Tag: edmond

  • Ekstradimi nga Londra i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

    Ekstradimi nga Londra i Edmond Haxhisë/ Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

    Ardian Nikulaj dhe Edmond Haxhia

    BRITANI E MADHE-Ledi Bianku ish gjyqtar i Shqipërisë në Strasburg dhe Kujtim Cakrani avokat i Ruben Saraivës, kanë dërguar 1 raport dhe 1 dëshmi në gjykatën “Royal Court of Justive”, në Londër në mbështetje të bllokimit të ekstradimit të Edmond Haxhisë të cilin prokuroria Lezhë e akuzon si të dyshuar në organizimin e vrasjes së Ardian Nikulajt në Prill 2023.
    Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, disponon dokumentin i quajtur “Sekeleton Argument” dorëzuar në këtë gjykatë prej BEN WATSON KC dhe REBECCA HADGETT,  të cilët udhëhoqën procesin a aplikimit për të marrë leje për të apeluar vendimin e ekstradimit dhënë në gusht 2024, e firmosur më pas nga sekretaria e shtetit për punët e brendshme. Katër janë pretendimet e mbrojtjes se përse nuk duhet ekstraduar nga Britania e madhe në Shqipëri Edmond Haxhia.
    “Ekstradimi do të ishte i papajtueshëm me artikullin 3 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut,  pasi ai do të dënohet me burg përjetë. Kushtet e burgjeve shqiptare përbëjnë rrezik për jetën e Edmond Haxhisë.  Sikurse ekstradimi i tij do të ishte i papajtueshëm me artikullin 6 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut pasi ekziston një risk i lartë që atij ti mohohet një proces gjykimi i drejtë”- shprehet avokati i Haxhisë. 
    Për ti faktuar dhe bërë sa më bindëse  këto problematika, sikurse në gjyqi e parë kur u lejua ekstradimi në Gusht 2024, mbrojtja e Edmond Haxhisë si ekspert ka marrë Ledi Biankun. Në raportin e tij ish-gjyqtari Shqipërisë në Strasburg, jep këtë mendim për garancinë dhënë nga shteti shqiptarë se “Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për nenin e gjakmarrjes.
    “Garancitë e dhëna nga Prokuroria në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë nuk janë ligjërisht të detyrueshme për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ose për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Lartë. Ka pak shembuj, që kanë të bëjnë me garancitë që, tregojnë se juridiksionet kombëtare, përkatësisht Gjykata e Lartë dhe veçanërisht Gjykata Kushtetuese, nuk i kushtojnë gjithmonë vëmendjen e duhur garancive të dhëna nga Ministri i Drejtësisë që ofrojnë rihapjen e procedurave në rast të gjykimeve të mëparshme në mungesë. Garancitë e mëtejshme nuk janë të besueshme, dhe nuk përmbushin rrezikun e identifikuar të një dënimi me burgim të përjetshëm të pakthyeshëm në rastin e Z. Haxhia”-shprehet Binaku. 
