Në historinë e përballjeve mes Shqipërisë dhe Letonisë, asnjëra skuadër nuk ka arritur të dalë fituese në pesë ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Të gjitha takimet janë mbyllur në barazim, me të dyja ekipet që kanë shënuar nga gjashtë gola në total.
Takimi i fundit mes dy skuadrave është luajtur më 4 shtator 1999, pra rreth 26 vite më parë.
Ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Letonisë u zhvillua më 11 nëntor 1992 në Tiranë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 1994, dhe përfundoi me rezultatin 1-1. Sfida e kthimit në Letoni, më 15 maj 1993, u mbyll pa gola.
Më 10 shkurt 1998, dy ekipet barazuan 2-2 gjatë një turneu miqësor të zhvilluar në Maltë.
Në kualifikueset e Euro 2000, Shqipëria dhe Letonia u përballën sërish. Ndeshja e parë në Letoni më 28 prill përfundoi 0-0, ndërsa sfida e kthimit në Tiranë më 4 shtator 1999 u mbyll 3-3.
Tag: ekipet
-

Shqipëri-Letoni/ Histori pa fitues në pesë përballje
-

Letoni-Shqipëri, ndeshje pa kapitenë! Një tjetër humb sfidën e nesërme të kualifikuesve të Botërorit
Ndeshja mes Letonisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, do të jetë e veçantë edhe për shkak të mungesave nga të dy skuadrat. Si për ironi të fatit, të dy ekipet do të zbresin nesër në fushë pa kapitenët e tyre.
Trajneri i përfaqësueses letoneze, Paolo Nikolato, zbuloi në konferencën e sotme për mediat se në takimin e nesërm do të mungonte në radhët e ekipet të tij kapiteni Kristers Tobers. Mesfuhsori me tipare mbrojtëse ka qenë i dëmtuar dhe në ndeshjen miqësore ndaj Azerbajxhanit ishte në stol, pa u aktivizuar. Ai nuk ka rikuperuar në kohë, ndaj futbollisti i cili aktivizohet me Aberdin në Skoci, do të jetë spektator në duelin e të martës. Shiriti i kapitenit për këtë sfidë i është besuar Antonijs Çernomordis.
Ndërkaq, te Shqipëria dihet tashme mungesa e Berat Gjimshitit, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë në ndeshjen ndaj Serbisë dhe nuk mund të përballet me letonezët. -

Italia, përsëri makthi i play-off? Ja si funksionojnë dhe kur do të luhen ndeshjet kundër tyre!
6 Qershor 2025
23:30
Telesport
Me humbjen e rëndë të pësuar sonte në Oslo kundër Norvegjisë, Italia tashmë e gjen veten duke menduar konkretisht për mundësinë e të luajturit në fazën eliminatore marsin e ardhshëm. Në fakt, nëse nga njëra anë Norvegjia mund të tejkalohet vetëm duke fituar përballjen e radhës direkte më 16 nëntor dhe duke grumbulluar ndërkohë një diferencë më të mirë golash (utopi e pastër sot…), nga ana tjetër Estonia, Izraeli dhe Moldavia nuk janë ekipe të afta t’i shqetësojnë Azzurrët për vendin e dytë. As t’u marrin pikë dy favoritëve gjatë grupit.
Por si funksionojnë eliminatoret?Gjashtëmbëdhjetë ekipe kualifikohen për këtë fazë që do të zhvillohet marsin e ardhshëm, dymbëdhjetë ekipet më të mira të vendeve të dyta dhe, bazuar në renditjen e përgjithshme të Ligës së Kombeve UEFA 2024-2025, katër fituesit më të mirë të grupeve të Ligës së Kombeve UEFA që përfunduan jashtë dy të parave.
16 ekipet do të ndahen në katër grupe me nga katër ekipe, ku do të garojnë në ndeshje eliminatore (gjysmëfinale dhe finale, 26 dhe 31 mars 2026), dhe katër fituesit do të kualifikohen për Kupën e Botës.
Cilat do të jenë skuadrat e para?Në secilin grup do të ketë dy skuadra të para dhe dy të papara. Tetë skuadrat e para do të jenë tetë ekipet më të mira të vendit të dytë (por në grupe me nga pesë si ai i Italisë, pikët e fituara kundër ekipit të vendit të fundit nuk do të llogariten) dhe në gjysmëfinale do të përballen me një ekip të papara. -

