Tag: egjiptit

  • Kush ishte Mehmed Pasha nga Korça dhe si u bë mbret i Egjiptit?

    Kush ishte Mehmed Pasha nga Korça dhe si u bë mbret i Egjiptit?

    Kur Mehmed Aliu në vitin 1800 u emërua zyrtarisht vezir i vilajetit të Egjiptit, pikësëpari në rivendosjen e besimit dhe të qetësisë e kuptoi se është e domosdoshme t’i qetësojë memalikët që u thonin jeniçerë të Egjiptit. Pasi pati sukses në këtë çështje, si hap të parë mori iniciativën që në të gjitha territoret islame të konsolidojë ushtrinë.

    Mehmed Ali Pasha lindi në një fshat të rrethit të Korçës në Shqipëri në vitin 1769. Ende kur ishte fëmijë, babai i tij, për shkaqe të ndryshme e lëshoi vendlindjen dhe së bashku me familjen u shpërngul për në Kavallë. Mehmed Aliu u rrit aty. Merrej me tregti të duhanit gjatë kësaj kohe. Veç kësaj, ai posedonte edhe talent ushtarak dhe luftarak që ishte një talent dhe karakter natyror i tij. Në kohën kur regjistrohej dhe tubohej në ushtri për ta shpëtuar Egjiptin nga një gjendje kaotike që e kishte përfshirë pas pushtimit të Francës, edhe ky, biografia e të cilit po shkruhet këtu, mblodhi një numër të konsiderueshëm të ushtarëve shqiptarë dhe ia mësyu asaj ane.

    Pat hyrë në koalicion me Hasan Pashën nga Pojana që ishte komandant i ushtarëve shqiptarë të Egjiptit. Në disa luftëra që ndodhën, e sidomos në luftën e Ebu Kirit, tregoi një trimëri të jashtëzakonshme me ç’rast fitoi nder, respekt, dhe simpati të madhe. Në mosmarrëveshjet që u paraqitën në mes Husrev Pashës, i cili ishte vali i Egjiptit me ushtrinë shqiptare dhe memalikët e Egjiptit, ky (Mehmed Ali Pasha) pati fituar një vend të rëndësishëm, ashtu që gradualisht u bë udhëheqës i ushtrisë shqiptare që gjendej në Egjipt.

    Këtë fuqi filloi ta përdorte ashtu si dëshironte. Husrev Pasha, duke mos mundur të fitojë në këtë mosmarrëveshje (zënkë), u dobësua. Kur udhëheqja e Egjiptit ishte në një gjendje të çrregulluar dhe me shumë ngatërresa, Mehmed Aliu e mori ushtrinë në dorë, kurse Husrev Pashën e detyroi të tërhiqet nga punët kryesore. Pasi mori në dorë udhëheqjen e vendit dhe pasi me lehtësi ktheu qetësinë e plotë në vend, cilësia e tij u paraqit te Porta e Lartë. Për kthyerjen dhe vendosjen e rregullit, disiplinës dhe qetësisë në vendet e Egjiptit, Porta e Lartë nuk mundi të gjejë rrugë dhe zgjidhje më të mirë se të emërojë Mehmed Aliun vali të Egjiptit.

    Kështu, kur Mehmed Aliu në vitin 1800 u emërua zyrtarisht vezir i vilajetit të Egjiptit, pikësëpari në rivendosjen e besimit dhe të qetësisë e kuptoi se është e domosdoshme t’i qetësojë memalikët që u thonin jeniçerë të Egjiptit. Pasi pati sukses në këtë çështje, si hap të parë mori iniciativën që në të gjitha territoret islame të konsolidojë ushtrinë. Kështu nga njëra anë, me fuqinë që e arriti si dhe me ndihmën e fëmijëve të tij Ibrahim Pashës dhe Ismail Pashës, i zgjeroi territoret nga ana jugore e Egjiptit, në drejtim të Nubes dhe Sudanit, e nga ana tjetër, përmes shkollave që i themeloi për shkencat ushtarake dhe mjekësore si dhe përmes asociacioneve të përkthimeve u botuan dhe u përhapën njohuri të reja.

