Adriatik BALLA
Java e 32-të e Kategorisë Superiore mbyll dje me një disfatë të rëndë për Tiranën, e cila pasi u mund nga Elbasani 2-1 mbetet tashmë në vend të fundit të renditjes, me vetëm 32 pikë, duke qenë skuadra më e rrezikuar për të rënë nga kategoria. Kjo sidomos e frikshme bëhet kur kemi parasysh se janë edhe 4 xhiro deri në fund të garës dhe vendi i fundit bie automatikisht. Ndërkohë, dje ishte një tjetër ndeshje interesante, ajo që Egnatia bëri me Bylisin dhe që e fitoi 2-0. Kjo fitore e shkëputi edhe një herë tjetër Egnatian në krye të renditjes, duke u shfaqur si skuadër kryesore pretendente për titullin kampion, pavarësisht se për titullin do të luhet një fazë më vete mes katër ekipeve të para që njihet edhe si “Final Four”. Tri ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje u luajtën të dielën pasdite, ku ra në sy barazimi i Vllaznisë dhe disfata e Dinamos, apo dhe kthimi tek fitorja e Partizanit menjëherë sapo e mori drejtimin Skënder Gega.
Egnatia se fal Bylisin, fiton dhe shkëputet në krye të renditjes
Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat, pas 3 barazimesh radhazi, teksa ditën e sotme mposhti Bylisin me rezultatin 0-2 në duelin e zhvilluar në “Adush Muça”. Ky ishte triumfi i 16-të në 32 javë për rrogozhinasit e Edlir Tetovës, që iu falën golave të Lushkjes dhe Guindos. Ndërkohë në krahun tjetër, për Bylisin ishte humbja e 15-të, e cila e zbres në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Skënderbeun dhe Laçin. Në duelin e radhës Bylisi do të përballet me Vllazninë, ndërsa Egnatia pret Elbasanin. Rrogozhinasit tashmë kryesojnë me 58 pikë, 4 më shumë se Dinamo dhe 6 nga Vllaznia. Në fakt, në top-4 është dhe Partizani, fitorja e të cilit të dielën ndaj Laçit e riktheu në skenë, të paktën për të qenë në garë për titullin nëpërmjet “Final Four”, por në të njëjtën kohë edhe për ta parë minimalisht Partizanin në Europë. Si duket kjo do të jetë edhe ambicia e trajnerit Skënder Gega që mori drejtimin e “demave të kuq” pak ditë më parë.
Tirana bie edhe në Elbasan, tani rrezikon seriozisht rënien nga kategoria
Nëse ka një skuadër që rrezikon seriozisht rënien nga kategoria ajo është Tirana. Humbja e djeshme në Elbasan e vërteton këtë më së miri, për më tepër që bardhebluve do t’u duhet që në katër javët e fundit të mbetura në kampionat të marrin maksimumin për të shpëtuar, në të kundërt përsërisin atë që u ndodhi disa vite më parë kur u rrëzuan nga kategoria. Kurse Elbasani ka mbajtur gjallë shpresat për një vend në “Final Four” me një fitore dramatike në “Elbasan Arena” përballë Tiranës që lufton për mbijetesë. Tirana gjeti e para avantazhin dhe më pas u tërhoq duke menduar që të menaxhonte rezultatin deri në fund të sfidës. Por vendasit kërkuan me ngulm golin duke krijuar një mori rastesh para portës së Selmanit, derisa gjetën barazimin me Qosen. Furia e vendasve nuk u ndal dhe ata tentuan në çdo mënyrë të gjenin edhe golin e fitores, i cili erdhi në shtesë dhe përsëri nga Qose, i cili vulosi një sukses dramatik 2-1 që mban verdheblutë në garë për katërshen e parë, ashtu si edhe Tiranën në fundin e renditjes.
Java 32
Të dielën
Partizani-Laçi 1-0
Skënderbeu-Dinamo 4-1
Vllaznia-Teuta 0-0
Të hënën
Bylis-Egnatia 0-2
Elbasani-Tirana 2-1
Nr.Ekipi Pikë
1.Egnatia 58
2.Dinamo 54
3.Vllaznia 52
4.Partizani 47
5.Elbasani 43
6.Teuta 34
7.Laçi 33
8.Skënderbeu 33
9.Bylis 33
10.Tirana 32
Tag: egnatia
-

Egnatia mposht Bylisin dhe shkëputet sërish në krye të renditjes, Tirana në krizë totale
-

