Tag: efektive

  • Aksident/ Furgoni i FNSH përplaset me një makinë tjetër dhe bie në kanal, dy efektivë përfundojnë në spital

    Aksident/ Furgoni i FNSH përplaset me një makinë tjetër dhe bie në kanal, dy efektivë përfundojnë në spital

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Furgoni i FNSH përplaset me një makinë tjetër dhe përfundon në kanal, lëndohen dy efektivë në Fier

    Furgoni i FNSH përplaset me një makinë tjetër dhe përfundon në kanal, lëndohen dy efektivë në Fier

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa  e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
    Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

  • Veliaj u njoh me dosjen, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: E pavërtetë, materiali është voluminoz, na duhet më shumë kohë

    Veliaj u njoh me dosjen, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: E pavërtetë, materiali është voluminoz, na duhet më shumë kohë

    Erion Veliaj

    TIRANË- Mbrojtja e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka reaguar ndaj njoftimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) se ai është njohur me aktet e dosjes në ngarkim të tij, duke e cilësuar këtë informacion si të pavërtetë. Në një deklaratë për mediat, avokatët e Veliajt theksuan se procesi gjyqësor nuk mund të vijojë pa i garantuar atij dhe mbrojtësve të tij mundësinë për një njohje të plotë dhe efektive të materialeve të çështjes.
    Në reagimin e tyre, ata nënvizuan se dosja përmban rreth 60,000 faqe, përfshirë analiza financiare dhe transkriptime audio, të cilat kërkojnë një kohë të konsiderueshme për shqyrtim. Sipas tyre, është e pamundur për një avokat që të shqyrtojë të gjithë këtë material brenda afateve të ofruara, dhe për këtë arsye kërkohet kohë shtesë për të siguruar një mbrojtje të plotë dhe efektive. Përveç kësaj, mbrojtja i ka bërë thirrje Prokurorisë të sigurojë transparencën e plotë të procesit, duke kërkuar që të gjithë materialet e çështjes t’i dorëzohen në mënyrë të plotë dhe pa vonesa. Ata theksuan se çdo devijim nga këto kërkesa do të vënë në rrezik drejtësinë e procesit.
    Reagimi:
    Në përgjigje të njoftimit të SPAK datë 05.12.2025
    Mbrojtësit ligjorë të z. Erion Veliaj vlerësojnë të nevojshëm sqarimin e disa elementeve proceduralë, që janë thelbësore për publikun dhe për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë. Kjo deklaratë synon të qartësojë rrethanat konkrete që lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për përgatitjen e mbrojtjes.
    1. Mbrojtja e z. Veliaj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se e drejta për t’u njohur plotësisht me aktet është kusht themelor për ushtrimin e një mbrojtjeje efektive. Procesi nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale, me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi, një standard i pandryshueshëm në çdo sistem të së drejtës dhe pjesë përbërëse e parimit të “due process” (neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). Kjo kërkesë buron drejtpërdrejtë nga neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili garanton çdo qytetari nën akuzë kohën dhe lehtësitë e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes vetë, të drejtën për t’u mbrojtur vetë ose me avokat të zgjedhur prej tij, si dhe të drejtën për të komunikuar lirshëm dhe privatisht me mbrojtësin.