Ministri ukrainas: Forcat ruse po synojnë ekipet e shpëtimit!
Ministri i Punëve të Brendshme në Ukrainë thotë se Rusia synon ekipet e shpëtimit ukrainas.
Ihor Klymenko tha se nga 26 maji deri dje, ekipet e shpëtimit u sulmuan dhjetëra herë në rajonet e Zaporizhzhias, Donetskut, Dnipros, Sumyt dhe Kharkivit.
“Në Stepnohirsk, rajoni i Zaporizhzhya-s, pasi dronët kamikazë goditën departamentin e zjarrfikësve, pushtuesit shënjestruan ekipet e shpëtimit që po evakuonin të plagosurit”, tha Klymenko.
Nga ekipet e shpëtimit, 12 mbetën të plagosur.Top Channel
-

Merr formë Champions League e sezonit të ri: Ja 29 ekipet e kualifikuara, mungojnë edhe 7 në apel
Me mbylljen e kampionateve kryesore europiane, po bëhet gjithnjë e më e qartë tabloja e skuadrave që dop të luajnë në Champions League sezonin tjetër.
Deri më tani janë 29 klube të kualifikuara për edicionin e ardhshëm dhe për të kompletuar grupin prej 36 pjesëmarrësish në fazën e kampionatit mungojnë vetëm 7 ekipe që do të vendosen nga kualifikimet që kulmojnë me play-off e gushtit.
Tashmë është zyrtarizuar grupi i parë, duke përfshirë Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Liverpool, PSG, Inter, Borussia Dortmund, Chelsea dhe Barcelona.
Për herë të parë në histori, një komb, Anglia, do të ketë deri në 6 ekipe në start. Spanja, e dyta në renditjen e UEFA-s këtë sezon, do të ketë pesë në vijën startuese. Finalja më 30 maj 2026 në Puskas Arena në Budapest.
Ekipet e kualifikuara:
ANGLIA: Liverpool, Arsenal, Tottenham, Manchester City, Chelsea, Newcastle.
SPANJA: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Athletic Club, Villarreal.
ITALIA: Napoli, Inter, Atalanta, Juventus.
GJERMANIA: Bayern Munich, Bayer-Leverkusen, Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt.
FRANCA: Paris Saint Germain, Marsejë, Monaco.
REPUBLIKA ÇEKE: Slavia Praga
GREQIA: Olympiakos.
HOLANDË: Ajax, PSV.
PORTUGALIA: Sporting Lisbona
TURQIA: Gallatasaraj
BELGJIKA: Union Saint Gilloise -

Përcaktohen dhe dy ekipet e fundit që do të përfaqësojnë Spanjën në Kupat e Europës
24 Maj 2025
22:59
Telesport
Tashmë janë përcaktuar 7 ekipet që do të përfaqësojnë Spanjën në Kupat e Europës sezonin e ri. Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Athletic Bilbao dhe Villarreal do të marrin pjesë në grupet e Champions League.
Betis dhe Celta Vigo do të marrin pjesë në grupet e Europa League. Celta Vigo është renditur e 7-ta këtë sezon në La Liga, pasi në ndeshjen e fundit fitoi 1-2 në transfertë ndaj Getafe me golat e Borja Iglesias dhe të zakonshmit Iago Aspas.
Në vendin e tetë renditet Rayo Vallecano, që në ndeshjen e fundit barazoi në shtëpi pa gola ndaj Mallorca-s, por fiton të drejtën për të marrë pjesë në Conference League.
Ndërsa 3 ekipet që sezonin e ri do të luajnë në Segunda Divizion janë Leganes, Las Palamas dhe Valladolid. -

10 skuadra në garë për Cristiano Ronaldo-n, e duan vetëm për një muaj
23 Maj 2025
15:27
Telesport
E ardhmja e Cristiano Ronaldo-s është e panjohur.
Kontrata e tij me Al-Nassr skadon pas disa javësh dhe nuk ka asnjë indikacion për rinovimin e saj: ndërkohë, disa klube që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube kanë trokitur në derën e CR7 për ta pasur atë në SHBA për një muaj.
Disa klube thuhet se kanë shqyrtuar tashmë mundësinë e marrjes së Cristiano Ronaldos në Shtetet e Bashkuara: nga Al-Hilal, rivalët e Al-Nassr në kampionatin arabe; deri te ekipet braziliane si Botafogo, Flamengo, Palmeiras dhe Fluminense ose ekipet meksikane si Pachuca dhe Rayados dhe ekipet afrikane si Wydad Casablanca, Esperance de Tunis dhe Al-Ahly.
Këto të fundit janë shumë më të fshehura, por mundësia për të pasur dikë si CR7 për një muaj është joshëse për shumë njerëz dhe, në fund të fundit, marrja e informacionit nuk kushton asgjë.
Në javët në vijim do të shohim se cila do të jetë e ardhmja e pesë herë fituesit të Topit të Artë: nëse do ta shohim në SHBA në turneun e fundit të madh të klubeve të karrierës së tij, apo nëse do të jetë thjesht një spektator në turneun e ri të FIFA-s. -

