Tag: efektive

  • VIDEO-Makina e policisë përplaset me “Benz-in” në aksin Fier-Patos, lëndohen 2 efektivë

    VIDEO-Makina e policisë përplaset me “Benz-in” në aksin Fier-Patos, lëndohen 2 efektivë

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos ku janë përplasur dy automjete duke shkaktuar tre të lënduar. Konkretisht rreth ores 15:10, një automjet i policisë është përplasur me nje automjet tip “Benz” teksa udhëtonin në kahe të kundërta .
    Si pasojë e përplasjes dy efektivë të komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër.
    Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit por paraprakisht nga grupi hetimor për rastin thuhet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështiresuar shikueshmerinë në rrugë.

    Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes./vizionplus.tv

  • Makina e policisë përplaset me “Benz”-in në Fier-Patos/ Tre të plagosur, mes tyre dy efektivë

    Makina e policisë përplaset me “Benz”-in në Fier-Patos/ Tre të plagosur, mes tyre dy efektivë

    Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Patos, ku janë përplasur dy automjete, mes tyre makina e policisë.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:10, një automjet i policisë është përplasur me një automjet tip “Benz”, teksa udhëtonin në korsi të kundërta.
    Si pasojë e përplasjes, dy efektivë të Komisariatit të Fierit janë lënduar dhe janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore, së bashku me drejtuesen femër të automjetit tjetër.
    Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht grupi hetimor për rastin bën të ditur se reshjet e dendura të shiut, të cilat vijojnë që nga mbrëmja e djeshme, kanë vështirësuar dukshmërinë në rrugë.
    Megjithatë, hetimi për shkaqet e aksidentit po vazhdon dhe pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

    Top Channel

  • Aksident në aksin Fier-Patos! Makina e policisë përplaset me”Benz”-in, plagosen dy efektivë dhe qytetari

    Aksident në aksin Fier-Patos! Makina e policisë përplaset me”Benz”-in, plagosen dy efektivë dhe qytetari

    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, ku janë përplasur dy automjete, njëri prej tyre i policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në afërsi të vendit të quajtur “Kështjella”.
    Sipas informacioneve, automjeti i policisë dhe një automjet tip “Benz”, që lëviznin në kahe të kundërta, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar tre persona të lënduar.
    Dy prej të plagosurve janë efektivë të Komisariatit të Fierit, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre raportohet e stabilizuar.

  • Makina e policisë përplaset me “Benz-in” në Fier, mbeten të plagosur dy efektivë policie

    Makina e policisë përplaset me “Benz-in” në Fier, mbeten të plagosur dy efektivë policie

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos ku janë përplasur dy automjete duke shkaktuar tre të lënduar.
    Konkretisht rreth orës 15:10, një automjet i policisë është përplasur me një automjet tip “Benz” teksa udhëtonin në kahe të kundërta.
    Si pasojë e përplasjes dy efektivë të komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër të “Benz-it”.
    Sipas burimeve policore nga vendngjarja, përplasja dyshohet të ketë ndodhur pasi drejtuesja e automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës, ndërsa mësohet se tre të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    “Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh. Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
    Nga grupi hetimor për rastin thuhet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështirësuar shikueshmërinë në rrugë.
    Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe prite të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit, 265 efektivë policie në gatishmëri për mbarëvajtjen në Vlorë

    Zgjedhjet e 9 nëntorit, 265 efektivë policie në gatishmëri për mbarëvajtjen në Vlorë

    Policia e Vlorës do të vendos në gadishmëri 265 efektivë policie për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së dielës, më 9 nëntor, kur qytetarët e Vlorës do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë.
    Sipas burimeve zyrtare, forcat e rendit janë trajnuar paraprakisht për menaxhimin e situatave të mundshme gjatë ditës së votimit dhe për garantimin e rendit e sigurisë në çdo qendër votimi. Efektivët do të jenë në detyrë që prej ditë së shtunë, ku do të marrin në dorëzim qendrat e votimit dhe materialet zgjedhore, të cilat do të ruhen deri në momentin e hapjes së procesit të dielën.
    Policia do të monitorojë të gjitha ambientet ku zhvillohet procesi, përfshirë qendrat e numërimit dhe selitë e KZAZ-ve, ndërsa do të qëndrojë në gatishmëri edhe gjatë procesit të numërimit të votave, por jashtë ambienteve të komisioneve zonale, për të shmangur çdo situatë problematike që mund të lindë.
    Sakaq, masat e sigurisë do të jenë në fuqi deri në përfundim të plotë të procesit zgjedhor dhe dorëzimin e të gjitha materialeve pranë KZAZ-ve. Ndërkohë, në Vlorë janë 231 qendra votimi dhe katër KZAZ, ndërsa në garë për drejtimin e bashkisë janë tre kandidatë.