    2. Të gjitha kërkesat për kohë shtesë janë paraqitur vetëm për të garantuar të drejtën themelore të njohjes së plotë dhe efektive me materialet e çështjes. Çdo shtyrje është vendosur nga gjykata pas vlerësimit se kërkesat ishin të arsyetuara dhe të domosdoshme për ushtrimin e mbrojtjes. Në asnjë rast mbrojtja nuk ka synuar vonesë, por ka kërkuar vetëm respektimin e standardeve ligjore të një procesi korrekt, të cilat deri më tani nuk janë garantuar plotësisht nga gjykata.
    3. Dosja përmban rreth 60.000 faqe, të cilat përfshijnë dokumente teknike, analiza financiare, transkriptime audio dhe materiale të tjera të dendura. Është fakt i njohur në literaturën shkencore se: një i rritur lexon rreth 50 faqe/orë në tekste të thjeshta; në materiale komplekse, ritmi bie në 10–20 faqe/orë. Vetëm për leximin e thjeshtë (jo për analizën juridike) të 60.000 faqeve, brenda 30 ditëve, duke punuar 8 orë në ditë, do të duheshin 20–40 avokatë me kohë të plotë, pa kryer asnjë detyrë tjetër. Një detyrë e tillë është objektivisht e pamundur në çdo sistem drejtësie dhe bie ndesh me standardin kushtetues dhe europian të proporcionalitetit dhe të “reasonable time” në përgatitjen e mbrojtjes.
    4. Pavarësisht mungesës së kohës së mjaftueshme dhe mungesës së aksesit të plotë në materiale – përfshirë faktin që z. Veliaj nuk ka ende në dispozicion asnjë provë të dosjes – mbrojtja ka punuar intensivisht për të qenë plotësisht bashkëpunuese me gjykatën dhe për të mos u bërë shkak vonesash. Qindra orë pune janë dedikuar për shqyrtimin e pjesëve të vëna në dispozicion, por kjo nuk mund të konsiderohet e mjaftueshme për të garantuar standardet e kërkuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut për një përgatitje reale dhe efektive të mbrojtjes.
    5. Prokuroria ka pranuar në deklaratën për shtyp kryerjen e veprimeve hetimore jashtë afatit formal të hetimit, rrethanë që ngre dyshime legjitime mbi përputhshmërinë e materialeve të prokurorisë me dosjen e depozituar në gjykatë. Për sigurimin e korrektësisë së procesit, është thelbësore që mbrojtja dhe z. Veliaj të kenë akses të plotë në dosjen gjyqësore, pasi mbi atë dosje do të zhvillohet shqyrtimi gjyqësor. Ky është një standard minimal i çdo procesi të drejtë dhe nuk përbën as pengesë, as kontestim, por një kërkesë bazike për transparencë dhe qartësi procedurale.
    6. Marrëdhënia avokat–klient është një raport profesional i rregulluar me ligj dhe me kode etike, dhe nuk ka asnjë lidhje me detyrimin procedural të organeve të hetimit dhe ndjekjes penale për të garantuar akses të plotë të të pandehurit në provat që përdoren ndaj tij në gjykatë. Në këtë fazë gjyqësore fokusi mbetet i vetëm: krijimi i kushteve që mundësojnë përgatitjen reale dhe efektive të mbrojtjes.
    Mbrojtja nxit Prokurorinë të zbatojë plotësisht standardet e pjekurisë institucionale, duke u përqendruar në detyrimet që burojnë nga Kushtetuta në sallën e gjyqit dhe jo jashtë saj në deklarata publike që nuk zëvendësojnë transparencën dhe qartësinë e procesit gjyqësor.
    Ne presim nga gjykata garantimin e këtij detyrimi themelor, pasi çdo devijim nga ky standard do ta reduktonte procesin në një ushtrim formal, duke cenuar qëllimin thelbësor të tij: realizimin e drejtësisë dhe jo prodhimin e një rezultati statistik.
    Mbrojtja e z. Erion Veliaj,06/12/2025/ZËRI
     

  • Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

    Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

    Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj u janë përgjigjur SPAK duke bërë të ditur se klienti i tyre ende nuk ka në dorë asnjë provë të dosjes hetimore, çka vështirëson një proces të drejtë.
    DEKLARATË PËR SHTYP e mbrojtjes së z. Erion Veliaj
    Në përgjigje të njoftimit të SPAK datë 05.12.2025
    Mbrojtësit ligjorë të z. Erion Veliaj vlerësojnë të nevojshëm sqarimin e disa elementeve proceduralë, që janë thelbësore për publikun dhe për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë. Kjo deklaratë synon të qartësojë rrethanat konkrete që lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për përgatitjen e mbrojtjes.
    1. Mbrojtja e z. Veliaj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se e drejta për t’u njohur plotësisht me aktet është kusht themelor për ushtrimin e një mbrojtjeje efektive. Procesi nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale, me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi, një standard i pandryshueshëm në çdo sistem të së drejtës dhe pjesë përbërëse e parimit të “due process” (neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). Kjo kërkesë buron drejtpërdrejtë nga neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili garanton çdo qytetari nën akuzë kohën dhe lehtësitë e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes vetë, të drejtën për t’u mbrojtur vetë ose me avokat të zgjedhur prej tij, si dhe të drejtën për të komunikuar lirshëm dhe privatisht me mbrojtësin.
    2. Të gjitha kërkesat për kohë shtesë janë paraqitur vetëm për të garantuar të drejtën themelore të njohjes së plotë dhe efektive me materialet e çështjes. Çdo shtyrje është vendosur nga gjykata pas vlerësimit se kërkesat ishin të arsyetuara dhe të domosdoshme për ushtrimin e mbrojtjes. Në asnjë rast mbrojtja nuk ka synuar vonesë, por ka kërkuar vetëm respektimin e standardeve ligjore të një procesi korrekt, të cilat deri më tani nuk janë garantuar plotësisht nga gjykata.
    3. Dosja përmban rreth 60.000 faqe, të cilat përfshijnë dokumente teknike, analiza financiare, transkriptime audio dhe materiale të tjera të dendura. Është fakt i njohur në literaturën shkencore se: një i rritur lexon rreth 50 faqe/orë në tekste të thjeshta; në materiale komplekse, ritmi bie në 10–20 faqe/orë. Vetëm për leximin e thjeshtë (jo për analizën juridike) të 60.000 faqeve, brenda 30 ditëve, duke punuar 8 orë në ditë, do të duheshin 20–40 avokatë me kohë të plotë, pa kryer asnjë detyrë tjetër. Një detyrë e tillë është objektivisht e pamundur në çdo sistem drejtësie dhe bie ndesh me standardin kushtetues dhe europian të proporcionalitetit dhe të “reasonable time” në përgatitjen e mbrojtjes.
    4. Pavarësisht mungesës së kohës së mjaftueshme dhe mungesës së aksesit të plotë në materiale – përfshirë faktin që z. Veliaj nuk ka ende në dispozicion asnjë provë të dosjes – mbrojtja ka punuar intensivisht për të qenë plotësisht bashkëpunuese me gjykatën dhe për të mos u bërë shkak vonesash. Qindra orë pune janë dedikuar për shqyrtimin e pjesëve të vëna në dispozicion, por kjo nuk mund të konsiderohet e mjaftueshme për të garantuar standardet e kërkuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut për një përgatitje reale dhe efektive të mbrojtjes.
    5. Prokuroria ka pranuar në deklaratën për shtyp kryerjen e veprimeve hetimore jashtë afatit formal të hetimit, rrethanë që ngre dyshime legjitime mbi përputhshmërinë e materialeve të prokurorisë me dosjen e depozituar në gjykatë. Për sigurimin e korrektësisë së procesit, është thelbësore që mbrojtja dhe z. Veliaj të kenë akses të plotë në dosjen gjyqësore, pasi mbi atë dosje do të zhvillohet shqyrtimi gjyqësor. Ky është një standard minimal i çdo procesi të drejtë dhe nuk përbën as pengesë, as kontestim, por një kërkesë bazike për transparencë dhe qartësi procedurale.
    6. Marrëdhënia avokat–klient është një raport profesional i rregulluar me ligj dhe me kode etike, dhe nuk ka asnjë lidhje me detyrimin procedural të organeve të hetimit dhe ndjekjes penale për të garantuar akses të plotë të të pandehurit në provat që përdoren ndaj tij në gjykatë. Në këtë fazë gjyqësore fokusi mbetet i vetëm: krijimi i kushteve që mundësojnë përgatitjen reale dhe efektive të mbrojtjes.
    Mbrojtja nxit Prokurorinë të zbatojë plotësisht standardet e pjekurisë institucionale, duke u përqendruar në detyrimet që burojnë nga Kushtetuta në sallën e gjyqit dhe jo jashtë saj në deklarata publike që nuk zëvendësojnë transparencën dhe qartësinë e procesit gjyqësor.
    Ne presim nga gjykata garantimin e këtij detyrimi themelor, pasi çdo devijim nga ky standard do ta reduktonte procesin në një ushtrim formal, duke cenuar qëllimin thelbësor të tij: realizimin e drejtësisë dhe jo prodhimin e një rezultati statistik.
    Mbrojtja e z. Erion Veliaj,06/12/2025

