Tag: edmond

  • Nis komisioni i “Territoriales”, PD mungon, të vetmit opozitarë ishin Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto

    Nis komisioni i “Territoriales”, PD mungon, të vetmit opozitarë ishin Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto

    Komisioni i posaçëm i reformës territoriale nisi zyrtarisht punën në Kuvend.
    Pjesëmarrja e plotë e anëtarësisë nga mazhoranca nuk u reflektua e njëjtë nga krahu tjetër teksa në mbledhje u paraqitën vetëm dy opozitarë, Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto.
    Megjithatë bashkëkryetari Arbjan Mazniku dha direktivat kryesore ku do të bazohen diskutimet për ndryshimet në ligj.

    “Elementet që do të ndryshojmë ndikojnë në funksionimin e pushtetit lokal, kështu që na duhet ndërveprim mes bashkësisë vendore dhe asaj qeveritare. Duhet t’i kemi ndryshimet gati në mënyrë që institucionet tona të jenë të përgatitura në momentin që do të bëhemi pjesë e BE-së. Shpresoj që të jetë proces transparent dhe bashkëpunues”, tha Mazniku.
    Ndërkaq, dy përfaqësuesit e opozitës kërkuan që para se të nisin diskutimet për reformën, të analizohen më parë efektet që solli ndryshimi territorial i vitit 2017.
    “Të bëjmë më parë një analizë të efekteve pozitive dhe negative nga reforma e 2017-ës. Tashmë shohim që popullsia ka rënë. Shumë shërbime po centralizohen, si trajtimi i mbetjeve, dhe elemente të tjera, për të cilat duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Mazniku.
    Për shkak të mungesës së bashkëkryetarit Luçiano Boçi, Arbjan Mazniku tha se plani apo axhenda e punës do të prezantohet në mbledhjen e radhës në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit.

  • Filmi “Dhe vdekja le të presë”, publiku duartroket prodhimin kinematografik me regji të Edmond Topit 

    Filmi “Dhe vdekja le të presë”, publiku duartroket prodhimin kinematografik me regji të Edmond Topit 

    Pogradeci u kthye në skenën e një premiere të madhe kinematografike me Filmin “Dhe vdekja le të presë”. Me regji të Edmond Topit, ky film u shfaq për herë të parë para publikut pogradecar, pikërisht aty ku edhe u xhirua.
    Salla u mbush me artdashës, qytetarë, aktorë e personalitete, në një pritje masive dhe tepër emocionuese edhe për faktin se shumë prej banorëve të qytetit ishin pjesë e xhirimeve, duke e bërë këtë premierë më personale për publikun.
    Regjisori Edmond Topi, aktorja e mirënjohur Zyliha Miloti dhe Ema Andrea, u shprehën të prekur nga pritja e jashtëzakonshme e publikut.

    Moment prekës i mbrëmjes ishte edhe mungesa e Margarita Xhepes, e cila ishte pjesë e kastit.
    “Dhe vdekja le të presë” bashkon një kast të jashtëzakonshëm aktorësh shqiptarë si: Reshat Arbana, Zyliha Miloti, Tinka Kurti, Margarita Xhepa e shumë të tjerë./vizionplus.tv

  • Sekuestro pasurive të dy “armiqëve”/ Kush janë Kristo Qirici dhe Adriatik Kalemi, vëllai dhe i dyshuari për vrasjen e Edmond Papës, saga e hakmarrjes…

    Sekuestro pasurive të dy “armiqëve”/ Kush janë Kristo Qirici dhe Adriatik Kalemi, vëllai dhe i dyshuari për vrasjen e Edmond Papës, saga e hakmarrjes…

    Vellezerit Edmond Papa e Kristo Qirici – adriatik kalemi dhe nipi, aleksander sadikaj

    TIRANË- 12 milionë euro pasuri u sekuestruan në Sarandë, në emër të Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha dhe Adriatik Kalemi. Këta të fundit, janë dy emra të njohur për autoritetet. Bëhet fjalë për Kristo Qirici, vëllai i të vrarit Edmond Papa, ndërsa Adriatik Kalemi është daja i Aleksandër Sadikaj, të cilët tashmë prej vitesh, janë pjesë e një sage të gjatë hakmarrjeje. 

