Tag: ekipet

  • Detajet e shortit! Shqipëria mëson nesër kundërshtarin, ja struktura e shortit dhe sistemi i ndeshjeve

    Detajet e shortit! Shqipëria mëson nesër kundërshtarin, ja struktura e shortit dhe sistemi i ndeshjeve

    Nesër në Zyrih, Zvicër, në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës play-off për Kupën e Botës 2026, ku Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales si edhe rivalin e mundshëm për finalen e grupit që siguron një vend në Botërorin 2026.
    Shqipëria në shortin e play-off-it do të jetë e pozicionuar në vazon 3, së bashku me Irlandën, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.
    Struktura e shortitNë total janë 16 skuadra që marrin pjesë në fazën play-off dhe ato ndahen në katër vazo, sipas renditjes së FIFA-s dhe kritereve të përcaktuara nga UEFA dhe FIFA. Shorti do të përcaktojë tetë gjysmëfinalet dhe katër finalet e mundshme, të cilat do të luhen në mars 2026.
    Ekipet e vazos së parë do të ndeshen me ekipet e vazos së katërt, ndërsa ekipet e vazos së dytë përballen me ekipet e vazos së tretë.
    Vazot e shortitVazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, UkrainaVazo 2: Polonia, Uellsi, Çekia, SllovakiaVazo 3: Shqipëria, Irlanda, Bosnje-Hercegovina, KosovaVazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut
    Shqipëria do të përballet me një nga skuadrat e vazos së dytë: Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë.
    Sistemi i ndeshjeve
    Gjysmëfinalet zhvillohen me një ndeshje të vetme dhe skuadrat e vazos 1 dhe 2 do ta luajnë ndeshjen në fushën e tyre, çka do të thotë se Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë.
    Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars 2026. Fituesit e gjysmëfinaleve kalojnë në finalen e play-off-it përkatës. Për çdo finale play-off, shorti përcakton paraprakisht se cili fitues i gjysmëfinales do të luajë në shtëpi.

  • Moti i keq shkaktoi bllokimin e akseve rrugore në Shkodër, ekipet e emergjencave ndalojnë punën për shkak të errësirës

    Moti i keq shkaktoi bllokimin e akseve rrugore në Shkodër, ekipet e emergjencave ndalojnë punën për shkak të errësirës

    Në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër vijojnë reshjet e shiut me intensitet kryesisht mesatar dhe herë pas here të lartë.

    Në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, të Bashkisë Shkodër, puna për zhbllokimin e rruges Theth – Breg Lumi është ndaluar për shkak të errësirës, ndërsa efektivet e FA janë tërhequr dhe pritet që puna për rehabilitimin e këtij aksi rrugor të rifillojë ditën nesërme.
    Nga ana tjetër, në Bashkinë e Malësisë së Madhe, raportohet për një shtyllë të energjisë elektrike të dëmtuar, ndërsa bazamenti i saj është gërryer si pasojë e reshjeve dhe po punohet për riparimin e shtyllës nga ekipet e OSHEE.

    Top Channel

  • Në pritje të përditësimit të renditjes nga FIFA, Shqipëria më sytë nga shorti i Play Off të Botërorit

    Në pritje të përditësimit të renditjes nga FIFA, Shqipëria më sytë nga shorti i Play Off të Botërorit

    Pas përfundimit të ndeshjeve të fundit kualifikuese të botërorit, fokusi tashmë do të zhvendoset te shorti i Play Off, i cili do të mbahet këtë të enjte në Nyon në orën 13.00.
    Gjithsesi, fillimisht këtë të mërkurë do të publikohet renditja e re e FIFA-s, ashtu siç zakonisht vjen përditësimi i klasifikimit pas sfidave.

    Sa i takon vazove të Play Off, ideja është që në 3 vazo do të ndahen 12 ekipet që janë pozicionuar të dytat në çdo grup. Vazo e katërt mban skuadrat që kanë ardhur nga Nations League.
    UEFA ka vendosur që ekipet e vazos së 1 do të përballen me ato të vazos 4, ndërsa vazoja e 2-të do të kombinohet me vazon e 3-të.
    Gjysmëfinalet e play-off mbahen më 26 mars, ndërsa ato finale më 31 mars 2026. Në Botëror, nga takimet që do zhvillohen në mars, do të shkojnë 4 ekipe. Theksojmë se Kosova dhe Shqipëria janë në vazon e 3-të, çka do të thotë se përplasja vëllazërore është shmangur.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Çfarë duhet të dimë për “play-off”-in e marsit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026

