Aldo Avdylaj, Aleksandër Laho, Edmir Bregu dhe Ermir Dedja
TIRANË-Në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI, detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje e 2021, ku Astrit Avdylaj dyshohet se është porositësi i ekzekutimit në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. Ky i fundit rezulton nga bisedat e zbardhura në SKY Ecc se përveçse organizator i vrasjes, dyshohet të jetë edhe gjuajtësi.
Fillimisht u raportua se ekzekutorët e vrasjes së Edmir Bregut, ishin Alfred Doka, i shpallur në kërkim, dhe Ermir Dedja, i cili rezulton i vdekur. Por teksa prej muajit shtator deri në janar, nuk kishin arritur të lokalizonin shënjestrën, Elidon Avdylaj nipi i Astrit Avdylajt e mori përsipër vetë ekzekutimin. Sipas Aldos, ushtari i Avdylajve ‘Boli’ i kishte mashtruar dhe prej tre muajsh vetëm u kërkonte lekë.
Në datën 21 janar 2021, Elidon Avdyli i ka shkruajtur, vëllait të deputetit të Partisë Socialiste, Enea Kumes, lidhur me Ermir Dedjan, ku sipas tij Ermiri ishte një njeri i paaftë që u ka kushtuar shumë para ndaj mendonte t’ja merte makinat dhe armët dhe mos t’ja hapte më telefonin. Nga konteksti i bisedës dyshohet se kishin biseduar që vrasjen e Edmir Bregut ta bënte Elidoni me Arben Mërkurin, duke parë që Ermir Dedja nuk po e realizonte dot.
Elidon Avdyli i shkruan Enea Kumes: I gazi ca je tu bo e vlla. Se sa ucova. Po ate ëaj hall mer dak. Mos ekan kap kari. Mos ekan mor peng thuj. Po sedi si me igjet e dak. Ate telin e kelin se kam un. Boli ka nru ne shpi gja sme gjen dot mo njeri. Po esht legen e dak vet me la mutin e ëenve ishte mir ai. Ne legenin ebo keq. Po kushedi ja ka ik. A e shef mer lek sharrit. Mer mu mer ty. Asi gjo zbo. Do ja mor ato gjonat. Skorpin kot ja kemi lon. Der tashi. Ai ne hekrat i shet i q… ropt. Ai ibje shum shum ca ven. Mu me iu ne punet anej ai. Gabim i moll qe e kam mor athre. Shum fare. Zbon ai e dak per asi pun. Vetem mashtro. E dring. Si motrra e vet original. Ai shi ca ibo qerxhiut shpis. Ka mor shum e dak. Kena 3 vjet tu e majt. Si familje e dak. Po leje e dak te perment vet. Duhet me imor makinat. E gjonat atit e dak. Mrom isha me skon. Ebejm vet ate. Ky caka cu ne pikjat ka leket. Smahet. Ai do mor ato gjonat e do fik teli. Kur tbohet burr e tbej nai lek. Me ja mor ato te sharrit. Ai shy npun per asi gjo e rrezik cdo gjo ja thot dorjanit…
Në lidhje me dryshimin e planit, Elidon Avdylaj vë në djeni edhe ‘Rrumin e Shijakut’, Aleksandër Lahon.
Elidon Avdyli-… O vlla un aksjon. Jam. Ishalla me hec e gati jam halde bejm grupin. E fillojm. Po sot kemi shpresa shum e vlla. Se kan ëen ppstblloqe. Kto 2 dot ke kneta. Anej. Ishalla e vlla se shum stress. Perdit tu u mar me ate. Sa tfilloj iher. Anje skam shku mo ka ata cunat.
Aldo Avdylaj doli në terren në 22 janar dhe brenda dy ditëve, më 24 janar njoftoi Enea Kumen dhe ‘Rrumin’ se puna mbaroj (vrasja e Edmir Bregut).
Në orën 16:15, Elidon Avdyli i ka dërguar Enea Kumes vetëm një mesazh me tekst “Dak maroi”.
Në lidhje me faktin se njerëzit e pajtuar nga Elidon Avdyli janë vendosur pranë lokalit ku pritej të shkonte Edmir Bregu si dhe vrasjen e tij, Elidoni ka biseduar edhe me Aleksandër Lahon alias Rrumi. Mesazhet e dërguara nga Elidon Avdyli janë si vijon:
Si te kam e vlla ca je tu bo. Aty jemi e vlla. Tani kemo če ne 4 tu e prit. Ate po erdh maroj pun. Tani. O zot na hecem mar. Ti va je tu bo e shnetin. Si ubone. Sjok per leket sa trejpi kalëshi nai lek ti voj se ka 1 jav ka mor buken. Ala sme ka llon aso lek se ka pas. Mallin e atyne. E dje ka fillu me ahist timin. Ne shife bejm nai pun se kena mall anej nult me 29. Ose po pate ti ma ir e bejm nai pun e shesim ne. Po ku hy shum. Duhet cmim. Une ishalla me hecen me kondimjerat. Se kam fut 5 buk. Me kushon. E vetem lufi do I bej vallaj. Po me heci. Maroj Shok. Ika
Pas ekzekutimit, Elidon Avdyli është larguar në Lezhë, dhe ka pushuar aktivitetin me telefonin me kodin PIN 90DXE1 dhe ka filluar të përdorë disa ditë më vonë SkyECC SGL385 i cili është identifikuar sipas procesverbalit të identifikimit përkatës.
Në lidhje me lajmin që Elidon Avdyli i dha Aleksandër Lahos, ky i fundit i ka shkruajtur vëllait të tij Vullnet Muçës se Aldo duke iu referuar Elidon Avdylit, e kishte mbaruar një punë ndaj të shikonte për lëvizjen e policisë.
Në lidhje me vrasjen e Bregut, në pranga është vendosur vetëm Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume. Astrit Avdylajt masa e arrestit do i komunikohet në burg, pasi ndodhet në qeli edhe për operacionin “Revanshi”. Nipi i tij, Aldo Avdylaj dhe dy ekzekutorët Alfred Doka dhe shtetasi E.D, janë shpallur në kërkim. Megjithatë SPAK shton se është duke hetuar më tej për të zbuluar përfshirjen e emrave të tjerë në grupin kriminal, por edhe shkaqet që sollën përplasjen e parë./ZËRI