Tag: ekipet

  • Tetori kuqezi/ Një muaj plot ndeshje dhe emocione për Kombëtaren A, vajzat dhe ekipet e moshave

    Tetori kuqezi/ Një muaj plot ndeshje dhe emocione për Kombëtaren A, vajzat dhe ekipet e moshave

    Pas një shtatori të mbushur me emocione, tetori do të sjellë sërish një kalendar të ngjeshur me ndeshje për të gjitha kombëtaret shqiptare. Nga Kombëtarja A, tek skuadrat e moshave dhe vajzat kuqezi, të gjitha ekipet do të zbresin në fushë për të përfaqësuar Shqipërinë.

    Kombëtarja A do të përballet më 11 tetor në transfertë ndaj Serbisë në Leskovac, një duel i rëndësishëm për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, ndërsa më 14 tetor kuqezinjtë do të rikthehen në “Air Albania” për miqësoren ndaj Jordanisë.

    Vajzat e Kombëtares A do të kenë një muaj vendimtar, me dy përballje ndaj Qipros që do të përcaktojnë fatin e tyre për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kombeve.

    Edhe Kombëtarja U-21 do të luajë në “Air Albania”, ku do të presë San Marinon më 10 tetor, ndërsa ekipet kombëtare U-19 dhe U-17 do të zhvillojnë miqësore përgatitore ndaj Irlandës dhe Sllovenisë.

    Tetori do të shënojë gjithashtu nisjen e dy turneve të rëndësishme të organizuara nga FSHF në Shqipëri, fazën kualifikuese të UEFA European Women’s Under-17 Championship dhe turneun UEFA Development U-15.

    Vajzat U-17 do të masin forcat me Greqinë, Izraelin dhe Estoninë në Elbasan dhe Rrogozhinë, ndërsa djemtë U-15 do të sfidojnë Armeninë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në “Shtëpinë e Futbollit”.

    Një muaj i tëri kuqezi për t’u shijuar, me sfida të mëdha dhe përcaktuese./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Tragjike në shtegun Theth–Valbonë, turisti bie në humnerë dhe vdes në vend!

    Tragjike në shtegun Theth–Valbonë, turisti bie në humnerë dhe vdes në vend!

    Një turist që po kalonte shtegun mes Thethit dhe Valbonës është aksidentuar rëndë duke rënë në një humnerë në zonën e Qafës së Valbonës.
    Miqtë e tij njoftuan menjëherë policinë, e cila së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit, infermierë dhe helikopter, u nisën drejt vendit të ngjarjes.
    Ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të gjejnë turistin por fatkeqësisht pa shenja jete.
    Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

  • Aksidentohet turisti në shtegun Theth-Valbonë, ekipet e kërkim-shpëtimit në vendngjarje

    Aksidentohet turisti në shtegun Theth-Valbonë, ekipet e kërkim-shpëtimit në vendngjarje

    Një turist që po kalonte shtegun mes Thethit dhe Valbonës është aksidentuar rëndë, duke rënë në një humnerë në zonën e Qafës së Valbonës.

    Miqtë e tij njoftuan menjëherë policinë, e cila së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit, infermierë dhe helikopter, u nisën drejt vendit të ngjarjes.
    Sipas telefonatës së mbërritur në polici, turisti ka rrëshqitur në shtegun e Qafës së Valbonës, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

    Top Channel

  • Turisti rrëzohet në Valbonë, gjendet pa shenja jete nga ekipet e kërkim-shpëtimit

    Turisti rrëzohet në Valbonë, gjendet pa shenja jete nga ekipet e kërkim-shpëtimit

    Një turist që po kalonte shtegun mes Thethit dhe Valbonës është aksidentuar rëndë duke rënë në një humnerë në zonën e Qafës së Valbonës.
    Miqtë e tij njoftuan menjëherë policinë, e cila së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit, infermierë dhe helikopter, u nisën drejt vendit të ngjarjes.
    Sipas raportimit të fundit, turistit i aksidentuar nuk i janë gjetur shenja jete.

  • Rrëzohet helikopteri në Indonezi, katër të vdekur

    Rrëzohet helikopteri në Indonezi, katër të vdekur

    Ekipet e shpëtimit kanë gjetur rrënojat e një helikopteri që u rrëzua në malet e Papua të Indonezisë me katër persona në bord, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu.

    Autoritetet konfirmuan se të katër personat në bord, përfshirë edhe ekuipazhin, ishin të vdekur.

    Viktimat e rrëzimit të helikopterit PK-IWS në malet Jila u transportuan në aeroportin Mozes Kilangin në Timika.

    Operacioni i shpëtimit përfshinte ekipet e kërkim-shpëtimit të Timikës, Forcën Ajrore Indoneziane, Ushtrinë, Policinë dhe PT Intan Angkasa, duke përdorur helikopterët PK-IWD dhe PK-IWU, me siguri ajrore të ofruar nga një helikopter TNI AU Caracal.