    Çfarë duhet të dimë për “play-off”-in e marsit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026

    Adriatik BALLA
    Shqipëria u mund nga Anglia në ndeshjen e fundit, por kjo nuk e dëmtoi objektivin e kuqezinjve në rrugën drejt Botërorit, pasi ishte siguruar që më parë vendi i dytë që të jep një shans në muajin mars nëpërmjet “play-off”-it si vend i dytë. Në fakt, raundi i dytë i kualifikimeve është planifikuar të zhvillohet në mars 2026. Procesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 po i afrohet fundit, megjithëse ende ka disa vende të lira. Deri tani, 32 kombëtare e kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun e verës së ardhshme, i cili do të mbahet në tri vende: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Në vitet e kaluara, lista e plotë e pjesëmarrësve do të ishte e kompletuar. Mirëpo, kjo Kupë e Botës do të jetë e para me 48 ekipe, që do të thotë se 16 skuadra të tjera do të kualifikohen. Përveç tre vendeve pritëse dhe kampionit aktual Argjentinës, automatikisht janë kualifikuar edhe Anglia, Brazili, Portugalia, Norvegjia, Franca dhe Senegali. Ndërkohë Cape Verde, Jordania dhe Uzbekistani do të debutojnë për herë të parë në Kupën e Botës. Për ekipet që nuk e fituan grupin e tyre – apo edhe disa që nuk arritën vendin e dytë – “play-off”-et ofrojnë një mundësi të fundit për të mbajtur gjallë ëndrrën e Botërorit. Shorti i “play-off”-eve për Kupën e Botës 2026 do të hidhet të enjten, më 20 nëntor 2025. Ceremonia do të mbahet në selinë e FIFA-s në Cyrih, Zvicër. Ka dy lloje “play-off”-esh: “play-off-et” e UEFA-s dhe ato ndërkonfederative të FIFA-s. Të dyja do të zhvillohen në mars 2026. Ndërsa datat e sakta të “play-off”-eve ndërkonfederative nuk janë konfirmuar ende, “play-off”-et e UEFA-s nisin me gjysmëfinalet më 26 mars dhe përfundojnë me finalet më 31 mars.
    “Play-off”-et e zonës së Europës
    “Play-off”-et e UEFA-s do të luhen me ndeshje teke eliminimi dhe shorti do të përcaktojë rrugët e ekipeve. 16 ekipet do të ndahen në katër grupe me nga katër, duke i lënë kombëtaret dy fitore larg kualifikimit (gjysmëfinale + finale). Vazot nga A në C do të përcaktohen sipas renditjes së FIFA-s. Vazoja D do të përmbajë katër ekipet e kualifikuara përmes Nations League. “play-off”-et ndërkonfederative do të fillojnë me katër ekipet me renditjen më të ulët në FIFA, të cilat do të luajnë dy ndeshje teke eliminimi. Fituesit do të përballen me dy ekipet e renditura më lart, sërish në ndeshje teke, dhe fituesit do të kualifikohen për Kupën e Botës. Deri tani, Italia, Ukraina, Republika e Irlandës, Shqipëria dhe Republika Çeke janë nënkampionët e konfirmuar të grupeve kualifikuese të UEFA-s. Atyre u bashkohen Rumania, Suedia dhe Irlanda e Veriut, si tre nga ekipet më të mira të Nations League që nuk përfunduan në top-2. Bolivia, Kaledonia e Re dhe Republika Demokratike e Kongos – që mposhti Nigerinë në finalen e “play-off”-it afrikan – janë kualifikuar për “play-off”-et ndërkonfederative, me tre ekipe të tjera që pritet të konfirmohen. Shorti i Kupës së Botës 2026 do të mbahet në Uashington, D.C., SHBA, të premten më 5 dhjetor 2025.

  • VIDEO/ Rrugë të përmbytura e banesa nën ujë, dy të zhdukur nga moti i keq në Itali

    VIDEO/ Rrugë të përmbytura e banesa nën ujë, dy të zhdukur nga moti i keq në Itali

    Moti i keq ka goditur veriun e Italisë. Dy persona rezultojnë të zhdukur që nga mëngjesi i të hënës. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar dhe një të moshuar.
    Ekipet e emergjencës dhe ekipet zjarrfikëse janë angazhuar për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonës dhe po punojnë për të gjetur personat që rezultojnë të zhdukur.
    Ndërkohë një person është shpëtuar pasi ishte bllokuar në rrënoja. Si pasojë e motit të keq rrugët janë të përmbytura, banesat ndodhen nën ujë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të shmangin lëvizjet për shkak të motit të keq.

