Prokuroria e Tiranës kërkon 30 vite burg për Andrew Boden dhe 25 vjet për Albano Velon, dy të akuzuarit për vrasjen e Edmond Papës.
Po ashtu në kërkesën e prokurorisë, thuhet se të dy ata, nëse burgosen, duhet ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Ngjarja në fjalë ndodhi më 16 Dhjetor 2022.
Në bazë të hetimeve të prokurorisë dyshohet se Papa u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’, gjatë një atentati me minë të telekomanduar.
Andrew Bode, i njohur edhe me emrin Ervin, dyshohet se pati rolin e ekzekutorit të Edmond Papës.
Ai u zbulua nga pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Selitës aty ku u ekzekutua Papa. Ndërkohë Albano Velo akuzohet se ka pasur rolin e vëzhguesit.
Nga verifikimi i tabulateve telefonike të Albano Velos është provuar se ditën e krimit, më 16 Dhjetor, por edhe dy ditë para vrasjes ka qenë duke lëvizur përgjatë zonës ku u vra Papa.
Po ashtu sipas prokurorisë ka dyshime së Edmond Papa ka qenë nën ndjekjen e personave që kanë dhënë urdhin për ekzekutimin e tij që në muajin Nëntor.
Albano Velo dhe Andrew Bode, janë lidhje shoqërore e Aleksadër Sadikajt që u ekzekutua me shpërthim me eksplozivë në 11 Qershor të vitit të shkuar.
Sipas dosjes hetimore Sadikaj është takuar me Edmond Papën dy ditë përpara së t’i bëhej atentat në qytetin e Sarandës.
Tag: edmond
-

Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit për vrasjen e Edmond Papës
-

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy autorët
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë konkluzionet përfundimtare për dy të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Për Andrew Bode personin që dyshohet si ekzekutor i 49-vjeçarit u kërkua 30 vite heqje lirie, ndërsa për Alban Velon, kërkohet 25 vite burg.
vijon… -

Operacioni me finlandezët/ Përfaqësuesi i policisë: Angazhuam 110 forca, jemi në kërkim të personit të dhjetë
Përfaqësuesi i Policisë së shtetit që mori pjesë në këtë konference të organizuar nga Finlandezët pasi sollën emrat e shqiptarëve që duhet të arrestoheshin për trafik droge në Shqipëri që kishin lidhje me bandat në Finlandë, Edmond Rizaj, tha se ky operacion ishte një shkallë vështirësie mesatare.
Për ekzekutimin e 11 masave janë angazhuar rreth 110 punonjës policie. Me një efektivitet të mirë. 9 prej tyre janë arrestuar. Vazhdon akoma puna për kapjen e personave të tjerë.
Besoj se janë gjetur prova të mjaftueshme që mund të shërbejnë si një baze solide për hetimet ne vijim dhe jo vetëm për hetimin pasuror.
Duke parë që evropianët kanë shumë pak besim tek policia shqiptare, Edmond Rizaj falënderoj autoritet finlandeze për besimin që kanë patur tek uniformat blu.
-

Kryegjyshi Botëror Haxhi Dedë Edmond Brahimaj kremton në Vatikan 66-vjetorin e ditëlindjes, merr urime nga pjesëmarrësit
Sot paradite Ati i Shenjtë Papa Leo XIV priti përfaqësuesit e gjithë religjioneve dhe besimeve të ndryshme të botës.
Në fjalën e tij Ati Shenjtë theksoi: Marrëdhëniet ndërmjet Kishës Katolike e myslimanëve “karakterizohen nga një përkushtim në rritje për dialogun dhe vëllazërimin, favorizuar nga vlerësimi për këta vëllezër dhe motra, të cilët adhurojnë Zotin e vetëm”.
Me këto fjalë, Papa Leoni XIV priti në audiencë përfaqësues të Kishave e bashkësive të tjera të krishtera, si edhe ata të feve të tjera. Kryegjyshi Baba Edmond Brahimaj përshëndeti sot Papën Leoni XIV.
Marrëdhëniet ndërmjet Kishës Katolike dhe myslimanëve “janë karakterizuar nga një përkushtim në rritje për dialogun dhe vëllazërimin, i favorizuar nga vlerësimi për këta vëllezër dhe motra, të cilët adhurojnë Zotin e vetëm, të gjallë dhe të njëjtë, të mëshirshëm dhe të gjithëpushtetshëm, krijues të qiellit dhe të tokës, që u foli njerëzve”.
Me këto fjalë, Papa Leoni XIV priti në audiencë përfaqësues të Kishave dhe të bashkësive të tjera të krishtera, si edhe ata të feve të tjera. “Ky qëndrim i bazuar në respektin e ndërsjellë dhe në lirinë e ndërgjegjes, përfaqëson një bazë të patundur për ndërtimin e urave ndërmjet bashkësive tona”, nënvizoi Ati i Shenjtë Prevost.
Ndër të pranishmit në audiencë, shumë delegacione ekumenike dhe përfaqësues të feve të tjera, që dje, morën pjesë në Meshën e përurimit të papnisë së Leonit XIV. Nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ndodhej në audiencë Kryegjyshi, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i cili sot paradite u përshëndet personalisht me Papën Leoni XIV, si dhe gazetari Ferdinand Samarxhi. Ndër përfaqësuesit e feve të tjera, eksponentë të bashkësisë hebraike, myslimane, hinduiste, budiste, sikh, zoroastriane e xhainiste.Top Channel
-

