Tag: edmir

  • “Vi sfungjer te barku të dukesh i shnosh”, porositë e Astrit Avdylit për nipin: Rrumi nuk duhet të dijë asgjë për punët tona!

    “Vi sfungjer te barku të dukesh i shnosh”, porositë e Astrit Avdylit për nipin: Rrumi nuk duhet të dijë asgjë për punët tona!

    Avdylajt

    TIRANE- Në dosjen e SPAK është zbuluar edhe vrasja e Edmir Bregut. Në bisedat mes Astrit Avdylit dhe nipit, Elidonit, se Aleksandër Laho, nuk duhet të dijë për punët e tyre dhe as çfarë njerëzish kanë. Nga biseda rezulton se Astriti dhe Elidoni bisedojnë për vrasjen e disa personave për të cilët Astriti është i paguar, siç do të bëjë ai, Malokun dhe Marli. Në bisedë, Avdyli i thotë: 
    “Të largohet po shko e bëje ok. Në Lezhë rri aty, midis kqyre, kaq. Nuk ka ç’të duash tjetër. Rrimë te hallet tona, s’po pimë rino, cdo grup, ollo po con muskien. Në Lezhë tani. A dhe e ka plazhin çdo ditë, kupto, tona, që të shikojmë punët tona. Sudet e dinë asgjë për ne ata, të shikojmë punët tona. Këta dinë njerëzit kemi ne… ne duhet me i kujdes sudet të morrin gjërat për sipër, që t’i përfshijnë me ne. Ne duhet me i bo veç, vigjilencë mi da me mi me motokë. Ne vetë, po diet men, të flasim ne bëjmë lek, diet të shikojmë punët tona. Këto dinë veç ma fut me i kap, kupto, me na perdoor. Mns e l na i shuh. Ne veç ben noken, atë e kemi mik… vi sfungjer te barku, të dukesh i shnosh, mos e hiq kapuçin. Kupto, ne nuk e bojmë dot ndryshe. Kupto, thjesht haj për ato punë, dun lek ato. Pranoj, veç thojn. M thuj që shtëpinë do t’a lidh çehs, ke ne jemi për vetë e Rumi, kupto, nuk bohem viktimë Rumi, as e Ne, as e Pajes, çdo njeri, ka punët e veta, xhaxh.ben e du fort.kaleshin me ka kalesh ti punët e veta. kupto, nuk më plas k… fare as i kam në lista kaq.ok.koho do i vertetoj.”
    Në këtë bisedë, dokumentohen qëllimet që Elidon Avdyli dhe Astrit Balliu alias Astriti Avdyli kanë pasur për të vrarë personin me nofkën Maloku, identifikuar si Edmir Bregu, i vrarë në datën 24 janar 2021 dhe një person tjetër i quajtur Marlini.
    Nga bisedat që Elidoni ka zhvilluar në platformën SkyEç me Enea Kumen, Aleksandër Lahën, Arben Merkurin dhe Ermir Dedjan, del se Ermiri është “ushtari” i Elidon Avdylit, i cili e ka mbajtur me para, i ka dhënë për konsum lëndë narkotike falas dhe e ka përdorur edhe si shofer të tij dhe të familjes.
    Në datën 22 gusht 2020, ora 18:57, Ermir Dedja i ka shkruar Elidon Avdylit se kishte gjetur bazë të sigurt dhe do të gjente shtëpi ku do të pasqyroheshin në vijim, do të shërbente për strehim të armëve dhe të veprimeve të grupit të gjashtëve që ishin marrin pjesë në ekzekutimin e Edmir Bregut. Ermiri Dedja shkruan se:“E kam gjet po marr njerëzit, po ku k e na mer, shoferi vlla, po ne…”./ZËRI

  • Vrasja e Edmir Bregut, Lala: Ja roli i vëllait të deputetit socialist në ekzekutimin që bëri bujë

    Vrasja e Edmir Bregut, Lala: Ja roli i vëllait të deputetit socialist në ekzekutimin që bëri bujë