    Kristo Qirici (alias Jetmir Hoxha) është vëllai i Edmond Papës që mbeti i vrarë në një atentat në Tiranë në janar të 2023. 43-vjeçari Qirici, së bashku me vëllain e tij Edmond Papa, i vrarë në 16 dhjetor 2022 në Tiranë, administrojnë hotelin “Blues Sky” në zonën e Sarandës. Në këtë hotel ka fjetur dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, Alekandër Sadikaj, nipi i Adriatik Kalemit. Në dosjen hetimore emri i këtij hoteli del disa herë, ku punonjës të Policisë së Shtetit, bisedojnë me kreun e grupit kriminal Kristo Qiricin, duke i kërkuar këtij të fundit ti gjejë dhoma.

    Vellezerit Edmond Papa e Kristo Qirici – Hoteli Blue Sky

    Kush është Adriatik Kalemi?
    Adriatik Kalemi është një emër i njohur në botën e trafikut të lëndëve narkotike dhe në fushën e biznesit. Adriatik Kalemi i njohur dhe me emrin Andrea Kalemi është bërë protagonist në shumë ngjarje kriminale dhe u ka shpëtuar tre atentateve.
    Kalemi, ka një dosje të mbushur në policinë shqiptare, ndërsa përfshirja e tij në veprimtari kriminale daton që në vitin 2001. Ai u arrestua në një operacion ku morën pjesë edhe forcat RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje nga autoritetet belge. Kalemi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij, Fatmirin, kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan dhe Adriatik Çaça. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Anderleht më 13 Prill 2001.
    Pas 16 vitesh, në 2017-ën ai u arrestua sërish. Së bashku me 2 persona të tjerë, duke qenë të dehur, kundërshtuan punonjësin e policisë. Një person i katër që ishte me ta goditi me shufër hekuri në kokë policin.
    5 vite më vonë, atij i ekzekutuan nipin e tij, Aleksandër Sadikajn. Atentati ndodhi pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ndërsa për vrasjen e Sadikaj u përdor shpërthimi me eksploziv në distancë, një prej ngjarjeve më të rënda për nga mënyra e ekzekutimit në Shqipëri.
    Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa. Kjo vrasje ndodhi si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës dyshohet se kanë marrë pjesë dy shokët e Andrea Kalemit. Albano Velo u arrestua, ndërsa tjetri, Andrea Bode është shpallur në kërkim.
    Prokuroria ka dalë në rezultatin se Andrea Kalemi ka lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden. Ata kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e të riut Sadikaj u organizua në Sarandë, pikërisht në hotelin e Edmond Papës.
    Ndërkohë që në Janar të vitit 2024, një tjetër ngjarje e rëndë synonte eleminimin e një tjetër anëtari të familjes Kalemi. Bëhej fjalë për vëllanë e Andrea Kalemit, Zamirin, i cili i shpëtoi një atentati ndërsa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip smart në afërsi të zonës së Selitës në Tiranë. Zamir Kalemi mbeti i plagosur por fatmirësisht pa pasoja fatale për jeten. 

    Aleksandër Sadikaj, Adriatik Kalemi dhe Shyqyri Kalemi

    Si u ekzekutua Edmond Papa
    Papa u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku” Tiranë. Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
    Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë. Ai kishte ardhur në Tiranë më 16 Dhjetor tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje. Dëshmitarët okularë i treguan policisë se ai iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit në tavolinë.

