Tag: egjipti

  • Zbulohet plani: Në Shqipëri do të vendosën emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi

    Zbulohet plani: Në Shqipëri do të vendosën emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi

    Zbulohet plani: Në Shqipëri do të vendosën emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi
    Nga Alessandra Ziniti, LA REPUBBLICA
    Ministria e Brendshme italiane (Viminale) ka tashmë një plan për të rifilluar funksionimin e qendrave në Shqipëri. Madje që në pranverë, nëse do kalojnë marrëveshjet mbi tre rregulloret e reja të miratuara të hënën nga Këshilli i BE-së.
    Hapi pasues do të jetë miratimi nga Parlamenti, edhe përpara hyrjes në fuqi të Paktit të ri për azilin dhe migracionin, i planifikuar për 12 qershor të vitit të ardhshëm.
    Gjadri: ky është projekti i ministrit të Brendshëm, Matteo Piantedosi. Qendra do të rihapë dyert për azilkërkuesit që vijnë nga vende të sigurta, në pritje të përfundimit të procedurave të përshpejtuara kufitare. Por këta nuk do të merren më drejtpërdrejt nga deti me kontrolle në bordin e anijeve të Marinës; ata do të dërgohen në anën tjetër të Adriatikut nga hotspot-et italiane menjëherë pas mbërritjes së tyre, pavarësisht nëse kjo ndodh me mjete detare italiane, drejtpërdrejt me varka apo edhe pasi janë shpëtuar nga OJQ-të.
    Duke e konsideruar qendrën shqiptare si një zonë rikthimi në një vend të tretë të sigurt, falë normave të reja evropiane do të jetë e mundur të mbahen aty emigrantët nga vendet e sigurta, kërkesat e të cilëve do të shqyrtohen përmes procedurave të përshpejtuara kufitare.
    Dhe, sipas vlerësimeve të qeverisë, kësaj here nuk do të bëhet fjalë për disa dhjetëra persona, pasi krijimi i listës evropiane të vendeve të origjinës së sigurta do të lejojë transferimin në Shqipëri të emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti, nga të cilat edhe në vitin 2025 ka ardhur shumica e të zbarkuarve, mbi 28 mijë persona. Pothuajse gjysma e totalit të mbërritjeve, të cilëve u shtohen tunizianë dhe marokenë, edhe ata të kthyeshëm shpejt përmes procedurave të përshpejtuara kufitare.
    Sipas planit të Viminales, pra, një pjesë e madhe, në mos të gjitha vendet e disponueshme në Gjader, rreth 1.100, mund të mbushen shpejt me një qarkullim të shpejtë, duke qenë se procedurat e përshpejtuara parashikojnë kthimin brenda një muaji. Dhe këtë herë – thonë burime nga Ministria e Brendshme – emigrantët nuk do të mund të përdorin më kartën e ankimit në gjykatë për të anashkaluar ndalimin dhe për t’u rikthyer në Itali në pritje të vendimit mbi refuzimin e mbrojtjes, siç ndodh tani.
    Mes normave të miratuara nga Këshilli i BE-së është edhe ajo që përjashton pezullimin automatik të kthimit për ata që paraqesin ankim. Emigrantit që i refuzohet leja e qëndrimit mund të apelojë, por kjo nuk do ta pengojë kthimin, përveçse nëse gjyqtari vendos pezullimin e masës së dëbimit.
    “Situata në këtë moment është ende subjekt i vendimit përfundimtar të të ashtuquajturit trilog, por është një hap shumë i mirë drejt një zgjidhjeje përfundimtare, që do të sjellë qartësi si nga pikëpamja gjyqësore, ashtu edhe nga ajo operative” – tha dje në Bruksel ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio – “dhe për rrjedhojë nuk do të ketë më hapësirë për hezitime gjyqësore”.
    Qeveria, pra, po përgatitet të rivërë në lëvizje mekanizmin e transfertave drejt Shqipërisë, e bindur se lista e re evropiane e vendeve të sigurta është një mjet i mjaftueshëm për të kapërcyer të gjitha kundërshtimet e ngritura nga gjykatat italiane, të cilat kanë anuluar ndalimet, me pasojë që qendra e Gjadrit, zemra e modelit Shqipëri – që dje Konferenca Ipeshkvnore Italiane (CEI) e ka përkufizuar si “në kufijtë e demokracisë” – ka mbetur pothuajse bosh.

