Tag: edmond

  • Ekzekutimi i Edmond Papës! Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit

    Ekzekutimi i Edmond Papës! Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit

    Andrew Bode, Edmond Papa dhe Albana Velo

    TIRANË-Gjykata e Tiranës ka dënuar me 55 vite burgim vrasësit e biznesmenit Edmond Papa. Përkatësisht Andrew Bode, i dënuar me 30 vite burgim, dhe Albano Velo i dënuar me 25 vite burgim. Trupa gjykuese zbatoi kërkesën e Prokurorisë, që kishte kërkuar të njëjtën masë dënimi për dy të akuzuarit.
    Sipas akuzës së Prokurorisë së Tiranës, Andrew Bode dhe Albana Velo kanë kryer vrasjen më 16 dhjetor 2022 në zonën e Selitës, teksa 49-vjeçari Papa po konsumonte kafe në orët e pasdites.
    Si u ekzekutua Edmond Papa?
    Biznesmeni u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku” Tiranë. Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga plumbat. Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë. Ai kishte ardhur në Tiranë më 16 Dhjetor tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje.
    Dëshmitarët okularë i treguan policisë se ai iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit në tavolinë. Dyshohet se saga e hakmarrjes mes fisit Kalemi dhe grupit që drejtohej nga biznesmeni Papa, ka nisur për shkak të përplasjeve që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.
    Andrew Bode ishte miku i ngushtë i Sadikajt, ndërkohë që Albano Velo, 30-vjeç është kunati i viktimës. Autori i dyshuar, Albano Velo është tradhtuar nga disa kamera sigurie, të cilat e kanë fiksuar teksa ai mbante nën vëzhgim Edmond Papën./ZËRI

  • Vrasja e Edmond Papës, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe bashkëpunëtorin në krim

    Vrasja e Edmond Papës, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe bashkëpunëtorin në krim

    55 vite burg në total ka dhënë Gjykata e Tiranës për vrasjen biznesmenit Edmond Papa në dhjetor 2022. Togat e zeza pranuan kërkesën e Prokurorisë së Tiranës dhe dënuan me 30 vite burg Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje të armëve”.
    Ndërsa 30-vjeçari Alban Velo, bashkëpunëtor në krim, u dënua me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim. Dy të pandehurit do të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë që ata paraqesin.

    Edmond Papa u ekzekutua më 16 dhjetor të vitit 2022. Autorët qëlluan 9 herë në drejtim të biznesmenit dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Vrasja e Edmond Papës, u zbardh pak javë pasi ishte ekzekutuar. Arsyeja qe çoi në vrasjen e tij ishte hakmarrja për vrasjen e Aleksandër Sadikajt.

  • Hakmarrja që çoi në vrasje/ 55 vite burg për dy autorët e vrasjes së Edmond Papës

    Hakmarrja që çoi në vrasje/ 55 vite burg për dy autorët e vrasjes së Edmond Papës

    Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së Edmond Papës.
    Togat e zeza pranuan kërkesën e Prokurorisë së Tiranes dhe dënuan me 30 vite burg Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “mbajtje pa leje te armëve”.
    Ndërsa 30-vjeçari Alban Velo u dënua me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim. Dy të pandehurit do të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë që ata paraqesin.

    Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.
    Albano Velo dhe Andrew (Edvin) Bode janë identifikuar nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë planifikuar dhe vrarë biznesmenin Edmond Papa. Velo ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode, atë të ekzekutorit. Vrasja e Papës dyshohet se është bërë si hakmarrje ndaj ekzekutimit të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u vra me shpërthim të eksplozivit në makinë. Velo është vënë në pranga, ndërsa po hetohet dhe babai i tij, Dilaver Velo, i cili ishte punonjës policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë, por pas përfshirjes së djalit në këtë ngjarje, u shkarkua.

  • Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

    Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

    Gjykata e Tiranës dënon me burg autorët e vrasjes së Edmond Papës, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës, në Tiranë.
    Togat e zeza dënuan me 30 vite burg Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa.
    Ai akuzohet për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “mbajtje pa leje te armëve”.
    Ndërsa 30-vjeçari Alban Velo u dënua nga gjykata me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim.