    Njerëzit e aftë dhe dijetarët me njohuri shkencore dhe industriale që i mori nga Evropa, i dhanë mund të jashtëzakonshëm në zhvillimin e industrisë dhe bujqësisë, gjë që për një kohë shumë të shkurtër e gjallëroi Luginën e Nilit dhe vendet më të pazhvilluara të Egjiptit dhe shtoi mbjelljen e llojllojshme të prodhimeve bujqësore: oriz, pambuk, panxharsheqer dhe njëkohësisht hapi shumë fabrika.

    Disa mija njerëz i rritën të ardhurat e tyre në një shkallë që nuk do të mund të shpresohej, pagat e të cilëve deri në atë kohë nuk do të mjaftonin vetëm për të paguar ushtarët dhe eprorët e tyre. Kështu, shtetin e Egjiptit e solli në gjendjen e një shteti të madh me tokë të punueshme, pjellore. Në atë kohë vehabitët ishin shtrirë në shumë vende të Gadishullit arabik.

    Meqë prej tyre ishin rrezikuar edhe vendet e Hixhazit, pas urdhrit që e mori nga Porta e Lartë, e drejtoi ushtrinë nga ato anë, ku pastaj vetë u kthye, por aty si zëvendës e la djalin e vet Ibrahimin, i cili, duke u përpjekur gjashtë vjet rresht, e theu forcën dhe e shkatërroi organizatën e tyre, mirëpo, gjithnjë frigohej nga ata. Edhe në revolucionin e Greqisë, Ibrahim Pashën e dërgoi me ushtrinë egjiptiane në More. Aty u detyrua të qëndrojë tre vjet me qëllim që të kthejë qetësinë dhe të shuajë kryengritjen. Me rastin e një havarie iu pat djegur flota. Pas këtyre rezultateve, nga ana e shtetit iu dha të qeverisë edhe Siujdhesën e Kretës. Më në fund Porta e Lartë ia vërtetoi dhe ia pranoi të qenët trashëgimtar në gjeneratën (dinastinë) e vilajetit të Egjiptit të Mehmed Ali Pashës. Duke filluar nga ajo kohë ishte i angazhuar t’i udhëheqë mirë të gjitha vendet e Egjiptit dhe ato që i pushtoi në drejtim të Sudanit. Pat sukses në shumë reforma dhe në zhvillimin e vendit. Në vitin 1264/1847 u sëmur rëndë, kurse autorizimi për vali, me ferman iu drejtua djalit të tij, Ibrahim Pashës. Pas një sëmundje të rëndë dyvjeçare, më 1849 vdiq në Aleksandri. Mehmed Aliu ishte një njeri shumë i mençur; mund të konsiderohej njeri i pashkollë, sepse edhe atë pak shkollë që e kishte, e kishte bërë pas moshës 45-vjeçare. Ai e çmonte civilizimin e ri dhe përparimin.

    Pasi e mori fuqinë në duart e veta, për një kohë shumë të shkurtër i nxori në shesh gjërat e dobishme dhe jo të dobishme, dhe kështu ia doli që një shteti, në mënyrë të pashembullt, deri atëherë, t’ia sjellë civilizimin dhe përparimin./ Koha.mk 

  • Përmbytet varka në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit, 18 emigrantë humbin jetën

    Përmbytet varka në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit, 18 emigrantë humbin jetën

    Të paktën 18 emigrantë kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi një varkë u përmbyt në fundjavë në ujërat pranë qytetit Tobruk, në kufirin midis Libisë dhe Egjiptit. Lajmi është konfirmuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila i referohet burimeve lokale.

    Deri tani, janë shpëtuar vetëm 10 persona. “Kjo është një tjetër tragjedi që na kujton rreziqet vdekjeprurëse me të cilat përballen njerëzit që kërkojnë siguri dhe një jetë më të mirë,” deklaroi IOM.