  • “Çfarë mëkati humbja ndaj Anglisë, nuk e merituam”, Sylvinho për Play Off: S’mendoj për rivalët, ky grup shkon larg

    “Çfarë mëkati humbja ndaj Anglisë, nuk e merituam”, Sylvinho për Play Off: S’mendoj për rivalët, ky grup shkon larg

    Në konferencë për shtyp, pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, trajneri i kombëtares, Sylvinho tregoi këndvështrimin e tij.
    “Sa i keqardhur jeni? Krenar për të gjithë futbollistët e mi. Luajtëm mirë ndaj një ekipi që synon gjysmëfinalen ose finalen e këtij kompeticioni. Është një skuadër e vështirë për t’u barazuar pas këtij momenti.

    Nga Anglia te Anglia, të dyja të humbura 2-0. Si është progresi i ekipit? Kemi përmirësuar të dyja ekipet. Një punë e madhe është bërë nga stafi dhe lojtarët. Edhe ekipi i Anglisë ka ndryshuar nga ndeshja e parë dhe është një skuadër që nuk ka pësuar gol.
    Pas golit skuadra nuk reagoi, e kishit ndarë mendjen për barazimin? Në fakt është Anglia ajo që nuk të lejon të reagosh. Nëse hap lojën pas një goli të bën që të pësosh më shumë.
    Keni ide se si do të luani? Me Kombëtaren nuk ka shumë kohë. Koha kalon shumë shpejt dhe shpresoj që futbollistët të kenë formën e duhur. Duhet të shikojmë shortin javën tjetër për të mësuar më shumë.
    Pritshmëritë shumë të larta? E vërtetë që kemi patur një moment të vështirë. Skuadra tashmë është e ndërtuar nga dora ime, e Zabaletës, Dorivas dhe Bulkut.
    Play –Off, Çekia, Sllovakia, Skocia dhe njëra mes Uellsit ose Islandës, i ke ndjekur? Do të shkojmë në Britaninë e Madhe. Nuk i njoh ekipet , deri tani kam analizuar ekipet që kam patur në këtë grup dhe nga java e tjetër do të mendoj për skuadrat e tjera.
    Broja? Asnjëherë lojtari nuk është problem, kur është në formë të mirë është një plus për skuadrën. Është dëmtuar dhe ende nuk kam folur me të dhe me mjekun dhe do të mësoj më shumë mbi dëmtimin e tij. Është mirë kur një lojtar është gati për të luajtur”, ka theksuar braziliani.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Stuhia ‘Claudia’ godet Uellsin, përmbytjet ‘pushtojnë’ rrugët e banesat

    Stuhia ‘Claudia’ godet Uellsin, përmbytjet ‘pushtojnë’ rrugët e banesat

     

    Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit e Uellsit të Jugut njoftuan sot në orët e para të mëngjesit një incident të madh në Monmouth – pas përmbytjeve të mëdha në të gjithë qytetin dhe komunitetet përreth, sipas ‘Guardian’.

    Ekipet po punojnë së bashku me Policinë e Gwent, shërbimet e ambulancës, ekipet e shpëtimit malorë, rojen bregdetare dhe shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit për të kryer kontrolle të mirëqenies, evakuime dhe shpëtime.

    Shefi i zonës së shërbimit të zjarrfikësve, Matt Jones, tha se kushtet ishin sfiduese për shkak të ujit që lëviz me shpejtësi, rrugëve të bllokuara dhe presionit të ujërave mbi infrastrukturën.

    ‘Ky është një incident në shkallë të gjerë dhe ekipet dhe partnerët tanë kanë punuar pa u lodhur gjatë gjithë natës dhe deri sot për të ndihmuar të prekurit’, tha ai.

    Sipas Zyrës Meteorologjike, shirat do të vazhdojnë në të gjithë Anglinë dhe Uellsin, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Skocia mund të presin kushte më të thata me disa periudha me diell.

    ‘Gjatë natës së së shtunës dhe gjatë gjithë së dielës, do të ketë erëra që ndryshojnë drejtimin drejt veriut, duke sjellë ajër Arktik’, tha meteorologu i Zyrës Meteorologjike, Honor Criswick.

    ‘Njerëzit do të vënë re një të ftohtë nesër dhe shumë zona do të ndihen më të ftohta’, shtoi ai.