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka zbuluar detaje të reja tronditëse në lidhje me aksionin e fundit të SPAK në Durrës, që çoi edhe në arrestimin e Enea Kumes, vëllai i deputetit të sapozgjedhur të Partisë Socialiste, Loer Kume.
    Sipas Lalës, rasti nuk lidhet me tjetërsimin e pronave, por me një dosje shumë më të ndërlikuar që ka dalë nga zbërthimi i aplikacionit të komunikimit të enkriptuar SKY ECC, i cili po ndihmon autoritetet në dokumentimin e ngjarjeve të rënda kriminale në vend.
    Në këtë rast, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë që daton në janar të vitit 2021, ku u vra Edmir Bregu. Sipas hetimeve të SPAK, kjo ngjarje dyshohet të jetë një vrasje për hakmarrje, me lidhje të drejtpërdrejta me grupin e njohur të Avdylajve.
    Lala tregoi se motivi i vrasjes vjen pas një përplasjeje të fortë mes grupeve kriminale. Nipi i Astrit Avdylit, Aldo Avdyli, ishte vendosur më herët në shënjestër për t’u eliminuar dhe dyshohet se pas kësaj qëndronte vetë Edmir Bregu. Në shenjë hakmarrjeje, Astrit Avdyli, një emër i njohur i botës së krimit që ka dalë edhe në përgjime me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, ka urdhëruar eliminimin e Bregut.
     
     
    Në këtë skemë, sipas SPAK, Enea Kume ka luajtur rolin e informatorit të grupit kriminal. Ai dyshohet se ka dhënë informacion për lëvizjet e Edmir Bregut, duke ndihmuar në përgatitjen dhe realizimin e atentatit. Për këtë arsye, ai është arrestuar si i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, që vepronte me qëllim eliminimin fizik të kundërshtarëve. Për ekzekutimin e Bregut, rolin e vrasësit dyshohet ta ketë pasur Alfred Doka, i cili besohet se ka vepruar kundrejt një pagese.

  • Zbardhen emrat e ekzekutorëve të Edmir Bregut në 2021, vrasja me urdhër të Abdylit

    Zbardhen emrat e ekzekutorëve të Edmir Bregut në 2021, vrasja me urdhër të Abdylit

    Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i djeshëm i SPAK që goditi një grup kriminal në zonën e Shijakut.
    Ermir Dedja është shtetasi që SPAK dyshon se ka marrë pjesë më 21 janar të 2021 në vrasjen e Edmir Bregut alias Ilir Koçi alias Maloku. 29-vjeçari Ermir Dedja është ekzekutuar disa kohë më parë në Durrës.
    Dedja akuzohet se bashkë me Alfred Dokën që është shpallur në kërkim, të jenë ekzekutuesit e të riut, ngjarje që u krye për llogari të Aldo dhe Astrit Avdylit.
    Ky i fundit akuzohet si urdhërues i vrasjes ndërsa nipi i tij Aldo Avdyli si organizator.

  • Zbardhja e vrasjes së Edmir Bregut në 2021, njëri nga ekzekutorët anëtar i grupit të Avdylajve! U vra me kallashnikov në maj në Durrës

    Zbardhja e vrasjes së Edmir Bregut në 2021, njëri nga ekzekutorët anëtar i grupit të Avdylajve! U vra me kallashnikov në maj në Durrës

    DURRËS – Alfred Doka dhe Ermir Dedja vepruan si ekzekutorë të Edmir Bregut në 2021 në Durrës, ngjarje që u zbardh një ditë më parë nga SPAK. Porositësi i vrasjes, sipas Prokurorisë, dyshohet se ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. Alfred Doka është shpallur në kërkim, ndërsa Dedja, 29-vjeç, u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës.  
    Anëtari i bandës së Avdylajve u vra pranë një qendre shëndetësore teksa po lëvizte në këmbë. Ai u qëllua me plumba kallashnikovi nga një makinë tip “Seat”. Autorët nuk dihen ende por policia ka identifikuar 5 persona si të përfshirë në ngjarje. Dy janë vënë në pranga, Erion Ndoni, 36-vjeç dhe Klodian Berisha, 35-vjeç, të cilët akuzohen se kontrabanduan automjetin që u përdor nga autorët. 
    Në kërkim është shpallur 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave. Dy të tjerët, një shqiptar dhe një maroken, u shpallën në kërkim dy ditë pas ngjarjes së rëndë me akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen.  
    Vrasja e Edmir Bregut u zbardh pas përgjimeve në Sky ECC të grupit kriminal të Astrit Avdylajt dhe Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe edhe si “Rumi i Shijakut”. SPAK thotë se si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë Enea Kume (vëllai i deputetit të PS Loer Kume ). Ekzekutorët ishin Alfred Doka dhe Ermir Dedja. SPAK po heton gjithashtu që në këtë vrasje mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.  
    Edmir Bregu alias Ilir Kuçi, 32 vjeç, ishte me origjinë nga Kukësi dhe jetonte në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Pasditen e 23 janarit 2023, ai po qarkullonte me makinën e tij tip “Porsche Cayene” në lagjen nr.16 të Durrësit. 32-vjeçari u ekzekutua me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks sapo zbriti nga makina e tij. Shqiptarja.com 