    Libia mbetet një pikë e rëndësishme tranziti për emigrantët dhe refugjatët që synojnë të arrijnë në Evropë, duke kaluar përmes shkretëtirës dhe Detit Mesdhe. Shumë prej tyre përballen me keqtrajtime, shfrytëzim dhe kushte ekstreme gjatë udhëtimit të tyre.

    Pas rrëzimit të regjimit të Muammar Gaddafit në vitin 2011, Libia është kthyer në një nga rrugët kryesore të emigracionit drejt Evropës, shpesh me pasoja tragjike.

  • 10 fakte për Ramsesin e Madh,një nga faraonët më të famshëm të Egjiptit

    10 fakte për Ramsesin e Madh,një nga faraonët më të famshëm të Egjiptit

    Ramses II sundoi Egjiptin me stil, fuqi dhe një talent të jashtëzakonshëm. Ai ishte sundimtari i tretë i Dinastisë së Nëntëmbëdhjetë dhe mbretëroi për plot 66 vite, duke fituar pseudonimin “Ramsesi i Madh” dhe duke u bërë faraoni më i njohur në historinë e Egjiptit.

    1. Luftëtari që udhëhiqte nga fronti

    Ramsesi nuk ishte tipi që fshihej pas mureve të pallatit. Ai luftonte në vijat e para të frontit nëpër beteja, duke udhëhequr ushtrinë e tij në Betejën e madhe të Kadeshit kundër Hititëve. Mijëra qerre u përleshën në këtë betejë historike. Edhe pse beteja përfundoi pa një fitues të qartë, Ramsesi siguroi që versioni i tij i historisë të mbizotëronte, duke skalitur heroizmat e tij si luftëtar në muret e tempujve.

    2. Diplomati i parë

    Pas Kadeshit, Ramsesi dhe Hititët zgjodhën paqen. Marrëveshja e tyre, e firmosur nga Ramsesi II dhe mbreti Ḫattušili III në vitin 1269 p.e.s., u gdhend në pllaka balte. Ajo është traktati më i hershëm i paqes i njohur në botë. Origjinali ruhet në Muzeun Arkeologjik të Stambollit, ndërsa Kombet e Bashkuara zotërojnë një kopje prej bakri me shkëlqim.

    3. Arkitekti i madhështisë

    Ramsesi nuk ndërtoi thjesht tempuj; ai krijoi kryevepra. Ramseseum-i, një tempull i madh mortor i ndërtuar në bregun perëndimor të lumit Nil, është kryevepra e tij. Ai e filloi ndërtimin e këtij tempulli për veten që para vdekjes.

    Tempulli iu kushtua mbretit të ndjerë dhe perëndisë egjiptiane të luftës, Amonit. Një statujë 17 metra e gjatë e Ramsesit II qëndronte dikur në krye të tempullit, por sot kanë mbetur vetëm fragmente.

    Abu Simbel është një tjetër shembull mahnitës i ambicies së tij. Tempulli i lashtë është gdhendur në faqen e një mali dhe është ndërtuar në mënyrë të tillë që rrezet e diellit të ndriçojnë dhomat e brendshme në ditë të caktuara. Në hyrje të tempullit ndodhen skulptura të mëdha të Ramsesit II, bashkë me imazhe të gruas së tij, Nefertari, dhe fëmijëve. Brenda tempullit ndodhen skulptura që lartësojnë udhëheqjen e tij heroike në Betejën e Kadeshit. 

    4. Njeri i familjes (në ekstrem)

    Me rreth 100 fëmijë, Ramsesi siguroi dominimin e gjakut të tij. Djemtë dhe vajzat e tij ndihmuan në forcimin e aleancave dhe administrimin e perandorisë së gjerë. Të organizoje mbledhje familjare me kaq shumë njerëz duhet të ishte një sfidë e vërtetë.

