Tag: efektivët

  • Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve

    Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve

    Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje lidhur me aksionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Velçan të Beratit.
    Sipas Mbrotjes pas ndërhyrës në zonë nga toka dhe ajri, është bërë e munduar shmangia e rrezikut nga banesat.
    Po ashtu, bëhet me dije se efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës.
    “Pas angazhimit që në mesditë, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri, është arritur të shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat.
    Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa efektivët e Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

  • Zjarri pranë Parkut të Gërmenjes/ Shpërthime nga minat, rrezik për efektivët

    Zjarri pranë Parkut të Gërmenjes/ Shpërthime nga minat, rrezik për efektivët

    Nga informacioni i përditësuar marrë nga MZSH-Kolonjë dhe struktura rajonale e Agjencisë së Zonave te Mbrojtura, njoftojnë se zjarri i rënë pasditen e datës 11 Gusht në drejtim të Parkut Natyror të Gërmenjes në territorin e bashkise Kolonjë, nuk ka përhapje më të zgjeruar nga mbrëmë, por mbetet ende aktiv dhe me risk, pasi era e favorizon.
    Forcat po punojnë për të krijuar një perimetër parandalimi. Rreth 40 forca janë aktualisht në terren.
    Shërbimi i Bashkisë ka nisur skrep për të hapur rrugë, në mënyrë që të afrohen sa më shumë me mjete zjarrëfikëse në sipërfaqen e prekur.
    Por duke qene se është zonë kufitare, ka shumë mina dhe dëgjohen herë pas here shpërthime, ndaj paraqet rrezikshmëri për efektivët e nuk mund të afrohen shumë në perimetrin e zjarrit.
    Njëkohësisht, grupi xhenjos që ka mbërritur mbrëmë nga Tirana, po shkojnë në vendngjarje për të bërë bërë demontimin e disa minave të konstatuara në territor.
    Në ndërkohë, pala shqiptare është në komunikim edhe me palën greke për veprime të koordinuara.

  • Vidhte hotele, vila e biznese, HAJDUTI ‘serial’ kundërshton efektivët

    Vidhte hotele, vila e biznese, HAJDUTI ‘serial’ kundërshton efektivët

     

    Foto nga autori

    DURRËS – Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, si autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh të kryera gjatë muajit korrik në Durrës dhe Tiranë. Orgito Hajrullaj, dyshohet se fshihet pas të paktën 11 rasteve të vjedhjeve të bizneseve, hoteleve, vilave dhe ambienteve të tjera private. Në momentin e kapjes, 21-vjeçari tentoi të largohej dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, por u neutralizua menjëherë dhe u arrestua. Ai rezulton të jetë në kërkim edhe për vjedhje të mëparshme.

    Gjatë kontrollit ndaj tij, efektivët sekuestruan një thikë, një kaçavidë, dy motomjete, një celular dhe disa sende të tjera që dyshohet të jenë vjedhur.
    Orgito Hajrullaj akuzohet për disa vepra penale njëherësh: “Vjedhja” në më shumë se një rast, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës./ZËRI/

  • Pranga hajdutit ‘serial’/ Vidhte hotele, vila e biznese, 21-vjeçari kundërshton efektivët

    Pranga hajdutit ‘serial’/ Vidhte hotele, vila e biznese, 21-vjeçari kundërshton efektivët

     

    Foto nga autori

    DURRËS – Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, si autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh të kryera gjatë muajit korrik në Durrës dhe Tiranë. Orgito Hajrullaj, dyshohet se fshihet pas të paktën 11 rasteve të vjedhjeve të bizneseve, hoteleve, vilave dhe ambienteve të tjera private. Në momentin e kapjes, 21-vjeçari tentoi të largohej dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, por u neutralizua menjëherë dhe u arrestua. Ai rezulton të jetë në kërkim edhe për vjedhje të mëparshme.
     
    Gjatë kontrollit ndaj tij, efektivët sekuestruan një thikë, një kaçavidë, dy motomjete, një celular dhe disa sende të tjera që dyshohet të jenë vjedhur.
    Orgito Hajrullaj akuzohet për disa vepra penale njëherësh: “Vjedhja” në më shumë se një rast, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës./ZËRI/

  • Rrezikonin të mbyteshin pasi gomonia po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët shpëtojnë 5 persona në Durrës

    Rrezikonin të mbyteshin pasi gomonia po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët shpëtojnë 5 persona në Durrës

    Mesditën e sotme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare konstatuan, në afërsi të Gjirit të Durrësit, 5 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta.
    Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

  • VIDEO/ Eskalon sërish situata në Theth! Efektivët përplasen fizikisht me qytetarin me aftësi të veçanta

    VIDEO/ Eskalon sërish situata në Theth! Efektivët përplasen fizikisht me qytetarin me aftësi të veçanta

    Efektivët dhe përplasja

    THETH- Situata në Theth ka eskaluar edhe sot, pas aksionit të nisur nga IKMT-ja me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Në pamjet që ju sjell ZËRI shihet një grup efektivësh që kanë krijuar një kordon sigurie. Mes tyre kalon një qytetar me aftësi të veçanta, por efektivët nisin të përplasen me të. Në video dëgjohet që ndërhyn dhe një grua dhe kërkon llogari nga efektivët e Policisë së Shtetit.