  • Egjipti dhe Katari do të zhvillojnë projekte pasurish të paluajtshme në bregdetin e Mesdheut

    Egjipti dhe Katari do të zhvillojnë projekte pasurish të paluajtshme në bregdetin e Mesdheut

    Egjipti dhe Katari nënshkruan një marrëveshje partneriteti të enjten për të zhvilluar një projekt luksoz të pasurive të patundshme dhe turizmit në bregdetin mesdhetar të Egjiptit, pjesë e premtimit të investimit prej 7.5 miliardë dollarësh të Dohas për Kajron.

    Kryeministri egjiptian Mostafa Madbouly tha në një ceremoni nënshkrimi të mbajtur në Kryeqytetin e Ri Administrativ të Egjiptit se Katari do të paguajë 3.5 miliardë dollarë në dhjetor për tokën e ndarë për projektin Alam Al-Roum.

    Pagesa e tokës është pjesë e një investimi prej 29.7 miliardë dollarësh nga Qatari Diar, dega e pasurive të paluajtshme e fondit sovran të pasurisë së Dohas, në projekt, i cili do të përfshijë fusha golfi dhe marina në një shtrirje të pazhvilluar prej 7 km të vijës bregdetare, rreth 480 km në veriperëndim të Kajros.

    3.5 miliardë dollarët do të jenë investime të reja të huaja direkte, jo depozita, dhe do të përdoren për të ulur borxhin dhe për të përmirësuar treguesit ekonomikë të Egjiptit, tha për Reuters Ministri egjiptian i Financave, Ahmed Kouchouk.

    Egjipti do të marrë gjithashtu njësi banimi me vlerë 1.8 miliardë dollarë dhe 15% të fitimeve të projektit pasi Qatari Diar të rikuperojë kostot e investimit, tha Madbouly.

    Egjipti prej vitesh është përpjekur të tërheqë investime të huaja, veçanërisht nga shtetet e pasura të Gjirit, ndërsa përballet me borxhe të rënda të jashtme dhe një deficit buxhetor në zgjerim.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar pezulloi disbursimet për Egjiptin sipas një shqyrtimi dyvjeçar për shkak të një vonese në investimet e Katarit që Kajro i kishte thënë FMN-së se do të materializoheshin deri në qershor, thanë dy burime financiare.

    Madbouly tha gjatë konferencës se negociatat me Diar ishin “të gjata dhe të hidhura”.

    Pronësitë ekzistuese të Qatari Diar në Egjipt përfshijnë hotelin dhe apartamentet St. Regis Cairo dhe CityGate dhe NEWGIZA – zhvillime të planifikuara banimi në periferi të Kajros.

    Investimi i Katarit shihet si një homolog strategjik i zhvillimit Ras El-Hekma të Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili u nënshkrua në shkurt të vitit të kaluar.

    Ministri i Strehimit Sherif El-Sherbiny i tha Reuters në margjinat e ceremonisë së nënshkrimit se zhvillimi i Ras El-Hekma-s “po shkon mirë” dhe se zhvilluesit kanë marrë tokën, kanë vendosur makineritë, kanë filluar punën në projekt, duke mohuar se ka pasur ndonjë vonesë./ Reuters.

  • Egjipti dhe Kryqi i Kuq bashkohen në kërkimin e trupave të pengjeve në Gaza

    Egjipti dhe Kryqi i Kuq bashkohen në kërkimin e trupave të pengjeve në Gaza

    Autoritetet izraelite kanë konfirmuar se ekipeve nga Egjipti dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) u është lejuar të kërkojnë për trupat e pengjeve të marra gjatë sulmeve të 7 tetorit.

    Qeveria izraelite tha se ekipeve u është lejuar të kërkojnë përtej të ashtuquajturës “vijë e verdhë” në zonën e kontrolluar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Gaza.
    Të dielën, media izraelite raportoi se anëtarëve të Hamasit iu lejua gjithashtu të hynin në zonën e Gazës të kontrolluar nga IDF për të ndihmuar në kërkim, së bashku me ekipet e Kryqit të Kuq të Kryqit të Kuq.
    Hamasi ka transferuar 15 nga 28 pengjet e vdekura izraelite sipas fazës së parë të një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-të, e cila kërkon që ai të dorëzojë të gjitha trupat e pengjeve. Grupi tha se tani po koordinohet me autoritetet egjiptiane.
    Donald Trump ka paralajmëruar Hamasin të fillojë kthimin e trupave “shpejt, përndryshe vendet e tjera të përfshira në këtë paqe të madhe do të ndërmarrin veprime”.