    5. Faraoni me mbretërimin më të gjatë

    Pak sundimtarë në histori mund të krahasoheshin me sundimin 66-vjeçar të Ramsesit. Ai u mbijetoi dallgëve, zgjeroi ndikimin e Egjiptit dhe siguroi reputacionin e tij si një perëndi e gjallë. Në kohën e vdekjes së tij, populli e shihte si të përjetshëm.

    6. Një varr me histori të trazuar

    Varri i Ramsesit nuk u shpëtoi grabitësve të varreve, por mumia e tij mbijetoi dhe u zbulua më vonë në një strehë sekrete. Sot, eshtrat e tij prehen në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian në Kajro, një kujtesë fizike e sundimit të tij.

    7. Mjeshtër i propagandës

    Ramsesi ishte një mjeshtër i PR-it të lashtë. Përshkrimet e tij e portretizonin si një luftëtar të pamposhtur, shkatërrues të armiqve dhe të preferuar të perëndive. Me pak fjalë, ai e dinte si të kontrollonte narrativën e tij.

    8. Nefertari: mbretëresha dhe e barabarta e tij

    Ramsesi nuk glorifikoi vetëm veten; ai nderoi në një mënyrë të veçantë mbretëreshën e tij, Nefertari. Tempulli i saj në Abu Simbel e portretizon si të barabartë me faraonin. Një mbishkrim e quan atë “ajo për të cilën shkëlqen dielli”, një shfaqje e rrallë publike e dashurisë në kohët e lashta.

    9. Jetë më e gjatë se trashëgimtarët

    Jetëgjatësia e Ramsesit nuk ishte pa sfida. Shumë nga fëmijët dhe gratë e tij vdiqën para tij. Mosha e tij e thyer e la Egjiptin në një gjendje të qëndrueshme, megjithëse gjetja e një pasardhësi pas një mbretërimi kaq të gjatë ishte e vështirë.

    10. Një emër që jeton ende

    Ramsesi mbeti një simbol madhështie edhe shumë kohë pas vdekjes. Trashëgimia e tij pati ndikim mbi faraonët pasardhës dhe vazhdon të mahnitë historianët modernë. Edhe në kulturën popullore, emri i tij evokon imazhe fuqie dhe lavdie.

    Gjatë një periudhe prej rreth 3,000 vitesh, Egjipti u sundua nga rreth 170 faraonë. Jo të gjithë magjepsin egjiptologët si Ramsesi i Madh. Ai nuk ishte vetëm një sundimtar; ishte ambasadori i fundit i markës së Egjiptit.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Artisti që kultivon “Cross over” dhe rrënon getot kulturore

  • 10 fakte për Ramsesin e Madh, një nga faraonët më të famshëm të Egjiptit

    10 fakte për Ramsesin e Madh, një nga faraonët më të famshëm të Egjiptit

  • Një përplasje e re në horizont në Lindjen e Mesme/ Etiopia inaguron digën mbi Nil, Egjipti kundërshton ashpër

    Një përplasje e re në horizont në Lindjen e Mesme/ Etiopia inaguron digën mbi Nil, Egjipti kundërshton ashpër

    Projekti më i madh hidroelektrik në lumin Nil, të cilin Etiopia e ka ndërtuar që nga viti 2011 dhe është 1.8 kilometra i gjerë dhe 145 metra i lartë, do të përurohet shtatorin e ardhshëm.

    Diga në fjalë pothuajse shkaktoi një luftë midis Egjiptit dhe Etiopisë, kur kjo e para konsideroi se po ‘thahej’ nga Etiopia dhe do të krijonte një problem serioz të qëndrueshmërisë për të. Egjipti deklaroi se Etiopia nuk mund të ketë një vullnet të qëndrueshëm politik dhe të arrijë një marrëveshje detyruese as me Sudanin.