    ‘Situata po fillon të bëhet më pak e stuhishme, por do të jetë shumë më ftohtë dhe, ndërsa shkojmë drejt javës së ardhshme, do të shohim një vazhdim të kësaj’, tha ai.

    Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Britanisë së Madhe lëshoi ​​një paralajmërim për mot të ftohtë në Midlands dhe Anglinë veriore duke nisur nga e hëna.

    Stuhia ‘Claudia’ goditi edhe shërbimet zëvendësuese të hekurudhave dhe kompanitë e asistencës rrugore.

    Në Irlandën e Veriut, një paralajmërim për shi të nivelit të verdhë është në fuqi në qarqet Armagh dhe Down deri sot pasdite, duke sjellë rrezik përmbytjesh dhe kushte të rrezikshme udhëtimi.

    Kjo vjen ndërsa u raportuan ndërprerje të energjisë elektrike në Irlandë, ku shumë biznese dhe shtëpi mbetën të izoluara.

    Një paralajmërim për shi të nivelit portokalli ishte në fuqi për qarqet Dublin, Wexford dhe Wicklow deri në orën 8 të mëngjesit, ndërsa një paralajmërim për shi të verdhë ishte në fuqi në 10 qarqe të tjera, kryesisht përgjatë brigjeve lindore dhe jugore.