    Ndërsa Kujtim Cakrani avokati Ruben Saraivës në dëshminë e tij për këtë proces ka renditur një mori me probleme në gjykimin e portugezit në gjykatën e Lezhës. Siç janë mos njoftimi i tij dhe Saraivës për shtyrjen e masës së arrestit më 27 Dhjetor 2024 për të cilën ka dërguar një ankesë në “Inspektoriatin e Lartë në Drejtësi”.
    Avokat Cakrani në dëshmi thotë se Ruben Saraiva, nuk flet shqip dhe se gjatë seancave gjyqësore deri më tani nuk i është vënë në dispozicion një përkthyes. Po ashtu sipas tij Saraiva mbahet në izolim të plotë dhe nuk ka akses në shërbimet shëndetësore.
    “Dëshmia e Z. Cakrani në lidhje me trajtimin e klientit të tij i shton më shumë peshë shqetësimeve të ngritura nga Znj. Brunilda Jaho. Në veçanti, përfundimi i procedurave në lidhje me vazhdimin e paraburgimit, ku Z. Cakrani nuk ishte informuar për seancën dëgjimore dhe i bashkëpandehuri i Z. Haxhia, Z. Saraiva, nuk ishte paraqitur, së bashku me dështimin e plotë për të siguruar akses në një përkthyes në Gjykatë, përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të Z. Saraiva për gjykim të drejtë”-shton avokati i Haxhisë. 
    Në këtë proces avokati Ben Watson KC sjell edhe një tjetër dëshmi të avokatit Kujtim Cakrani për kërcënim të një dëshmitari.
    “Kohët e fundit, Z. Cakrani ka ofruar gjithashtu prova për kërcënime dhe sulme fizike ndaj një dëshmitari në këtë rast, Erlind Gjini, me qëllim që Z. Gjini të akuzojë Z. Haxhia për urdhërimin e vrasjes. Nuk ka asnjë sugjerim që kjo provë është përjashtuar nga procedurat, përkundrazi, nga deklarata e Z. Cakrani duket se dëshmia është marrë nga Gjykata dhe Prokuroria kërkoi të kufizonte informacionin e dhënë në lidhje me kushtet e marrjes në pyetje”.
    Sipas avokatit të Edmod Haxhisë, Ben Watson në Shqipëri avokatët Kujtim Cakrani dhe Brunilda Jaho e përfshirë në këtë proces ekstradimi por përballen me probleme.
    “Fakti që si Z. Cakrani ashtu edhe Znj. Jaho kanë marrë kërcënime që nga përfshirja e tyre në këtë rast, dhe se Znj. Jaho është sulmuar së fundmi ndërsa ishte në gjykatë, është ilustrues i forcës së ndjenjës së keqe ndaj të pandehurve në këtë rast të profilit të lartë dhe i përpjekjeve për të ushtruar presion të paligjshëm mbi ata që mbrojnë të pandehurit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngriti një ankesë kundër Z. Cakrani duke kërkuar revokimin e licencës së tij në shenjë hakmarrjeje për ankesën e tij të vazhdueshme në lidhje me kushtet e paraburgimit”.
    Bazuar në raportin e Ledi Biankut dhe dëshminë e avokatit Cakrani, mbrojtja e Edmond Haxhisë shpresojnë të fitojnë të drejtën për të apeluar vendimin e ekstradimit të Edmond Haxhisë së tre britanikëve, që sipas prokurorisë erdhën në Shëngjin si grup vëzhgimi në hotelin e viktimës.
    Në “Royal Court of Justice” më dy Dhjetor 2025, do të dëgjohen prapësimet e përfaqësuesit të shtetit shqiptarë në këtë proces,  e më pas Gjykatësi Mr. Justice Swift do të vendosë.