  • 1 muaj ndjekje për të vrarë vëllezërit Papa. Pas krimit Andrea Bode ndërroi rrobat, “Audit” ia ndryshuan 2 herë targat

    1 muaj ndjekje për të vrarë vëllezërit Papa. Pas krimit Andrea Bode ndërroi rrobat, “Audit” ia ndryshuan 2 herë targat

    Një muaj ndjekje i është dashur Andrea alias Ervin Bodes dhe Alban Velos, për të vrarë njërin nga dy vëllezërit Papa në Tiranë, ekzekutim që u realizua mbrëmjen e 16 dhjetorit 2022.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Vrasja e Edmond Papës është realizuar si hakmarrje për eliminimin me tritol në makinë të Aleksandër Sadikaj, ngjarje kjo e ndodhur në 11 qershor 2022 në kryeqytet. Dy shokët e këtij të fundit, Albano Velo dhe Andrea Bode, kanë ndjekur për 1 muaj dy vëllezërit Edmond Papa dhe Kristo Qirici alias Papa.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Për kryerjen e krimit dy personat kanë përdori një mjet “Smart” dhe një “Audi”, i cili ishte në pronësi të bashkëjetueses së Albano Velës, me inicialet A. L., por dy autorët ia kishin ndërruar të dyja target, duke i zëvendësuar me të tjera.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Madje gjatë ekspertimit të telefonit të A. L., policia zbuloi komunikime se bashkëjetuesi i saj, Albano Velo, i kërkonte vajzës ti konfirmonte pronësinë e dy targave makinash, që përdoreshin nga Kristo Qirici. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Vrasja e Edmond Papës është realizuar si hakmarrje për eliminimin me tritol në makinë të Aleksandër Sadikaj, ngjarje kjo e ndodhur në 11 qershor 2022 në kryeqytet. Dy shokët e këtij të fundit, Albano Velo dhe Andrea Bode, kanë ndjekur për 1 muaj dy vëllezërit Edmond Papa dhe Kristo Qirici alias Papa.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Për kryerjen e krimit dy personat kanë përdori një mjet “Smart” dhe një “Audi”, i cili ishte në pronësi të bashkëjetueses së Albano Velës, me inicialet A. L., por dy autorët ia kishin ndërruar të dyja target, duke i zëvendësuar me të tjera.

    Madje gjatë ekspertimit të telefonit të A. L., policia zbuloi komunikime se bashkëjetuesi i saj, Albano Velo, i kërkonte vajzës ti konfirmonte pronësinë e dy targave makinash, që përdoreshin nga Kristo Qirici.

    Pas kryrjes së vrasjes, Andrea Bode është larguar me mjetin “Audi”, ku në rrugën “Teodor Keko”, ai ka ndëruar rrobat që ka pasur në momentin e kryerjes së krimit, duke veshur rroba të kuqe.

    Detajet e reja të kësaj vrasje kanë dalë në dosjen hetimore, ku prokurori, Albert Kuliçaj, gjatë leximit të pretencës, i kërkoi gjykatës së Tiranës dënimin me 30 vite burgim të Andreë Bodes dhe me 25 vite burgim të Albano Velos.

    Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari i Ora News, Elton Qyno, viktima Edmond Papa dhe vëllai i tij, Kristi Qirici, rreth 1 muaj para vrasjes ndaj tij kanë qenë në ndjekje.

    Pikërisht Edmond Papa në itinerarin e lëvizjes së tij nga Tirana në drejtim të Sarandës dhe i vëllai i tij tek rruga “Jul Variboba”.

    Dyshimet e policisë dhe prokurorisë janë se vrasja e njërit prej vëllezërve është organizuar në ambientet e lokal “Las Palmas” në Tiranë, që është në pronësi të Andrea Kalemit, kushëri i Aleksandër Sadikaj.

    Sipas dosjes hetimore ditën e ngjarjes në 16 dhjetor 2022, rreth orës 14:00, deri në momentin që ka ndodhur vrasja, Andrea Bode, ka qenë në mbikëqyrje të lëvizjeve të viktimës dhe pas konstatimit të tij në bar-kafe “Green Garden”, vend i cili ka rezultuar se nuk ka kamera sigurie.

    Dhe kur viktima ka qenë i vetëm në këtë ambient, ka hyrë dhe ka kryer krimin.

    I pandehuri Andrea Bode, ka ardhur në afërsi të vendit të ngjarjes, lokalit “Green Garden”, me automjetin e markës “Smart” ngjyrë e zezë, me targa AA488V.

    Ai ka ardhur përpara lokalit në këmbë, pasi kishte parkuar fillimisht automjetin. Po ashtu përafërsisht, në të njëjtën kohë, aty pranë është afruar dhe i pandehuri Albano Velo me automjetin “Audi”, me targa W76CXC.

    Nga provat rezultoi se, automjeti “Smart” ditën e ngjarjes ka qenë në përdorim të Andrea Bode. Ndërsa, automjeti i markës “AUDI”, me të cilën ka ardhur në vendin e ngjarjes Albano Velo, ka rezultuar se, është në pronësi të A. L., bashkëjetuese e të pandehurit Albano Velo.

