Reshjet intensive që kanë rënë në qarkun e Korçës gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problematikash në disa bashki, ndërsa strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave kanë vijuar punën pa ndërprerje për normalizimin e situatës.
Korça – prurje të rritura dhe ndërhyrje në disa zona
Në njësinë Voskopojë ka vazhduar sistemimi i rrugës që të çon drejt varrezave, ndërsa në Bulgarec vijon pastrimi i tombinove në zonën e Çifligut. Po monitorohen prurjet e lumit të Kamenicës dhe degëzimet në Dvoran, ndërsa në Voskop po riparohen argjinaturat e dëmtuara. Ekipet po punojnë edhe për hapjen e aksit Tudas–Lavdar–Bozdovec–Mazrekë.
Kolonja – lumi i devijuar për të shpëtuar urën
Në Kolonjë, ndërhyrje kritike u kryen në urën e Qinamit, ku u devijua rrjedha e lumit për të shmangur rrezikun në këmbët e saj. Në Starje u larguan ujërat problematike, ndërsa në Prodan u punua në shtratin e lumit. Zjarrfikësit pastruan pusetën qendrore të ujit në Ersekë, me NJVKSH që konfirmon se uji është i pijshëm.
Maliq – argjinatura të çara, punime me mbështetje shtetërore
Në Bashkinë Maliq janë duke u mbyllur çarjet në argjinaturat e lumenjve Dunavec dhe Devoll, me ndihmën e subjekteve private dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Puna nisi që në orët e para të mëngjesit dhe vijon ende.
Pustec – situata e qetë
Bashkia Pustec raporton situatë të normalizuar dhe pa problematika.
Devoll – tokë bujqësore e përmbytur, ndërhyrje të menjëhershme
Në Progër janë sistemuar zonat ku lumenjtë kishin çarë pritat dhe është çakulluar rruga e dëmtuar. Në Hoçisht u punua për sistemimin e lumit të Borshit, ku çarja kishte përmbytur një sipërfaqe të gjerë tokash.
Pogradec – 62 familje me dëme, ndihma ushqimore dhe rrëshqitje dherash
Komisionet e verifikimit kanë evidentuar dëme në 62 familje, të cilave u janë shpërndarë ndihma ushqimore. Problematika është konstatuar përgjatë lumit të Verdovës, Rëmenjit dhe pranë gurores, ku ekipet kanë ndërhyrë për menaxhimin e rrjedhjeve.Në Dardhas janë pastruar katër akse rrugore, ndërsa në qytet vijon pastrimi i pusetave dhe rrugëve.
Në aksin Pogradec–Bucimas, pranë Gështenjasit, ka ceduar rreth 50 metra nga korsia e biçikletave.Në rezervuarin Stropskë 2 është regjistruar një rrëshqitje dherash prej 4 dynymësh, me ekipet që vijojnë vlerësimin.Hidrovori i Tushemishtit funksionon normalisht.
Energjia – vetëm një zonë pa furnizim
Sipas OSHEE, pa energji mbetet zona Kurtesh në fiderin 6 të N/St Mollas, me vetëm 11 abonentë. Të gjithë fiderat e tjerë, përfshirë ata që furnizojnë objektet kritike, funksionojnë plotësisht.
Qarkullimi rrugor – inerte në Qafë Plloçë–Qukës
ARRSH njofton se në aksin Qafë Plloçë–Qukës po pastrohen inertet nga shtrati i rrugës, ndërsa qarkullimi është normalizuar falë hapjes së një rruge sekondare.
Tag: ekipet
-

Moti i keq goditi juglindjen, ja si paraqitet situata në terren
-

Reshjet e shiut/ Ministria e Bujqësisë: Situata në zonat e prekura, e përmirësuar! Ekipet teknike në terren
Situata e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit paraqitet në përmirësim të gradualshëm në shumicën e zonave të prekura.
Ministëri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, ka bërë me dije se niveli i ujërave në sipërfaqet e përmbytura është në rënie, ndërsa rrjeti kullues dhe hidrovorët po funksionojnë me kapacitet të plotë.
Në disa prej lumenjve kryesorë, Vjosa, Semani, Shkumbini, si edhe në zonën e Maliqit, nivelet mbeten të larta, por aktualisht të qëndrueshme. Në fushën e Çukës, shkarkimi i ujit po kryhet me vetërrjedhje, ndërkohë që strukturat e ujitje-kullimit po vijojnë ndërhyrjet për rehabilitimin e argjinaturave dhe forcimin e mbrojtjes lumore.
Prurjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë depozitime dhe bllokime në portat e Rregullatorit të Ri të Maliqit, duke ndikuar në rritjen e nivelit të Devollit dhe Dunavecit. Ekipet teknike janë në punë të pandërprerë për pastrimin e depozitimeve dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të portave, si dhe për ndërhyrje në argjinaturë.
Stafet e DUK-ve të Durrësit, Fierit, Lezhës dhe Korçës ndodhen në terren, duke monitoruar infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet dhe duke ndërhyrë në kohë reale, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave. -

Reshjet intensive shkaktojnë dëme në Pogradec. Rrëshqitje dherash dhe ura e Vërdovës e dëmtuar
Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 12:40
Reshjet intensive dhe prurjet e shumta gjatë natës kanë krijuar situatë të vështirë në bashkinë e Pogradecit.
Në një postim në rrjetet sociale, bashkia bëri me dije se ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës pranë lumenjve Vërdovë dhe Buçimas për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përkeqësime të mëtejshme.Si pasojë e prurjeve të shumta, është dëmtuar ura mbi lumin e Vërdovës, ndërsa uji ka depërtuar në një banesë, ku po vijon puna për pastrimin. Gjithashtu, janë evidentuar rrëshqitje dherash në zonat Çerravë, Dardhas dhe Proptisht, ku po punohet për normalizimin e qarkullimit.
Në zonat Rëmenj dhe Guras, ekipet kanë ndërhyrë për largimin e ujit nga disa banesa, duke parandaluar dëmtime të mëtejshme.
Bashkia thekson se, fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar dhe se ekipet mbeten në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast emergjent që mund të raportojnë banorët.
-

Sot Shqipëria e Kosova mësojnë rrugëtimin e Play -Off-it, procedura në Zyrih (13:00)
Shorti i sotëm më 20 nëntor ora 13:00, do të përcaktojë rrugët që do të përcaktojnë katër ekipet e fundit evropiane që do të kualifikohen për Kupën e Botës FIFA 2026.Goglat për play-off-et evropiane për Kupën e Botës FIFA 2026 do të rrotullohen në selinë e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës ndërsa do të përcaktojnë tetë gjysmëfinalet dhe katër finalet e mundshme të play-off-eve, të cilat do të luhen në mars 2026.Gjashtëmbëdhjetë ekipe do të marrin pjesë në play-off-et evropiane: 12 ekipet e dyta të grupeve kualifikuese të UEFA-s dhe katër ekipe që u kualifikuan nëpërmjet Ligës së Kombeve UEFA 2024/25.
Shqipëria, Bosnja&Hercegovina, Çekia, Danimarka, Italia, Kosova, Polonia, Republika e Irlandës, Sllovakia, Turqia, Ukraina, Uellsi
Play-off-et nëpërmjet Ligës së KombeveRumania, Suedia, Irlanda e Veriut, Maqedonia e Veriut
Katër ekipet shtesë u përzgjodhën bazuar në renditjen e përgjithshme të Ligës së Kombeve 2024/25, duke filluar me fituesit e grupeve me renditjen më të lartë që nuk u kualifikuan direkt për finalet e Kupës së Botës si fitues të grupeve kualifikuese të Kampionatit Evropian dhe nuk janë ende në play-off si të dyta të grupeve.
Cili është formati i Play-Off-eve Evropiane?Play-Off-et janë një turne me një fazë eliminimi. Çdo fazë Play-Off përmban dy gjysmëfinale midis: Vazo 1 – Vazo 4 dhe Vazo 2 – Vazo 3.
Ekipet e renditura në vazon 1 luajnë gjysmëfinalet e Play-Off-eve në shtëpi. Në secilën fazë, fituesit e gjysmëfinaleve avancojnë në finalen e Play-Off-eve. Një short paraprak mbahet për secilën finale për të përcaktuar se cilët fitues të gjysmëfinaleve do të luajnë në shtëpi.
Gjysmëfinalet do të luhen të enjten, më 26 mars, ndërsa finalet janë planifikuar për të martën, më 31 mars 2026.