    Egjipti ka argumentuar prej kohësh se ndërtimi i digës do të zvogëlonte pjesën e vendit në ujërat e lumit Nil, nga të cilat mbështetet pothuajse tërësisht për bujqësi dhe për t’i shërbyer më shumë se 100 milionë njerëzve të saj. Diga me vlerë më shumë se 4 miliardë dollarë në Nilin Blu, pranë kufirit me Sudanin, filloi të gjenerojë energji në vitin 2022.

    Pritet që përfundimisht të prodhojë më shumë se 6,000 megavat energji elektrike, dyfishi i prodhimit aktual të Etiopisë. Etiopia dhe Egjipti kanë kaluar vite duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje për digën. Të dy vendet nuk kanë arritur një marrëveshje pavarësisht 13 viteve negociata dhe mbetet e paqartë se sa ujë do të lirojë Etiopia në rast të një thatësire.

    Zyrtarët egjiptianë, në një deklaratë, e quajtën përfundimin e digës ‘të paligjshëm’ dhe thanë se ‘shkel ligjin ndërkombëtar’, duke reflektuar ‘një qasje etiopiane të udhëhequr nga një ideologji që kërkon të imponojë hegjemoninë e ujit në vend të bashkëpunimit të barabartë’.

    “Egjipti e kundërshton fuqimisht politikën e vazhdueshme të Etiopisë për të imponuar një fakt të kryer përmes veprimeve të njëanshme në lidhje me lumin Nil, i cili është një rrugë ujore ndërkombëtare e përbashkët”, tha Ministria e Burimeve Ujore dhe Ujitjes e Egjiptit në një deklaratë.

    Kryeministri etiopian Abiy Ahmed, në fjalimin e tij para ligjvënësve të enjten e kaluar, tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar për të siguruar që “zhvillimi ynë nuk do të vijë në kurriz të vëllezërve dhe motrave tona egjiptiane dhe sudaneze. Ne besojmë në progresin e përbashkët, energjinë e përbashkët dhe ujin e përbashkët”, tha ai. “Begatia për një duhet të nënkuptojë begati për të gjithë”.

    Megjithatë, ministria e ujit e Egjiptit tha të premten e kaluar se deklaratat etiopiane që bënin thirrje për vazhdimin e negociatave ishin “thjesht përpjekje sipërfaqësore për të përmirësuar imazhin e saj në skenën ndërkombëtare”.

    “Qëndrimet e Etiopisë, të karakterizuara nga shmangia dhe lëshimet, ndërkohë që ndjek veprime të njëanshme, janë në kontrast të qartë me gatishmërinë e saj të deklaruar për të negociuar”, thuhet në deklaratë.

    Egjipti po i adreson nevojat e tij për ujë duke zgjeruar trajtimin e ujërave të ndotura bujqësore dhe duke përmirësuar sistemet e ujitjes, sipas ministrisë, ndërkohë që po forcon edhe bashkëpunimin me vendet e pellgut të Nilit përmes mbështetjes për projekte zhvillimi dhe të lidhura me ujin.

  • Pas 10 dekadash, zbulohet SEKRETI më i madh i faraonëve të Egjiptit!

    Pas 10 dekadash, zbulohet SEKRETI më i madh i faraonëve të Egjiptit!