    Mjetit “Audi” i janë ndryshuar dy herë targat me qëllim mos identifikimit të autorëve nga ana e strukturave të policisë.

  • Ekzekutimi i Edmond Papës, vrasësit lidhën pakt vëllazërie 3 javë para krimit

    Ekzekutimi i Edmond Papës, vrasësit lidhën pakt vëllazërie 3 javë para krimit

    Andrew Bode, i dyshuar si ekzekutor i biznesmenit Edmond Papa, lidhi pakt vëllazërie 3 javë përpara se të kryente krimin, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj, i njohur si Sanco. Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 30 vite burg për Boden në cilësinë e ekzekutorit dhe 25 vite burg për të pandehurin Albano Velo në cilësinë e bashkëpunëtorit në vrasjen e Papës, 3 vite më parë.
    Në dosjen e prokurorit që evidenton provat për fajësinë e të pandehurve, është theksuar dhe momenti që konsiderohet si lidhje e vëllazërisë, mes të pandehurit dhe Adriatik Kalemit, kushëri i Aleksandër Sadikaj.
    “Të pandehurit janë lidhje e ngushtë shoqërore Adriatik Kalemit dhe e shtetasit Aleksandër Sadikaj, që u vra me 1 qershor 2022 në afërsi të TEG. Lidhjet shoqërore mes këtyre personave provohen ndër të tjera edhe nëpërmjet aktit të ekspertimit të aparatit celular të të pandehurit Albano Velo. Në celular është zbuluar një video e datës 27 nëntor 2022, ku shfaqen i pandehuri Andrew Bode, Andrea Adriatik Kalemi dhe Artur Kalemi, të cilët pinë gjakun e njëri-tjetrit në formë vëllazërie”, thekson prokuroria.
    3 javë pas kësaj ngjarje, mbrëmjen e 16 dhjetorit 2022, Edmond Para u vra në verandën e një lokali të Kodra e Diellit, pranë shtëpisë së vëllait të tij Kristo Qirici.
    Prokuroria evidenton edhe një tjetër video të zbuluar në celularin e Velos të datës 13 nëntor 2022 ku i pandehuri Andreu Bode dhe Adriatik Kalemi mbajnë në dorë një send në dukje armë zjarri pistoletë. Dyshimet janë se Bode dhe Velo kanë vepruar për llogari të Adriatik Kalemit, me të cilin kanë patur kontakte të vazhdueshme dhe lidhje të forta shoqërore me të. Ditën e ngjarjes rezulton se kanë frekuentuar vendet ku ai ushtron biznesin. Prokuroria thotë se Bode dhe Velo e vëzhguan ditë të tëra viktimën, edhe kur ai drekonte, si dhe kur udhëtonte nga Lushnja ne Fier e anasjelltas.
    Për të fshehur gjurmët Bode përdorte makina të marra me qira, ndërsa Velo të njëjtin automjet më targë të ndryshuara. Sipas prokurorisë, pas arrestimit Velo ka tentuar të fshehë njohjen me Boden, por është tradhtuar nga telefoni, pasi gjatë këqyrjes së tij janë gjetur fotografi të shumta të të dyve dhe një fotografi e biznesmenit Edmond Papa.
    Saga e hakmarrjes Sadikaj-Kalemi-Papa nisi pas ekzekutimit brutal me eksploviz të Aleksandër Sadikajt në afërsi të TEG në 11 qershor të 2022. Në dhjetor u ekzekutua Edmond Papa në shenjë hakmarrje. Adriatik Kalemi i mbijetoi një atentati në Greqi, ndërsa i vëllai Zamiri një tjetër atentati në Tiranë. Verën e 2024, në një atentat në Memaliaj u vra Shyqyri Kalemi 70 vjec, babai i vëllezërve Adriatik e Zamir Kalemi. Viktima mbetën dhe kamarieri i lokalit Gledian Muka dhe klienti Marsel Çela, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me përplasjen mes palëve.

