Tag: edicionit

  • Amir Rrahmani përzgjidhet mbrojtësi më i mirë i Serisë A për vitin 2025

    Amir Rrahmani përzgjidhet mbrojtësi më i mirë i Serisë A për vitin 2025

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është shpallur mbrojtësi më i mirë në Serie A për edicionin e kaluar. Rrahmani udhëhoqi mbrojtjen e Napolit që e fitoi titullin e kampionit të Italisë.
    Ceremonia e shpalljes së më të mirëve të edicionit të kaluar, e njohur si “Gran Gala del Calcio”, është mbajtur të hënën mbrëma në Milano. Këtë ngjarje e organizon Shoqata Italiane e Futbollistëve (AIC). Rrahmani dhe Alesandro Bastoni i Interit janë shpallur mbrojtësit më të mirë të qendrës. Denzel Dumfries i Interit u shpall mbrojtësi i djathtë më i mirë, ndërsa Federiko Dimarko (Inter) mbrojtësi i majtë më i mirë. Mile Svilar i Romës u përzgjodh portieri më i mirë, ndërsa mesfusha më e mirë e edicionit të kaluar të Serie A përbëhet nga Nikolo Barella (Inter), Scott McTominay (Napoli) e Tijjani Reijnders (Milan). Holandezi Reijnders tani është te Mançester Siti. Lautaro Martinez i Interit, Moise Kean i Fiorentinas dhe Mateo Retegui i Atalantas, tani tek Al-Qadsiah, janë përzgjedhur sulmuesit më të mirë të kampionatit të kaluar. Ndërkohë mesfushori skocez i Napolit, Skot McTominay u shpall lojtari më i mirë i edicionit 2024/2025 në Serie A. “Punoj çdo vit që të përmirësohem”, ka thënë kapiteni i Kosovës. Përzgjedhja e ekipit më të mirë është bërë me vota të lojtarëve. Interi prezantohet me pesë lojtarë, Napoli me vetëm dy, ndërsa Roma, Milani, Fiorentina e Atalanta me nga një.
    “Ai ishte njëri prej lojtarëve konstantë mes dy titujve. Trajnerë të ndryshëm, nga Spalletti te Conte, dhe me shumë lojtarë të larguar pas titullit të vitit 2023 si Osimhen, Kvara dhe Kim, të tjerë lojtarë të rëndësishëm erdhën te Napoli. Por Rrahmani mbeti. Fillimisht në dyshe me Kim e më pas me Buongiorno, duke luajtur në të gjitha 38 ndeshjet, ai është lider i vërtetë. Rrahmani dhe Bastoni kanë fituar në konkurrencë me Acerbin, Buongiornon dhe Ndickan”, ka shkruar “Sky Sport Italia”,

  • “Rreze zjarr” shpallet fituese! Arsi Bako triumfon në skenën e RTK-së

    “Rreze zjarr” shpallet fituese! Arsi Bako triumfon në skenën e RTK-së

    Arsi Bako është shpallur fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK, duke marrë trofeun “Diamanti i Kaltër” me këngën “Rreze zjarr”, një krijim me frymë rock dhe interpretim energjik që arriti të ngjallë emocion dhe duartrokitje në sallë. Pas shpalljes së rezultatit, atmosfera në skenë u mbush me entuziazëm, ndërsa Arsi u përqafua nga ekipi i saj dhe kolegët pjesëmarrës.
    “Nuk e kam pritur. Ndihem shumë e lumtur. Shumë faleminderit,” u shpreh ajo e emocionuar, duke nënvizuar se kjo fitore për të përfaqëson një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik.

    Në renditjen finale, vendi i dytë shkoi për Florent Abrashin me këngën “Unë dhe Ti”, një baladë e fuqishme vokale, ndërsa Arjeta Palushaj siguroi vendin e tretë me “Andrra”, e cila u vlerësua për atmosferën e saj të veçantë.
    Përveç çmimit kryesor, Arsi Bako u vlerësua edhe me “Çmimin e Kryeqytetit”, një tjetër dëshmi e ndikimit të përformancës së saj tek publiku dhe juria.
    Në natën finale u ndanë edhe disa çmime të tjera:• Çmimi i Orkestrës – Art Lokaj me këngën “Ty”• “Pena e Argjendtë” për tekstin më të mirë – Teutë Halili me “Amin”
    Finalja e edicionit të sivjetshëm solli në skenë 10 finalistët e përzgjedhur nga gjysmëfinalja, duke krijuar një mbrëmje të pasur artistikisht. Përveç garës, spektakli u gjallërua edhe nga performancat e të ftuarve specialë: Gjon’s Tears, Dren Abazi, Elvana Gjata dhe Tuna, të cilët ndezën atmosferën me interpretimet e tyre, duke e kthyer natën në një festë të muzikës live dhe skenës shqiptare.