    Muzeu i Madh Egjiptian (GEM), i cili do të hapet më 3 korrik 2025, së shpejti do t’i paraqesë publikut për herë të parë thesaret e plota të Mbretit Tutankhamun. . Ngjarja e tij e rëndësishme vjen pas një shekulli pritjesh që kur varri i faraonit të famshëm u zbulua nga Howard Carter dhe Hussein Abdel-Rassoul në vitin 1922, duke zbuluar mbi 5,000 objekte me pasuri të paimagjinueshme.
    Me një sipërfaqe prej 90,000 metrash katrorë në një sipërfaqe prej 50 hektarësh, Muzeu i Madh Egjiptian është gati të bëhet një nga institucionet kulturore më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë. Projekti, i cili filloi në vitin 2005, është përballur me pengesa të shumta, duke përfshirë krizën financiare të vitit 2008, Pranverën Arabe dhe pandeminë COVID-19, duke rezultuar në një vonesë prej gati 21 vjetësh. Pavarësisht këtyre sfidave, muzeu tani është gati të hapet, me 11 nga 12 galeritë e tij që janë tashmë pjesërisht të hapura për publikun. Këto galeri paraqesin mbi 100,000 objekte, duke shfaqur historinë e gjerë të Egjiptit të Lashtë nga periudha parahistorike deri në epokën greko-romake.
    Muzeu ndodhet vetëm një milje në veri të Piramidave të Mëdha të Gizës, duke u ofruar vizitorëve një përvojë të pakrahasueshme. Ndërsa hyjnë, ata përshëndeten nga një statujë monumentale 3,200-vjeçare e Ramsesit II, një nga faraonët më të fuqishëm të Egjiptit. Kjo statujë kolosale, me peshë 83 ton, u transportua me kujdes nga një vend i përkohshëm në Giza në shtëpinë e saj të re në muze, duke mbërritur në vitin 2018. Shkallët e Mëdha të muzeut, një mrekulli arkitekturore, ngrihen gjashtë kate të larta dhe i çojnë vizitorët në një seri prej 12 sallash ekspozitash.

  • ‘Ne kemi miratuar propozimin e Egjiptit dhe Katarit për armëpushimin në Gaza’, thotë Hamasi

    ‘Ne kemi miratuar propozimin e Egjiptit dhe Katarit për armëpushimin në Gaza’, thotë Hamasi

    Një zyrtar i lartë i Hamasit tha sonte se organizata rebele ka miratuar një propozim të ri për një armëpushim në Rripin e Gazës.

    Ky propozim u paraqit nga ndërmjetësit, duke i kërkuar edhe Izraelit ta mbështesë atë dhe duke paralajmëruar se shkelja e saj përbën një ‘vijë të kuqe’, për qeverinë e Netanyahut.

    “Dy ditë më parë ne morëm një propozim nga vëllezërit tanë ndërmjetësues të Egjiptit dhe Katarit. Ne e miratuam atë. Shpresojmë që Izraeli të mos sjellë pengesa,” tha Khalil al-Haya.

    Megjithatë, Hamasi paralajmëroi se nuk do të çarmatoset për sa kohë të ekzistojë pushtimi izraelit mbi territoret palestineze. Syri.net-CNN.gr.

  • Nëndetësja turistike mbytet pranë Egjiptit, 6 viktima dhe disa të plagosur

    Nëndetësja turistike mbytet pranë Egjiptit, 6 viktima dhe disa të plagosur

    Bota E Enjte, 27 Mars 2025 13:17
    Gjashtë persona kanë humbur jetën ndërsa nëntë të tjerë raportohet se janë plagosur, pasi një nëndetëse turistike është mbytur në brigjet e Egjiptit.
    Sipas mediave të huaja, katër persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

    Nëndetësja Sindbad Submarines, e cila ishte në një turne detar në Hurghada, në Detin e Kuq, kishte gjithsej 44 pasagjerë. Deri më tani, shërbimet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 29 persona. Në vendngjarje janë dërguar 21 autoambulanca të cilat u kanë ardhur në ndihmë të lënduarve.
    44 pasagjerët janë të kombësive të ndryshme dhe po merrnin pjesë në një ekskursion detar për të parë shkëmbinjtë koralorë dhe peshqit tropikal të Egjiptit.
    Kjo nëndetëse e veçantë ka operuar rrugë turistike në Hurghada për disa vite. Deri më tani nuk janë konfirmuar apo bërë të ditur zyrtarisht shkaku dhe rrethanat e sakta të mbytjes.