    Dyshohet se saga e hakmarrjes mes fisit Kalemi dhe grupit që drejtohej nga biznesmeni Papa, ka nisur për shkak të përplasjeve që kanë të bëjnë me trafikun e drogës. Zanafilla e sherrit dyshohet se ka nisur fillimisht për 100 kg hashash që Edmond Papa nuk ia pagoi Aleksandër Sadikajt në Memaliaj.
    Mes dy miqve ka ndodhur një kontradiktë për punën e pagesës së kësaj sasie droge, duke çuar në ndezjen e konfliktit me vrasjen e Aleksandër Sadikaj me tritol në makinë, shpërthim i cili ndodhi në afërsi të Lundrës. Prej asaj kohe disa ngjarje kriminale kanë pasuar, ndërsa edhe vëllai i Adriatik Kalemit i shpëtoi një atentati në fillim të këtij viti, ndërsa u qëllua me armë zjarri teksa po ecte me makinën e tij. /ZËRI

    900 0 1724841062xaleksander adriatiku shyqroiujpg 306

    900 0 1762597613xkristo qirici 314

  • Letra prekëse që Edmond Tupja ia kushtoi të birit autik: Të kërkoj të falur…

    Letra prekëse që Edmond Tupja ia kushtoi të birit autik: Të kërkoj të falur…

    “Biri im…” nga Edmond Tupja

    “Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mësova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti më godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes së tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!

    Sigurisht, Ges, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t’i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj te falur që nuk jam i pavdekshëm, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri.

    E di, ti nuk ke as motër e as vëlla, ke vetëm një gjysmë vëlla nga ana ime, por që jeton prej vitesh në Kanada dhe që atje e ka ndërtuar jetën e vet; sot kanë ardhur kohë të tilla që njerëzit vdesin të vetmuar, madje edhe prindër që kanë lindur, rritur e nxjerrë në jetë dy, tre, katër a më shumë fëmijë, sepse, siç thuhet, secili ka fatin e vet.

    Po ty, po sivëllezerit e simotrat e tua me autizëm, çfarë fati ju pret? Sikur të paktën të kishte institucione për të vetmuarit si ti, si të tjerët që të ngjajnë, në mënyrën që ne, prindërit e tu, prindërit e tyre t`i mbyllnim sytë të qetë deri diku duke menduar se ti, djali ynë, se fëmijët e tyre me autizëm, nuk do të ndiheni të braktisur, edhe më të vetmuar sesa jeni sot që ne jemi ende gjallë.

    Ges, unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndesi ka: “ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi!

    Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete!

    Bëje normal që ai të jetë të paktën i zoti i vetes, të arrije të mbijetoje edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve të tij. Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!

    Të ta fal jetën time? Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do te ishte diçka parajsore, sepse TI e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbesat e Gesit e kështu, nga hallka në hallkë, deri sa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor.

    Atëherë, bëmë që të vuaj tmerrësisht, që të gjitha sëmundjet më të llahtarshme të botës të bien mbi mua- sidë, lebër, Alzheimer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njëra me e mynxyrshme se tjetra, dhe unë të jetoj duke vuajtur, duke lënguar, duke u përpëlitur njëkohësisht si në nëntë rrathët e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njëra torturë në tjetrën, vetëm e vetëm që Gesi të bëhet normal, a më dëgjon, NORMAL!”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    EDMOND TUPJA: JETËN TA KUSHTOJ TY, GESI IM LULEBORE…

    Poezi nga Edmond Tupja

    Unë vdes atje ku dhëmbëzohet dhembja jote,Unë shpërbëhem atje ku rënkimi yt rrëmon,Ti je më i dënuari në dallgët e kësaj bote,Në shpirtin tim ti je më e dhembshura jehonë.

    Në thelb të buzëqeshjes sate rilind unë i lumturPastaj këndellem në rrezet e tua krejt i nderëFitoj sërish gjithçka ndër shekuj kisha humburPor pa ty rrokullisem i rrënuar në humnerë.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • I akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës, dëshmojnë edhe familjaret e Edmond Haxhisë: S’e dimë ku ndodhet

    I akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës, dëshmojnë edhe familjaret e Edmond Haxhisë: S’e dimë ku ndodhet

    Në Gjykatën e Lezhës doli sërish këtë të hënë Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj.