  • Shtyhet sërish seanca për dosjen Metamorfoza, shkak mungesa e avokatit të Edmond Prekës

    Shtyhet sërish seanca për dosjen Metamorfoza, shkak mungesa e avokatit të Edmond Prekës

    Seanca për dosjen Metamorfoza është shtyrë për më datë 16 qershor, ora 15:00. Shkak u bë mungesa e avokatit të Edmond Prekës, i cili prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka.
    Sot pritej te lexohej pretenca e SPAK, për pjesën e ndarë të veprave të lehta penale.
    Një vit më parë Prokuroria e Posaçme mbyllu hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të biznesmenit, Pëllumb Gjoka si dhe anëtarëve të tjerë të të ashtuquajtur grup i strukturuar kriminal, përfshirë Behar Brajoviq (Bajri), Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, si dhe ish-zyrtarin e lartë policor, Oltion Bistri dhe ish-prokurorin, Xhevahir Lita. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”, ndërsa nëntë të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.
    Ata akuzohen për një vrasje, pesë tentativa vrasje si dhe grup kriminal e korrupsion. Për veprën e fundit, akuzohen ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-zyrtari i policisë Oltion Bistri, të cilët kundrejt përfitimeve monetare bashkëpunonin me anëtarët e grupit kriminal. Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve nga autoritetet holandeze, belge dhe franceze që zbardhën komunikimet mes anëtarëve të grupit në rrjetet Enchro Chat dhe Sky.

  • Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

    Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

    Ka dështuar seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç (Bajri), Edmond Preka, Asmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita.
    Gazetarja e Klan News, Glidona Daci bën me dije se shkak është bërë mungesa e mbrojtjes për të pandehurin Edmond Preka, pasi avokatja e tij ka dhënë dorëheqjen nga përfaqësimi.
    Gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit për të dyshuarit deri në seancën e ardhshme që do të zhvillohet me 16 qershor në orën 15:00.

  • Pretenca/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit për vrasjen e Edmond Papës

    Pretenca/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit për vrasjen e Edmond Papës

    Prokuroria e Tiranës kërkon 30 vite burg për Andrew Boden dhe 25 vjet për Albano Velon, dy të akuzuarit për vrasjen e Edmond Papës.
    Po ashtu në kërkesën e prokurorisë, thuhet se të dy ata, nëse burgosen, duhet ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
    Ngjarja në fjalë ndodhi më 16 Dhjetor 2022.
    Në bazë të hetimeve të prokurorisë dyshohet se Papa u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’, gjatë një atentati me minë të telekomanduar.
    Andrew Bode, i njohur edhe me emrin Ervin, dyshohet se pati rolin e ekzekutorit të Edmond Papës.
    Ai u zbulua nga pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Selitës aty ku u ekzekutua Papa. Ndërkohë Albano Velo akuzohet se ka pasur rolin e vëzhguesit.
    Nga verifikimi i tabulateve telefonike të Albano Velos është provuar se ditën e krimit, më 16 Dhjetor, por edhe dy ditë para vrasjes ka qenë duke lëvizur përgjatë zonës ku u vra Papa.
    Po ashtu sipas prokurorisë ka dyshime së Edmond Papa ka qenë nën ndjekjen e personave që kanë dhënë urdhin për ekzekutimin e tij që në muajin Nëntor.
    Albano Velo dhe Andrew Bode, janë lidhje shoqërore e Aleksadër Sadikajt që u ekzekutua me shpërthim me eksplozivë në 11 Qershor të vitit të shkuar.
    Sipas dosjes hetimore Sadikaj është takuar me Edmond Papën dy ditë përpara së t’i bëhej atentat në qytetin e Sarandës.

  • Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit

    Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit

    Prokuroria e Tiranës kërkon 30 vite burg për Andrew Boden dhe 25 vjet për Albano Velon, dy të akuzuarit për vrasjen e Edmond Papës.
    Po ashtu në kërkesën e prokurorisë, thuhet se të dy ata, nëse burgosen, duhet ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Në bazë të hetimeve të prokurorisë dyshohet se Papa u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’, gjatë një atentati me minë të telekomanduar.
    Andrew Bode, i njohur edhe me emrin Ervin, dyshohet se pati rolin e ekzekutorit të Edmond Papës.
    Ai u zbulua nga pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Selitës aty ku u ekzekutua Papa. Ndërkohë Albano Velo akuzohet se ka pasur rolin e vëzhguesit. Nga verifikimi i tabulateve telefonike të Albano Velos është provuar se ditën e krimit, më 16 Dhjetor, por edhe dy ditë para vrasjes ka qenë duke lëvizur përgjatë zonës ku u vra Papa.
    Po ashtu sipas prokurorisë ka dyshime së Edmond Papa ka qenë nën ndjekjen e personave që kanë dhënë urdhin për ekzekutimin e tij që në muajin Nëntor. Albano Velo dhe Andrew Bode, janë lidhje shoqërore e Aleksadër Sadikajt që u ekzekutua me shpërthim me eksplozivë në 11 Qershor të vitit të shkuar.
    Sipas dosjes hetimore Sadikaj është takuar me Edmond Papën dy ditë përpara së t’i bëhej atentat në qytetin e Sarandës.