  • Zbardhen EMRAT e ekzekutorëve të Edmir Bregut në 2021, njëri u vra me kallashnikov në maj në Durrës

    Zbardhen EMRAT e ekzekutorëve të Edmir Bregut në 2021, njëri u vra me kallashnikov në maj në Durrës

    edmir bregu-(ekzekutori) ermir dedja

    TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i djeshëm i SPAK që goditi një grup kriminal në zonën e Shijakut, ku u zbulua vrasja e 32-vjeçarit, Edmir Bregu në 2021 në Durrës. 
    Alfred Doka, i shpallur në kërkim, dhe Ermir Dedja, i cili rezulton i vdekur, dyshohet se janë ekzekutorët e të riut, ngjarje që u krye për llogari të Aldo dhe Astrit Avdylit. 29-vjeçari Ermir Dedja u vra në muajin maj të këtij viti në lagjen nr18 të Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një qendre shëndetësore teksa i riu po lëvizte në këmbë, ku persona e qëlluan për vdekje me plumba kallashnikovi, nga një makinë e bardhë tip “Seat”. 
    Lidhur me ngjarjen e 2021, Astrit Avdylaj dyshohet është porositësi i vrasjes në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. Ndërkohë, Aldo Avdylaj akuzohet si organizator.

    Bëhet fjalë për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2021, kur Edmir Bregu u qëllua dy herë në kokë dhe në gjoks sapo zbriti nga makina në lagjen 16 të qytetit bregdetar.
    Vrasje për hakmarrje- si u ekzekutua nga Avdylajt, Edmir Bregu
    Edmir Bregu apo Ilir Kuçi u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli nga makina e tij luksoze në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar. Vrasja që asakohe u raportua si konflikt i çastit, pas katër vitesh u zbulua se ishte një ekzekutim për hakmarrje. Konkretisht viktima Edmir Bregu kishte tentuar të vrite nipin e Astrit Avdylajt, Aldo Avdylaj. 
    Vrasja e Edmir Bregut u porosit nga Astrit Avdylaj, për hakmarrjen për tentativën e ekzekutimit të nipit të tij. SPAK thotë se drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë Enea Kume(vëllai i deputetit të PS), ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë Alfred Doka dhe shtetasi E.D ( të dy në kërkim).
    Dy ekzekutorët pritën momentin kur 32-vjeçari, me origjinë nga Hasi ka parkuar “Porsche Cayenen” në ‘bazën’ e tij, pranë shtëpisë së vjehrrit. Qitësi, i ‘sistemuar’ në sediljen e pasme të makinës me ngjyrë të zezë ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke i marrë jetën. Në 2021 Edmond Bregu alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje.
    Në lidhje me vrasjen e Bregut, në pranga është vendosur vetëm Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume. Astrit Avdylajt masa e arrestit do i komunikohet në burg, pasi ndodhet në qeli edhe për operacionin “Revanshi”. Nipi i tij, Aldo Avdylaj dhe dy ekzekutorët Alfred Doka dhe shtetasi E.D, janë shpallur në kërkim. Megjithatë SPAK shton se është duke hetuar më tej për të zbuluar përfshirjen e emrave të tjerë në grupin kriminal, por edhe shkaqet që sollën përplasjen e parë./ZËRI

  • Ç’kodimi i “SKY”-t të Avdylajve/ Si hetimi i 2020-ës për pronat e “Rrumit” çoi në zbulimin e vr*shes së Edmir Bregut