  • Rregulla të reja, FIFA ‘rrit’ lojën efektive, dëmtimi lë skuadrën në inferioritet

    Rregulla të reja, FIFA ‘rrit’ lojën efektive, dëmtimi lë skuadrën në inferioritet

    Futbolli revolucionohet sërish. E gjitha për të evituar humbjen e kohës efektive të një ndeshje futbolli për shkak të dëmtimëve të ndryshme. Qofshin ato dhe ‘taktike’. Ky është drejtimi që FIFA dhe IFAB ka marrë me një rregull të ri që mund të ndryshojë pamjen e ndeshjeve të futbollit.

    Njoftimi vjen direkt nga Pierluixhi Kolina, president i Komitetit të Gjyqtarëve të FIFA-s: gjatë Kupës Arabe 2025, e planifikuar për 1-18 dhjetor në Katar. Në këtë aktivitet do të futet një rregull eksperimental që kërkon që lojtarët e lënduar të qëndrojnë jashtë fushës për dy minuta pasi stafi mjekësor ta ketë trajtuar.

    Parimi është aq i thjeshtë sa është edhe inovativ: nëse një lojtar kërkon trajtim në fushë, ai duhet të largohet nga fusha dhe të qëndrojë në stol për dy minuta, duke e lënë ekipin e tij përkohësisht në numër të pamjaftueshëm.

    Ekzistojnë vetëm dy përjashtime: nëse lojtari i lënduar është portier, ose nëse lëndimi është shkaktuar nga një faull që rezulton me karton të verdhë ose të kuq për kundërshtarin.

    Kolina: “Qëllimi është të rritet koha efektive e lojës dhe të dekurajohet sjellja penguese.”

    Por FIFA duket se është e vendosur të vazhdojë në rrugën e transparencës dhe kohës efektive, e testuar tashmë në Kupën e Botës 2022 me periudha shumë më të gjata lëndimesh.

    Nëse prova e radhës është e suksesshme, rregulli mund të zbatohet në turne më prestigjioze, pse jo dhe në Kupën e Botës 2026.

    Mesazhi është i qartë: futbolli modern kërkon më shumë kohë të luajtur dhe më pak kohë të humbur. Dhe ata që përpiqen të shtiren si të dëmtuar.

    Vazhdo leximin

  • FOTOT- Dyshohet se është../ Prej më shumë se 12 orë e larguar nga banesa, 15 efektivë të forcave të mbrojtjes në kërkim të 76-vjeçares 

    FOTOT- Dyshohet se është../ Prej më shumë se 12 orë e larguar nga banesa, 15 efektivë të forcave të mbrojtjes në kërkim të 76-vjeçares 

    Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut vijon operacionin në fshatin Progër për kërkimin e 76-vjeçares Flora Hoxha, e cila prej më shumë se 12 orësh është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. 
    Dyshimet janë se e moshuara mund të jetë mbytur në përroin e fshatit Progër, ndërsa zona është në kaos pas përmbytjeve masive nga reshjet e dendura të shiut. Në terren për gjetjen e 76-vjeçares janë angazhuar 15 efektivë dhe 1 mjet i kalueshmërisë së lartë. 