Përfundon java e 32-të në Superiore/ Egnatia kryeson, Tirana në fund të tabelës
Këtë të hënë u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 32-të në Kategorinë Superiore, duke sjellë ndryshime në renditjen e kampionatit.
Egnatia ka konsoliduar pozitat në krye të tabelës me 58 pikë, duke u shkëputur me katër pikë nga ndjekësja më e afërt, Dinamo, e cila ka 54 pikë. Në vendin e tretë renditet Vllaznia me 52 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e katërt me 47 pikë.
Elbasani pozicionohet në vendin e pestë me 43 pikë, ndërsa skuadrat e tjera janë në luftë për mbijetesë.
Renditja aktuale pas javës së 32-të:Egnatia – 58 pikëDinamo – 54 pikë
Vllaznia – 52 pikëPartizani – 47 pikëElbasani – 43 pikëTeuta – 34 pikëLaçi – 33 pikëSkënderbeu – 33 pikëBylis – 33 pikëTirana – 32 pikë
Me vetëm disa javë të mbetura nga përfundimi i sezonit, gara për titullin kampion dhe mbijetesën mbetet e hapur, me ekipet në fund të tabelës që po luftojnë për të shmangur rënien nga kategoria. -

Egnatia ëshë e pamëshirshme, mban Bylisin në vallen e padëshiruar dhe siguron vendin e parë
Egnatia ka luajtur në ditën e sotme kundër Bylisit në transfertë. Ekipi i drejtuar nga ana e Tetovës ka fituar në shifrat 0-2. Goli i parë i ndeshjes u realizua nga Lushkja në minutën e 48, ndërkohë në minutën e 73 ishte Guindo që i mbylli të gjitha llogaritë, Bylis-Egnatia 0-2.
Sulmuesi gënjeu bukur portierin pasi u gjend i vetëm para tij dhe me portën bosh, nuk e kishte të vështirë të shënonte. Bylis kërkonte të merrte pikë në këtë takim ndaj një Egnatia më pak të motivuar, për të dalë sa më shpejt nga vallja e padëshiruar e vendeve të rënies. Megjithatë ballshiotët nuk ia dolën dot, ndërsa Egnatia me këtë fitore shkëputet 4 pikë larg Dinamos ndjekëse. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Egnatia-Vllaznia mbyllin javën e 31-të me barazim spektakolar! Partizani rrezikon “final four”, Tirana rënien nga kategoria (VIDEO+RENDITJA)
Egnatia dhe Vllaznia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 2-2 spektakolar në Rrogozhinë, në fund të një ndeshje shumë të bukur dhe dramatike ku ndodhi gjithçka por edhe ku ne shkallet e stadiumit, edhe pse dite jave dhe dite pune, kishte rreth 2500 tifoze dhe shume nga ata te ardhur nga Shkodra per te mbeshtetur kuqeblute qe jane gjithashtu ne garen per final four.
Egnatia diktoi ritmin në pjesën e parë dhe ia doli të shënonte me anë të Lushkjes, kurse shkodranët dukeshin shumë pak thumbues. Por me aktivizimin e Grudës në pjesën e dytë, loja e shkodranëve ndryshoi plotësisht. Ata nisën sulme të njëpasnjëshme drejt portës së Dajsinanit, goditën shtyllën, fituan një penallti që u anulua dhe në minutën e 80 gjetën barazimin me anë të Malës.
Egnatia reagoi, duke u përgjigjur me golin e Fernandos që dukej se po mbyllte ndeshjen. Por vetëm pak minuta më vonë Deliu fitoi penallti në anën tjetër, me Grudën që transformoi saktësisht, duke vulosur një barazim të çmendur mes dy skuadrave.
GOLI I LUSHKJA – VIDEO
GOLI I MALËS – VIDEO
GOLI I FERNANDO – VIDEO
GOLI I GRUDA – VIDEO
Ne ndeshjet e tjera, bie ne sy fitorja e Dinamos 1-0 ndaj Partizanit me golin e Baton Zabërgja, por qe ne fund mund t’i ikte nga duart pasi nje penallti e dhene per “demat” u humb nga Domgjoni, qe goditi shtyllen. Dinamo e dominoi takimin dhe mund te kishte shenuar me shume gola. Partizani vazhdon krizen dhe tani duhet te shohe mbrapa pasi Elbasani po vjen dhe eshte 4 pike larg. Verdheblute fituan sfiden e tyre ndaj Laçit. E ndersa Tirana barazoi me Bylis, Teuta perfitoi dhe me fitoren 1-0 ndaj Skenderbeut mer pak fryme dhe pse renditja eshte super e ngjeshur per zonen mbijetese duke qene 5 skuadra aty aty…Java e 32-të e Kategorisë Superiore do të nisë për Bajram! Mund të duket absurde por është e vërtetë, pasi FSHF ka caktuar, siç ka ndodhur edhe herë të tjera, që të mos lërë pushim futbollistët as në këtë ditë feste duke planifikuar për të dielën pjesën më të madhe të ndeshjeve të Superiores.
Sfidat nisin në orën 17:00 kur në Korçë do të luhet një duel shumë interesant mes Skënderbeut dhe Dinamos. Më pas, në darkë, në orën 20:00, Vllaznia pret Teutën, ndërsa Partizani do të presë Laçin. Sipas kalendarit të planifikuar nga FSHF, dy sfidat e tjera luhen të hënën, me Bylisin që pret Egnatian në drekë dhe duelin Elbasani-Tirana që mbyll javën.
KALENDARI
E diel, 30.03.2025
Skënderbeu-Dinamo ora 17:00
Vllaznia – Teuta ora 20:00
Partizani – Laçi ora 20:00
E hënë, 31.03.2025
Bylis-Egnatia ora 15:00
Elbasani-Tirana ora 18:00 -