Igli Zejno rrëfen të bërat dhe të pabërat e rrugëtimit të tij në basketboll
Basketbolli mbylli sezonin me jo pak probleme. Natyrisht niveli i garave në basketbollin tonë lë për të dëshiruar, sikurse dhe audienca, e cila nuk është në lartësinë e kërkuar, gjë që e shprehin sallat me pak spektatorë që ndjekin ndeshjet. Por ka dhe përpjekje titanike që bëhen nga individë dhe klube të caktuara për të mbajtur basketbollin gjallë e me nivel të kënaqshëm. Për të mësuar se si perceptohet basketbolli në terren, sidomos në një akademi me ekipe zinxhirë moshash, gazeta “SOT”, intervistoi kryetrajnerin e ekipeve zinxhir të Akademisë “Goga Basket”, Igli Zejno, i cili foli për karrierën e tij, për sfidat me të cilat është përballur, arritjet në krye të ekipit vajza U-20, por edhe “plasaritjet” e krijuara në raport me Federatën Shqiptare të Basketbollit, e cila i mbyll dyert në momentin e tij më të mirë. Zejno shpalos edhe mjaft objektiva personalë që ka për në vazhdim, duke vënë theksin tek domosdoshmëria e përfshirjes të sa më shumë elementëve të rinj në ekipet e basketbollit dhe rritjen e cilësisë së garave, pa harruar apelin që FSHB duhet të dijë të menaxhojë marrëdhëniet me klubet. Ai mbetet i vendosur ta çojë më tej punën e bërë tek Akademia “Goga Basket”. Këto e shumë të tjera vijnë për lexuesit në intervistën e mëposhtme.
– Igli Zejno, kryetrajneri i ekipeve zinxhir të Akademisë Goga Basket si dhe Drejtori Sportiv në të njëjtën kohë prej disa vitesh, si do ta përshkruash këtë eksperiencë?
– Së pari faleminderit për ftesën dhe për vëmendjen që ju i kushtoni basketbollit në gazetën tuaj çdo javë! Eksperienca ime në këtë akademi ka filluar që në moshë të hershme si lojtar për ekipet zinxhirë si dhe kam qenë pjesë e ekipit të parë të krijuar nga Goga Basket. Aventura ime si trajner në këtë akademi ka nisur përpara tre sezonesh, ku në vitin e parë kisha pozicionin si trajner i moshave U16 djem dhe vajza dhe zv.trajner i moshave U18. Në sezonin e dytë dhe të tretë kam mbajtur rolin e drejtorit sportiv si dhe kryetrajner i moshave U-16, U-18, U-20 djem dhe vajza. Në këto dy sezone kemi arritur të fitojmë 2 kampionate U18 djem dhe U20 vajza si dhe të marrim 3 medalje nënkampion të Shqipërisë 2 herë U16 vajza dhe një herë U18 vajza! Qëllimi jonë kryesor ka qenë zhvillimi dhe katapultimi i lojtarëve të rinj dhe lojtareve të reja në elitën e basketbollit brenda dhe jashtë Shqipërisë .
– Jeni trajneri i ekipit kampion të vajzave U-20. Komentet tuaja për këtë kampionat, për organizimin, risitë te Goga Basket, objektivat?
– Kampionati U-20 ishte një risi në basketbollin shqiptar si dhe një mundësi për djem dhe vajza të reja që të shprehin talentin dhe punën e tyre në një kompeticion të dedikuar posaçërisht për ta duke qenë se Superliga Shqiptar për djem dhe vajza është e dominuar kryesisht nga lojtarë të huaj ku elementët e rinj nuk kanë mundësi të sigurojnë minuta dhe ndonjëherë as një vend në stolat e ekipeve. Goga Basket arriti të shkruajë historinë duke ngritur kupën e kampionatit të parë të organizuar për U-20 vajza, kjo falë përkushtimit dhe punës të jashtëzakonshme të lojtareve tona. Do të doja që pjesëmarrja në këto kampionate të ishte më e madhe për ta bërë garën dhe kompeticionin sa më të fortë dhe të bukur. Objektivi për Goga Basket është krijimi i një ekipi të parë tek femrat për t’i dhënë mundësinë vajzave të akademisë tonë pas gjithë këtyre arritjeve ndër vite të luajnë në elitën e basketbollit shqiptar.
– Igli Zejno trajneri i vendit të 3-të të Europianit U16 vajza, për vitin 2024, si do ta përshkruani këtë eksperiencë ?
– Përfaqësimi i kombëtares shqiptare në një Europian për mua ishte një krenari dhe një kënaqësi e madhe. Faktikisht kjo kombëtare mu ofrua në momentin e fundit dhe pritshmëritë që federata kishte për këtë ekip ishin shumë të ulëta, kjo u tregua nga suporti që ata na dhanë duke mos u paraqitur asnjë zyrtar i federatës në 14 ditë grumbullim madje as edhe për t’i uruar vajzave suksese dhe një rrugë të mbarë! Si dhe fakti që në arritëm në shtetin ku zhvillohej ky kampionat (Gjibraltar) vetëm 12 orë para ndeshjes së parë ndërkohë që kundërshtari jonë i asaj ndeshjeje kishte arritur 2 ditë përpara. Gjithashtu, ne si staf trajnerësh dhe lojtarët duhet të lanim uniformat e kombëtares me lekët tona. Pavarësisht të gjithave, 12 vajzat e grumbulluara në këto 14 ditë punuan fort, ndoqën planin e stërvitjes dhe dhanë maksimumin ende pa arritur në kampionatin Europian. Kjo punë u shpërblye duke marrë 3 fitore dhe 2 humbje në kompeticion dhe duke u kthyer në shtëpi me medaljen e vendit të 3-të.– Jemi në dijeni që keni aplikuar për të qenë trajneri i një ekipi kombëtar për vitin 2025? Cili ka qenë ai dhe pse ju nuk u përzgjodhët ?