  • Ekstradimi i Edmond Haxhisë, juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat!

    Ekstradimi i Edmond Haxhisë, juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat!

    Ledi Bianku ish gjyqtar i Shqipërisë në Strasburg dhe Kujtim Cakrani avokat i Ruben Saraivës, kanë dërguar 1 raport dhe 1 dëshmi në gjykatën “Royal Court of Justive”, në Londër në mbështetje të bllokimit të ekstradimit të Edmond Haxhisë të cilin prokuroria Lezhë e akuzon si të dyshuar në organizimin e vrasjes së Ardian Nikulajt në Prill 2023.
    Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, disponon dokumentin i quajtur “Sekeleton Argument” dorëzuar në këtë gjykatë prej BEN WATSON KC dhe REBECCA HADGETT,  të cilët udhëhoqën procesin a aplikimit për të marrë leje për të apeluar vendimin e ekstradimit dhënë në gusht 2024, e firmosur më pas nga sekretaria e shtetit për punët e brendshme.

    Katër janë pretendimet e mbrojtjes se përse nuk duhet ekstraduar nga Britania e madhe në Shqipëri Edmond Haxhia.
    “Ekstradimi do të ishte i papajtueshëm me artikullin 3 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut,  pasi ai do të dënohet me burg përjetë. Kushtet e burgjeve shqiptare përbëjnë rrezik për jetën e Edmond Haxhisë.  Sikurse ekstradimi i tij do të ishte i papajtueshëm me artikullin 6 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut pasi ekziston një risk i lartë që atij ti mohohet një proces gjykimi i drejtë”- shprehet avokati i Haxhisë. 
    Për ti faktuar dhe bërë sa më bindëse  këto problematika, sikurse në gjyqi e parë kur u lejua ekstradimi në Gusht 2024, mbrojtja e Edmond Haxhisë si ekspert ka marrë Ledi Biankun. Në raportin e tij ish gjyqtari Shqipërisë në Strasburg, jep këtë mendim për garancinë dhënë nga shteti shqiptarë se “Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për nenin e gjakmarrjes.
    “Garancitë e dhëna nga Prokuroria në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë nuk janë ligjërisht të detyrueshme për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ose për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Lartë. Ka pak shembuj, që kanë të bëjnë me garancitë që, tregojnë se juridiksionet kombëtare, përkatësisht Gjykata e Lartë dhe veçanërisht Gjykata Kushtetuese, nuk i kushtojnë gjithmonë vëmendjen e duhur garancive të dhëna nga Ministri i Drejtësisë që ofrojnë rihapjen e procedurave në rast të gjykimeve të mëparshme në mungesë. Garancitë e mëtejshme nuk janë të besueshme, dhe nuk përmbushin rrezikun e identifikuar të një dënimi me burgim të përjetshëm të pakthyeshëm në rastin e Z. Haxhia”-shprehet Binaku. 
    Ndërsa Kujtim Cakrani avokati Ruben Saraivës në dëshminë e tij për këtë proces ka renditur një mori me probleme në gjykimin e portugezit në gjykatën e Lezhës. Siç janë mos njoftimi i tij dhe Saraivës për shtyrjen e masës së arrestit më 27 Dhjetor 2024 për të cilën ka dërguar një ankesë në “Inspektoriatin e Lartë në Drejtësi”.
    Avokat Cakrani në dëshmi thotë se Ruben Saraiva,  nuk flet shqip dhe se gjatë seancave gjyqësore deri më tani nuk i është vënë në dispozicion një përkthyes. Po ashtu sipas tij Saraiva mbahet në izolim të plotë dhe nuk ka akses në shërbimet shëndetësore.
    “Dëshmia e Z. Cakrani në lidhje me trajtimin e klientit të tij i shton më shumë peshë shqetësimeve të ngritura nga Znj. Brunilda Jaho. Në veçanti, përfundimi i procedurave në lidhje me vazhdimin e paraburgimit, ku Z. Cakrani nuk ishte informuar për seancën dëgjimore dhe i bashkëpandehuri i Z. Haxhia, Z. Saraiva, nuk ishte paraqitur, së bashku me dështimin e plotë për të siguruar akses në një përkthyes në Gjykatë, përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të Z. Saraiva për gjykim të drejtë”-shton avokati i Haxhisë. 
    Në këtë proces avokati Ben Watson KC sjell edhe një tjetër dëshmi të avokatit Kujtim Cakrani për kërcënim të një dëshmitari.
    “Kohët e fundit, Z. Cakrani ka ofruar gjithashtu prova për kërcënime dhe sulme fizike ndaj një dëshmitari në këtë rast, Erlind Gjini, me qëllim që Z. Gjini të akuzojë Z. Haxhia për urdhërimin e vrasjes. Nuk ka asnjë sugjerim që kjo provë është përjashtuar nga procedurat, përkundrazi, nga deklarata e Z. Cakrani duket se dëshmia është marrë nga Gjykata dhe Prokuroria kërkoi të kufizonte informacionin e dhënë në lidhje me kushtet e marrjes në pyetje”.
    Sipas avokatit të Edmod Haxhisë, Ben Watson në Shqipëri avokatët Kujtim Cakrani dhe Brunilda Jaho e përfshirë në këtë proces ekstradimi por përballen me probleme.
    “Fakti që si Z. Cakrani ashtu edhe Znj. Jaho kanë marrë kërcënime që nga përfshirja e tyre në këtë rast, dhe se Znj. Jaho është sulmuar së fundmi ndërsa ishte në gjykatë, është ilustrues i forcës së ndjenjës së keqe ndaj të pandehurve në këtë rast të profilit të lartë dhe i përpjekjeve për të ushtruar presion të paligjshëm mbi ata që mbrojnë të pandehurit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngriti një ankesë kundër Z. Cakrani duke kërkuar revokimin e licencës së tij në shenjë hakmarrjeje për ankesën e tij të vazhdueshme në lidhje me kushtet e paraburgimit”.
    Bazuar në raportin e Ledi Biankut dhe dëshminë e avokatit Cakrani, mbrojtja e Edmond Haxhisë shpresojnë të fitojnë të drejtën për të apeluar vendimin e ekstradimit të Edmond Haxhisë së tre britanikëve, që sipas prokurorisë erdhën në Shëngjin si grup vëzhgimi në hotelin e viktimës.
    Në “Royal Court of Justice” më dy Dhjetor 2025, do të dëgjohen prapësimet e përfaqësuesit të shtetit shqiptarë në këtë proces,  e më pas Gjykatësi Mr. Justice Swift do të vendosë.