  • Bushi uron Kombëtaren/ E meritojmë Botërorin

    Bushi uron Kombëtaren/ E meritojmë Botërorin

    Shqipëria është fare pranë kualifikimit historik në Play Off të Botërorit, me kuqezinjtë e Silvinjos që në nëntor luajnë dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ndaj Andorrës dhe ndaj Anglisë. Në fushë zbret edhe përfaqësuesja Shpresa, ku në program janë ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës.bushiTrajneri i ekipit Shpresa, Alban Bushi, u shpreh optimist në një intervistë.
    Bushi, së fundi FSHF zyrtarizoi dy teste miqësore, ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, sa i shërbejnë këto dy teste ekipit Shpresa, sa i shërbejnë Alban Bushit?
    Ne jemi një skuadër e re, po zhvillohemi dhe po përmirësohemi. Jemi përmirësuar në ndeshjet miqësoret që bëmë. Moldavia dhe Ukraina janë ekipe të forta. Të gjithë janë në dispozicion, përveç mugesave për shkak dëmtimi, si Muça dhe Osmani.
    Vitet e fundit keni furnizuar Kombëtaren A me talente, me lojtarë që sot janë titullarë, duket sikur ka një stepje për momentin, është çështje brezash…apo thjesht çështe kohe?
    Patjetër që është çështje brezash. Patjetër që ekipi A ka lojtarë të rinj, si Medon Berisha apo Pajaziti. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë të ditëlindjes 2005, janë që 3-4 futbollistë që janë potencialë për ekipin A.
    Së fundi është folur shumë për një talent të Bayern Munich, Ylli Gashi, e synon edhe Kosova, ka diçka konkrete? Mund të jetë pjesë e Shqipërisë?
    E kam ndjekur dhe kam kontaktuar me njerëzit e tij. Mund të jetë një opsion Shqipëria për të. Është lojtar i mirë, mund të jetë pjesë e jona.
    Arda Kurtulan ishte një tjetër talent shumë premtues, një zbulim personal i juaji, është e vërtetë që ka refuzuar ftesën e Kombëtares A, keni komunikuar me të për këtë vendim?
    Kam folur me të, ka bërë mirë në Superligën Turke. Nëse do vijë të luajë për Shqipërinë, do numërohet si i huaj në ekipin që është. Në këtë sezon nuk mund të jetë i gatshëm për të luajtur për ne. Goztepe, ekipi ku luan ai e ka numëruar si turk. Në momentin që do luajë për ne, do quhet si i huaj. Në vitet në vazhdim nëse do i duhet trajnerit A, mendoj se mund të luajë për ne.
    Si është gjendja e ekipit Shpresa Bushi, kur do t’i bëni Silvinjos dhe Shqiperisë ndonjë dhuratë tjetër, ndonjë talent që ju keni besim se mund të ngjitet në nivele të larta, ndonjë zbulim?
    Ekipet shqiptare kanë shumë zhvillim. Mbase tani nuk ka për ekipi A ndonjë të gatshëm, por pas disa vitesh do ketë. Gjithë drejtoria teknike është fokusuar te ekipi A.
    Më 13 nëntor, ditën kur ju luani me Moldavinë, Kombëtarja A luan me Andorrën në transfertë, çfarë ndeshje pret Bushi, ka diçka që i druhesh?
    Nuk ka ekipe të dobëta. Sot mund të rrafësh vetëm ekipin e San Marinos. Me ekipet e tjera, ne kemi luajtur disa herë me Andorrën dhe kemi fituar me vështirësi. Do jetë ndeshje e vështirë, nuk është ndeshje e lehtë.
    Në fakt, kemi eksperienca të hidhura me ekipet e vogla, nëse mund ta quajmë të tillë, nuk do na duhej ndihma e Anglisë nëse nuk do linim dy pikë në Letoni…
    Ne ta fitojmë ndeshjen tonë. Nëse ne marrim pikë me Anglinë, mund të shkojmë një vazo me lart. Të fokusohemi te kjo ndeshje. Të shpresojmë e te Anglia. Anglia mund të fitojë ndaj Serbisë.
    Të shqetëson fakti që disa legjionarë shumë të rendësishëm si Broja, Bajrami, apo dhe Asallani vijnë me pak ose aspak minuta në këmbë?
    Unë do thoja të kundërtën. Tani 70 përqind e ekipit është me minuta, kemi lojtarë të mirë që po luajnë. Ka nga ata që s’kanë qënë të grumbulluar, por që kanë qënë në mendjen e Sylvinhos, në rast të ndonjë dëmtimi.
    Bushi, në intervistën e fundit që kishim bashke, llogarite 4 pikë ndaj Serbisë, por me një fitore në Tiranë, ishte më bukur kështu, me një fitore në Serbi?
    Më kujtohet intervista. Nuk e kisha frikë Serbinë, rëndësi ka që janë poshtë nesh. Nuk i dihet, edhe mund ta mundim këtu. Jemi krenar me Shqipërinë në këto ndeshje të fundit.
    Më trego pak, si e përjetove atë fitore, atë gol të Rei Manajt?
    Isha në shtëpi. U gëzova shumë. Erdhi si papritur. Mendoj që ishte huqi i Ajetit, i doli Manajt për mirë.
    Njëmbëdhjet vite më parë, ku dhe ti ishe pjesë e delegacionit fituam nga ajeri mes huliganizmit, këtë herë futuam nga toka, në fushë si burrat, kë do veçoje?
    Edhe atëherë ishte ndeshja 0-0 dhe po luanim mirë. Patëm raste me Mavraj dhe Cana. Kjo ishte ndeshje më e bukur. Stadiumi ishte i qetë, ky ishte plusi jonë.
    I tronditëm në themel me atë humbje që i shkaktuam, beson se Serbia është jashtë loje tashmë, i duhet të fitojnë në “Wembley”, e sheh të mundur?
    Nuk e mendoj që Serbia fiton, duke parë përformancën që kanë treguar ekipet.. Në krahun tjetër, duke parë emrat Angli,Serbi, gjithçka mund të ndodhë. Serbia është në lojë matematikisht. Serbia ka ende shpresa, beson te gabimi jonë.
    A është i mbyllur diskutimi për vendin e dytë Bushi, kujt i druhesh më shumë, një neglizhence të mundshme të Anglisë apo Andorrës?
    Anglia nuk neglizhon, të luash në Wembley me gjithë ata tifozë, të kesh një trajner gjerman që kërkon të fitosh gjithmonë. Andorrën mund ta mundësh 5-0 por edhe mund të të vendosë në vështirësi.
    E mbyllim me Anglinë në “Air Albania” me 16 nëntor, mqs jemi tek viti i tabuve, mund të bëjmë ndonjë mrekulli këtu, të marrim ndonjë pikë historike…
    Anglia na mundi atje 2-0. Po shikoja Qarabag-Chelsea, përfundoi në barazim. Unë nuk kam frikë asnjë lloj ekipi, gjithçka varet nga ti.
    Çfarë do të thotë për Shqipërinë pjesëmarrja në fazën play-off të një Botërori?
    Është diçka historike. Çfarë do që të ndodhi, ti je gati për hapin tjetër. Mund të ndodhin edhe gjëra të bukura, varet çfarë ka shkruar zoti.
    FIFA2026, është një ëndërr apo një realitet qe mund ta luajmë Bushi?
    Është një ëndërr që ka një qëllim në vetvete. Realitet është vështirë ta themi, nuk kemi qënë asnjëherë dhe po i afrohemi. Jemi ekip i mirë, e meritojmë Botërorin. Unë do doja shumë që të shkonim në Botëror.
    Shqipëria apo Kosova, cila shkon e para në një Botëror, apo të dyja në SHBA?
    Të dyja në SHBA, do ishte shumë e bukur. Shumë shpejt edhe Kosova do jetë nëpër Europiane. Patjetër që zgjedh Shqipërinë, por edhe Kosovën do doja ta shikoja atje.
    Në fund, Bushi, por jo nga rendësia, dua ta mbyll me dy pyetje shkurt nga Superliga, nga ajo që duhet të jetë baza e Kombëtares, si të duket niveli i këtij sezoni, ke sheh si ekipin me të kompletuar për te rivalizuar për titullin?
    Shikoj që ka organizim. Janë bërë më në fund vizionar, më pëlqen. Janë ekipe që mund të jenë potencial që mund të shkojnë në Conference League.
    Ajo që bie në sy është kriza e madhe që ka mbërthyer dy ekipet e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin, besoj është një problem edhe për ekipet zinxhirë të përfaqësueseve, pse kjo situatë?
    Është problem, po të shikosh U19 e Tiranës është në Kategorinë e Parë. Nuk kanë funksionuar së fundmi, është thjeshtë çështje menaxhimi. Emrat nuk i kanë të dobët. Edhe rivalët nuk i kanë me diferencë të madhe.

