Tag: eduart

  • ‘Lufta’ mbaroi? Çfarë po ndodh mes Drilon Ramës dhe Eduart Kuqit

    ‘Lufta’ mbaroi? Çfarë po ndodh mes Drilon Ramës dhe Eduart Kuqit

    Drilon Rama dhe Eduart Kuqi ishin ndër konkurrentët që krijuan një lidhje të fortë shoqërore gjatë qëndrimit në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova. Gjatë javëve të kaluara në shtëpi, dyshja u shfaqën shpesh në harmoni, duke ndarë momente mbështetjeje dhe mirëkuptimi, që i bënë të duken si një ndër miqësitë më të qëndrueshme të këtij sezoni.
    Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, duket se marrëdhënia e tyre nuk e ruajti të njëjtën afërsi. Tensionet dhe disa deklarata të nënkuptuara kanë çuar në një distancim mes tyre, gjë që u reflektua edhe në rrjetet sociale, ku të dy nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.
    Por së fundmi, një veprim i vogël, por domethënës, ka ngjallur reagime tek fansat: Edit është parë të pëlqejë një nga postimet më të fundit të Drilonit në Instagram. Ky ‘like’ ka mjaftuar për të ngjallur spekulime për një afrimitet të mundshëm mes tyre dhe për zbutjen e mosmarrëveshjeve të mëparshme.
    Edhe pse ata ende nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ky gjest ka hapur diskutime për një pajtim të mundshëm dhe ndoshta një ringritje të miqësisë.
    Mbetet për t’u parë nëse kjo është një shenjë e parë drejt ribashkimit apo thjesht një ndërveprim kalimtar pa ndonjë domethënie të thellë.

  • U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami!

    U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami!

    Eduart Lami, i cili u arrestua pas ngjarjes ku mbeti i vrarë Lulzim Visha, është liruar nga qelia.
    Lami u dënua vetëm për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, për të cilën gjykata i caktoi një dënim prej 10 muajsh burg. Ai e ka shlyer këtë dënim me kohën e kaluar në paraburgim.
    Ndërkohë, akuza për vrasje ndaj tij nuk është ngritur, pasi deri më tani nuk janë gjetur prova që ta lidhin me ekzekutimin e Vishës.
    Vrasja e Lulzim Vishes
    Konfliktet për një prone dyshohet se çuan në ekzekutimin e 48-vjeçarit, Lulzim Visha, krimi ndodhur mëngjesin e 24 Janarit në Zall Mner.
    Viktima pretendonte një sipërfaqe të madhe toke, të cilët aktualisht e posedon Ervis Lami. Konfliktet mes tyre kanë shkuar deri edhe në përplasje fizike.
    Ndërkohë ka dyshime se 31-vjeçari dhe kushëriri i tij i arrestuar Eduart Lami janë autorë të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit.
    Ervis Lami është një emër i njohur për policinë në vend, pasi vite me parë ai ndihmoi të dënuarin Admir Tafili që të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.
    Prej asaj kohe, ai dyshohet të jetë përfshirë në krime të rënda. Ndërsa vitet e fundit ka qëndruar shpesh në Dubai.
    Arrestimi i Lamit
    Eduart Lami është ndaluar gjatë kontrolleve në zonën e Kamzës për akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij, Ervis Lami.
    Gjithashtu, dyshohen si të përfshirë në atentatin ndaj 48-vjeçarit Lulzim Visha, ndaj të cilit u qëllua me të pakten 12 plumba teksa ndodhej në automjetin e punës.
    Ndërkohë hetimet e policisë janë përqëndruar në një konflikt që viktima dhe vëllai i tij kanë pasur kohët e fundit.
    Zbulimi i dy kushërinjve
    Blutë kanë kryer kontrolle në banesën në rrugën Paqësore, Zall Mner, gjatë hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit, Lulzim Visha.
    Mësohet se gjatë kontrolleve u gjetën një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e shtëpisë janë gjetur 4 gëzhoja armë.
    “Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale”, informojnë blutë.
    Raportohet se banesa ku u gjetën sendet e kundraligjshme është në posedim të Ervis Lamit dhe përdorej nga 31-vjeçari, si edhe kushëriri i tij, Eduart Lami.
    Në pranga u vendos 37-vjeçari, banues në Kamëz, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.
    Ndërsa u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e Ervis Lamit.