Vazo 1 ItaliDanimarkëTurqiUkrainë
Vazo 2PoloniUellsÇekiSllovaki
Vazo 3 Republika e IrlandësShqipëriBosnje & HercegovinëKosovë
Vazo 4 SuediRumaniMaqedonia VerioreIrlanda Veriore
Vazhdo leximin
-

Moti i keq/ Përmbytje në banesa e shkolla, disa familje të evakuuara, si paraqitet situata në vend
Strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit për menaxhimin e prurjeve të larta si pasojë e reshjeve të shiut, pastrimin e akseve rrugore, mbrojtjen e banesave dhe evakuimin e qytetarëve në zonat e rrezikuara.
Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën e përditësuar në të gjitha qarqet, duke evidentuar qytetet dhe zonat më problematike.
Qarku Durrës
Në Sukth po vijon pastrimi i kanaleve të ujërave me dy eskavatorë, ndërsa në Ishëm po punohet për hapjen e rrugës së bllokuar nga rrëshqitjet. Në Bubq, Mazhë dhe Mallkuç po punohet për normalizimin e zonave të përmbytura dhe asistimin e banorëve. Në Thumanë ekipet po pastrojnë kanalet kryesore dhe po përforcojnë argjinaturat.
Qarku Lezhë
Në Shënkoll po punohet intensivisht për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Vainit, ku FA kanë dislokuar mjete të rënda dhe varka për parandalimin e përmbytjeve të fushës së Bregut të Matës.
Në Shëngjin është punuar për largimin e ujin nga oborret e shtëpive, pallateve dhe hoteleve me 10 forca të FA, 3 automjete, 3 pompa si dhe 11 forca bashkiake
Ndërsa në Kurbin dhe Mirditë po punohet për pastrimin e rrugëve, riparimin e urave. Ekipet e emergjencave ndodhen në terren në ndihmë të banorëve, shtëpitë e të cilëve rrezikohen nga rrëshqitjet.
Qarku Kukës
Subjektet kontraktore po pastrojnë gurët dhe inertet në rrugët nacionale për të mbajtur akset të kalueshme, ndërsa në Ujmisht dhe Zapod po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet. Në Has po vlerësohen dëmet në urën e dëmtuar.
Qarku Shkodër
Në Shalë është hapur segmenti Theth–Ndërlysaj, ndërsa në pjesën Ndërlysaj–Breg-Lumi ekipet vijojnë punën për zhbllokimin e rrugës së mbuluar nga rrëshqitjet.
Qarku Gjirokastër
Në Libohovë po punohet për zhbllokimin e aksit Suhë–Poliçan pas shembjes së rrugës, ndërsa në Dropull ekipet po punojnë për disiplinimin e ujërave dhe rikthimin e energjisë. Në Memaliaj po ndërhyhet në aksin Allkomemaj–Tepelenë për riparimin e trupit të rrugës. Prania e ujit në disa akse të Gjirokastrës po monitorohet nga strukturat vendore.
Qarku Vlorë
Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore po punojnë për evakuimin e familjeve të prekura nga dalja e lumit Kalasë dhe për zhbllokimin e rrugëve ndërmjet fshatrave. Në Finiq po ndërhyhet për largimin e ujërave dhe mbështetjen e familjeve të evakuuara, ndërsa në Selenicë po pastrohen rrëshqitjet në aksin Brataj–Kuç. Në Sarandë po largohet uji nga banesat e përmbytura dhe po asistohen familjet. Niveli i Vjosës vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
Qarku Fier
Në Lushnjë po monitorohet situata nga dalja e lumit Seman në tokat bujqësore. Nuk ka rrezik për banesat. Ndërsa strukturat vendore po garantojnë funksionimin normal të akseve rrugore, energjisë dhe ujësjellësit.
Qarku Elbasan
Në akset Elbasan–Peqin dhe Elbasan–Librazhd po pastrohen inertet dhe po lirohen akset rrugore nga inertet. Ndërsa në Gramsh po ndërhyhet me mjete për të shmangur daljen e lumit Kerpicë nga shtrati.
Qarku Berat
Në Berat po vendosen prita mbrojtëse dhe po pastrohen rrugët për shkak të prurjeve të Osumit, i cili ka përmbytur qindra hektarë tokë. Në Poliçan dhe Dimal po ndërhyhet në zonat ku lumi ka dalë nga shtrati dhe po ndihmohen familjet e prekura. Aksi Berat–Poliçan po pastrohet nga gurët dhe inertet.