  • Shpresa Qeriqi, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”

    Shpresa Qeriqi, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”

    Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” do të jetë prozatorja e re prishtinase, Shpresa Qeriqi. Ajo është një nga zë i veçantë në mesin e gjeneratës së shkrimtareve të reja në letërsinë e tashme shqipe.

    Shpresa Qeriqi (1991) ka lindur në Prishtinë, ku ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në degën Letërsi Shqipe. Gjatë studimeve ka iniciuar rikthimin e revistës studentore “Fryma”, ku ka qenë redaktore e prozës dhe ka botuar recensione e poezi. Si shkrimtare e prozës së shkurtër është prezantuar për herë të parë në Festivalin “Fiction Fest” në Prishtinë, me tregimin “Bishti” (2020). Shpresa ka botuar tregime në revista si Ex-Libis, Pen Kosova dhe Hejza. Dorëshkrimi i saj “Mjegull” u përzgjodh në pesëshen finale të çmimit letrar ”Kadare” 2022.

    Ajo do të jetë pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”-it dhe do ta nderojë festivalin me bisedën dhe leximin e një pjese të prozës së saj artistike në natën e parë të këtij festivali (04.11.2025, ora 18:00).

    Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MARK PASHKU, PJESË E EDICIONIT TË PESTË TË “FICTION FEST”

  • Lind një tjetër derbi, Partizani- Vora prezantimi i parë 2025/26

    Lind një tjetër derbi, Partizani- Vora prezantimi i parë 2025/26

    Me startin e edicionit të ri futbollistik 2025/2026 të premten dhe dje, vetëm katër skuadra ende nuk e kanë thënë fjalën e parë. Teuta- Dinamo është shtyrë për në 5 shtator ndërsa Partizani dhe Vora luajnë sot në orën 20:00 në ‘Arena e Demave’.

    Pikërisht ky takim mbyll këtë javë për t’i lënë radhën fundjavës së ardhësme teksa më 30 dhe 31 gusht zhvillohet raundi i dytë i edicionit të 87-të të futbollit elitar. Më pas radha e Kombëtares me Superioren e cila për afro dy javë do të jetë pushim.

    Kthyer te Partizani- Vora duket se kjo ndeshje ofron një tjetër derbi (në fakt një mini-derbi) në Tiranë.

    Të kuqtë kanë emëruar Mladen Milinkoviç si trajner të ri dhe me dështimin në turin e parë të Conference League (eleminuar nga Nome Kalju), tani e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar në kampionat. Xhuliano Skuka, Vusal Isgandarli, Karlos Martinez, Judah Garsia, Viktor Da Silva, janë disa nga lojtarët që i janë bashkuar skuadrës 17 herë kampione të vendit e cila si gjithnjë futet në garë për objektivë titull dhe Kupë Shqipërie. Aktualisht Partizani është klubi shqiptar i Superiores me koeficentin më të lartë në UEFA (7.5).

    Vora e promovuar për herë të parë në Superiore pozicionohet gjeografikisht pak km larg kryeqytetit ndërsa klubi me 36 vite ‘jetë’ (themeluar më 1989), duket se nuk do të jetë thjesht një skuadër kalimtare. Presidenca i ka besuar sërish trajnerit Arjan Bellai, teknikut gjirokastrit që e ngjiti në Abissnet Superiore edicionin e kaluar si kampione e Kategorisë së Parë. Jo vetëm aq por klubi ka operuar me emra të spikatur në merkato. Mjafton të nënvizohet se përpos emrave si Ruzgis (aktualisht i dëmtuar), Tabaku, Ruçi (portier), Dajan Shehu etj, janë afruar futbollistë si portieri Romeo Harizaj, Serjan Repaj, Henri Zuna, Luis Felipe, Bernard Karrica, Enis Fazlagiç, Adeloye Folahan, Uallas Almeida.