  • I arrestuar për vrasjen e postierit, Eduart Lami del i pafajshëm për mungesë provash

    I arrestuar për vrasjen e postierit, Eduart Lami del i pafajshëm për mungesë provash

    Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të liruar nga qelia Eduart Lamin, i cili u arrestua disa muaj më parë si autor i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha. Vendimi u mor pas konstatimit se nga hetimet nuk janë siguruar prova që të lidhin drejtpërdrejt Lamin me ekzekutimin e postierit.
    Sipas burimeve gjyqësore, ndaj Lamit ka mbetur vetëm akuza për armëmbajtje pa leje. Ai u shpall fajtor për këtë vepër penale dhe u dënua me 10 muaj burgim me gjykim të shkurtuar. Meqenëse periudha e paraburgimit e kishte kaluar tashmë këtë afat, gjykata vendosi lirimin e tij të menjëhershëm. Gazetarja Anila Hoxha bëri të ditur se ky vendim erdhi pas verifikimit të kohës së qëndrimit të Lamit në qeli, e cila ishte e barabartë me dënimin e dhënë.
    Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 janar 2025, kur Lulzim Visha u gjet i vrarë brenda automjetit të tij në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner. Viktima, i punësuar si postier në një postë private në Tiranë, dyshohet se ishte në nisje për në punë kur u qëllua për vdekje me armë zjarri. Hetuesit dyshojnë se autori përdori silenciator, pasi banorët e zonës thanë se nuk kishin dëgjuar të shtëna.
    Nga këqyrja e vendngjarjes u gjetën 12 gëzhoja pistolete. Vetëm një ditë pas ngjarjes, policia arrestoi Eduart Lamin dhe shpalli në kërkim kushëririn e tij, 31-vjeçarin Ervis Lami. Në banesën që ata përdornin në rrugën “Paqësore” në Zall Mner të Kamzës, u sekuestruan një armë automatike me silenciator, municion luftarak, 15 fishekë, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete “Glock” dhe katër gëzhoja të tjera të armës në oborr.
    Megjithëse këto prova e implikonin Lamin në akuzën e armëmbajtjes pa leje, hetimet nuk arritën të krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes tij dhe vrasjes së Vishës. Për momentin, policia vijon kërkimin për Ervis Lamin dhe po heton pista të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të këtij ekzekutimi misterioz.

  • U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami

    U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami

    Gjykata e Tiranës liroi Eduart Lamin, i arrestuar në fillim të vitit menjëherë pas vrasjes së Lulzim Vishës.

    Pavarësisht versioneve jo zyrtare dhe shkaqeve reale se përse policia shkoi në banesë për të kryer kontrolle, teksa ishte vendosur në kërkim të autorëve të këtij krimi, autoritetet nuk gjetën indicie dhe prova për ta lidhur Eduart Lamin me ekzekutimin e Vishës.

    Ai u gjet fajtor vetëm për armëmbajtje pa leje dhe për këtë ishte dënuar me gjykim të shkurtuar me dhjetë muaj burgim, që gjatë seancës u konstatua se i kishte shlyer me kohën e paraburgimit. Për këtë arsye, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të 37-vjecarit, i cili u prangos nga policia e Tiranës në banesën që i përkiste kushëririt të tij, Ervis Lami dhe ku u bllokua një automatik me silenciator, fishekë dhe këllëf pistolete.

    Në 24 janar, Lulzim Visha, i cili punonte si postier u gjet i vrarë brenda një makine në fshatin Zall Mner. Një nga pistat që hetoi policia është ajo e vrasjes pas një konflikti për tokat, por nuk u përjashtua edhe pista e vrasjes për hakmarrje pasi i vëllai i viktimës gjatë 1997 kishte vrarë shtetasin Refik Domi.

    Për këtë krim, autori kishte shlyer dënimin dhe familja e autorit nuk ka patur probleme në vijim. Gjithsesi, megjithë veprimet hetimore për ta zbardhur vrasjen e Lulzim Vishës, autori ende nuk është zbuluar.