    Prej muajsh, në sallën e gjyqit janë thirrur për të dëshmuar të afërm të të dyja palëve, ndërsa seanca e sotme solli dëshmitë e nënës së Edmond Haxhisë dhe të afërmes së tij, Nertila Haxhia, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.
    Të dyja dëshmitaret kanë deklaruar se Edmond Haxhia kishte ardhur në Shqipëri për t’u martuar, si dhe për të plotësuar dokumentacionin për udhëtimin drejt Anglisë, ku ndodhej bashkëshortja e tij. Nëna e Edmondit ka pohuar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e djalit të saj. Gjatë dëshmisë ajo është shfaqur e rënduar emocionalisht dhe në disa momente ka kërkuar mbështetje nga avokati Cakrani.
    Në përfundim të seancës, prokurori kërkoi thirrjen e një dëshmitari të ri, ndërsa avokati i mbrojtjes, Cakrani, rikërkoi paraqitjen në gjykatë të ish-bashkëshortes së Edmond Haxhisë.
    Seanca e radhës është caktuar për në 17 nëntor.

    Top Channel

  • Spaho reagon pas deklaratës së Salianjit për ambicien që të drejtojë PD

    Spaho reagon pas deklaratës së Salianjit për ambicien që të drejtojë PD

    Ambicia e shprehur publikisht nga ish-deputeti Ervin Salianji për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, nuk i ka pëlqyer kolegut të tij demokrat Edmond Spaho.“Uaaaa… por kur do konkurosh? Apo kur te piqen rrushte? Ta mban? Dili Berishes perballe. Po me Mulin ke folur qe do konkurosh per kryetar partie? Leri p.rdhet!Lere pastaj me ato protestat qe na shkrive. Kur do i fillosh apo ne Gusht kur te piqen rrusht e rrushit? Rregullo dhembet njehere sic rregullove bukuranet e tjera pastaj llomotisim per protesta masive”, shkruan Edmond Spaho për kolegun demokrat Ervin Salianji.

  • Me gomone me drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, arrestohet Edmond Musa

    Me gomone me drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, arrestohet Edmond Musa

    FOTO ILUSTRUESE

    GREQI-Policia shqiptare dhe ajo greke kanë zhvilluar një operacion, ku pas një sinjali ‘SOS’ nga një gomone në brigjet e vendit fqinj, u vendos në pranga Edmond Musa. Ngjarja ka ndodhur në zonën detare midis Igumenicës dhe Korfuzit, në vendin e quajtur Prasoudi. Pas sinjalit të lëshuar nga skafisti, Policia greke gjeti gomonen gjysmë të fundosur dhe brenda saj drejtuesin, Edmond Musa.
    Gjatë kontrollit në mjet është gjetur një sasi e madhe marijuane e fshehur me kujdes. Lënda narkotike aktualisht po transportohet drejt Portit të Igumenicës ku do peshohet, ndërkohë që kanë nisur hetimet për këtë rast të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi, raportojnë mediat greke.
    Musa i njohur edhe si “Çimoni”, është person i skeduar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai është transportuar drejt Portit të Igumenicës e më pas drejt Spitalit të Filatit për ndihmë mjekësore./ZËRI

  • Ekstradimi i Edmond Haxhisë nga Londra, juristi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga Gjykatat

    Ekstradimi i Edmond Haxhisë nga Londra, juristi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga Gjykatat