  • Tjetërsuan pronat në Lezhë, lëshohen 10 urdhërarreste! Mes tyre zyrtarë publikë e efektivë

    Tjetërsuan pronat në Lezhë, lëshohen 10 urdhërarreste! Mes tyre zyrtarë publikë e efektivë

    10 urdhër arreste janë lëshuar në kuadër të një aksioni për tjetërsimin e pronave në Lezhë.
    Mes të ndaluarve mësohet se ka zyrtarë publikë dhe policë. Masat janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, ndërsa hetimet për këtë çështje janë nisur prej kohësh.Sipas informacioneve, bëhet fjalë për prona dhe ndërtime pa leje në zonën e Patokut dhe të Shëngjinit. Mes të përfshirëve të ndaluar janë zyrtarë të hipotekës së Lezhës dhe efektivë policie.
    Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më parë të drejtuar nga prokurorja Iva Harka, ndërkohë që ende nuk dihen detaje apo emrat e personave të përfshirë.

  • Hodhën në erë me bombola gazi shtëpinë dhe vranë 3 efektivë, si e përsëritën skenarin vëllezërit italianë, refuzuan t’i “dorëzohen” përmbarimit

    Hodhën në erë me bombola gazi shtëpinë dhe vranë 3 efektivë, si e përsëritën skenarin vëllezërit italianë, refuzuan t’i “dorëzohen” përmbarimit

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vernona të Italisë, ku tre efektivë kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, pas hedhjes në erë të një banesë me bombola gazi.

    Mediat italiane raportojnë se efektivët kishin shkuar në një banesë  të tre vëllezërve, për t’i larguar ata përmes procedurës së përmbarimit. Ata kanë refuzuar që të largohen, duke lënë hapur dhe më pas shpërthyer disa bombola gazi.
    Nga shpërthimi i fuqishëm menjëherë sapo policia u fut në banesë, kanë humbur jetën tre efektivë dhe 15 të tjerë mbetën rëndë të plagosur.
    Por kjo ngjarje nuk ishte ‘skenar’ i panjohur për policinë. Sipas ‘Corriere’, një vit më parë tre vëllezërit kishin kërcënuar përmbaruesit se nëse futen në banesë, do t’i hedhin në erë.
    Franco dhe Maria Luisa Ramponi kërcënuan me aktin e çmendur që ata kryen sot, se ishin përgatitur të hidhnin veten në erë së bashku me fermën e tyre shekullore në Castel D’Azzano , ku jetonin dhe punonin së bashku.
    Në atë rast, ata  u shpëtuan nga zjarrfikësit, të cilët i evakuuan dhe shmangën tragjedinë, teksa ata kishin hipur në çatinë e ndërtesës me një bombol benzine me vete, ndërsa kishin hapur gazin brenda ndërtesës dhe kishin mbyllur të gjitha dyert dhe dritaret, gati për të hedhur në erë të gjithë strukturën.
    Thuhet se problemet familjare qëndrojnë pas tentativës së vetëvrasjes së tyre, e cila përfshinte edhe hedhjen në erë të fermës së tyre.
    “Ne ishim gati të hidheshim në erë, në fund të fundit, kjo është ajo që ata duan”, shpjegoi Maria Luisa në atë kohë, duke theksuar se si filloi e gjithë kjo çështje në vitin 2014, kur vëllai tjetër, për shkak të një sërë borxhesh të akumuluara, dyshohet se mori një kredi hipotekare duke falsifikuar firmën e një anëtari të familjes.
    Në vitin 2019, ai pranoi gjithçka para të afërmve, duke u paraqitur vetë te forcat e rendit në vitin 2021. Ndërkohë, megjithatë, ndërtesat dhe toka u sekuestruan.
    Në 2024 dy vëllezërit, pasi kishin paralajmëruar se nuk do të largoheshin dhe se ishin gati të bënin gjithçka për të shmangur largimin nga prona, i kishin mbushur dhomat me gaz, duke mbyllur dyert dhe dritaret.
    E njëjta skenë, këtë herë me një epilog dramatik, u përsërit orët e para të kësaj të marte.

