “ecën vetë” edhe në Ukrainë

    Kur në merkaton e dimrit, në janar të këtij viti, Tedi Cara vendosi të provonte fatin e tij jashtë vendit sigurisht që pati dyshime nëse do t’ia dilte ose jo, duke parë se ishte hera e parë në karrierë që do të luante larg familjes, miqve, por edhe ambjentit që e kishte rrethuar që në një moshë të vogël duke kaluar nga Besa e Kavajës, ekipi dhe qyteti i tij i lindjes, për të vazhduar në Tiranë, te ekipi historik dhe prestigjoz i Partizanit.
    “Do të kthehet në fund të sezonit”, ishte pak a shumë refreni i dëgjuar dhe lexuar, nisur kjo – jo pa të keq – nga precedentët e shumë futbollistëve shqiptarë që nuk arritën dot të shprehnin cilësitë dhe talentin e tyre jashtë kufinjve, shpesh nga presoni, shpesh nga nostalgjia për vendin e dyte, por shpesh dhe sidomos nga ndryshimi i ritmit në lojë dhe ambicje.

    Për Tedi Carën ishte një periudhë e parë ambjentimi, fazë përgatitore te ekipi i tij i ri, Oleksandria, miqësore testuese, aty ku dha shkëndijat e para se ky hap i ri nuk e trembte kurrësesi. Dhe kështu, pas një pune të madhe, stërvitjesh dhe serioziteti e fokusi, ai sot mund të thuhet se ka kaluar provën e parë të zjarrit dhe ka fituar besimin e trajnerit të tij Ruslan Rotan, që e sheh startues  dhe gjithashtu beson te potenciali i 25 vjeçarit.
    Dhe jo më kot, konfirmimi vjen edhe ndryshe: 4 gola dhe 3 asist në kampionat në dy muajt e fundit (shtuar ketu edhe 1 ne Kupen e Ukraines), aq sa tashmë është zgjedhur për herë të dytë Lojtari i Muajit.

    Një arritje jo e vogël kjo për shqiptarin, që ëndërron thirrjen e Sylvinhos te kombëtarja shqiptare, por fillimisht ka një mision: dy javët e fundit të kampionatit, me një ekip që ndodhet në vend të dytë, 5 pikë larg Dinamo Kievit. Edhe pse mrekullia duket e vështirë, ata do ta provojnë, pasi sigurisht Europën e kanë siguruar. Ai debutoi me kuqezinjte ne nje miqesore ndaj Armenise perpara 3 vitesh, por nuk ishte ende gati, jo si tani!