Tag: ekber

  • “Allahu Ekber”! Identifikohet një nga personat e armatosur në Orosh, 24-vjeçari kërcënon policinë (EMRI)

    “Allahu Ekber”! Identifikohet një nga personat e armatosur në Orosh, 24-vjeçari kërcënon policinë (EMRI)

    vendngjarje

    PUKË- Julian Cumraku 24-vjeç, është një nga personat e armatosur që gjendet brenda banesës së rrethuar nga policia në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Ky i fundit ka kërcënuar policinë se do të qëllojë mbi ta, ndërsa efektivët vazhdimisht u kanë bërë thirrje që të vetëdorëzohen. Ndërsa burime bëjnë me dije se njëri prej personave të armatosur, është dëgjuar të thërrasë ‘Allahu Ekber’.
    Siç u bë me dije edhe më herët, 24-vjeçari ndodhet në banesë bashkë me një person tjetër, që dyshohet të jetë nipi i pronarit të banesës që është në pronësi të Mëhill Jakut. Të dy këta persona dyshohet se qëndrojnë të fshehur në këtë banesë që prej 1 muaji.

    Aksioni në fshatin Orosh ka nisur që prej mëngjesit të sotëm, ku forcat e policisë dhe RENEA-s rrethuan një banesë të braktisur. Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pas njoftimit se në banesë ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë./ZËRI

  • VIDEO / Tha “Allahu Ekber” dhe “vdekje Trump” në avion, arrestohet 41-vjeçari në Skoci

    VIDEO / Tha “Allahu Ekber” dhe “vdekje Trump” në avion, arrestohet 41-vjeçari në Skoci

    Një burrë është arrestuar pas një incidenti gjatë një fluturimi drejt Skocisë në avionin e easyJet, raporton Sky News.
    I dyshuari u largua nga vioni, i cili kishte fluturuar nga aeroporti London Luton sapo zbriti në Glasgow në orën 08:20 të mëngjesit të së dielës.
    Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku një burrë thotë diçka duke bërtitur për “një bombë”, bashkë  me  “vdekje Amerikës, vdekje Trump” dhe “Allahu Ekber”, shprehje arabe që do të thotë “Zoti është më i madhi.”

    Dy burra e kapin personin në fjalë dhe e shtrijnë në tokë. Policia skoceze tha se është arrestuar një 41-vjeçar dhe është në paraburgim.
    Hetimet po vijojnë, është shprehur policia, kurse një zëdhënës tha: “Në këtë moment ne besojmë se incidenti u kontrollua dhe nuk u përfshi askush tjetër. Ne jemi në dijeni të videove që qarkullojnë online dhe po hetohen nga oficerët kundër terrorizmit.”
    Kujtojmë që ngjarja ndodhi gjatë një momenti kur presidenti amerikan Donald Trump ndodhet në një vizitë private në Skoci.