    Ç’kodimi i “SKY”-t të Avdylajve/ Si hetimi i 2020-ës për pronat e “Rrumit” çoi në zbulimin e vr*shes së Edmir Bregut

    Një bashkim procedimesh penale ka çuar SPAK, në nxjerjen e masave të reja të sigurisë “arrest me burg” për tre personazhe të njohur të botës së krimit, Astrit Avdyli, Aldo alias Elidon Avdyli, Aleksandër Laho alias “Rrumi” si dhe 5 persona të tjerë mes të cilëve dhe Enea Kume, vëllain e deputetit të PS, Loer Kume.
    Çështja nga mori spunto SPAK, duke çuar në zbardhjen e vrasjes së Edmir Koçit në Durrës, lidhet me një procedim penal Nr.235 të rregjistruar në vitin 2020, në të cilin është hetuar dhe më pas dënuar për korrupsion Aleksandër Laho dhe Irgen Kërçuku, i cili në atë periudhë ka mbajtur postin e Juristit të Avokaturës së Shtetit.
    Kjo dosje që flet për korrupsionin dhe falsifikimit të dokumentave me qëllim tjetërsimin e pronave në zonën e Hamallaj, është ndarë nga drejtuesi i prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, duke çuar në hapjen e një dosje të re me Nr.235/1.
    Pikërisht kjo dosje e re është pasurur dhe me bisedat e aplikacioknit “Sky”, duke u futur kodet e kriptuara të ardhura nga Belgjika dhe Europol, duke pasur një volum më të madh të komunikimeve mes zyrtarëve të hipotekës së Durrësit dhe elementëve të botës së krimit në këtë zonë.
    SPAK, ka ndjekur rrjedhshmërinë e kodeve “Q1CTJT” që përdorej nga Aldo Avdyli dhe kodin “TEDV40”, që përdorej nga Astrit Avdyli, ku përmes bisedave në aplikacioknin “Sky”, është kuptuar se këto personazhe kanë organizuar dhe urdhëruar vrasjen e Edmir Koçit alias Bregut në 21 janar 2021 në Durrës.
    Pjesë e kësaj vrasje, sipas SPAK është dhe Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume, i cili besohet se ka pasur rolin e ndihmësit në këtë vrasje. SPAK ka sqaruar se vrasja është kryer për qëllime hakmarëse për shkak se grupi i Avdylajve, kishte zbuluar më parë se Edmir Bregu, kishte planifikuar dhe tentuar për të vrarë Aldo Avdylin.
    Kaq ka mjaftuar që Avdylët të organizojnë vrasjen e Bregut, teksa ai kishte ardhur nga Italia në Durrës, për të kaluar festat e fundvitit. Vrasja e Bregut është realizuar përmes dy personave Alfred Doka dhe E.D, të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim

  • Si u zbulua vrasja e Edmir Bregut, nga një hetim i 2020 për pronat e ‘Rrumit’…

    Si u zbulua vrasja e Edmir Bregut, nga një hetim i 2020 për pronat e ‘Rrumit’…

    Nga Elton Qyno/

    Një bashkim procedimesh penale ka çuar SPAK, në nxjerjen e masave të reja të sigurisë “arrest me burg” për tre personazhe të njohur të botës së krimit, Astrit Avdyli, Aldo alias Elidon Avdyli, Aleksandër Laho alias “Rrumi” si dhe 5 persona të tjerë mes të cilëve dhe Enea Kume, vëllain e deputetit të PS, Loer Kume.

    Çështja nga mori spunto SPAK, duke çuar në zbardhjen e vrasjes së Edmir Koçit në Durrës, lidhet me një procedim penal Nr.235 të rregjistruar në vitin 2020, në të cilin është hetuar dhe më pas dënuar për korrupsion Aleksandër Laho dhe Irgen Kërçuku, i cili në atë periudhë ka mbajtur postin e Juristit të Avokaturës së Shtetit.

    Kjo dosje që flet për korrupsionin dhe falsifikimit të dokumentave me qëllim tjetërsimin e pronave në zonën e Hamallaj, është ndarë nga drejtuesi i prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, duke çuar në hapjen e një dosje të re me Nr.235/1.