    Situata me shembjet në Theth vijon pre tre ditësh, kryeministri Rama ka dhënë urdhër për shembjen e çdo godine të ngritur pa leje, qoftë edhe kabinat prej druri të pushimit. Banorët e zonës e kanë kundërshtuar këtë aksion, pasi janë shprehur se kanë investuar të gjitha kursimet e jetës në emigracion dhe janë kthyer në vendin e tyre pasi kanë dëgjuar kryeministrin Rama që u premtoi se do tu legalizonte objektet e ngritura dhe do tu falte të gjitha gjobat për ndërtim pa leje. Dje pati dhe forca të FNSH-së të pranishme që kanë ndërhyrë me armë zjarri. Banorët i kanë vënë flakën një prej mjeteve të punës dhe urës që të mos lejonin futjen e isnpektorëve dhe efektivëve./ZËRI/

  • Deputetët e PD-së mbërrijnë në Theth, përplasen me efektivët: O legen, afrohu se qenke i fortë ti (VIDEO)

    Deputetët e PD-së mbërrijnë në Theth, përplasen me efektivët: O legen, afrohu se qenke i fortë ti (VIDEO)

    Deputetët dhe efektivët

    THETH- Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në Theth, aty ku prej tri ditësh po zhvillohet një aksion nga IKMT-ja. Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia dëgjohen që përplasen me efektivët e policisë që kanë rrethuar zonën. Mes tyre ka pasur dhe ofendime e përplasje verbale.
    “O legen, çfarë the, të tërheq zvarrë the? O legen, afrohu se qenke i fortë ti,”- dëgjohet të thotë Spahia.

    Situata me shembjet në Theth vijon pre tre ditësh, kryeministri Rama ka dhënë urdhër për shembjen e çdo godine të ngritur pa leje, qoftë edhe kabinat prej druri të pushimit. Banorët e zonës e kanë kundërshtuar këtë aksion, pasi janë shprehur se kanë investuar të gjitha kursimet e jetës në emigracion dhe janë kthyer në vendin e tyre pasi kanë dëgjuar kryeministrin Rama që u premtoi se do tu legalizonte objektet e ngritura dhe do tu falte të gjitha gjobat për ndërtim pa leje. Dje pati dhe forca të FNSH-së të pranishme që kanë ndërhyrë me armë zjarri. Banorët i kanë vënë flakën një prej mjeteve të punës dhe urës që të mos lejonin futjen e isnpektorëve dhe efektivëve./ZËRI/

  • Goditi muret e spitalit dhe kundërshtoi me forcë efektivët e policisë, nis hetimi për 37-vjeçarin (Emri)

    Goditi muret e spitalit dhe kundërshtoi me forcë efektivët e policisë, nis hetimi për 37-vjeçarin (Emri)

    Një 37-vjeçar nga Kamza është duke u hetuar nga Prokuroria, pasi ka goditur me forcë muret e spitalit të Pukës. Më pas gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë efektivët e policisë.
    Verifikimet e policisë nxorën se ky shtetas Lulzim Xheladini, ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për “dhunë në familje”.

  • Shqiptari kthehet i dehur në shtëpi dhe kërcënon partneren, karabinieri plagoset duke u përpjekur që ta ndalonte

    Shqiptari kthehet i dehur në shtëpi dhe kërcënon partneren, karabinieri plagoset duke u përpjekur që ta ndalonte

    Foto ilustruese

    ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar ka përfunduar në qeli pasi akuzohet se jo vetëm dhunoi partneren e tij. Shqiptari shkoi i dehur në shtëpinë ku jetonin, por edhe sulmoi efektivët e Policisë italine gjatë ndërhyrjes për ta shoqëruar dhe shmangur rëndimin e situatës.
    Sipas mediave italiane, efektivët e Policisë italiane ishin njoftuar për një sherr në familje që kishte nisur në një banesë në lagjen “Savena” të Bolonjës. Kur mbërriti makina e patrullës, partnerja e 33-vjeçarit i njoftoi se bashkëshorti ishte kthyer në banesë i dehur dhe kishte nisur që t’i bërtiste. Po ashtu, kishte shkatërruar edhe banesën.
    Fillimisht, shqiptari dukej se donte ta pranonte kërkesën e karabinierëve për t’u qetësuar dhe për të bashkëpunuar. Megjithatë, me të parë gruan, ai u përpoq ta sulmonte, duke u bllokuar nga ushtarët. Gjatë përplasjes, një nga karabinierët u shty pas një dere xhami në korridor, e cila u thye, duke i rrezikuar jetën efekticit. 
    Vetëm falë veprimit në kohë të karabinierëve të tjerë, 33-vjeçari u mobilizua, pavarësisht rezistencës së vazhdueshme, u arrestua dhe u transferua në qelinë e paraburgimit./ZËRI

  • As spraji me piper nuk bëri punë për t’i ndaluar/ Arrestohen 2 shqiptarë në Itali, dyshohet se…

    As spraji me piper nuk bëri punë për t’i ndaluar/ Arrestohen 2 shqiptarë në Itali, dyshohet se…

    Dhunuan karabinierët gjatë aksionit, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar në Pulja.
    Gjithçka duket se ka nisur nga një sherr në Santeramo (Bari). Efektivët morën informacione se një person dukshëm në gjendje të dehur kishte ndaluar para një lokali dhe po shkatërronte një automjet të parkuar.
    Patrulla ndërhyri, por karabinieri i parë që iu afrua shqiptarit 46-vjeçar u gjend nën dhunë fizike. Incidenti ndodhi në Corso Tripoli, ku edhe afrimi i efektivit të dytë nuk e qetësoi situatën. Policët përdorën edhe spraj me piper ndaj agresorit, por aty ka ndërhyrë shqiptari i dytë, 25-vjeçar, që gjithashtu goditi me grushte, shuplaka e shkelma efektivët, informon media italiane.
    Më tej u desh ndërhyrja e përforcimeve të tjera për të prangosur dy të dyshuarit dhe izoluar në qelu për disa akuza. Pas veprimeve hetimore dhe vlerësimit juridik, gjykata i ka lënë të dy agresorët nën mazën e arrestit shtëpiak, në pritje të procesit.