  • Emocionuese në vëllazërore/ Shqipëria i lë vet penalltinë Kosovës, të dyja ekipet këndojnë himnin kombëtar

    Shqipëria U-19 ka zhvilluar një ndeshje vëllazërore miqësore kundër Kosovës U-19. Një ndeshje e cila u zhvilluar në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë, teksa ishte e vlefshme për një turne të vogël ku ndodhet edhe Moldavia, si teste përgatitje për kualifikueset e Europianit 2025.
    Por në këtë vëllazërore kishte disa momente të veçanta emocionuese. Për ta nisur që nga fillimi i ndeshjes, teksa të dyja ekipet, si Shqipëria dhe Kosova nisën që të këndonin himnin kombëtar së bashku.
    Një skenë emocionuese dhe që ndodh rrallë që të dyja ekipet të këndojnë të njëjtin himn.Ndërkohë kulmi i emocioneve ka ndodhur në pjesën e parë, në një episod vendimtar. Arbitri dha në mënyrë të pakuptimë një penallti në favor të Shqipërisë. Një penallti që solli me të drejtë protesta të mëdha te Kosova pasi askush nuk e kuptoi sesi arbitri e akordoi atë penallti. Pas shumë protestash dhe kërkim arsyeje, një prej lojtarëve të Shqipërisë u vendos para pikës së bardhë.?Pavarësisht se kishte një rast të mirë shënimi goli, lojtari e pasoi topin te portieri i Kosovës duke mos e goditur në portë dhe duke e lënë vetë penalltinë. Të gjithë nisën që të duartrokisnin në stadium për këtë gjest kaq të bukur të ardhur nga futbollisti ynë. Në fund Kosova U-19 fitoi 0-1, por padyshim që me këto episode kaq të bukura, rezultati ishte i fundit që kishte rëndësi në këtë takim. /Sport Ekspres/

  • 900 të vdekur dhe 3 000 të plagosur pas tërmetit shkatërrues

    900 të vdekur dhe 3 000 të plagosur pas tërmetit shkatërrues

    Tërmeti me magnitudë 6.0 ballë që goditi Afganistanin lindor ka lënë të paktën 900 të vdekur dhe 3 000 të plagosur, deklaroi Yousaf Hammad, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive.
    Autoritetet thanë se presin viktima të tjerë sapo ekipet e shpëtimit të arrijnë në vende më të izoluara, shumë prej të cilave mbetën të paarritshme për më shumë se 24 orë pas tërmetit.

    Administrata ka vendosur helikopterë për të shpëtuar dhe transportuar nga ajri të plagosurit, pasi rrugët janë bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut të cilat po i pengojnë ekipet e shpëtimit të arrijnë në disa zona të prekura

  • Shorti i Champions League dhuron përballje “big”, ja kalendari i plotë dhe detajet e tjera

    Shorti i Champions League dhuron përballje “big”, ja kalendari i plotë dhe detajet e tjera

    Këtë mbasdite u mbajt në Monaco shorti për sezonin e ri të Champions League 2025-2026, ku në fazën e grupeve marrin pjesë 36 epike, të cilat ishin të ndara në 4 vazo. Shorti i sotëm ka dhuruar disa përballje “big”, të cilat me siguri do sjellin spektakël në fushën e lojës.
    Kampioni në fuqi i Europës, PSG, do të përballet me Bayern, Barcelonën nga ekipet “big”, pa harruar këtu dhe ekipet e tjera që nuk duhen nënvlerësuar aspak si Leverkusen, Tottenham, apo dhe Bilbao me Neëcastle.
    Real Madrid do të përballet me dy anglezet, Man. City dhe Liverpool. Një tjetër përballje “big” për madrilenët do jetë edhe ajo ndaj Juventus. Më poshtë po ju njohim me shortin e plotë për ekipet e vazos së parë.
    PSG: Bayern, Barcelona, Bayer Leverkusen, Tottenham, Sporting, Neëcastle United, Athletic Bilbao
    Liverpool: Real Madrid, Inter, Atletico Madrid, Eintracht Frankfurt, PSV, Marseille, Qarabag, Galatasaray
    Manchester City: Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayer Leverkusen, Villarreal, Napoli, Bodo/Glimt, Galatasaray, Monaco
    Chelsea: Barcelona, Bayern, Benfica, Atalanta, Ajax, Napoli, Pafos, Qarabag
    Real Madrid: Manchester City, Liverpool, Juventus, Benfica, Marseille, Olympiacos, Monaco, Kairat
    Barcelona: PSG, Chelsea, Eintracht Frankfurt, Club Brugge, Olympiacos, Slavia Praha, Copenhagen, Neëcastle United
    Bayern Munich: Chelsea, PSG, Club Brugge, Arsenal, Sporting, PSV, Union SG, Pafos
    Borussia Dortmund: Inter, Manchester City, Villarreal, Juventus, Bodo/Glimt, Tottenham, Athletic Bilbao, Copenhagen
    Inter: Liverpool, Borussia Dortmund, Arsenal, Atletico Madrid, Slavia Praha, Ajax, Kairat, Union SG

    Shorti i plotë për ekipet e vazos së dytë:

    Shorti i plotë për ekipet e vazos së tretë:

    Shorti i plotë për ekipet e vazos së katërt:

    Do ndiqet e njëjta formulë si sezonin e kaluar. Pas 8 javëve të para, ekipet nga 1-8 kualifikohen direkt për fazën e 1/8-ve, ekipet nga 9-24 do të shkojnë në play-off mes tyre, për të përcaktuar 8 ekipet e tjera për fazën e 1/8-ve.
    Ekipet e renditura nga vendi i 25-36 pas 8 javëve të para, eliminohen. Java e parë do të luhet në datat 16-18 shtator, orari i përballjeve do të përcaktohet më vonë.