– Kam lexuar gazetën tuaj të fundit ku keni folur hapur se si funksion “tenderi” i kombëtareve. Kam fatin të jem pjese e një Akademie si Goga Basket ku presidenti Perikli Goga ndër vite ka suportuar ekipet kombëtare duke vënë në dispozicion të gjitha mjetet dhe shërbimet e kësaj strukture. Është e vërtetë që këtë vit kam aplikuar për të vazhduar punën e vjetshme me kombëtaren U18 duke i komunikuar federatës që kishim mundësinë të ishim në finale të këtij kompeticioni. Por, edhe pse ne si Akademi plotësuam kërkesën për të grumbulluar ekipin kombëtar në ambientet tona me shërbimet maksimale, federata nuk vendosi që në këtë ekip kombëtar të isha unë trajner. Arsyen sepse mund t’jua shpjegojnë personat përgjegjës në federatë. Për këto vendime, zoti Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtori Teknik i kombëtareve i cili, siç keni shkruar dhe ju, faktikisht ka emëruar veten trajneri i kombëtares U18 djem.
– Si kanë qenë marrëdhëniet institucionale me organizmin qendror, FSHB? A ka vend për përmirësime? Dhe nëse po, si mendoni ku dhe si mund të jenë ato?– Siç thashë edhe më sipër presidenti i kësaj strukture, e cila duhet theksuar që është më e mira në rajon, ka qenë mbështetës ndër vite për të gjitha ekipet kombëtare, për ekipet e rritura dhe ekipet e moshave. Një marrëdhënie e cila është sfumuar së fundmi për mendimin tim për arsye të keqmenaxhimit të federatës. Në 3 vite që unë jam pjesë e kësaj akademie kam parë të zhvillohen mbi 10 ndeshje të ekipit kombëtar A meshkuj dhe femra si dhe kampionatin europian U18 femra, e po ashtu dhe shumë finale dhe kupa të organizuara të Superligës shqiptare ku infrastruktura jonë është e vetmja në Shqipëri ku mbas ndeshjes FSHB nuk gjobitet nga FIBA. Për mendimin tim federata jonë dhe presidenti i saj duhet të gjejnë personat e duhur për të menaxhuar këtë marrëdhënie.
– Ju jeni pjesë e një akademie që për hir të së vërtetës është më e kompletuara me infrastrukturë sportive dhe aksesore ndihmës në vendin tonë. Si mendoni që mund të jenë format e zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërmjet jush e FSHB-së?
– Akademia jonë e shfrytëzon maksimalisht infrastrukturën sportive dhe aksesorët ndihmës, duke qenë se jemi pjesëmarrës në çdo aktivitet dhe kampionat të FSHB, ku vetëm këtë sezon duke marrë pjesë me 8 ekipe djem dhe vajza! Këtë vit ne i kemi ofruar FSHB-së ambientet tona si fusha dhe zyra për t’i shfrytëzuar për të mirën e ekipeve kombëtare, për grumbullime gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm 10 ditë para kompeticionit, si dhe projekte, trajnime dhe klinika. Por zyrtarët e federatës, për arsye që mund t’i shpjegojnë vetëm ata, refuzuan ofertën tonë. Refuzuan pa na dhënë një arsye specifike.
– Disa komente apo mesazhe mbi basketbollin shqiptar?
– Për mendimin tim basketbolli shqiptar është në krizë dhe kjo duket nga finalet e Superligës ku në 3 ndeshje pallatet e sportit ngelën gati bosh. Sidomos kjo e krahasuar me finalet e kampionatit kosovar, ku nuk gjen stola bosh në pallatet e sportit. Gjithashtu, elementët e rinj janë në zhdukje dhe kjo jo sepse nuk kemi djem dhe vajza të talentuara por sepse ata nuk gjejnë dot një hapësirë në ekipe ku mbizotërojnë lojtarët e huaj. Një tjetër problem janë tarifat e larta ku vetëm për të marrë pjesë me një ekip 16-vjeçarësh duhet t’i paguajmë federatës 100.000 lekë të reja si dhe transferimi i një lojtari kushton 30.000 lekë të reja duke e krahasuar përsëri me Kosovën ku transferimi i një lojtari në ekipin U18 kushton me jo me shumë se 50 euro.
– Çfarë pritet në të ardhmen e afërt dhe të largët nga Igli Zejno?
– Në të ardhmen e afërt e shikoj veten në këtë Akademi duke vazhduar punën e nisur me të njëjtin pasion dhe dedikim që nga dita e parë. E ardhmja e largët nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ketë rezervuar, por shpresoj trajner në nivelet e larta të basketbollit.
Intervistoi: Adriatik BALLA -