  • Eduart Kuçi thyen heshtjen për herë të parë për Anisën! Ja ç’thotë ai

    Eduart Kuçi thyen heshtjen për herë të parë për Anisën! Ja ç’thotë ai

    Eduart Kuçi, një nga personazhet më të komentuar të muajit të fundit në mediat online, ishte i ftuar së fundmi në rubrikën “Koment për koment” në emisionin Prive, ku u përball me komentet më pikante të ndjekësve.
    Për herë të parë, Edi zgjodhi të flasë publikisht për raportin me Anisën, një temë që ka nxitur shumë aludime në rrjet. I qetë dhe i drejtpërdrejtë, ai u shpreh:
    “Respekte për Anisën, është shumë çikë e mirë, e respektueshme. Nuk kam bo asnjë postim për Anisën, asi postime kam bo gjithmonë, nuk u kan kungj për të apo për raportin që kom pas me të. Na jemi shok e respektojmë njëri-tjetrin, kurgjo nuk kena.”
    Deklarata e tij, që vjen pas heshtjes së gjatë mes zërave të rrjeteve sociale, hedh dritë mbi marrëdhënien mes tyre dhe i jep fund spekulimeve, të paktën për momentin.

  • Dosja ‘5D’/ Financierja zbardh rolin e administratorëve dhe kontaktet me Mariglen Qaton: Kam dërguar e-maile…

    Dosja ‘5D’/ Financierja zbardh rolin e administratorëve dhe kontaktet me Mariglen Qaton: Kam dërguar e-maile…

    Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet sot seanca për dosjen “5D”. Një nga dëshmitaret, Pranvera Shahinasi, ish-ekonomiste pranë kompanisë “Igor Electrik” gjatë viteve 2016-2019, ka dhënë detaje mbi funksionimin e brendshëm të shoqërisë, rolin e administratorëve, qarkullimin e parave dhe komunikimet me persona të përfshirë, si Mariglen Qato e Redi Molla.

    Shahinasi: Në “Igor Electrik” kam punuar në periudhën 2016-2019, kam qenë ekonomiste. Bëja regjistrime në sistem, merresha me faturat.  Punën ma përcaktonte administratori, Eduart Menga. Punën e gjeta te këto faqet e punësimit dhe më pas fola me Eduart Mengën. Nestor Muhametllari ka ardhur në shoqëri në vitin 2018. Nestor Muhametllari kur vinte aty takonte Eduart Mengën.

    Para cash nuk mbanim në zyrë, unë personalisht nuk kam mbajtur. Paratë fizike nuk e di ku i mbanin. Përveç llogarive bankare shoqëria nuk e di nëse kishte vend fizik për të mbajtur paratë. Deri në 150 mijë kam parë, që i përdorimim për pagesa. Jam pyetur në prokurori për termin “Honorër”, por nuk mbaj mend diçka konkrete nëse përdornim pagesa honorare. Gjatë punës time e kam parë termin “honorar”, jepeshin në varësi të shërbimeve. Mariglen Qaton e njoh, ka qenë person që ka ardhur në zyrë disa herë. Kur vinte, ai takonte administratorin. Marigleni nuk e di nëse ishte apo jo ortak, në letra kisha persona të tjerë te regjistruar si ortakë, flas në QKB. E-mailin e shoqërisë e përdorja unë, si dhe persona të tjerë, edhe nga nusja e Eduardit që ishte ekonomiste. Kam dërguar e-maile në momentin që më është thënë të dërgoja, tek persona të ndryshëm. Nuk i jepja rendësi se cilit person po ja dërgoja.

    (I paraqitet një e-maili nga prokurori Klodian Braho, email i dërguar në adresën e Mariglen Qatos).

    Edhe Mariglen Qatos i kam dërguar email, i kam dhënë një informacion financiar, të dhëna financiare për kompaninë. Këtë email ia kam dërguar edhe administratorëve, nuk mbaj mend nëse ia ka nisur ndonjë personi tjetër. Shtetasin Redi Molla e kam njohur, ka qenë drejtor i UKT./Raportoi Fatjon Gjinaj – Gazetar SYRI TV

  • Spekulime për një romancë të re me Eduart Kuqin, reagon ashpër Anisa

    Spekulime për një romancë të re me Eduart Kuqin, reagon ashpër Anisa

    Eduart Kuqi dhe Anisa Veseli, ish-banorë të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, janë rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Dyshimet për një lidhje mes tyre nisën pas disa postimeve në rrjetet sociale, ku të dy u panë në vende të njëjta, duke ndezur menjëherë diskutime dhe komente të shumta nga fansat.
    Lajmi u përhap me shpejtësi në media dhe rrjetet sociale, duke shkaktuar një sërë reagimesh dhe spekulimesh për një romancë të mundshme mes tyre. Por Anisa Veseli ka vendosur t’i japë fund këtyre thashethemeve. Përmes një postimi të qartë dhe pa dorashka, ajo ka mohuar kategorikisht çdo aludim, duke theksuar se nuk ka nevojë për vëmendje mediatike.
    “Nuk kam nevojë për vëmendjen tuaj, as tani dhe as pas 100 vjetësh. Po jetoj jetën time dhe po e shijoj çdo moment. Juve flaka ju daltë”, shkroi Anisa në rrjetet sociale.

  • Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

    Siguria në plazh, masa të reja në Durrës

    Zonat bregdetare dhe atraksionet natyrore po tërheqin mijëra turistë vendas dhe të huaj, duke e kthyer turizmin në një nga sektorët më të rëndësishëm të sezonit.
    Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa, shprehet se strukturat akomoduese janë të gatshme për të pritur pushuesit dhe kanë ndërmarrë masat e duhura për një sezon turistik të suksesshëm.
    “Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit kemi turistë francezë, anglezë, të cilët preferojnë klimën e freskët, nuk është se duan atë pikun e korrikut apo të gushtit. Kështu, që zgjatja e sezonit turistik ka bërë që të gjithë operatorët janë bërë gati më shpejt dhe kanë pasur kohën e mjaftueshme, për të bërë të gjitha gjërat gati. Kështu që mendoj që ky sezon turistik do të jetë më i qetë dhe më i mirë”, tha Eduart Xhepa.
    Edhe njësitë vendore, ndonëse me disa vonesa, kanë nisur punën në terren për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit. Fokusi është vendosur tek siguria.
    “Sikurse janë kullat e vrojtimit të vendosura çdo 80 metra. Vrojtuesit e plazhit, të cilët janë tashmë të certifikuar dhe janë gjithmonë aty të pranishëm. Por, sigurisht në mënyrë sporadike ka pasur edhe mungesë të tyre, jo sepse nuk janë, por nga vetë neglizhenca e ruajtjes bregdetare”, tha Oltsen Gripshi, koordinator i Taks-Forca.
    Megjithatë, disa problematika vijojnë të kërkojnë vëmendje të shtuar, si menaxhimi i mbetjeve urbane, dezinfektimi kundër mushkonjave dhe menaxhimi i qenve endacakë. Operatorët turistikë kërkojnë angazhim më të madh për zgjidhjen e këtyre çështjeve.
    “Pastrimi është kryesorja, dezinfektimi kundra mushkonjave, i cili është një problematikë shumë e madhe dhe disiplinimi dhe orientimi i qenve, të cilët janë një problem shimë i madh”, shtoi Eduart Xhepa.
    Një tjetër pikë e ndjeshme mbeten plazhet publike, ku kërkohet kujdes i veçantë jo vetëm nga autoritetet, por edhe nga vetë pushuesit, për të garantuar pastërtinë dhe sigurinë.
    “Jemi në një barasvlerë nga milimetra katrorë, vijë bregdetare plazh privat, 300 metra u janë kushtuar tërësisht plazheve publike. Do duhet që kushdo që vjen dhe gjen një plazh të pastër publik dhe të lirë, ashtu duhet që ta lerë edhe pasi ka mbaruar ditën e pushimit në plazhet publike”, shtoi Oltsen Gripshi.
    Vetëm përmes angazhimit të përbashkët turoperatorët thonë se mund të garantojmë një eksperiencë të sigurt, cilësore dhe të paharrueshme për çdo vizitor që zgjedh Durrësin.
    Klan News

  • Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

    Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

    Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë të shkurtër për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme, e cila shkaktoi panik tek qytetarët.
    Më konkretisht, një automjet ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një automjet tjetër, ku gjatë ndjkjes ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, teksa më pas automjetet e tyre janë përplasur me dy makina të tjera, të cilat kishin ndaluar tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”. Pas aksidentit, ata kanë braktisur mjetet dhe drejtuesi i mjetit të parë ka tentuar të arratisur me vrap, ku janë zënë me leva hekuri.
    Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarja kanë shpallur në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Trofi, 35 vjeç. Personi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ka qenë Eduart Koboçi, pasi brenda automjetit të tij është gjetur një predhë e dyshuar arme zjarri pistoletë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Trofi, 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor. Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar. Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi Eduart Koboçi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e Policisë
    Çfarë ndodhi dje në Tiranë?
    Burime bëjnë me dije se një automjet tip “BMW X5” me targa angleze me drejtues Eduart Koboçin ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një mjet tip “Mercedes-Benz” me drejtues Zenel Trofin.
    Gjatë ndjekjes, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ndërsa mjetet në fjalë kanë aksidentuar edhe dy automjete të tjera, përkatësisht një “Volvo” dhe një makinë blu që ndodheshin të ndaluar në rrugë tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”
    Pas përplasjes, autorët kanë braktisur automjetet e tyre mbi urë dhe kanë vijuar ndjekjen në këmbë, të armatosur me leva hekuri dhe pistoleta, duke përhapur panik në zonë.
    Shoferi i “Mercedesit është parë duke vrapuar nëpër lagje për t’i shpëtuar ndjekjes, ndërsa personat në automjetin tip “BMW X5” janë parë duke e ndjekur me armë në dorë, sipas raportimeve të banorëve.
     