  • Greqia dhe grekët e ditëve të sotme – Një lexim kritik i një udhëtari të shekullit XIX

    Greqia dhe grekët e ditëve të sotme – Një lexim kritik i një udhëtari të shekullit XIX

    Në shekullin XIX, pas pavarësisë së Greqisë (1821–1830), shumë udhëtarë evropianë — francezë, anglezë, gjermanë — vizituan Greqinë me pritshmëri romantike: të shihnin pasardhësit e helenëve të lashtë, me bukuri “klasike”, si në skulpturat greke.Kur ata panë një popull që nuk fliste greqisht, pra një përzierje etnike (shqiptarë, arvanitë, vllehë, sllavë etj.), u zhgënjyen. Shumë nuk kuptonin që Greqia e re ishte një shoqëri shumëetnike, jo “e pastër helene

    Fragmenti i paraqitur nga Edmond Rreth, i cili përshkruan Greqinë dhe banorët e saj në shekullin XIX, pasqyron më shumë se një vështrim etnografik: ai shpalos mënyrën se si udhëtarët evropianë të kohës perceptonin Ballkanin dhe popujt e tij në dritën e paragjykimeve kulturore, racore dhe estetike të epokës. Vërehet qartë se përshkrimet e autorit janë të mbushura me kontraste midis idealit klasik të Greqisë së lashtë dhe realitetit të Greqisë së re, e cila në atë periudhë sapo kishte dalë nga sundimi osman dhe kishte një përbërje të gjerë etnike e kulturore.

    Në tekst përmendet se Athina, vetëm një çerek shekulli më parë, kishte qenë një “fshat shqiptar” dhe se shqiptarët përbënin pjesën më të madhe të popullsisë së Atikës. Kjo nuk është thjesht një figurë letrare, por një e dhënë historike: në fillimet e shtetit modern grek, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Greqisë së Jugut ishin arvanitë, shqiptarë ortodoksë që kishin ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre. Megjithatë, për udhëtarët perëndimorë të shekullit XIX, ky realitet përbënte një zhgënjim të thellë. Ata vinin në Greqi me pritshmërinë për të gjetur pasardhësit e drejtpërdrejtë të helenëve të lashtë, me tipare fizike dhe shpirtërore “klasike”, si ato të statujave të Venusit apo Apolonit. Kur përballeshin me popullsi shqiptare, vllehe, sllave apo turke, ndienin një ndarje të thellë midis mitit që kishin ndërtuar dhe realitetit që gjenin.
    Ky kontrast shpjegon edhe tonin përçmues ndaj grave të Athinës, të cilat autori i përshkruan si “të shëmtuara, me hundë të gjera, këmbë të sheshta dhe bel të keqformuar”. Përshkrime të tilla nuk burojnë nga një vëzhgim objektiv, por nga standardet estetike dhe paragjykimet gjinore të kohës. Në shekullin XIX, bukuria e gruas shpesh përdorej si metaforë për “fisnikërinë” ose “vlefshmërinë” e një kombi. Kështu, duke mohuar bukurinë e grave athinase, udhëtari në fakt mohon edhe “pastërtinë” dhe “autenticitetin” e popullit grek të ri. Për më tepër, fakti që Athina kishte qenë një fshat shqiptar e bën autorin të kërkojë te ky element arvanitas arsyen e “shëmtisë” dhe “rënies së tipit grek”, gjë që dëshmon për një qëndrim nënçmues ndaj shqiptarëve dhe një përpjekje për t’i përjashtuar ata nga narrativi helen.