  • INTERVISTA/ “Kombëtare me talente, e vërteta e disa prurjeve” Bushi “bekon” Shqipërinë: Botërori i mundur, por kujdes (VIDEO)

    INTERVISTA/ “Kombëtare me talente, e vërteta e disa prurjeve” Bushi “bekon” Shqipërinë: Botërori i mundur, por kujdes (VIDEO)

    Shqipëria është fare pranë kualifikimit historik në Play Off të Botërorit, me kuqezinjtë e Sylvinhos që në nëntor luajnë dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ndaj Andorrës dhe ndaj Anglisë. Në fushë zbret edhe përfaqësuesja Shpresa, ku në program janë ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës.
    Trajneri i ekipit Shpresa, Alban Bushi, u shpreh optimist në një intervistë për Sport News në News 24, në bisedën me gazetaren Trevisa Tufa.

     

     
    Bushi, së fundi FSHF zyrtarizoi dy teste miqësore, ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, sa i shërbejnë këto dy teste ekipit Shpresa, sa i shërbejnë Alban Bushit?
    Ne jemi një skuadër e re, po zhvillohemi dhe po përmirësohemi. Jemi përmirësuar në ndeshjet miqësoret që bëmë. Moldavia dhe Ukraina janë ekipe të forta. Të gjithë janë në dispozicion, përveç mugesave për shkak dëmtimi, si Muça dhe Osmani.
    Vitet e fundit keni furnizuar Kombëtaren A me talente, me lojtarë që sot janë titullarë, duket sikur ka një stepje për momentin, është çështje brezash…apo thjesht çështe kohe?
    Patjetër që është çështje brezash. Patjetër që ekipi A ka lojtarë të rinj, si Medon Berisha apo Pajaziti. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë të ditëlindjes 2005, janë që 3-4 futbollistë që janë potencialë për ekipin A.
     Së fundi është folur shumë për një talent të Bayern Munich, Ylli Gashi, e synon edhe Kosova, ka diçka konkrete? Mund të jetë pjesë e Shqipërisë?
    E kam ndjekur dhe kam kontaktuar me njerëzit e tij. Mund të jetë një opsion Shqipëria për të. Është lojtar i mirë, mund të jetë pjesë e jona.
     Arda Kurtulan ishte një tjetër talent shumë premtues, një zbulim personal i juaji, është e vërtetë që ka refuzuar ftesën e Kombëtares A, keni komunikuar me të për këtë vendim?
    Kam folur me të, ka bërë mirë në Superligën Turke. Nëse do vijë të luajë për Shqipërinë, do numërohet si i huaj në ekipin që është. Në këtë sezon nuk mund të jetë i gatshëm për të luajtur për ne. Goztepe, ekipi ku luan ai e ka numëruar si turk. Në momentin që do luajë për ne, do quhet si i huaj. Në vitet në vazhdim nëse do i duhet trajnerit A, mendoj se mund të luajë për ne.
     Si është gjendja e ekipit Shpresa Bushi, kur do t’i bëni Sylvinhos dhe Shqiperisë ndonjë dhuratë tjetër, ndonjë talent që ju keni besim se mund të ngjitet në nivele të larta, ndonjë zbulim?
    Ekipet shqiptare kanë shumë zhvillim. Mbase tani nuk ka për ekipi A ndonjë të gatshëm, por pas disa vitesh do ketë. Gjithë drejtoria teknike është fokusuar te ekipi A.
    Më 13 nëntor, ditën kur ju luani me Moldavinë, Kombëtarja A luan me Andorrën në transfertë, çfarë ndeshje pret Bushi, ka diçka që i druhesh?
    Nuk ka ekipe të dobëta. Sot mund të rrafësh vetëm ekipin e San Marinos. Me ekipet e tjera, ne kemi luajtur disa herë me Andorrën dhe kemi fituar me vështirësi. Do jetë ndeshje e vështirë, nuk është ndeshje e lehtë.
    Në fakt, kemi eksperienca të hidhura me ekipet e vogla, nëse mund ta quajmë të tillë, nuk do na duhej ndihma e Anglisë nëse nuk do linim dy pikë në Letoni…
    Ne ta fitojmë ndeshjen tonë. Nëse ne marrim pikë me Anglinë, mund të shkojmë një vazo me lart. Të fokusohemi te kjo ndeshje. Të shpresojmë e te Anglia. Anglia mund të fitojë ndaj Serbisë.
    Të shqetëson fakti që disa legjionarë shumë të rendësishëm si Broja, Bajrami, apo dhe Asallani vijnë me pak ose aspak minuta në këmbë?