  • Eduart Çala, ikona e skenës nga Elbasani, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

    Eduart Çala, ikona e skenës nga Elbasani, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

    Elbasani është zgjuar këtë të diel me një lajm të trishtë: aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kulturore.Lindur më 19 shtator 1950 në Elbasan, Çala kreu shkollën e mesme në “Jeronim De Rada” dhe më pas studioi Gjuhë-Letërsi në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”. Edhe pse nuk ndoqi studimet për aktrim, pasioni për teatrin e çoi drejt një karriere të shquar në skenën elbasanase dhe shqiptare.Karriera e tij nisi në vitin 1971 me trupën profesioniste të Teatrit “Skampa”, ku interpretoi në mbi 50 shfaqje. Me një gamë të gjerë rolesh dhe një përkushtim të rrallë, Çala u bë një nga shtyllat e teatrit elbasanas.Ai u dallua edhe në kinematografi me role të kujdesshme e të natyrshme në filma si “Përtej mureve të gurta”, “Një natë Nëntori”, “Partizani i vogël Velo”, “Pranverë e hidhur”, “Kronikë e atyre viteve” e të tjerë.Përtej skenës, Çala dha një kontribut të madh si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan dhe si prezantues në koncerte, festivale e aktivitete artistike për të rritur dhe fëmijë.Për punën e tij të palodhur, ai u nderua me medaljen “Naim Frashëri” në vitin 1985 dhe me titullin “Mirënjohje e Qytetit” nga Bashkia e Elbasanit.Eduart Çala ishte pjesë e një brezi të artë aktorësh elbasanas, krahas emrave të mëdhenj si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili dhe Astrit Cerma.Me largimin e tij, arti shqiptar humbet një njeri të heshtur, të përkushtuar dhe me një dashuri të pakushtëzuar për skenën dhe publikun. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për qytetin e Elbasanit dhe për të gjithë artdashësit shqiptarë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Elbasani është zgjuar këtë të diel me një lajm të trishtë: aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kulturore.Lindur më 19 shtator 1950 në Elbasan, Çala kreu shkollën e mesme në “Jeronim De Rada” dhe më pas studioi Gjuhë-Letërsi në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”. Edhe pse nuk ndoqi studimet për aktrim, pasioni për teatrin e çoi drejt një karriere të shquar në skenën elbasanase dhe shqiptare.Karriera e tij nisi në vitin 1971 me trupën profesioniste të Teatrit “Skampa”, ku interpretoi në mbi 50 shfaqje. Me një gamë të gjerë rolesh dhe një përkushtim të rrallë, Çala u bë një nga shtyllat e teatrit elbasanas.Ai u dallua edhe në kinematografi me role të kujdesshme e të natyrshme në filma si “Përtej mureve të gurta”, “Një natë Nëntori”, “Partizani i vogël Velo”, “Pranverë e hidhur”, “Kronikë e atyre viteve” e të tjerë.Përtej skenës, Çala dha një kontribut të madh si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan dhe si prezantues në koncerte, festivale e aktivitete artistike për të rritur dhe fëmijë.Për punën e tij të palodhur, ai u nderua me medaljen “Naim Frashëri” në vitin 1985 dhe me titullin “Mirënjohje e Qytetit” nga Bashkia e Elbasanit.Eduart Çala ishte pjesë e një brezi të artë aktorësh elbasanas, krahas emrave të mëdhenj si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili dhe Astrit Cerma.Me largimin e tij, arti shqiptar humbet një njeri të heshtur, të përkushtuar dhe me një dashuri të pakushtëzuar për skenën dhe publikun. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për qytetin e Elbasanit dhe për të gjithë artdashësit shqiptarë.