Tre gola në 9 minutat e fundit të ndeshjes Egnatia-Vllaznia, kryesfida e Superiores emocionon tifozët
Kryesfida e javës së 31-të të “Abissnet Superiore”-s nuk i ka zhgënjyer tifozët. Egnatia-Vllaznia ka përfunduar në baraspeshë 2-2. Regi Lushkja i dha epërsinë kuqebluve në minutën e 20, të cilën e ruajtën deri në minutën e 80 të takimit. Pikërisht në këtë moment Esat Mala riktheu baraspeshën në stadiumin e Rrogozhinës.
Por fundi i ndeshjes rezervoi të tjerë gola për të dyja skuadrat. Fernando Madeirosi shënoi në minutën e 86, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë Ildi Gruda u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Plot 3 gola të shënuara në 9 minutat e fundit të sfidës, që vulosën shifrat përfundimtare në 2-2./Sport Ekspres/ -

Egnatia- Vllaznia, sfida më e bukur e sezonit, pa fitues…
Abissnet Superiore, java e 31-të:
Egnatia- Vllaznia 2-2 (Lushkja 20′, Fernando 86’/ Mala 80′, Gruda pen 89′)
Ndeshja më e bukur, më me grintë më me emocione e këtyre javëve të fundit. Në ‘Arena Egnatia” të populluar, Egnatia dhe Vllaznia kishin zgjedhur të tregonin cilësitë më të mira që zotëronin pikërisht në aktin e fundit të kësaj xhiroje.
Në ambientin e zjarrtë të impiantit modern, ishte Regi Lushkja ai që realizoi i pari në të 20′ -ën. Goli vërtetë i bukur, i 13-ti në radhë për kavajasin i cili dha dhe asitin te goli i dytë i vendasëve të Edlir Tetovës. Veçse për të shkuar deri te ky veprim i numërit 10-të, duhet parë ajo pjesë e dytë e cila pa në fushë Vllazninë më të mirë të javëve të fundit.
Të gjithë kuqeblutë spostohen dhe krijojnë supermaci të madhe te porta e Dajsinanit. Godasin një shtyllë me Mensah e megjithatë goli do të vonojë. Ai do të vijë në të 80′-ën teksa mesfushori nga Prizreni Esta Mala i Vllaznisë, do të nxjerrë nga repertori goditjen fantastike për 1-1.
Zgjohet Egnatia dhe Regi Lushkja, njeriu i ndeshjes ofron asisitin për Fernandon duke kaluar sërish përpara vendasit. E pamundur të mbyllej kjo sfidë pa një tjetër shenjë të mysafirëve nga Shkodra. Këtë radhë ishte Ardit Deliu i spostuar në të majtë por brenda zonës që fiton një penallti. Aty paraqitet Ildi Gruda për 2-2 final. /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Restaurohet stacioni antik Ad Quintum, një nga thesaret e Rrugës Egnatia
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka përfunduar restaurimin e Stacionit Antik Ad Quintum, një monument i rrallë përgjatë rrugës Egnatia, duke hedhur një hap të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Ky stacion antik, i njohur si një nga ndalesat më të rëndësishme të rrugës Egnatia, ndodhet në fshatin Bradashesh, pranë Elbasanit. Në lashtësi, ai shërbente si një mutatio (stacion pushimi) për udhëtarët dhe tregtarët që lëviznin përgjatë kësaj arterieje të rëndësishme romake. Një nga elementët më të veçantë të këtij stacioni është hamami, një kompleks banjash publike që daton në shekullin e II të erës sonë.Stacioni ka një planimetri drejtkëndëshe me sipërfaqe 130 m² dhe përbëhet nga dhoma e zhveshjes, mjedisi i ngrohtë dhe ai me ujë të ftohtë. Sistemi i ngrohjes funksiononte me një furrë dhe një sistem hipokaust, duke siguruar qarkullimin e gazrave të nxehtë përmes dyshemesë dhe mureve.
Gjatë regjimit komunist, këto banja u mbyllën dhe me kalimin e viteve, shumë prej strukturave ranë në gjendje të degraduar. Megjithatë, falë restaurimit të plotë, Stacioni Antik Ad Quintum tashmë është gati të mirëpresë vizitorë dhe të rijetojë si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë historike të Elbasanit.
Ky monument kulturor, i mbrojtur nga Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës, pritet të tërheqë turistë dhe studiues të historisë, duke i dhënë një vlerë të shtuar turizmit kulturor në zonë.