    Top Channel

  • Salah nderon Egjiptin, “faraonët” kualifikohen në Botëror

    Salah nderon Egjiptin, “faraonët” kualifikohen në Botëror

    Egjipti është përfaqësuesja e 19-të që siguron një biletë për në Botërorin FIFA2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. “Faraonët” të udhëhequr nga një super Salah, autor i një “dopiete”, triumfuan 3-0 përballë Xhibuti.
    Fal këtij suksesi, Egjipti siguroi matematikisht një biletë për në Botëror pasi udhëheq grupin A me 23 pikë në 9 ndeshje, +5 pikë nga vendi i dytë, Burkina Faso.

    Kjo është hera e katërt në histori që Egjipti arrin të kualifikohet për në Botëror.

    © BalkanWeb

  • Plani i Trump për Gazën, Egjipti: Po punojmë me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë marrëveshjen

    Plani i Trump për Gazën, Egjipti: Po punojmë me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë marrëveshjen

    Egjipti është duke punuar me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare në Rripin e Gazës, tha të enjten ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty.

    Ai tha se Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – është paralajmëruar se konflikti do të përshkallëzohet, nëse nuk e pranon planin e Trumpit.
    Duke folur në Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Paris, Abdelatty tha se është e qartë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe se Izraelit nuk duhet t’i jepet asnjë arsye për ta vazhduar ofensivën ushtarake në Gazë.
    “Mos t’i japim asnjë arsye një pale për ta përdorur Hamasin si arsyetim për këto vrasje të përditshme dhe të çmendura të civilëve. Ajo që po ndodh është shumë më tepër sesa 7 tetori”, tha ai, duke iu referuar sulmit të vitit 2023 nga grupi islamist ndaj Izraelit, ku, sipas autoriteteve izraelite, u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 200 të tjerë.
    Ushtria e Izraelit i ka vrarë mbi 66.000 njerëz gjatë luftës pasuese në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
    “Kjo ka kaluar çdo kufi hakmarrjeje. Kjo është spastrimi etnik dhe gjenocid në zhvillim. Pra, mjaft është mjaft”, tha Abdelatty.
    Shtëpia e Bardhë publikoi këtë javë një dokument me 20 pika, i cili parashikon armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar.
    Të martën, Trump i dha Hamasit tri deri në katër ditë kohë për ta pranuar planin.
    Egjipti është ndërmjetësues i rëndësishëm në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gazë, dhe Abdelatty tha se Kajroja po bashkëpunon me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë këtë plan.
    “Nëse Hamasi nuk e pranon, atëherë e dini, do të jetë shumë e vështirë. Dhe natyrisht, do të kemi më shumë përshkallëzime. Prandaj, po bëjmë përpjekje të mëdha për ta bërë këtë plan të zbatueshëm dhe të marrim miratimin e Hamasit”, tha ai.
    Abdelatty shtoi se, ndonëse në përgjithësi mbështet propozimin e Trumpit për Gazën, nevojiten më shumë diskutime.
    “Ka shumë boshllëqe që duhet të plotësohen, na nevojiten më shumë bisedime mbi mënyrën e zbatimit, sidomos mbi dy çështje të rëndësishme: qeverisjen dhe marrëveshjet e sigurisë”, tha ai.
    “Ne e mbështesim planin e Trumpit dhe vizionin për t’i dhënë fund luftës dhe duhet të ecim përpara”.
    Kur u pyet nëse kishte frikë se plani i Trumpit mund të çonte në zhvendosje të detyruar të palestinezëve, ai tha se Egjipti nuk do ta pranonte këtë.
    “Zhvendosja nuk do të ndodhë, nuk do të ndodhë sepse zhvendosja do të thotë fundi i çështjes palestineze”, tha ai. “Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë në asnjë rrethanë”. /rel

    Top Channel

  • Katari, Egjipti dhe Turqia i kërkojnë Hamasit të pranojë planin e paqes të Trumpit

    Katari, Egjipti dhe Turqia i kërkojnë Hamasit të pranojë planin e paqes të Trumpit

    Pas shpalljes së planit të paqes nga presidenti amerikan Donald Trump në Uashington, një numër vendesh arabe dhe islame kanë dalë në mbështetje të tij.

    Pavarësisht raportimeve për ndryshime të minutës së fundit në dokumentin final nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, mbështetja ndërkombëtare nuk ka munguar.
    Sipas një raporti të publikuar nga Axios, Katari, Egjipti dhe Turqia, vende që historikisht kanë shërbyer si ndërmjetëse në bisedimet me Hamasin, i kanë bërë thirrje këtij grupi që të pranojë propozimin e paqes të mbështetur nga Trump.
    Axios citon dy burime të afërta me bisedimet, të cilat tregojnë se tre shtetet po ushtrojnë presion diplomatik mbi Hamasin për të dhënë një përgjigje pozitive dhe për të mos e humbur këtë mundësi të re për ndaljen e luftës dhe nisjen e procesit të rindërtimit të Gazës.
    Katari, Egjipti dhe Turqia kanë qenë prej kohësh aktorë kyç në përpjekjet për ndërmjetësim në konfliktin izraelito-palestinez dhe zotërojnë njëfarë ndikimi mbi qëndrimet e Hamasit.

