Tag: edicionin

  • “Elita 5” fiton edicionin e 22-të të “Netëve të Klipit Shqiptar”

    “Elita 5” fiton edicionin e 22-të të “Netëve të Klipit Shqiptar”

    Showbiz E Mërkurë, 21 Maj 2025 12:03
    Grupi i mirënjohur ‘Elita 5’ me këngën “Natën e mirë” ka fituar edicionin e 22-të të spektaklit “Netët e Klipit Shqiptar”.
    Vokalisti Arif Ziberi falënderoi jurinë dhe vlerësoi publikun shqiptar pas marrjes së çmimit të madh, i përbërë nga plot 7 kupa për arritje të ndryshme teknike-profesionale.

    “Falënderoj publikun e mrekullueshëm që na përkrah për mbi 35 vite. Derisa të jenë ata do të jetë edhe grupi Elita 5”, tha Arif Ziberi.
    “Netët e Klipit Shqiptar” u zhvillua në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kjo ishte hera e parë pas 7 vitesh që shfaqja u rikthye në Tiranë pas disa realizimeve në Ulqin.
    Çmimet e edicionit të 22-të:
    -Klipi më i mirë në të gjithë komponentët: “Natën e mirë” nga Elita 5
    -Produksioni Deliart: për Aurel Thëllimin
    -Grafika më e mirë në klip: Pinkmoon për “Putain” nga Dafina Zeqiri ft. Vig Poppa

  • Zekirija Ramadani ngre pretendimet pas titullit të katërt të Dritës

    Zekirija Ramadani ngre pretendimet pas titullit të katërt të Dritës

    Adriatik BALLA
    Ilir Daja konsiderohet ndër trajnerët tanë më të suksesshëm, por në trojet shqiptare po spikat dhe një tjetër që po arrin suksese të rëndësishme. Kështu, trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Zekirija Ramadani, këtë sezon në mendje kishte vetëm një qëllim: ta nxirrte Dritën kampione të Kosovës. Dhe ia doli. Me fitoren 1:0 të shënuar të dielën ndaj Llapit, Drita e siguroi titullin e kampionit për edicionin 2024/2025. Ramadani mund të mburret që Dritës ia ktheu titullin që e priste për pesë vjet. Për Dritën është titulli i katërt. Të parin e kishte fituar në edicionin 2002/03. Më pas triumfoi në kampionat edhe në edicionin 2017/18 dhe së fundi në edicionin 2019/2020.
    47-vjeçari Ramadani është prej trajnerëve më të suksesshëm në futbollin kosovar. Ai ka katër tituj të kampionit me skuadra të ndryshme. Shkupjani e ka fituar titullin edhe me Trepçën ’89, Feronikelin dhe Prishtinën. “Me titullin e kampionit duhet të jemi të kënaqur, jo vetëm unë si trajner por të gjithë, stafi drejtues, tifozët. Titulli i mbyll të gjitha ecuritë negative që kemi pasur në disa javë. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë dhe duhet të kuptojmë se edhe pse arritëm që katër xhiro para fundit të shpallemi kampionë, muajin e fundit kemi pasur shumë probleme me lëndime. Jam shumë i kënaqur me ecurinë e skuadrës këtë vit. Mendoj se mundemi së bashku me futbollistët që të japim edhe më shumë për Dritën dhe për futbollin kosovar”, tha Ramadani.
    Meritat e suksesit dhe synimet në Europë
    Meritat më të mëdha për suksesin, Ramadani ua adreson futbollistëve. “Futbollistët janë aktorët kryesorë për fitimin e titullit. Ata janë që kanë dhënë maksimumin në stërvitje, kanë derdhur shumë djersë në çdo stërvitje. Në katër ndeshjet e fundit ne do ta japim maksimumin me futbollistët që i kemi në dispozicion”, nënvizoi trajneri i Dritës. Si kampione, Drita do të paraqitet në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Në kualifikimet e Championsit ishte paraqitur edhe në edicionin 2018/19 dhe 2020/2021. Për të synuar fazën grupore të kupave evropiane, Ramadani kërkon përforcime. “Na duhen përforcime, na duhet një skuadër edhe më e shëndoshë dhe me një konkurrencë më të madhe brenda grupit. Synimi ynë i parë do të jetë që ta kalojmë raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve për shkak se asnjë skuadër deri më sot nuk e ka kaluar.
    Me një kalim në rundin e dytë të kualifikimeve të ‘Championsit’, plejofin e Ligës së Konferencës e kemi të garantuar. Dhe me një fitore në “play-off” edhe grupet në Ligën e Konferencës do t’i kemi të sigurta. Kemi mundësi për të bërë ekip, kemi mundësi që ta shtojmë konkurrencën. Shpresoj që do të marrim përforcimet e duhura në mënyrë që këtë vit të arrijmë në grupe dhe ta vazhdojmë traditën e skuadrave kosovare, siç e ka bërë Ballkani deri në vitin e kaluar”. Ballkani ka dominuar në futbollin kosovar gjatë tri edicioneve të fundit. E fitoi tri herë rresht titullin e kampionit. Ka marrë pjesë dy herë në grupet e Ligës së Konferencës. Tani Drita e ka fjalën kryesore, ndërsa Ramadani synon të shkruajë tjetër histori suksesi.