Qarku Korçë
Në Devoll dhe Miras po punohet për riparimin e urave të dëmtuara, ndërsa në Denas–Lekas po monitorohet aksi rrugor, në të cilin ka prezencë uji. Në Vithkuq e Bulgarec po ndërhyhet pranë banesave të rrezikuara nga prania e ujit. Në Maliq e Kolonjë ekipet po ndërhyjnë për të riparuar pasojat e rrëshqitjeve të dherave.
Po monitorohet rezervuari i Rotit, ku niveli i ujit është rritur.
Qarku Dibër
Në Dibër dhe Klos po punohet për pastrimin e përrenjve që kanë dalë nga shtrati dhe për mbrojtjen e banesave të rrezikuara. Në Mat janë angazhuar mbi 40 forca me mjete të specializuara për hapjen e rrugëve të dëmtuara, evakuimin e familjeve dhe menaxhimin e përmbytjeve në shkolla e banesa. Në disa akse rurale në Dërjan, Rukaj, Macukull e Lis po punohet për rikthimin e qarkullimit.
Top Channel
-

Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson sot rivalët në Zyrih
Bota E Enjte, 20 Nëntor 2025 09:01
Sot në Zyrih, Zvicër, në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës play-off për Kupën e Botës 2026, ku Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales si edhe rivalin e mundshëm për finalen e grupit që siguron një vend në Botërorin 2026.
Shqipëria në shortin e play-off-it do të jetë e pozicionuar në vazon 3, së bashku me Irlandën, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.Struktura e shortit
Në total janë 16 skuadra që marrin pjesë në fazën play-off dhe ato ndahen në katër vazo, sipas renditjes së FIFA-s dhe kritereve të përcaktuara nga UEFA dhe FIFA. Shorti do të përcaktojë tetë gjysmëfinalet dhe katër finalet e mundshme, të cilat do të luhen në mars 2026.
Ekipet e vazos së parë do të ndeshen me ekipet e vazos së katërt, ndërsa ekipet e vazos së dytë përballen me ekipet e vazos së tretë.
Vazot e shortit
Vazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina
Vazo 2: Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia
Vazo 3: Shqipëria, Irlanda, Bosnje-Hercegovina, Kosova
Vazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut
Shqipëria do të përballet me një nga skuadrat e vazos së dytë: Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë.
Sistemi i ndeshjeve
Gjysmëfinalet zhvillohen me një ndeshje të vetme dhe skuadrat e vazos 1 dhe 2 do ta luajnë ndeshjen në fushën e tyre, çka do të thotë se Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë.
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars 2026. Fituesit e gjysmëfinaleve kalojnë në finalen e play-off-it përkatës. Për çdo finale play-off, shorti përcakton paraprakisht se cili fitues i gjysmëfinales do të luajë në shtëpi. -

Sot shorti play-off për Kupën e Botës 2026, Shqipëria dhe Kosova me sytë nga Zyrihu
Duke nisur nga ora 13:00 e kësaj të enjteje, shqiptarët do jenë me sytë nga selia e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës, aty ku do hidhet shorti play-off për të mësuar çiftet gjysmëfinale që do garojnë për një biletë në Kupën e Botës 2026.
Shqipëria dhe Kosova i mbyllën ndeshjet kualifikuese në vendet e dyta në grupet respektive dhe për rrjedhojë do garojnë për “ëndrrën amerikane”. Të dyja skuadrat janë në Vazon e Tretë dhe kanë shmangur një përballje mes tyre.
Rivalët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës në këtë pikë janë ekipet e vendosura në Vazon e Dytë: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki. Një nga këto katër emra do “peshkojnë” kuqezinjtë dhe një tjetër Dardanët.
Ndarja e vazove
Sa i takon ndeshjes së parë gjysmëfinale (26 mars 2026), Shqipëria do “peshkojë” një skuadër që ndodhet në Vazon e Dytë, pra një mes Polonisë, Uellsit, Çekisë apo Sllovakisë. Ndeshjen e parë tanët do e luajnë jashtë fushë, pasi ekipet e Vazos 2 kanë koeficient më të lartë në FIFA dhe kanë favorin që ta luajnë sfidën teke në shtëpi. Ndeshja, nëse koha e rregullt mbyllet në barazim, më pas i drejtohet shtesës 30 minutëshe dhe penalltive.