    Vazhdo leximin

  • Starti i edicionit 2025/26, Vllaznia- Egnatia, formacionet zyrtare

    Starti i edicionit 2025/26, Vllaznia- Egnatia, formacionet zyrtare

    Vllaznia: Jukaj, Kuros, Gjini, Bajrami, Jago, Gurishta, Dros, Qato, Mala, Murataj, Balaj.Tr: Edi Martini

    Egnatia: Dajsinani, Fangaj, Poçi, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Fernando, Leo Melo, Buriç, Gruda, Selmani.Tr: Edlir Tetova

    Vazhdo leximin

  • Sot nis kampionati shqiptar, edicioni 87 i historisë. Duka fton tifozeritë në stadiume

    Sot nis kampionati shqiptar, edicioni 87 i historisë. Duka fton tifozeritë në stadiume

    Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, i cili nis sonte me supersfidën Vllaznia-Egnatia, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, i uroi suksese dhjetë klubeve pjesëmarrëse, duke e cilësuar sezonin e ri si një kapitull të mbushur me sfida dhe emocione.
    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi rëndësinë e profesionalizmit dhe respektit në fushë. Gjithashtu, ai theksoi se FSHF do të vijojë t’u japë mbështetje maksimale klubeve për zhvillimin e talenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës.
    Presidenti Duka pati edhe një mesazh të veçantë për tifozët, të cilët i ftoi të jenë forca kryesore e atmosferës në stadiume, gjithmonë në frymën e Fair-Play.
    Mesazhi i Presidentit të FSHF, Armand Duka, në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore 2025-2026”:
    Sot hapet një kapitull i ri i futbollit shqiptar me nisjen e edicionit të 87-të të Kategorisë “Abissnet Superiore 2025-2026”. Çdo fillim sezoni është një moment shprese dhe ambicieje, ku ekipet, trajnerët, lojtarët dhe tifozët hyjnë në një udhëtim të ri, të mbushur me plot sfida dhe emocione.
    Së pari, dëshiroj t’u uroj të gjitha skuadrave pjesëmarrëse një sezon të suksesshëm, të mbushur me rivalitet sportiv, profesionalizëm dhe respekt në fushën e lojës. Jam i bindur se çdo klub do të japë maksimumin për të arritur objektivat e tij dhe për të kontribuar në rritjen e futbollit tonë.
    FSHF mbetet e vendosur të mbështesë rritjen e klubeve në çdo aspekt, duke i inkurajuar ato të investojnë në zhvillimin e talenteve, në përmirësimin e infrastrukturës dhe në rritjen e profesionalizmit. Jam krenar për përparimin që ka bërë futbolli ynë në vitet e fundit, por jam po aq i bindur se rruga përpara kërkon edhe më shumë punë, bashkëpunim dhe vizion.
    Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohje për çdo futbollist, trajner, arbitër dhe punonjës që kontribuon në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij kampionati. Secili prej jush është pjesë e mozaikut të futbollit shqiptar dhe çdo përpjekje individuale shndërrohet në një arritje kolektive.
    Një mesazh i veçantë shkon për tifozët, që janë zemra e futbollit. Ju ftoj të vazhdoni ta bëni të jashtëzakonshme atmosferën në stadiume, por gjithmonë duke respektuar vlerat dhe frymën e Fair-Play. Është përgjegjësi e përbashkët të tregojmë se futbolli shqiptar di të promovojë kulturë sporti dhe krenari kombëtare.
    Përpara kemi një sezon të ri që premton rivalitet, emocione dhe histori të reja. Jam i bindur se, me përkushtim dhe pasion, do të përjetojmë së bashku një kampionat të denjë për traditën dhe të ardhmen e futbollit shqiptar.
    Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju uroj një sezon të mbushur me suksese dhe momente të paharrueshme.
    Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

  • Cloud Fest po vjen tek REJA – Zbulo programin e edicionit të 9-të

    Cloud Fest po vjen tek REJA – Zbulo programin e edicionit të 9-të

    Cloud Festival, ose siç njihet ndryshe Festivali i Resë, është tashmë një traditë – një festival unik në zemër të Tiranës, i cili ndërthur “traditën me bashkëkohoren” si asnjë event tjetër që prej edicionit të tij të parë, në vitin 2017. Edicioni i 9-të, si të mëparshmit, vjen për 11 netë radhazi, nga data 21 maj deri më 31 maj, me një program të pasur, shumëngjyrësh dhe ndërkulturor. Ku hapësira brenda dhe përreth instalacionit REJA transformohet në një auditor artistik – një eksperiencë kulturore pa pagesë, për publikun e gjerë vendas dhe vizitorët e huaj të të gjitha grupmoshave.  Mbi 100 artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë do të bashkohen për të krijuar një përvojë të paharrueshme për publikun. 
    Çfarë na pret këtë vit? 