    Në thelb, teksti i Edmond Reth-it (ose i burimit prej nga ai e ka përshtatur) është një dokument tipik i orientalizmit perëndimor në shekullin XIX. Ai tregon mënyrën se si Evropa Perëndimore krijonte një “tjetër” ballkanik – një hapësirë të afërt gjeografikisht, por të konsideruar ende “të prapambetur”, “jo të pastër”, “përzierje racash e kulturash”. Në këtë kuptim, paragjykimi ndaj grave shqiptare nuk është urrejtje personale, por një shfaqje e ideologjisë kulturore të kohës, e cila kërkonte të ndante botën në qendra të qytetërimit dhe periferi të vonuara.
    Prandaj, ky fragment ka vlerë jo për saktësinë e tij etnografike, por për mënyrën se si na ndihmon të kuptojmë procesin e ndërtimit të identiteteve kombëtare dhe perceptimeve kulturore në shekullin XIX. Ai na kujton se historia e Greqisë moderne nuk mund të ndahet nga prania dhe ndikimi i elementit shqiptar, ashtu siç nuk mund të ndahet nga përpjekjet e Evropës për ta “rimallëkuar” Greqinë sipas modeleve të lashtësisë klasike.Në këtë dritë, kritika ndaj grave “shqiptare” të Athinës nuk është veçse një pasqyrë e ndjenjës së huaj që kishte Evropa ndaj realitetit të saj të lindor — një përpjekje për të imponuar një ideal estetik dhe kulturor mbi një popullsi që në të vërtetë përfaqësonte shumë më tepër se një mit klasik: një përzierje të gjallë dhe të vërtetë të Ballkanit._________________________Edmond Reth (1838–1885), një shkrimtar dhe gazetar francez që botoi më 1854 librin e famshëm“La Grèce contemporaine” (Greqia e sotme)“Greqia dhe grekët e ditëve të sotme – Nga Edmond Reth,

  • Londër/ Super-avokati i ekstradimeve shpalos strategjinë e bllokimit të sjelljes të Edmond Haxhisë në Shqipëri, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt

    Londër/ Super-avokati i ekstradimeve shpalos strategjinë e bllokimit të sjelljes të Edmond Haxhisë në Shqipëri, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt

    Në gjykatën “Royal Court of Jusice” salla numër 1 po zhvillohet një tjetër përballje ligjore për të bllokuar kërkesën e shtetit shqiptarë të ekstraduar nga Britania e Madhe e të kërkuarve nën dyshimin se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt në 19 prill 2023.

    Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se ky proces ka nisur argumentet e palës mbrojtëse se përse Edmond Haxhia nuk duhet ekstraduar.
    Avokati Ben Watson  KC ka zhvilluar një dialog të gjatë me gjyqtari  Mr. Justice  Swift.
    Sipas Avokati Ben Watson KC argumenti kryesor që sjell mbrojtja si shkak për mos të ekstraduar Edmond Haxhinë është se “atij në Shqipëri nuk do t’i bëhet një gjyq i drejtë”.
    Në këtë proces në “Royal Court pf Justice” Edmond Haxhia po mbrohet nga prej avokatëve më të famshëm në Britaninë e Madhe për çështjet e ekstradimeve.
    Avokati Ben Watson KC ka marrë pjesë në shumë prej çështjeve kryesore të ekstradimit që lidhen me terrorizmin ndërkombëtar, bazuar në Urdhrin Evropian të Arrestimit, si dhe në akuza të profilit të lartë për mashtrim dhe krime të tjera të “jakës së bardhë”.
    Duke qenë i angazhuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në shumë prej çështjeve kryesore mbi ekstradimin dhe të drejtat e njeriut (përfshirë rastet Abu Hamza, i kërkuar nga drejtësia amerikane për akuza që lidheshin me terrorizëm përfshi Bary, Al Faëëaz, Ahmed, Asëat dhe Ëellington).
    Ai ka përfaqësuar Sekretarin e Brendshëm në një sërë çështjesh të profilit të lartë (përfshirë rastin e Gary McKinnon) dhe gjithashtu qeveri të huaja (për shembull, kërkesën e Afrikës së Jugut për ekstradimin e Shrien Dewani, si dhe kërkesën franceze për Alexandre Djouhri, i kërkuar për vepra penale të mashtrimit dhe korrupsionit që burojnë nga hetimet mbi fushatën zgjedhore presidenciale të Nicolas Sarkozy).

    Top Channel

  • Londër/ Super-avokati i ekstradimeve shpalos strategjinë e bllokimit të sjelljes të Edmond Haxhisë në Shqipëri, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nukulajt

    Londër/ Super-avokati i ekstradimeve shpalos strategjinë e bllokimit të sjelljes të Edmond Haxhisë në Shqipëri, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nukulajt

    Në gjykatën “Royal Court of Jusice” salla numër 1 po zhvillohet një tjetër përballje ligjore për të bllokuar kërkesën e shtetit shqiptarë të ekstraduar nga Britania e Madhe e të kërkuarve nën dyshimin se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt në 19 prill 2023.

    Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se ky proces ka nisur argumentet e palës mbrojtëse se përse Edmond Haxhia nuk duhet ekstraduar.
    Avokati Ben Watson  KC ka zhvilluar një dialog të gjatë me gjyqtari  Mr. Justice  Swift.
    Sipas Avokati Ben Watson KC argumenti kryesor që sjell mbrojtja si shkak për mos të ekstraduar Edmond Haxhinë është se “atij në Shqipëri nuk do t’i bëhet një gjyq i drejtë”.
    Në këtë proces në “Royal Court pf Justice” Edmond Haxhia po mbrohet nga prej avokatëve më të famshëm në Britaninë e Madhe për çështjet e ekstradimeve.
    Avokati Ben Watson KC ka marrë pjesë në shumë prej çështjeve kryesore të ekstradimit që lidhen me terrorizmin ndërkombëtar, bazuar në Urdhrin Evropian të Arrestimit, si dhe në akuza të profilit të lartë për mashtrim dhe krime të tjera të “jakës së bardhë”.
    Duke qenë i angazhuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në shumë prej çështjeve kryesore mbi ekstradimin dhe të drejtat e njeriut (përfshirë rastet Abu Hamza, i kërkuar nga drejtësia amerikane për akuza që lidheshin me terrorizëm përfshi Bary, Al Faëëaz, Ahmed, Asëat dhe Ëellington).
    Ai ka përfaqësuar Sekretarin e Brendshëm në një sërë çështjesh të profilit të lartë (përfshirë rastin e Gary McKinnon) dhe gjithashtu qeveri të huaja (për shembull, kërkesën e Afrikës së Jugut për ekstradimin e Shrien Dewani, si dhe kërkesën franceze për Alexandre Djouhri, i kërkuar për vepra penale të mashtrimit dhe korrupsionit që burojnë nga hetimet mbi fushatën zgjedhore presidenciale të Nicolas Sarkozy).

    Top Channel

  • Seanca ndaj Pëllumb Gjokës, Behar Brajoviç dhe Edmond Prekës/ Të pandehurit mungojnë, avokatët kërkojnë shtyrje të procesit

    Seanca ndaj Pëllumb Gjokës, Behar Brajoviç dhe Edmond Prekës/ Të pandehurit mungojnë, avokatët kërkojnë shtyrje të procesit

    Nis seanca ndaj tre të akuzuarve Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic dhe Edmond Preka.

    Nga relatimi i GJKKO rezulton se Pëllumb Gjoka ka lëshuar deklaratë nga burgu i Peqinit dhe kërkon të përfaqësohet nga avokatët Gurali Brahimllari dhe Ylli Manjani. Ky i fundit ka dërguar një mesazh duke thënë që ka një seancë tjetër.
    I akuzuari Behar Brajoviç ka dërguar gjithashtu deklaratë dhe kërkon të përfaqësohet nga avokati Elton Hyseni.
    Për Edmond Prekën është i pranishëm avokati i tij Isuf Shehu, ndërkohë që mungon avokati tjetër
    Gjykata siç raporton Anila Hoxha ka njoftuar edhe palët e dëmtuara nga të akuzuarit që nuk janë të pranishëm. Prokurorët e SPAK thonë që jemi dakord që procesi të zhvillohet në mungesë të tre të pandehurve, përderisa interesat  e tyre përfaqësohen nga avokatët e pranishëm në sallë. Të tre avokatët e të dyshuarve kërkojnë që seanca të shtyhet në ditë tjetër.