    Pikërisht kjo dosje e re është pasurur dhe me bisedat e aplikacioknit “Sky”, duke u futur kodet e kriptuara të ardhura nga Belgjika dhe Europol, duke pasur një volum më të madh të komunikimeve mes zyrtarëve të hipotekës së Durrësit dhe elementëve të botës së krimit në këtë zonë.

    SPAK, ka ndjekur rrjedhshmërinë e kodeve “Q1CTJT” që përdorej nga Aldo Avdyli dhe kodin “TEDV40”, që përdorej nga Astrit Avdyli, ku përmes bisedave në aplikacioknin “Sky”, është kuptuar se këto personazhe kanë organizuar dhe urdhëruar vrasjen e Edmir Koçit alias Bregut në 21 janar 2021 në Durrës.

    Pjesë e kësaj vrasje, sipas SPAK është dhe Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume, i cili besohet se ka pasur rolin e ndihmësit në këtë vrasje.

    SPAK ka sqaruar se vrasja është kryer për qëllime hakmarëse për shkak se grupi i Avdylajve, kishte zbuluar më parë se Edmir Bregu, kishte planifikuar dhe tentuar për të vrarë Aldo Avdylin.

    Kaq ka mjaftuar që Avdylët të organizojnë vrasjen e Bregut, teksa ai kishte ardhur nga Italia në Durrës, për të kaluar festat e fundvitit. Vrasja e Bregut është realizuar përmes dy personave Alfred Doka dhe E.D, të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim.

  • Operacioni i SPAK, zbulohet grupi kriminal që vrau Edmir Bregun, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i…

    Operacioni i SPAK, zbulohet grupi kriminal që vrau Edmir Bregun, Avdylajt dhanë urdhër, ndihmës edhe vëllai i…

    SPAK ka zbuluar grupin kriminal që vrau Edmir Bregun, në 2021, për motive hakmarrjeje. Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në Vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje, përfshirë dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit si dhe falsifikimi i dokumenteve dhe korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer më shumë se një herë. Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprës penale të vrasjes, me paramendim me qëllim hakmarrjen, në formë e grupit të strukturuar kriminal. Ishin përgjimet e Sky ECC, që bënë të mundur zbardhjen e kësaj vrasjeje.
    Identifikimi i autorëve
    “Veprimet e kundraligjshme të vrasjes me paramendim për hakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë Astrit Avdyli, në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, dhe Aldo Avdyli. Gjithashtu si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë shtetasi, Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë shtetasi Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume, ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë shtetasit, E.D dhe A.D. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.”
    Kush ishte viktima Edmir Bregu dhe si ndodhi vrasja?
    Edmir Bregu alias Ilir Kuçi 32 vjeç ishte me origjinë nga Kukësi dhe jetonte në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Pasditen e 23 janarit 2023, ai po qarkullonte me makinën e tij tip “Porsche Cayene” në lagjen nr.16 të Durrësit. 32-vjeçari u ekzekutua me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks sapo zbriti nga makina e tij.

  • SYRI TV/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut në Durrës, SPAK: Hakmarrje për atentatin ndaj Aldo Avdylit

    SYRI TV/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut në Durrës, SPAK: Hakmarrje për atentatin ndaj Aldo Avdylit

    Një grup i strukturuar kriminal në fushën e vrasjeve dhe tjetërsimit të pronave është goditur nga Prokuroria e Posaçme. Nga 11 masa sigurie, 7 janë ekzekutuar, ku mes tyre janë emra të njohur të botës së krimit. SPAK ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut, i cili është ekzekutuar me urdhër të Astrit Avdylit për shkak të një atentati ndaj nipit të tij, Aldo Avdylit. Astrit Avdylit i është komunikuar masa e sigurisë në burg, ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, pasi kishte ngritur një grup kriminal për vjedhjen dhe tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Durrësit. Pjesë e këtij grupi rezulton edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist të Durrësit, Loer Kume, i cili ka marrë pjesë në ekzekutimin e Edmir Bregut.

    Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut, i njohur ndryshe si Ilir Kuçi ose Maloku, si dhe një skemë të mirëorganizatruar kriminale për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, me drejtues Aleksandër Lahon, ndryshe Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Vrasja e Bregut, sipas SPAK, u urdhërua nga Astrit Avdyli në shenjë hakmarrje për një atentat të dështuar ndaj nipit të tij, Aldo Avdyli, alias Elidon Avdyli. Pjesë e këtij grupi kriminal rezulton edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume.