    Top Channel

  • Shtetet arabe do të krijojnë ‘një forcë ushtarake në stilin e NATO-s’?

    Shtetet arabe do të krijojnë ‘një forcë ushtarake në stilin e NATO-s’?

    Egjipti po bën presion për të ringjallur një forcë ushtarake arabe në stilin e NATO-s për mbrojtje të shpejtë në rast sulmesh. Propozimi fiton terren përpara një samiti arab, me Kajron që kërkon mbështetje rajonale.

    Egjipti po kërkon të ringjallë një forcë të përbashkët ushtarake arabe të modeluar sipas NATO-s.

    Kështu thuhet sipas raporteve të shumta në gjuhën arabe të shtunën që e lidhin këtë veprim me luftën Izrael-Hamas dhe me një samit arabo-islamik që pritet në Doha të hënën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Burimet përfshijnë gazetën pro-Hezbollah të Libanit, Al-Akhbar, e cila citoi një burim qeveritar në Kajro.

    Al-Quds Al-Arabi me seli në Londër raportoi se presidenti Abdel Fattah al-Sisi po punon për të rindërtuar mbështetjen arabe për një forcë reagimi të shpejtë që mund të vendoset për të mbrojtur çdo shtet arab nën sulm.

    Ky medium thuhet se tha se propozimi është hedhur në kontaktet e fundit diplomatike përpara samitit.

    Media e paraqiti idenë si një ombrellë mbrojtëse dhe jo si një përshkallëzim me Izraelin.

    Kur leukocitet rriten ose bien: Shenja të infeksionit apo paralajmërim për sëmundje më të rënda

    Ndërkohë, vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, media palestineze Ma’an publikoi detaje të ngjashme dhe tha se Kajro po diskuton kontributin e rreth 20,000 trupave egjiptiane dhe kërkon të vendosë një oficer egjiptian me katër yje në komandë, me Arabinë Saudite si partnerin kryesor nëse plani përparon.

    Ma’an i karakterizoi diskutimet si të vazhdueshme.

    Siç theksohet më tej, diskutimet po përqendrohen në mënyrën se si do të funksiononte një organ i tillë, me Kajron që thekson se duhet të formësohet në përputhje me demografinë dhe kapacitetet ushtarake të vendeve arabe pjesëmarrëse.

    Ideja, e cila u shfaq për herë të parë gati një dekadë më parë, dështoi të përparonte në atë kohë.

    Por raportet sugjerojnë se sulmi i fundit i Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar e ka rikthyer propozimin në plan të parë.

    Andaj, zyrtarët egjiptianë tani po kërkojnë mbështetje nga vendet e tjera arabe për të çuar përpara iniciativën.

    Burimi i cituar nga Al-Akhbar theksoi se konsideratat rajonale dhe politike do të luanin gjithashtu një rol, duke vënë në dukje përfshirjen e mundshme të forcave nga Maroku dhe Algjeria.

    “Mekanizmi duhet të lejojë që forca të vendoset kur është e nevojshme, dhe duhet të formohet në një mënyrë që pasqyron përbërjen e shteteve arabe dhe ushtrive të tyre, duke balancuar politikën rajonale”, u citua të thoshte zyrtari.

    Një pikë tjetër e negociatave është se si do të ndahen përgjegjësitë e komandës.

    Burimi tha se Egjipti synon të mbajë pozicionin e komandës së lartë, ndërsa i dyti do t’i shkonte Arabisë Saudite ose një shteti tjetër të Gjirit.

    Kjo pasqyron përpjekjen e Kajros për të siguruar një rol udhëheqës në çdo marrëveshje të mbrojtjes kolektive, duke i dhënë një vend të spikatur monarkive të Gjirit.

    Edhe pse është ende në fazën e diskutimit, iniciativa sinjalizon përpjekjen e Egjiptit për t’u pozicionuar në qendër të një kuadri të ri sigurie për botën arabe.

    Dhe koha kur po rikthehet ky propozim, që vjen disa ditë pas një sulmi izraelit në Doha, i ka shtuar urgjencën përpjekjeve të Kajros për të mbledhur mbështetje midis partnerëve të saj rajonalë.

    Sidoqoftë, nuk ka pasur ndonjë konfirmim të menjëhershëm zyrtar nga Kajro.