    Ledi Bianku ish-gjyqtar i Shqipërisë në Strasburg dhe Kujtim Cakrani, avokat i Ruben Saraivës, kanë dërguar një raport dhe një dëshmi në gjykatën “Royal Court of Justive”, në Londër në mbështetje të bllokimit të ekstradimit të Edmond Haxhisë të cilin prokuroria Lezhë e akuzon si të dyshuar në organizimin e vrasjes së Ardian Nikulajt në Prill 2023. ”Top Channel” disponon dokumentin i quajtur “Sekeleton Argument” dorëzuar në këtë gjykatë prej BEN WATSON KC dhe REBECCA HADGETT, të cilët udhëhoqën procesin a aplikimit për të marrë leje për të apeluar vendimin e ekstradimit dhënë në gusht 2024, e firmosur më pas nga sekretaria e shtetit për punët e brendshme. Katër janë pretendimet e mbrojtjes se përse nuk duhet ekstraduar nga Britania e madhe në Shqipëri Edmond Haxhia.
    “Ekstradimi do të ishte i papajtueshëm me artikullin 3 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, pasi ai do të dënohet me burg përjetë. Kushtet e burgjeve shqiptare përbëjnë rrezik për jetën e Edmond Haxhisë. Sikurse ekstradimi i tij do të ishte i papajtueshëm me artikullin 6 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut pasi ekziston një risk i lartë që atij ti mohohet një proces gjykimi i drejtë”- shprehet avokati i Haxhisë. Për ti faktuar dhe bërë sa më bindëse këto problematika, sikurse në gjyqi e parë kur u lejua ekstradimi në Gusht 2024, mbrojtja e Edmond Haxhisë si ekspert ka marrë Ledi Biankun. Në raportin e tij ish gjyqtari Shqipërisë në Strasburg, jep këtë mendim për garancinë dhënë nga shteti shqiptarë se “Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për nenin e gjakmarrjes.

    “Garancitë e dhëna nga Prokuroria në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë nuk janë ligjërisht të detyrueshme për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ose për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Lartë. Ka pak shembuj, që kanë të bëjnë me garancitë që, tregojnë se juridiksionet kombëtare, përkatësisht Gjykata e Lartë dhe veçanërisht Gjykata Kushtetuese, nuk i kushtojnë gjithmonë vëmendjen e duhur garancive të dhëna nga Ministri i Drejtësisë që ofrojnë rihapjen e procedurave në rast të gjykimeve të mëparshme në mungesë. Garancitë e mëtejshme nuk janë të besueshme, dhe nuk përmbushin rrezikun e identifikuar të një dënimi me burgim të përjetshëm të pakthyeshëm në rastin e Z. Haxhia”-shprehet Binaku.

    Ndërsa Kujtim Cakrani avokati Ruben Saraivës në dëshminë e tij për këtë proces ka renditur një mori me probleme në gjykimin e portugezit në gjykatën e Lezhës. Siç janë mos njoftimi i tij dhe Saraivës për shtyrjen e masës së arrestit më 27 Dhjetor 2024 për të cilën ka dërguar një ankesë në “Inspektoriatin e Lartë në Drejtësi”.

    Avokat Cakrani në dëshmi thotë se Ruben Saraiva, nuk flet shqip dhe se gjatë seancave gjyqësore deri më tani nuk i është vënë në dispozicion një përkthyes. Po ashtu sipas tij Saraiva mbahet në izolim të plotë dhe nuk ka akses në shërbimet shëndetësore. “Dëshmia e Z. Cakrani në lidhje me trajtimin e klientit të tij i shton më shumë peshë shqetësimeve të ngritura nga Znj. Brunilda Jaho. Në veçanti, përfundimi i procedurave në lidhje me vazhdimin e paraburgimit, ku Z. Cakrani nuk ishte informuar për seancën dëgjimore dhe i bashkëpandehuri i Z. Haxhia, Z. Saraiva, nuk ishte paraqitur, së bashku me dështimin e plotë për të siguruar akses në një përkthyes në Gjykatë, përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të Z. Saraiva për gjykim të drejtë”-shton avokati i Haxhisë.
    Në këtë proces avokati Ben Watson KC sjell edhe një tjetër dëshmi të avokatit Kujtim Cakrani për kërcënim të një dëshmitari. “Kohët e fundit, Z. Cakrani ka ofruar gjithashtu prova për kërcënime dhe sulme fizike ndaj një dëshmitari në këtë rast, Erlind Gjini, me qëllim që Z. Gjini të akuzojë Z. Haxhia për urdhërimin e vrasjes. Nuk ka asnjë sugjerim që kjo provë është përjashtuar nga procedurat, përkundrazi, nga deklarata e Z. Cakrani duket se dëshmia është marrë nga Gjykata dhe Prokuroria kërkoi të kufizonte informacionin e dhënë në lidhje me kushtet e marrjes në pyetje”.
    Sipas avokatit të Edmod Haxhisë, Ben Watson në Shqipëri avokatët Kujtim Cakrani dhe Brunilda Jaho e përfshirë në këtë proces ekstradimi por përballen me probleme. “Fakti që si Z. Cakrani ashtu edhe Znj. Jaho kanë marrë kërcënime që nga përfshirja e tyre në këtë rast, dhe se Znj. Jaho është sulmuar së fundmi ndërsa ishte në gjykatë, është ilustrues i forcës së ndjenjës së keqe ndaj të pandehurve në këtë rast të profilit të lartë dhe i përpjekjeve për të ushtruar presion të paligjshëm mbi ata që mbrojnë të pandehurit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngriti një ankesë kundër Z. Cakrani duke kërkuar revokimin e licencës së tij në shenjë hakmarrjeje për ankesën e tij të vazhdueshme në lidhje me kushtet e paraburgimit”.
    Bazuar në raportin e Ledi Biankut dhe dëshminë e avokatit Cakrani, mbrojtja e Edmond Haxhisë shpresojnë të fitojnë të drejtën për të apeluar vendimin e ekstradimit të Edmond Haxhisë së tre britanikëve, që sipas prokurorisë erdhën në Shëngjin si grup vëzhgimi në hotelin e viktimës. Në “Royal Court of Justice” më dy Dhjetor 2025, do të dëgjohen prapësimet e përfaqësuesit të shtetit shqiptarë në këtë proces, e më pas Gjykatësi Mr. Justice Swift do të vendosë. /Top Channel/