    Unë do thoja të kundërtën. Tani 70 përqind e ekipit është me minuta, kemi lojtarë të mirë që po luajnë. Ka nga ata që s’kanë qënë të grumbulluar, por që kanë qënë në mendjen e Sylvinhos, në rast të ndonjë dëmtimi.
    Bushi, në intervistën e fundit që kishim bashke, llogarite 4 pikë ndaj Serbisë, por me një fitore në Tiranë, ishte më bukur kështu, me një fitore në Serbi?
    Më kujtohet intervista. Nuk e kisha frikë Serbinë, rëndësi ka që janë poshtë nesh. Nuk i dihet, edhe mund ta mundim këtu. Jemi krenar me Shqipërinë në këto ndeshje të fundit.
    Më trego pak, si e përjetove atë fitore, atë gol të Rey Manajt?
    Isha në shtëpi. U gëzova shumë. Erdhi si papritur. Mendoj që ishte huqi i Ajetit, i doli Manajt për mirë.
    Njëmbëdhjet vite më parë, ku dhe ti ishe pjesë e delegacionit fituam nga ajeri mes huliganizmit, këtë herë futuam nga toka, në fushë si burrat, kë do veçoje?
    Edhe atëherë ishte ndeshja 0-0 dhe po luanim mirë. Patëm raste me Mavraj dhe Cana.  Kjo ishte ndeshje më e bukur. Stadiumi ishte i qetë, ky ishte plusi jonë.
    I tronditëm në themel me atë humbje që i shkaktuam, beson se Serbia është jashtë loje tashmë, i duhet të fitojnë në “Ëembley”, e sheh të mundur?
    Nuk e mendoj që Serbia fiton, duke parë përformancën që kanë treguar ekipet.. Në krahun tjetër, duke parë emrat Angli,Serbi, gjithçka mund të ndodhë. Serbia është në lojë matematikisht. Serbia ka ende shpresa, beson te gabimi jonë.
    A është i mbyllur diskutimi për vendin e dytë Bushi, kujt i druhesh më shumë, një neglizhence të mundshme të Anglisë apo Andorrës?
    Anglia nuk neglizhon, të luash në Ëembley me gjithë ata tifozë, të kesh një  trajner gjerman që kërkon të fitosh gjithmonë.
    Andorrën mund ta mundësh 5-0 por edhe mund të të vendosë në vështirësi.
     E mbyllim me Anglinë në “Air Albania” me 16 nëntor, mqs jemi tek viti i tabuve, mund të bëjmë ndonjë mrekulli këtu, të marrim ndonjë pikë historike…
    Anglia na mundi atje 2-0. Po shikoja Qarabag-Chelsea, përfundoi në barazim. Unë nuk kam frikë asnjë lloj ekipi, gjithçka varet nga ti.
    Çfarë do të thotë për Shqipërinë pjesëmarrja në fazën play-off të një Botërori?
    Është diçka historike. Çfarë do që të ndodhi, ti je gati për hapin tjetër. Mund të ndodhin edhe gjëra të bukura, varet çfarë ka shkruar zoti.
    FIFA2026, është një ëndërr apo një realitet qe mund ta luajmë Bushi?
    Është një ëndërr që ka një qëllim në vetvete. Realitet është vështirë ta themi, nuk kemi qënë asnjëherë dhe po i afrohemi. Jemi ekip i mirë, e meritojmë Botërorin. Unë do doja shumë që të shkonim në Botëror.
    Shqipëria apo Kosova, cila shkon e para në një Botëror, apo të dyja në SHBA?
    Të dyja në SHBA, do ishte shumë e bukur. Shumë shpejt edhe Kosova do jetë nëpër Europiane.
    Patjetër që zgjedh Shqipërinë, por edhe Kosovën do doja ta shikoja atje.
    Në fund, Bushi, por jo nga rendësia, dua ta mbyll me dy pyetje shkurt nga Superliga, nga ajo që duhet të jetë baza e Kombëtares, si të duket niveli i këtij sezoni, ke sheh si ekipin me të kompletuar për te rivalizuar për titullin?
    Shikoj që ka organizim. Janë bërë më në fund vizionar, më pëlqen. Janë ekipe që mund të jenë potencial që mund të shkojnë në Conference League.
    Ajo që bie në sy është kriza e madhe që ka mbërthyer dy ekipet e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin, besoj është një problem edhe për ekipet zinxhirë të përfaqësueseve, pse kjo situatë?
    Është problem,  po të shikosh U19 e Tiranës është në Kategorinë e Parë. Nuk kanë funksionuar së fundmi, është thjeshtë çështje menaxhimi. Emrat nuk i kanë të dobët. Edhe rivalët nuk i kanë me diferencë të madhe.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Botërori ‘Brazil 2027’ për vajza, Shqipëria njeh kundërshtaret