    Në lidhje me faktin tjetër penal, të tjetërsimit të pronave, shtetasi Aleksandër Laho, në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka formuar një grup të strukturuar kriminal, ku bëjnë pjesë shtetasit: Vullnet Muça (vëllai i Aleksandër Lahos), Agron Bejdolli, Vllash Brahja dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.

    “Mekanizmi i përdorur përfshin falsifikimin e plotë të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), falsifikimin e pjesshëm të AMTP-ve origjinale, përmes shtimit të numrit të parcelave, prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe futjen ilegalisht të tyre në arkivën e ish-ZVRPP Durrës, duke i paraqitur si vendime të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Këshillit të Qarkut Durrës. Po ashtu, ka pasur heqje të fletëve të regjistrave të kartelave të pasurisë, ku ishin të regjistruara prona të zërit kadastral “Pyll” dhe “Pa frut”, dhe zëvendësimin e tyre me fletë të reja të falsifikuara në formë dhe përmbajtje.

    Sipas SPAK, pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët, në pjesën më të madhe të rasteve, nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.

    Nga 11 masa sigurie, në total, 7 janë ekzekutuar. Në pranga janë vënë: Vullnet Muça (vëllai i Aleksandër Lahos), Enea Kume, Agron Bejdolli (shoferi i “Rrumit”), Vllash Brahja, Astrit Avdyli (i arrestuar më herët), dhe është vendosur ndalim jashtë vendit për Ermira Avdylin. Gjithashtu, janë sekuestruar 254 mijë metra katrorë tokë në zonën bregdetare të Shetajt.

  • U ekzekutua me plumb në kokë! Edmir Bregu do i vriste nipin, Avdylaj porositi vrasjen, vëllai i deputetit e ndihmoi

    U ekzekutua me plumb në kokë! Edmir Bregu do i vriste nipin, Avdylaj porositi vrasjen, vëllai i deputetit e ndihmoi

    Aldo Avdylaj, Edmir Bregu, Astrit Avdylaj dhe Enea Kume

    TIRANË-SPAK dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan sot një aksion në Durrës, ku u godit një grup i strukturuar kriminal. SPAK ka zbuluar autorët e vrasjes së 32-vjeçarit Edmir Bregu në Durrës. Bëhet fjalë për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2021 kur u qëllua dy herë në kokë dhe në gjoks sapo zbriti nga makina në lagjen 16 të qytetit bregdetar.
    Vrasje për hakmarrje- si u ekzekutua nga Avdylajt, Edmir Bregu
    Edmir Bregu apo Ilir Kuçi u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli nga makina e tij luksoze në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar. Vrasja që asakohe u raportua si konflikt i çastit, pas katër vitesh u zbulua se ishte një ekzekutim për hakmarrje. Konkretisht viktima Edmir Bregu kishte tentuar të vrite nipin e Astrit Avdylajt, Aldo Avdylaj. 
    Vrasja e Edmir Bregut u porosit nga Astrit Avdylaj, për hakmarrjen për tentativën e ekzekutimit të nipit të tij. SPAK thotë se drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë Enea Kume(vëllai i deputetit të PS), ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë Alfred Doka dhe shtetasi E.D ( të dy në kërkim).
    Dy ekzekutorët pritën momentin kur 32-vjeçari, me origjinë nga Hasi ka parkuar “Porsche Cayenen” në ‘bazën’ e tij, pranë shtëpisë së vjehrrit. Qitësi, i ‘sistemuar’ në sediljen e pasme të makinës me ngjyrë të zezë ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke i marrë jetën. Në 2021 Edmond Bregu alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje.
    Në lidhje me vrasjen e Bregut, në pranga është vendosur vetëm Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume. Astrit Avdylajt masa e arrestit do i komunikohet në burg, pasi ndodhet në qeli edhe për operacionin “Revanshi”. Nipi i tij, Aldo Avdylaj dhe dy ekzekutorët Alfred Doka dhe shtetasi E.D, janë shpallur në kërkim. Megjithatë SPAK shton se është duke hetuar më tej për të zbuluar përfshirjen e emrave të tjerë në grupin kriminal, por edhe shkaqet që sollën përplasjen e parë./ZËRI