Ndryshe do jenë rregullat nëse Shqipëria kalon në finalen play-off. Në këtë pikë, tanët do përballeshin me një prej ekipeve të kualifikuara nga përballjet e Vazos 1 dhe asaj 4. Gjithashtu do ketë një short për ekipin që do jetë pritës, duke hequr favorin e renditjes në FIFA.
Rregullat e ndeshjeve play-off të Kupës së Botës 2026, zona UEFA
16 skuadrat e play-off-it janë të ndara në katër vazo. Dymbëdhjetë vendet e dyta të grupeve vendosen në tre vazot e para bazuar në renditjen e FIFA-s të nëntorit 2025 (Shqipëria dhe Kosova do të jenë në Vazon 3), ndërsa katër ekipet e Ligës së Kombeve do të vendosen në Vazon 4.
Për gjysmëfinalet, shorti do të përballë ekipet nga Vazo 1 me ato nga Vazo 4 dhe ekipet nga Vazo 2 me ato nga Vazo 3 (ekipet nga Vazo 1 dhe Vazo 2 do të luajnë në shtëpi për gjysmëfinale). Fituesi i ndeshjes Vazo 1-4 do të përballet më pas me fituesin e ndeshjes Vazo 2-3.
Shqipëria, kundërshtarët e mundshëm në fazën play-off
Ekipi i Sylvinhos (në Vazon 3 së bashku me Kosovën, Irlandën dhe Bosnjë Hercegovinën) do të luajë gjysmëfinalen e play-off jashtë fushe kundër njërës prej katër ekipeve të shortuara në Vazon 2: Polonia, Uellsi, Republika Çeke dhe Sllovakia.
Finalja, nëse do të arrihet nga tanët, do të luhet kundër njërës prej ekipeve fituese nga Vazo 1 ose 4. Në Vazon 1 gjenden (Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë), në Vazon 4 gjenden (Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut).
Ndarja e vazove play-off për shortin e gjysmëfinaleve të të enjtes, në zonën UEFA:
Vazo 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
Vazo 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki
Vazo 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
Vazo 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut
Shënim: Gjysmëfinalet play-off luhen më 26 mars 2026 dhe finalet më 31 mars 2026. -

Sot shorti i “play-off”-it, sytë e kuqezinjve nga Zyrihu për të mësuar emrin e rivalit
Kuqezinjtë i kanë sytë sot nga FIFA, nga shorti për duelet e marsit që të çojnë në Kupën e Botës. Kështu, sot në Zyrih të Zvicrës, në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës “play-off” për Kupën e Botës 2026, ku Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales si edhe rivalin e mundshëm për finalen e grupit që siguron një vend në Botërorin 2026. Shqipëria në shortin e “play-off”-it do të jetë e pozicionuar në vazon 3, së bashku me Irlandën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Në total janë 16 skuadra që marrin pjesë në fazën “play-off” dhe ato ndahen në katër vazo, sipas renditjes së FIFA-s dhe kritereve të përcaktuara nga UEFA dhe FIFA. Shorti do të përcaktojë tetë gjysmëfinalet dhe katër finalet e mundshme, të cilat do të luhen në mars 2026. Ekipet e vazos së parë do të ndeshen me ekipet e vazos së katërt, ndërsa ekipet e vazos së dytë përballen me ekipet e vazos së tretë. Shqipëria do të përballet me një nga skuadrat e vazos së dytë: Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë. Gjysmëfinalet zhvillohen me një ndeshje të vetme dhe skuadrat e vazos 1 dhe 2 do ta luajnë ndeshjen në fushën e tyre, çka do të thotë se Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars 2026. Fituesit e gjysmëfinaleve kalojnë në finalen e “play-off”-it përkatës. Për çdo finale “play-off”, shorti përcakton paraprakisht se cili fitues i gjysmëfinales do të luajë në shtëpi.