  • Piramidat e Gizës, misteret që i rrethojnë dhe zbulimet e fundit

    Piramidat e Gizës, misteret që i rrethojnë dhe zbulimet e fundit

    Piramidat e Gizës janë simbole të lashta të Egjiptit dhe monumentet më të mrekullueshme për qytetërimin, por njëkohësisht edhe misteri më i madh. Në thelb, këto janë varre të faraonëve (mbretërve të Egjiptit), të cilat janë ndërtuar rreth 5000 vjet më parë. Por a e keni menduar sikur këto monumente imponuese të mos jenë thjesht varre, siç kemi besuar deri tani?
    Hulumtimet e fundit arkeologjike po përmbysin teoritë tradicionale dhe po zbulojnë disa të dhëna që mund të tronditin ujërat dhe të rishkruajnë historinë që njohim ne.
     
    Dhoma të fshehura dhe struktura të mëdha 648 metra poshtë piramidave
     
    Në vitin 2022, një ekip arkeologësh, i udhëhequr nga Corrado Malanga nga Universiteti i Pizës dhe Filippo Biondi nga Universiteti i Strathclyde (Skoci), përdorën teknologjinë më të fundit (ultra-të avancuar) për të hetuar nëntokën e Gizës. Duke përdorur radarin me hapje sintetike (SAR), shkencëtarët ishin në gjendje të hartonin dhomat dhe strukturat e fshehura nëntokësore që kishin humbur vitet e mëparshme.
    Këto zbulime sollën në dritë ekzistencën e dhomave të padukshme brenda Piramidës së Madhe, duke sugjeruar se këto monumente mund të fshehin shumë më tepër sekrete sesa mendohej më parë. Por zbulimi më tronditës erdhi në vitin 2023, kur ekipi i studiuesve zbuloi pesë struktura cilindrike vertikale pranë bazës së piramidës së Khafre. Duke përdorur softuerin e Biondi, i cili konverton sinjalet e radarit në dridhje të ngjashme me zërin, ata zbuluan pesë struktura identike pranë bazës, secila me pesë nivele dhe çati të pjerrëta.
    Por çfarë ka poshtë?
     
    Më tej, u gjetën tetë boshte të zbrazëta, spirale, të shtrira për 648 metra dhe të lidhura me dy struktura të mëdha 80 metra të gjera. Ky rrjet nëntokësor 2 kilometra i gjatë shtrihet poshtë të tre piramidave të Gizës, gjë që ngre pyetjen logjike: Për çfarë qëllimi shërbenin këto struktura?
    Zbulimi i skeleteve dhe origjina e ndërtuesve të piramidave
     
    Zbulimi i skeleteve pranë piramidave dëshmon se ndërtuesit e tyre mund të kenë ardhur nga zona përtej kufijve të Egjiptit. Skeletet e zbuluara në mars 2025, thuhet se janë me origjinë nga Nubia (një rajon në jug të Egjiptit) dhe datojnë rreth vitit 3000 para Krishtit, para moshës së piramidave.
     
    Ky zbulim sfidon teorinë tradicionale se piramidat janë ndërtuar nga punëtorët vendas, duke nxjerrë në dritë një histori të ndryshme rreth ndërtimit të këtyre mrekullive. Nëse ndërtuesit kanë ardhur nga Nubia, kjo mund të nënkuptojë se piramidat nuk janë ndërtuar ekskluzivisht nga egjiptianët, por nga një grup popullsie ekzogjene.
     
    Teoritë për rolin e piramidave në energjinë dhe teknologjitë e së kaluarës
     
    Shumë studiues kanë deklaruar teoritë e tyre se cilat ishin qëllimet e piramidave në të vërtetë. Nikola Tesla kishte argumentuar se piramidat ishin krijime që shfrytëzonin energjinë e Tokës, ndërsa Christopher Dunn besonte se Piramida e Madhe funksiononte si një termocentral, duke i kthyer dridhjet në energji elektrike. Joseph Farrell madje hipotezoi se ishte një armë, duke u fokusuar në fizikën e lashtë.
    A munden këto puse cilindrike të kanalizojnë energji ose tingull, me kubet si gjeneratorë?
    Historia e piramidave ngjan më pak si histori dhe më shumë si një epikë fantastiko-shkencore, që pret të dekodohet