    Top Channel

  • “Do të hap barkun me plumba”/ Dy efektivë policie konfliktohen me njëri-tjetrin në Shkodër

    “Do të hap barkun me plumba”/ Dy efektivë policie konfliktohen me njëri-tjetrin në Shkodër

    Dy efektivë policie janë konfliktuar me njëri-tjetrin mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.

    Të konfliktuar me njëri-tjetrin janë dy efektivët Altin Preka dhe Albert Kapaj.
    I pari në shërbim si i Shqiponjave dhe i dyti jashtë shërbimi në FNSH. Gazetari Klodian Zhivani raporton se dy efektivët kanë patur një problem personal që në të kaluarën kur kanë punuar së bashku në FNSH.
    Kapaj ka qenë në makinë sëbashku me vëllain kur janë ndaluar nga patrulla e Shqiponjave. Sapo janë ndaluar kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin ku në një moment Kapaj ka dalë nga makina dhe ka nisur të përplaset verbalisht me patrullën dhe me Altin Prekën.
    Me këtë të fundit debati ka degraduar më shumë deri në konflikt fizik. Më tej mes dy efektivëve ka patur edhe kërcënime për jetën. Pas ndërhyrjes së kolegëve është bërë i mundur shoqërimi i tyre në polici e në prokurori.

    Top Channel

  • “Berisha të japë dorëheqjen nga PD”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për “Partizanin”

    “Berisha të japë dorëheqjen nga PD”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për “Partizanin”

    Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”. Gjatë intervistës ai tha se drejtësia sipas tij do të jetë efektive dhe se do të ketë një vendim të drejtë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
    “Kemi një grup me tre gjyqtare. Dhe Besoj brenda 12 muaj do të kemi një vendim nga shkalla e parë pavërësisht se pala mbrojtëse do të mundohet të përfitojnë kohë sa më shumë. Besoj se drejtësia do të jetë efektive përballë një prej eksponentëve më negativ të politikës shqiptare. Zhurma që bëhet para SPAK dhe gjykatës është shumë e vogël dhe i papërfillshëm në krahasim me ata që presin drejtësinë”, shtoi ai.
    Gjithashtu theksoi se sipas tij, Berisha nuk ka dhënë dëshmi para gjykatës në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, duke shtuar se nuk ka më as fuqi që të mbrojë te bashkëpunëtorët e tij dhe se është diskretituar politikisht.
    “Nuk ka më mbështetje në faktorin ndërkombëtarë, ai europian dhe euroatlantike. Ai e di se ky proces nuk do të jetë i vetmi dhe do të vazhdojë edhe më tej”, theksoi ai.

  • Anija “Lissus” me 22 efektivë në misionin e NATO-s në Egje, Ministri i Mbrojtjes: Ekuipazhet shqiptare shpëtuan 120 jetë këtë vit

    Anija “Lissus” me 22 efektivë në misionin e NATO-s në Egje, Ministri i Mbrojtjes: Ekuipazhet shqiptare shpëtuan 120 jetë këtë vit

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se anija “Lissus” me 22 efektivë në bord është nisur nga baza e Sarandës drejt operacionit të NATO-s “Sea Guardian” në detin Egje, ku do të shërbejë për 6 muaj në kuadër të sigurisë detare të Mesdheut.
    “Në tokë e në det, Forcat e Armatosura në misionet ndërkombëtare mbajnë mbi shpatulla peshën e krenarisë dhe përgjegjësisë në Aleancë, ku shpesh kanë qenë vendimtare në aksionet për shpëtimin e jetës. Pata kënaqësinë të vizitoj anijen tonë dhe të përcjell urimet e mia për një mision të suksesshëm, si edhe mirënjohjen për profesionalizmin dhe përkushtimin e trupës sonë detare të udhëhequr nga kapiteni Jetnor Balla“, shkruan Vengu.

    Vetëm gjatë këtij viti, ekuipazhet shqiptare kanë kryer 5 operacione të suksesshme në Egje, duke shpëtuar mbi 120 jetë. Në total, misionet e Forcave të Armatosura në Egje kanë realizuar 29 operacione, duke shpëtuar mbi 700 persona.