    Festivali nis më 21 maj me performancën e dancit bashkëkohor “Njëmijë diej” nga Oktawia Ścibior & Samory Ba (Francë), pasuar nga tingujt e muzikës tradicionale azerbajxhanase – Mugham, që vjen për herë të parë në Tiranë, e sjellë nga ansambli i mirënjohur Mansum Ibrahimov dhe Ensemble Garabagh. 
    Gjatë ditëve në vijim, programi eksploron gjithçka: nga muzika më e mirë tradicionale shqiptare – nga veriu në jug, përfshirë ahengun shkodran, polifoninë labe, muzikën krutane me Pleqtë e Krujës – e deri tek etno-jazz-i, psychedelic blues dhe rebetiko, tradita e muzikës greke. Gjithçka e ndërthurur me kërcime bashkëkohore, workshop-e, performanca vizuale dhe picture. Artistë nga Azerbajxhani, Kanadaja, Franca, Maqedonia, Gjermania, Suedia, Italia, Austria, Meksika dhe Greqia do të sjellin një copëz nga krijimtaria e tyre në hapësirat e Reja. 
    Pikat kulmore për të mos u humbur: 

    22 maj: “Aheng Gjakovar” me Katerina grupet muzikore ‘Hadi Bajrami’, ‘Edi Furra dhe Lirikët’ dhe ‘Rilindja’ 

    24 maj: Workshop flamenco dhe një koncert me motive mesdhetare nga Shamba-Sol-Buco 

    26 maj: Një natë klasike-pop nga Kori i Resë me “I Have a Dream, A Song to Sing” – një tribut nga Beethoven të ABBA 

    28 maj: Eksplorim muzikor nordik me Fågelle dhe “Psychedelic World Blues” nga POLA! 

    30 maj: Një mbrëmje e veҫantë me muzikë greke me të ftuar speciale këngëtaren Katerina Tsiridou 

    31 maj: Mbyllja madhështore me energjinë e Mariachi Romatitlán nga Meksika dhe performanca eksperimentale “Around the Table” nga Peter Miyalu 

    Përfshirje, diversitet dhe kreativitet 
    Cloud Fest ka për mision edukimin dhe shkëmbimin e eksperiencës, duke përfshirë publikun në proceset krijuese dhe duke i dhënë mundësi për argëtim e aktivitete edukative. Nga workshop-i i patinazhit mbi skenë te pikturat me mesazhe ndërvepruese për publikun.  
    Një nga ngjarjet më përfshirëse të këtij viti është “Cloud’s Rainbow – Pre Parade” më 24 maj, një aktivitet i dedikuar komunitetit LGBTQ+ dhe kulturës së diversitetit. 
    Cloud Fest është më shumë se një festival – është një manifestim i jetës urbane, një festë e përbashkët ku arti dhe njerëzit bashkohen për të frymëzuar njëri-tjetrin dhe për të festuar kulturat dhe zhanret e ndryshme artistike. 
    Si çdo vit: Hyrja falas! 
    REJA është vendi dhe Cloud Fest është festa ku duhet të jeni çdo mbrëmje, nga data 21 deri më 31 maj. 