Vazot e shortit
Vazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina
Vazo 2: Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia
Vazo 3: Shqipëria, Irlanda, Bosnje-Hercegovina, Kosova
Vazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut -

Nesër/ Shorti, ja çfarë duhet të dini për fazën “play off”
Nesër në Zyrih, Zvicër, në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës play-off për Kupën e Botës 2026, ku Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales si edhe rivalin e mundshëm për finalen e grupit që siguron një vend në Botërorin 2026.
Shqipëria në shortin e play-off-it do të jetë e pozicionuar në vazon 3, së bashku me Irlandën, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.
Struktura e shortitNë total janë 16 skuadra që marrin pjesë në fazën play-off dhe ato ndahen në katër vazo, sipas renditjes së FIFA-s dhe kritereve të përcaktuara nga UEFA dhe FIFA. Shorti do të përcaktojë tetë gjysmëfinalet dhe katër finalet e mundshme, të cilat do të luhen në mars 2026.
Ekipet e vazos së parë do të ndeshen me ekipet e vazos së katërt, ndërsa ekipet e vazos së dytë përballen me ekipet e vazos së tretë.
Vazot e shortitVazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, UkrainaVazo 2: Polonia, Uellsi, Çekia, SllovakiaVazo 3: Shqipëria, Irlanda, Bosnje-Hercegovina, KosovaVazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut
Shqipëria do të përballet me një nga skuadrat e vazos së dytë: Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë.
Sistemi i ndeshjeve
Gjysmëfinalet zhvillohen me një ndeshje të vetme dhe skuadrat e vazos 1 dhe 2 do ta luajnë ndeshjen në fushën e tyre, çka do të thotë se Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë.
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars 2026. Fituesit e gjysmëfinaleve kalojnë në finalen e play-off-it përkatës. Për çdo finale play-off, shorti përcakton paraprakisht se cili fitues i gjysmëfinales do të luajë në shtëpi. -

Moti i keq, si paraqitet situata në qarkun e Korçës
Rreshjet e dendura të ditëve të fundit kanë krijuar vështirësi në disa zona të qarkut Korçë, ndërsa strukturat vendore dhe ekipet e emergjencës po vijojnë ndërhyrjet në terren për normalizimin e situatës.
Në disa akse rrugore ka pasur vështirësi kalimi për shkak të prurjeve të larta të ujit, si në segmentet Denas–Lekas, Lubonjë dhe në disa zona të Korçës e Kolonjës, ku ndërhyrja me mjete të rënda ka bërë të mundur zhbllokimin dhe drejtimin e ujërave. Në Voskopojë, niveli i ujëmbledhësit u rrit ndjeshëm, por hapja e kanalit shkarkues stabilizoi situatën.
Në territorin e qarkut janë evidentuar edhe dëmtime të urave, si ura në Çetë mbi Miras dhe ura e Arrzës, ku qarkullimi është pezulluar ose devijuar në rrugë alternative, ndërsa priten ndërhyrje rehabilituese. Prurje të shumta janë regjistruar edhe në disa përroi të zonës së Shelegurit dhe në rezervuarët e Rotit e Kodrës, ku ekipet kanë marrë masa për garantimin e sigurisë.Në fushën e Maliqit po monitorohet me intensitet pika e bashkimit të lumit Dunavec me lumin Devoll, pasi prurjet e ujit janë shumë të larta dhe paraqesin rrezik të shtuar.
Edhe në akset rrugore kombëtare, ekipet e ARRSH Qendër–Lindje raportojnë situatë të menaxhueshme. Janë kryer pastrime dhe ndërhyrje në segmentet Ersekë–Leskovik, Maliq–Lozhan dhe Qafë e Qarrit–Ersekë, duke mundësuar kalueshmëri të plotë.
Ndërkohë, ekipet e OSHEE vijojnë punën për rikthimin e energjisë elektrike në zonat ku ka defekte. Aktualisht, 148 abonentë mbeten pa energji në fshatra të Korçës, Devollit, Kolonjës dhe Maliqit, për shkak të defekteve në fidrët Gjanc, Korçë 1, Mollas dhe Vithkuq.
Strukturat vendore, ekipet e ARRSH dhe ato të OSHEE-së vijojnë monitorimin e situatës në të gjitha zonat e prekura. Deri tani nuk raportohen rreziqe për jetën e qytetarëve apo dëme në banesa, dhe ndërhyrjet do të vazhdojnë deri në normalizimin e plotë të gjendjes në të gjithë qarkun.