    Top Channel

  • Riformatimi i PD/ Edmond Spaho: Nuk ngopemi me lugë bosh

    Riformatimi i PD/ Edmond Spaho: Nuk ngopemi me lugë bosh

    Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka reaguar ndaj Ilir Alimehmetit, i cili kërkoi riformatim të partisë pas humbjes së thellë. Në një postim në rrjete sociale, Spaho thotë se PD thjesht ka nevojë që të organizohet, një proces që sipas tij, i mungon prej 10 vitesh.Reagimi i plotë i Spahos:I dashur Ilir!Nuk e kuptoj këtë termin riformatim. Çfarë do të thotë? Duket si tjetërsim, apo modernizim përtej asaj që mund të bëjmë.Njerëzve të thjeshtë u krijohet përshtypja sikur kush e di se çfarë do të ndodhë. Do shpikim rrotën.Sipas meje, PD ka nevojë thjesht të organizohet, sepse prej rreth 10 vitesh vetëm është ç’organizuar.Sot në degë nuk kemi struktura, nuk kemi drejtues dhe kemi pak anëtarë. Ngopemi me lugë bosh.Është për të ardhur keq, por nëse në vitin 1992 çdo kryetar seksioni ishte me shkollë të lartë, sot një pjesë nuk i kemi as me arsim 8-vjeçar. Me këta përpiqemi t’i bindim qytetarët se jemi alternativë dhe duhet të na votojnë ne.Gjithçka në degë është vullnetare dhe pa financim, sikurse nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e kësaj partie, madje as në vitet më të vështira të saj.Nuk mund të ketë organizim kur në krye të punëve vendos mjeshtrin e ç’organizimit. Ky quhet ç’organizim i organizuar.Së dyti, nuk kuptoj këtë hapjen. PD ka që nga viti 1997 që është shqyer duke u hapur. Kaq shumë jemi hapur prej vitesh sa na dhembin këmbët. PD nuk ka nevojë as për hapje e as për mbyllje, refren të cilin e dëgjojmë çdo katër vjet kur humbim zgjedhjet.Ilir, PD ka nevojë vetëm për një gjë: për garë të ndershme zgjedhore brenda saj, të pa manipuluar dhe të pa paracaktuar.Kur të arrihet kjo, njerëzit do të afrohen në PD dhe ajo do të bëhet e aftë të konkurrojë PS-në dhe të fitojë ndaj Edi Ramës.

  • Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

    Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

    Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë, si pasojë e të shtënave me armë.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Ibrahim Rugova”, ku viktimat u qëlluan për vdekje në ambientet e jashtme të një kafeneje.

    Mediat kosovare raportojnë se Selami dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan, teksa shkak për krimin mendohet të ketë qenë përfshirja e tyre në fajde.

    Në mesin e të plagosurve është dhëndri i viktimave, Bujar Hoxha, i cili aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Policia ka identifikuar Mefail Shkodrën si autorin e këtij krimi, i cili ndodhet në arrati, ndërkohë që është arrestuar djali i tij që mendohet se ka qenë i përfshirë në ngjarje. 

  • VIDEO/ Taulant Ballës nuk i ndahet shpirti nga miku i tij, Mond Bego

    VIDEO/ Taulant Ballës nuk i ndahet shpirti nga miku i tij, Mond Bego

    Taulant Balla ka vendosur që ti bëjë reklamë mikut të tij, Edmond Bego.

    Gjatë ditës së sotme në orarin kur Tirana u përfshi nga reshje shiu, Balla i ka bërë një reklamë lokalit të mikut të tij, Bego në zonën pas stadiumit kombëtar.

    Siç edhe duket nga pamjet, Balla ka dashur të tregojë se, ndodhej brenda lokalit ‘Hilton’ të mikut Edmond Bego.

    Lidhjet Balla-Bego janë denoncuar shumë herë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndër vite.

    Bego është i njohur gjerësisht nga publiku pas akuzave të opozitës për aferat e tij në zgjerimin e Lanës, për privatizimin e tokave publike dhe për tenderat e mëdhenj publikë që ka fituar pa garë dhe me çmimet më të larta.

    Edmond Bego njihet edhe për miqësinë e ngushtë me Taulant Ballën. Balla ka mbrojtur publikisht lidhjen me trafikantin e drogës, me të cilin ka fluturuar plot 57 herë me charter, pa sqaruar arsyen e udhëtimit dhe burimin e parave.

    Sipas të dhënave, Bego është hetuar të paktën edhe dy herë të tjera nga organi i akuzës, në vitin 2010 dhe 2013-të, për akuzat e ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe sipas parashikimeve të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit përmes masave parandaluese kundër pasurisë.’

  • Edmond Tupja: Ti pa mua, pa nënën tënde…

    Edmond Tupja: Ti pa mua, pa nënën tënde…

    Ti pa mua,Pastaj pa nënën tënde!E tmerrshme marramendje!Vetëm me gjakun tonë në rremba!Ç’do të bëhesh, ku do të mbyteshNë vetminë terr me gjembaPa dashuri,                  pa dashuri,                             pa dashuriEdhe përjashta, edhe përbrenda?

    Kur këtë frikshëm mendoj,Shijen e vdekjesE ndiej në shpirtPashmangësisht,E ndiej në gojëPambarimisht,Të ardhmen mallkoj,                           mallkoj,                                        mallkoj…Oh, sa e skëterrshmeKjo përvojë!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    EDMOND TUPJA: ASNJËHERË NUK PYETE…