Sot Kryegjyshi Boteror Haxhu Dede Edmond Brahimaj kremtoi në Vatikan 66 Vjetorin e ditëlindjes, merr urime nga gjithë pjesëmarresit

Nuk u bë pjesë e Parlamentit, Spaho tërhiqet nga politika aktive
Edmond Spaho
TIRANË- Edmond Spaho TËRHIQET nga politika! Spaho, njofton tërheqjen nga politika aktive pas rezultateve të 11 Majit. Ai garonte në listën e hapur të PD-ASHM në Korçë, por nuk arriti të sigurojë një mandat për të qenë pjesë e parlamentit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shprehet se është i shokuar nga rezultati i këtyre zgjedhjeve.
Postimi i plotë i Spahos:
Të nderuar miq,
Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit!
Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.
Dëshiroj te falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.
Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.
Dëshiroj të falenderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.
I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.
Me shumë mirënjohje,
Edmond Spaho
/ZËRI -

Nuk u bë pjesë e Parlamentit, Spaho tërhiqet nga politika
Edmond Spaho
TIRANË- Edmond Spaho TËRHIQET nga politika! Spaho, njofton tërheqjen nga politika pas rezultateve të 11 Majit. Ai garonte në listën e hapur të PD-ASHM në Korçë, por nuk arriti të sigurojë një mandat për të qenë pjesë e parlamentit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shprehet se është i shokuar nga rezultati i këtyre zgjedhjeve.
Postimi i plotë i Spahos:
Të nderuar miq,
Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit!
Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.
Dëshiroj te falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.
Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.
Dëshiroj të falenderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.
I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.
Me shumë mirënjohje,
Edmond Spaho
/ZËRI -

“Humbje e madhe” për politikën, tërhiqet pas dështimit në Korçë Edmond Spaho, ja mesazhi për demokratët
Edmond Spaho, një nga veteranët e së djathtës, do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
Me 2479 vota, ai renditet i shtati nga kandidatët e listës së hapur të PD në Korçë, teksa janë numëruar të gjitha qendrat e votimit.
Pas këtij rezultati zhgënjyes, Spaho, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ajo e së dielës ishte gara e fundit elektorale për të.
Ai falenderon demokratët e qarkut Korçë, të cilët e kanë çuar disa herë në Parlament duke nisur nga zgjedhjet e vitit 2005.
POSTIMI I SPAHOS:
Të nderuar miq,
Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit!
Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.
Dëshiroj te falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.
Falënderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.
Dëshiroj të falënderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.
I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.
Me shumë mirënjohje,
Edmond Spaho -

‘Zgjedhjet e fundit të karrierës sime’, Edmond Spaho largohet nga politika: I shokuar nga rezultati i 11 majit
Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Edmond Spaho, ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku ai nuk arriti të siguronte një mandat deputeti, ishin të fundit në karrierën e tij aktive në Parlament.
Në një reagim, Spaho shkruan se është i shokuar nga rezultati i zgjedhjeve, duke falënderuar familjen, strukturat e PD-së dhe qytetarët që e kanë mbështetur gjatë karrierës së tij politike 35-vjeçare.
Spaho nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit në një qark historik për PD-në si Korça, në një proces zgjedhor ku partia demokratike pësoi një humbje të thellë, duke siguruar vetëm 50 mandate në rang kombëtar.
POSTIMI I PLOTË:
Te nderuar miq,
Jam i shokur me rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit!
Keto zgjedhje ishin te fundit te karrieres sime aktive ne Parlament.
Deshiroj te falenderoj pafundesisht familjen time per sakrificat e medha qe ka bere gjate 35 viteve per te me krijuar mundesine te ndiqja pasionin tim.
Falenderoj antaret dhe simpatizantet e Deges se PD Maliq dhe te Qarkut Korce per mbeshtetjen e vazhdueshme qe me kane dhene. Pa ata nuk do kisha arritur asgje ne politike.
Deshiroj te falenderoj me shume mirenjohje qytetaret qe me besuan dhe votuan gjate 35 viteve dhe tju kerkoj ndjese qe nuk munda te bej edhe me shume per ta.
I uroj Partise Demokratike te gjeje forcen per te kaluar gjendjen e rende ku ndodhet dhe te arrije te rikthehet ne shprese per Shqiperine.
Me shume mirenjohje,
Edmond Spaho -

Edmond Spaho humb besimin në Korçë, dorëzon “xhaketën” e deputetit
Edmond Spaho
KORÇË- Ishte dikur drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës dhe deputet, por tashmë Edmond Spaho nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit. Nga 10 mandate, Partia Demokratike ka fituar 4 mandate, tre të listës së sigurtë, dhe një nga ajo e hapur që deri më tani duket se e merr Fidel Kreka.
Edhe pse deputet, Spaho është i 7-i për nga votat në listën e hapur, duke grumbulluar vetëm 2,388.Deputeti që prej vitit 1991 e deri më sot, ish-ministër i Turizmit, do i duhet të lërë bosh karrigen e tij. Tashmë, duket se Korça ka zgjedhur që të ketë fytyra të reja si përfaqësues të tyre./ZËRI