  • Ekskluzive/ Ekstradimi nga Londra i Edmond Haxhisë. Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

    Ekskluzive/ Ekstradimi nga Londra i Edmond Haxhisë. Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

    Ledi Bianku ish gjyqtar i Shqipërisë në Strasburg dhe Kujtim Cakrani avokat i Ruben Saraivës, kanë dërguar 1 raport dhe 1 dëshmi në gjykatën “Royal Court of Justive”, në Londër në mbështetje të bllokimit të ekstradimit të Edmond Haxhisë të cilin prokuroria Lezhë e akuzon si të dyshuar në organizimin e vrasjes së Ardian Nikulajt në Prill 2023.

    Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, disponon dokumentin i quajtur “Sekeleton Argument” dorëzuar në këtë gjykatë prej BEN WATSON KC dhe REBECCA HADGETT,  të cilët udhëhoqën procesin a aplikimit për të marrë leje për të apeluar vendimin e ekstradimit dhënë në gusht 2024, e firmosur më pas nga sekretaria e shtetit për punët e brendshme.
    Katër janë pretendimet e mbrojtjes se përse nuk duhet ekstraduar nga Britania e madhe në Shqipëri Edmond Haxhia.
    “Ekstradimi do të ishte i papajtueshëm me artikullin 3 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut,  pasi ai do të dënohet me burg përjetë. Kushtet e burgjeve shqiptare përbëjnë rrezik për jetën e Edmond Haxhisë.  Sikurse ekstradimi i tij do të ishte i papajtueshëm me artikullin 6 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut pasi ekziston një risk i lartë që atij ti mohohet një proces gjykimi i drejtë”- shprehet avokati i Haxhisë. 
    Për ti faktuar dhe bërë sa më bindëse  këto problematika, sikurse në gjyqi e parë kur u lejua ekstradimi në Gusht 2024, mbrojtja e Edmond Haxhisë si ekspert ka marrë Ledi Biankun. Në raportin e tij ish gjyqtari Shqipërisë në Strasburg, jep këtë mendim për garancinë dhënë nga shteti shqiptarë se “Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për nenin e gjakmarrjes.
    “Garancitë e dhëna nga Prokuroria në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë nuk janë ligjërisht të detyrueshme për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ose për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Lartë. Ka pak shembuj, që kanë të bëjnë me garancitë që, tregojnë se juridiksionet kombëtare, përkatësisht Gjykata e Lartë dhe veçanërisht Gjykata Kushtetuese, nuk i kushtojnë gjithmonë vëmendjen e duhur garancive të dhëna nga Ministri i Drejtësisë që ofrojnë rihapjen e procedurave në rast të gjykimeve të mëparshme në mungesë. Garancitë e mëtejshme nuk janë të besueshme, dhe nuk përmbushin rrezikun e identifikuar të një dënimi me burgim të përjetshëm të pakthyeshëm në rastin e Z. Haxhia”-shprehet Binaku. 