  • Rafinja e Jamali, dyshja që përcaktoi sezonin e suksesshëm të Barcelonës

    Rafinja e Jamali, dyshja që përcaktoi sezonin e suksesshëm të Barcelonës

    Adriatik BALLA
    Barcelona po mbyll një sezon përgjithësisht të suksesshëm. Edhe pse u eliminua në gjysmëfinale të Champions League, skuadra po shkon drejt trofeut të titullit në Spanjë, pra si kampione, dhe kjo ka shumë rëndësi jo vetëm për ekipin, por sidomos për trajnerin gjerman Hansi Flik. Ndërkohë, kur sezoni po shkon drejt përfundimit po dalin edhe analizat e para për performancën sezonale të lojtarëve dhe këtu një dyshe bën diferencë të dukshme. Kështu, Lamine Jamal dhe braziliani Rafinja janë lojtarët që shkëlqyen më së shumti këtë edicion me klubin blaugrana. Edhe të tjerët ishin të mirë, por kjo dyshe duket se ka bërë diferencë në çdo aspekt ndaj i mëshohet në analizat e medias sportive spanjolle e më gjerë.
    Në fakt, Rafinja është në prag të mbylljes së edicionit më të mirë me Barcelonën – me fitimin e titullit në La Liga. Lamine Jamal e ka marrë thuajse gjithë vëmendjen, por Rafinja ka qenë po aq i rëndësishëm në rrugëtimin për titull. 28-vjeçari Rafinja i shënoi pesë nga 16 golat e Barcelonës në katër “El Clasicot” e zhvilluara që u fituan ndaj Real Madridit në këtë edicion. Paraqitjet e tij ndihmuan që Barcelona ta fitojë Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, kur shënoi dy herë në fitoren 5:2 në finale ndaj Real Madridit. Rafinja ka 34 gola për Barcelonën, ndërsa në dy edicionet e fundit para se t’i bashkohej klubit nga Katalonja, i pati nga 10 gola. Është golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit prapa Robert Levandovskit, që ka shënuar 40 gola gjithsej. Ai ka kontribuuar edhe me 22 asistime në 52 paraqitje. 23 asistime i kishte në dy edicionet e kaluara së bashku, sa ishte pjesë e Lids Junajtid. Vetëm Jamal ka më shumë asistime sesa Rafinja në ligën spanjolle. Jamal i ka 12 asistime, ndërsa nëntë i ka braziliani.
    Ndërkohë, sulmuesi Jonathan David ka konfirmuar se do të largohet nga Lila në fund të edicionit, kur edhe i skadon kontrata. Futbollisti që përfaqëson Kanadanë e ka konfirmuar vendimin me një video të publikuar në Instagram të mërkurën. 25-vjeçari do të largohet si futbollist i lirë. Bashkëlojtari i Edon Zhegrovës ka realizuar 25 gola në 48 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual. Njukasëll Junajtid dhe Barcelona janë prej skuadrave që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. Nëse do të vinte te Barcelona do të haste në vështirësi për shkak të rivalitetit shumë të madh brenda klubit. Kjo pasi Barça ka një numër të madh yjesh në radhët e saj.

  • Final 4 për vajza/ Vllaznia – Partizani, finalja e madhe e edicionit 2024/2025

    Final 4 për vajza/ Vllaznia – Partizani, finalja e madhe e edicionit 2024/2025

    Vllaznia – Partizani është ndeshja finale për titullin kampion të edicionit 2024/2025 në kampionatin e futbollit të vajzave.

    Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e dyta gjysmëfinale të kësaj faze në kategorinë e vajzave.

    Vllaznia mposhti Apoloninë me rezultatin e ngushtë 3-2 në “Loro Boriçi” dhe siguroi finalen e madhe.

    Në përballjen tjetër gjysmëfinale, Partizani triumfoi sërish ndaj Gramshit, duke e mundur 1-0 në stadiumin e Vorës dhe duke merituar një vend në finalen për titull.

    Ndeshja finale do të luhet më 18 maj, teksa Departamenti i Garave në FSHF do të bëjë me dije së shpejti stadiumin se do të luhet ky takim.

    Ekipi kampion i Kategorisë Superiore për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Champions League, ndërsa skuadra e renditur në vendin e dytë do të marrë pjesë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Europa Cup.

    Vazhdo leximin

  • Sot Dinamo- Partizani për vendin e tretë

    Sot Dinamo- Partizani për vendin e tretë

    Dinamo Siti- Partizani përkundër formulës së deklaruar në gjenezë teksa ishte e shkruar se i gjithë ‘Final Four’ luhet në ‘Arena Kombëtare’ sot luhet në Elbasan.

    Dy skuadrat e kryeqytetit me një biletë të siguruar për në Conference League në duelin për vend të 3/4. Thjesht një duel statisikor dhe pak krenarie…Nga të dy kampet pritet të ketë rrotacion të shtuar duke i’u dhënë mundësi kontigjentit të stolit të prezantohen në fushë.

    Ndërkohë të hënën me start orën 20:00, në Tiranë, finalja e edicionit për titullin kampion ndërmjet Vllaznisë dhe Egnatias të edicionit të 86-të futbollistik 2024/2025.

    Vazhdo leximin