  • Zelensky: Për t’i dhënë fund luftës në Ukrainës, SHBA duhet të jetë “efektive dhe e fortë”

    Zelensky: Për t’i dhënë fund luftës në Ukrainës, SHBA duhet të jetë “efektive dhe e fortë”

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se udhëheqja amerikane duhet të mbetet “efektive dhe e fortë” për t’i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë, më shumë se tre vjet e gjysmë pas nisjes së luftës.
    “Në qendër të çdo përpjekjeje për të ndalur gjakderdhjen dhe për të arritur paqe të qëndrueshme qëndron bashkërendimi me të gjithë partnerët tanë, dhe mbi të gjitha që udhëheqja amerikane të jetë e fortë dhe funksionale,” shkroi Zelensky në Telegram, pas takimit që zhvilloi në Ankara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
    Zelensky theksoi se vetëm SHBA-të dhe presidenti amerikan Donald Trump “kanë fuqinë e mjaftueshme për ta përmbyllur këtë luftë”.

    Ai shtoi se Erdoğan ka paraqitur disa propozime për formatin e negociatave të paqes, duke vënë në dukje rolin e rëndësishëm të Turqisë si ndërmjetëse në proces.

  • E rëndë, gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, rreth 40 vjeçe

    E rëndë, gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, rreth 40 vjeçe

    Rreth orës 19:00 të mbrëmjes banorët e Krastës lajmëruan policinë pasi identifikuan në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një njeriu.

    Janë lajmëruar menjëherë palombarët të cilët për shkak të errësirës nuk kanë ndërhyrë. Në të tilla kushte janë angazhuar 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie të cilën bënë të mundur nxjerrjen e trupit.
    Gruaja rreth 40 vjeçe ende e paidentifikuar, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.
    Trupi është dërguar në morgun e Elbasanit, por ende asnjë familjar nuk është interesuar për personin e mbytur.
     

    Top Channel

  • Përplasje me armë mes policisë dhe hajdutëve/ Plagosen 3 efektivë

    Përplasje me armë mes policisë dhe hajdutëve/ Plagosen 3 efektivë

    Një incident që përfshinte oficerë policie dhe të shtëna me armë ndodhi mbrëmjen e sotme, ku 3 efektivë u plagosën, kurse katër autorët e dyshuar si hajdutë u arratisën.
    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, në Agios Dimitrios të Greqisë. “Protothema” informon se incidenti nisi kur një person i panjohur telefonoi autoritetet dhe raportoi se një vjedhje ishte duke u zhvilluar në një shtëpi në zonë.
    Oficerët e policisë nga ekipi DIAS nxituan menjëherë në vendngjarje, ku pikasën autorët duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Hajdutët hipën shpejt në një automjet dhe në përpjekje për t’u arratisur, u përplasën me dy motoçikleta DIAS, duke rezultuar në lëndime të lehta të tre oficerëve të policisë.
    Në atë kohë, oficerët e policisë qëlluan tre herë në gomat e automjetit, por autorët arritën të largoheshin. Pasuan kërkimet dhe pak më vonë, automjeti u gjet në Daphne.
    Autorët, ndoshta katër persona romë, janë shpallur në kërkim, kurse efektivët u dërguan në spital për mjekim.

  • Von der Leyen: Përdorimi i aseteve ruse, mënyra më efektive për të financuar Ukrainën

    Von der Leyen: Përdorimi i aseteve ruse, mënyra më efektive për të financuar Ukrainën

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi të enjten se mënyra më efektive për të mbështetur financiarisht Ukrainën është përmes një huaje që bazohet në asetet ruse të ngrira.
    Gjatë fjalës së saj në Parlamentin Europian, ajo tha se vendet anëtare të BE-së kanë tre opsione për të siguruar fondet e nevojshme: Përdorimin e hapësirës buxhetore të BE-së për ngritjen e kapitalit, një marrëveshje mes shteteve për ta bërë këtë individualisht, ose huaja e dëmshpërblimeve që do të shlyhet nga Rusia nëse ajo paguan reparacionet.
    “Kjo është mënyra më efektive për të mbështetur mbrojtjen dhe ekonominë e Ukrainës”, theksoi Von der Leyen.