    Botërori ‘Brazil 2027’ për vajza, Shqipëria njeh kundërshtaret

    Kombëtarja e vajzave në futboll njohu këtë të martë rivalet që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria është pozicionuar në grupin B1, ku do të përballet me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi.
    Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe sipas kalendarit të UEFA-s, takimet kualifikuese do të nisin në muajin shkurt dhe sfidat përmbyllëse do të luhen në qershor.
    Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, do të nisë faza Play-off. Kombëtarja e vajzave mund të kualifikohet në këtë fazë nëse renditet në vendin e I, II ose të III-të të grupit B.
    Kalendari i ndeshjeve:
    Ndeshja 1 & 2: 26 shkurt – 7 mars 2026
    Ndeshja 3 & 4: 9-18 prill 2026
    Ndeshja 5 & 6: 3-9 qershor 2026
    Si funksionon faza play-off?
    Pas përfundimit të sfidave kualifikuese, do të nisë faza play-off që do të përcaktojë ekipet që do të kualifikohen për në Botërorin “Brazil 2027”. Katër vendet e para të katër grupeve në Ligën A do të kualifikohen automatikisht për në finalet e Botërorit. 8 ekipet e tjera do të kualifikohen përmes një faze play-off që do të luhen në nëntor/dhjetor 2027.
    Ekipet që renditen në vendin e dytë dhe të tretë në Ligën A do të luajnë me ekipet e renditura në vendet e para dhe dy më të mirat e grupeve në Ligën C. 8 ekipet fituese do të kalojnë në raundin e dytë.
    4 ekipet e renditura në vendet e fundit në grupet e Ligës A dhe katër fitueset e grupeve në Ligën B do të përballen me 8 ekipet e renditura në vendet e dyta dhe të treta të grupeve të Ligës B. 8 fitueset nga këto përballje do të kalojnë në raundin e dytë.
    Më pas, skuadrat e kualifikuara në raundin e dytë do të përballen më njëra-tjetrën, po me sistem vajtje-ardhje nga ku do të përcaktohen edhe shtatë ekipet e tjera që do të shkojnë në finalet e Botërorit. Ndërsa ekipi i tetë me koeficientin më të ulët sipas renditjes së UEFA-s do të marrë pjesë në fazën play-off, ku do të përballet me ekipet e gjashtë konfederatave të tjera.
    Shorti i fazës Play-off: 24 qershor 2026
    Raundi i parë: 7-13 tetor 2026
    Raundi i dytë: 26 nëntor-5 dhjetor 2026
    Play-off i mes ekipeve të 6 konferederatave – Shkurt 2027