Duka uron Egnatian dhe ekipet e tjera shqiptare, pastaj shpreh një urim!
12 Maj 2025
23:14
Telesport
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar ekipin Kampion të Shqipërisë, Egnatian, për sezonin 2024-25. Ky ishte titulli i dytë në histori për rrogozhinasit.
Postimi i Dukës: “Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Abissnet Superiore!
Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale me emocione në “Arenën Kombëtare”.
Përgëzime për fituesit dhe për të gjitha ekipet garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Abissnet Superiore për të arritur objektivat e veta.
Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe.
Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në kupat e Europës në vazhdim, që do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik..” -

Spektakël kuqezi në Xhiron e Italisë, ekipet dhe çiklistët bëjnë prezantimin e tyre në Tiranë
8 Maj 2025
10:41
Telesport
Të premten, më 9 maj, në Durrës do të nisë edicioni nr.108 i Xhiros së Italisë, një prej turneve më të rëndësishëm në botë në sportin e çiklizmit.
Shqipëria do të presë tri etapat e para të këtij turneu. Pas startit në Durrës, çiklistët do të mbyllin etapën hapëse në Tiranë. Në kryeqytet do të zhvillohet edhe etapa e dytë, një kronometër individuale.
Në fund, çiklistët do të zbarkojnë në Vlorë, do të garojnë në bregdetin jonian para se të vijojnë rrugëtimin në Itali, ku dhe pas 21 etapash do të shpallet fituesi.
Ndërkohë, Tirana ishte në qendër të vëmendjes për prezantimin e këtij turneu. 180 çiklistë dhe 20 skuadra bënë prezantimin e tyre në sheshin Skënderbej, në një spektakël magjik.
Gjithçka ishte e shkëlqyer, një promovim fantastik i Tiranës dhe vendin tonë, që organizon këto tri etapa të para. Ekipet kanë edhe një ditë të fundit pushim para se të nisin aventurën në rrugët e Shqipërisë.
giro d’italia 2025, teams presentation, sponsor, mirrormedia