    Në anën tjetër, lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, u citua në mediat arabe duke kritikuar propozimin e raportuar si “një goditje ndaj kuadrit ekzistues të paqes”.

    “Raporti në lidhje me propozimin e Egjiptit për të krijuar një forcë të përbashkët arabe në përgjigje të sulmeve izraelite është një goditje e rëndë për marrëveshjet e paqes”, ka thënë Lapid.

    Siç ka vlerësuar ai, “kjo vjen menjëherë pas goditjes së rëndë ndaj Marrëveshjeve të Abrahamit, të cilat vetë erdhën menjëherë pasi shumica dërrmuese e vendeve që dikur ishin aleatë të Izraelit votuan në favor të krijimit të një shteti palestinez

  • Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

    Egjipti propozon aleancë ushtarake si ajo e NATO-s me vendet arabe: Të mbrohemi nga sulmet

    Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme me NATO-n, e cila do të mbrojë vendet arabe që përballen me sulme, raporton gazeta libaneze Al-Akhbar, duke cituar një zyrtar të paemërtuar në Kajro.
    Raporti thekson se propozimi u bë fillimisht rreth nëntë vjet më parë, por nuk avancoi. Ndërsa raporti nuk e thotë hapur, ai sugjeron se sulmi i fundit i Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamas-it në Katar i ka dhënë shtysë të re kësaj iniciative, shkruajnë mediat izraelite.
    Sipas këtij raporti, Egjipti po propozon të përfshijë rreth 20,000 personel ushtarak të vet në forcë dhe po punon për të zhvilluar mekanizmin se si një forcë e tillë do të aktivizohet, “duke e lejuar atë të përdoret kur është e nevojshme dhe duke e formuar në një mënyrë të përshtatshme me popullsitë e vendeve arabe dhe forcat e tyre të armatosura, duke marrë parasysh ekuilibrat rajonalë dhe politikë në formim, qoftë në aspektin e përfshirjes së personelit ushtarak nga vende si Maroku dhe Algjeria, apo ndarjen e pozicioneve të komandës”, sipas zyrtarit.
    “Kajro dëshiron të mbajë pozicionin e parë të komandës, ndërsa t’ia japë të dytin Arabisë Saudite ose njërit nga shtetet e Gjirit”, shtoi ai.

  • “Është një vijë e kuqe”, Egjipti ngre tonet: S’do ta lejojmë zhvendosjen e palestinezëve

    “Është një vijë e kuqe”, Egjipti ngre tonet: S’do ta lejojmë zhvendosjen e palestinezëve

    Egjipti po miraton një retorikë më të ashpër ndaj Izraelit, duke thënë se nuk do të pranojë zhvendosjen masive të palestinezëve dhe gjenocidin.
    Ndërhyrja vjen pasi mijëra banorë të qytetit të Gazës sfiduan urdhrat e Tel Avivit për t’u larguar. “Zhvendosja nuk është një opsion dhe është një vijë e kuqe për Egjiptin dhe ne nuk do ta lejojmë që të ndodhë”, u tha gazetarëve në Nikozia, ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelati.
    “Zhvendosja do të thotë likuidim dhe fundi i kauzës palestineze dhe nuk ka bazë ligjore ose morale për dëbimin e njerëzve nga atdheu i tyre”, shtoi ai.
    Ndërhyrja e ministrit të Jashtëm egjiptian vjen pas kritikave të ashpra të vendit ndaj Izraelit, edhe pse ka punuar me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara për të ndërmjetësuar një armëpushim në luftën gati dyvjeçare.
    Ministri egjiptian theksoi se “ajo që po ndodh në terren është shumë përtej imagjinatës”. “Atje po ndodh një gjenocid , vrasje masive të civilëve, uri artificiale, e shkaktuar nga izraelitët“, tha ai.
    Izraeli mohon akuzat për gjenocid dhe këmbëngul se veprimet e tij në Gaza justifikohen si vetëmbrojtje. Ofensiva e Izraelit në qytetin e Gazës filloi më 10 gusht dhe plani parashikon fitoren ndaj Hamasit, ndërsa deri më tani IDF kontrollon rreth 40% të qytetit.

  • Shpallet në kërkim 37-vjeçari, ndihmoi 9 të mitur nga Egjipti të kalonin ilegalisht kufirin

    Shpallet në kërkim 37-vjeçari, ndihmoi 9 të mitur nga Egjipti të kalonin ilegalisht kufirin

    Një 37-vjeçar u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka ndihmuar 9 shtetas nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë. Automjeti me 9 të miturit u gjet i braktisur në autostradën “Durrës-Tiranë”.
    Punohet për kapjen e 37-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.