    Ndërsa Kujtim Cakrani avokati Ruben Saraivës në dëshminë e tij për këtë proces ka renditur një mori me probleme në gjykimin e portugezit në gjykatën e Lezhës. Siç janë mos njoftimi i tij dhe Saraivës për shtyrjen e masës së arrestit më 27 Dhjetor 2024 për të cilën ka dërguar një ankesë në “Inspektoriatin e Lartë në Drejtësi”.
    Avokat Cakrani në dëshmi thotë se Ruben Saraiva,  nuk flet shqip dhe se gjatë seancave gjyqësore deri më tani nuk i është vënë në dispozicion një përkthyes. Po ashtu sipas tij Saraiva mbahet në izolim të plotë dhe nuk ka akses në shërbimet shëndetësore.
    “Dëshmia e Z. Cakrani në lidhje me trajtimin e klientit të tij i shton më shumë peshë shqetësimeve të ngritura nga Znj. Brunilda Jaho. Në veçanti, përfundimi i procedurave në lidhje me vazhdimin e paraburgimit, ku Z. Cakrani nuk ishte informuar për seancën dëgjimore dhe i bashkëpandehuri i Z. Haxhia, Z. Saraiva, nuk ishte paraqitur, së bashku me dështimin e plotë për të siguruar akses në një përkthyes në Gjykatë, përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të Z. Saraiva për gjykim të drejtë”-shton avokati i Haxhisë. 
    Në këtë proces avokati Ben Watson KC sjell edhe një tjetër dëshmi të avokatit Kujtim Cakrani për kërcënim të një dëshmitari.
    “Kohët e fundit, Z. Cakrani ka ofruar gjithashtu prova për kërcënime dhe sulme fizike ndaj një dëshmitari në këtë rast, Erlind Gjini, me qëllim që Z. Gjini të akuzojë Z. Haxhia për urdhërimin e vrasjes. Nuk ka asnjë sugjerim që kjo provë është përjashtuar nga procedurat, përkundrazi, nga deklarata e Z. Cakrani duket se dëshmia është marrë nga Gjykata dhe Prokuroria kërkoi të kufizonte informacionin e dhënë në lidhje me kushtet e marrjes në pyetje”.
    Sipas avokatit të Edmod Haxhisë, Ben Watson në Shqipëri avokatët Kujtim Cakrani dhe Brunilda Jaho e përfshirë në këtë proces ekstradimi por përballen me probleme.
    “Fakti që si Z. Cakrani ashtu edhe Znj. Jaho kanë marrë kërcënime që nga përfshirja e tyre në këtë rast, dhe se Znj. Jaho është sulmuar së fundmi ndërsa ishte në gjykatë, është ilustrues i forcës së ndjenjës së keqe ndaj të pandehurve në këtë rast të profilit të lartë dhe i përpjekjeve për të ushtruar presion të paligjshëm mbi ata që mbrojnë të pandehurit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngriti një ankesë kundër Z. Cakrani duke kërkuar revokimin e licencës së tij në shenjë hakmarrjeje për ankesën e tij të vazhdueshme në lidhje me kushtet e paraburgimit”.
    Bazuar në raportin e Ledi Biankut dhe dëshminë e avokatit Cakrani, mbrojtja e Edmond Haxhisë shpresojnë të fitojnë të drejtën për të apeluar vendimin e ekstradimit të Edmond Haxhisë së tre britanikëve, që sipas prokurorisë erdhën në Shëngjin si grup vëzhgimi në hotelin e viktimës.
    Në “Royal Court of Justice” më dy Dhjetor 2025, do të dëgjohen prapësimet e përfaqësuesit të shtetit shqiptarë në këtë proces,  e më pas Gjykatësi Mr. Justice Swift do të vendosë.

    Top Channel