  • “Paqe” në “Adush Muça”! Bylis dhe Tirana mjaftohen me nga 1 pikë, por e nisin me një rekord të “dhimbshëm”

    “Paqe” në “Adush Muça”! Bylis dhe Tirana mjaftohen me nga 1 pikë, por e nisin me një rekord të “dhimbshëm”

    Bylis-Tirana, ndeshja e dytë për javën e parë të Superiores ka përfunduar në barazim pa gola, e luajtur në stadiumin “Adush Muça”. Bardheblutë vijnë me shumë ndryshime këtë sezon, ku padyshim duan të harrojnë “makthin” e përjetuar sezonin e kaluar ku siguruan qëndrimin në Superiore, vetëm pasi mundën në play-off Pogradecin. Tirana vjen me një trajner të ri këtë sezon, Vangjel Mile dhe me disa afrime në merkato.
    Bylis në anën tjetër, synimin kryesor ka padyshim qëndrimin në elitë dhe sigurisht që pika më e fortë për ballshiotët mbeten ndeshjet në shtëpi, aty ku janë një kundërshtar i fortë për këdo. Këtë sezon udhëhiqen nga një trajner ekspert si Mirel Josa.
    Bylis e nisi takimin me këtë formacion zyrtar: Emanuel, Bruno, Abazaj, Përgjoni, Marku, Përndreca, Kamara, Malomo, Ualison, Mustafa, Peralta.
    Tirana e nisi me këtë formacion zyrtar: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Valerianos, Soler, De Freitas, Haxhiu, Patsatsia, Tabekou, Ernest.
    Ajo që ra në sy në këtë takim është numri i lartë i lojtarëve të huaj për të dy ekipet. 15 lojtarë të huaj dhe vetëm 7 shqiptarë, nga ata që nisën takimin, duke shënuar kështu një rekord të “dhimbshëm”.
    Pjesa e parë ishte e barabartë për të dy ekipet, por Tirana iu afrua më shumë golit në fund të pjesës së parë. Patsatsia tentoi të shënonte një supergol nga distanca, por goditja e mesfushorit ndalet nga shtylla. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 0-0.
    Në pjesën e dytë, të dyja ekipet provuan shanset e tyre. Në minutat shtesë, Bylis mbeti me një lojtar më pak, pasi Mustafa u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAS, pasi goditi mesfushorin e bardhebluve, Soler. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 0-0. Bylis dhe Tirana kënaqen me nga një pikë në javën e parë të sezonit të ri të Superiores. Në orën 20:00, luhet sfida tjetër për sot Elbasani-Flamurtari.

  • Daja: Nesër përballemi me një ekip shumë të fortë

    Daja: Nesër përballemi me një ekip shumë të fortë

    E gjithë vëmendja është përqendruar te ndeshja e Dinamos nesër në Poloni (20:15) ndaj Jagellonia për sfidën e parë, faza play off e Conference League. Para saj trajneri i bluve Ilir Daja ka folur për mediat.

    Daja“Të gjithë e dinë që sezonin e kaluar, Jagiellonia performoi shkëlqyeshëm në Ligën e Konferencës dhe u eliminua vetëm në çerekfinale. E di që janë një nga ekipet më të forta në Poloni. Ata gjithashtu luajnë bukur në sulm dhe mbrojtje, falë trajnerit të tyre dhe të gjithë ekipit”, tha trajneri i Dinamo City, Ilir Daja, para ndeshjes kundër Jagiellonia Białystok.

    “Ata gjithmonë kanë lojtarin e tyre të dymbëdhjetë, që janë tifozët. Sigurisht, situata është e tillë që ekipet që janë tashmë në fazën eliminatore janë ekipet më të mira, dhe Jagiellonia është midis tyre. Kjo do të thotë që nesër do të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë”.

    Dinamo kohët e fundit humbi dy lojtarë kyç? “Ata ishin shumë të rëndësishëm për ne. U uruam gjithë të mirat në klubet e tyre të reja. Edhe pse ndodhi vetëm pak kohë më parë, duhet të mësohemi që ata nuk janë me ne. Kohët e fundit sollëm një lojtar të ri (B. Berisha, red). Mendojmë se do ta shohim nesër, ndoshta që nga fillimi, ose ndoshta më vonë. Do të përpiqemi të mbushim boshllëqet që kemi në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi 58-vjeçari. (Intervista sipas faqes zyrtare të Jagellonia) /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin