Festivali i Këngës në RTSH këtë vit do të nis mbrëmjen e datës 17 dhjetor për të vijuar dhe në datat 18, 19 dhe 20. Datat e edicionit të sivjetshëm të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u bënë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga organizatorët. Festivali këtë vit vjen në edicioni e 64-t dhe pritet të sjellë në skenë edhe disa nga emrat e njohur të muzikës shqiptare. “Katër net magjike në Pallatin e Kongreseve! Më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor skena e Pallatit të Kongreseve do të ndizet nga emocionet, muzika dhe magjia e traditës. Zërat më të mirë dhe këngët më të reja do të bashkohen në edicionin e 64-të të këngës shqiptare”, shkruajnë organizatorët ndër të tjera.
Gjatë katër netëve radhazi, konkurrentët do të interpretojnë live këngët e tyre origjinale, ndërsa gara pritet të jetë e fortë. Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, që do të jenë në konkurrim në Festivalin e Këngës në RTSH në edicionin e 64-t. Festivali i 64-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të vijë për katër net me radhë për publikun, ku nata e parë dhe e dytë siç është bërë me dije më parë do të jenë netët konkurruese, nata e tretë do t’i kushtohet nostalgjisë, ndërsa nata e katërt do të jetë finalja e madhe. Festivali i Këngës në RTSH edhe pse përballet me kritika çdo vit nga krijues e artistë të ndryshëm është dhe një prej ngjarjeve muzikore kryesore në vend, por që prurjet muzikore kanë ngjallur jo pak diskutime. Fituesi i këtij edicioni do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2026”, që do të zhvillohet në maj të vitit të ardhshëm në Austri.
Tag: edicionin
-

Festivali i Këngës në RTSH në edicionin e 64 nis më 17 dhjetor në Pallatin e Kongreseve
-

FSHF organizon edicionin e 3-të të seminarit për trajnerët e portierëve
19 Tetor 2025
11:07
Telesport
Federata e Futbollit do të zhvillojë më 27 tetor 2025, nga ora 09:30 deri në 14:30, edicionin e tretë të seminarit të posaçëm për trajnerët e portierëve. Ky aktivitet synon të rrisë standardet e trajnimit dhe të forcojë rolin e portierit në futbollin shqiptar, duke vendosur themelet teknike, taktike, psikologjike dhe karakteriale që ndikojnë në zhvillimin e portierëve të së ardhmes.
Në këtë edicion do të marrin pjesë dy lektorë ndërkombëtarë të njohur: Manuel Amoroso, Drejtor i Portierëve në Inter Academy, do të trajtojë temën: “Stërvitja e portierit në situata loje dhe rëndësia e lidhjes me skuadrën në kategoritë konkurruese (U15 – U18)”.
Alessandro Pedretti, Specialist i Portierëve në Parma Calcio për sektorin e të rinjve, do të prezantojë temën: “Organizimi i stërvitjes për të bërë protagonistë portierët e rinj në kategoritë konkurruese (U10 – U14)”.
Seminari shënon edicionin e tretë radhazi, duke forcuar angazhimin e FSHF-së për zhvillimin e trajnerëve dhe avancimin e rolit të portierëve në vend. Aktiviteti do të jetë i hapur dhe falas për të gjithë të interesuarit. -

Ahengu shkodran, artistë të rinj interpretuan në edicionin e 13-të me këngët popullore të qytetit
Tradita e bukur e muzikës qytetare shkodrane, e ruajtur ndër shekuj, i rezervoi Shkodrës një mbrëmje të veçantë për qytetarët dhe turistët që mbushën pedonalen kryesore të qytetit.
Në edicionin e tij të 13-të te “Ahengut Shkodran” artistë të rinj dhe të afirmuar e risjellje këngët popullore shkodrane, të cilat janë një prej 7 kryeveprave të trashëgimisë shpirtërore shqiptare.
Risi e këtij viti ishte pjesëmarrja e fëmijëve si këngëtarë, duke i dhënë ngjyra dhe energji të re mbrëmjes.
Albana Fani erdhi nga Amerika për të kënduar në “Ahengun Shkodran”
Top Channel
-

“Balkan Jazz Showcase” në edicionin e pestë në Universitetin e Arteve, një festival që po merr përmasa ndërkombëtare
Nga Julia Vrapi
Grupe muzikore me artistë shqiptarë dhe të huaj në koncertet e “Balkan Jazz Showcase”, që këtë vit zhvillon edicionin e pestë të tij. Festivali që vjen i fokusuar te artistët dhe muzika xhaz sjell një program të pasur muzikor. Festivali nis nga teatri i Vlorës, për të vijuar dhe me të tjerë grupe artistësh në netët e tij në Universitetin e Arteve.
Jo vetëm muzikantë të njohur janë pjesë e këtij festivali, por një hapësirë e veçantë i kushtohet edhe artistëve të rinj. “Balkan Jazz Showcase 2025 (25-28 shtator) thuhet në njoftim për këtë edicion përfaqëson identitetin e një festivali gjithnjë e më ndërkombëtar, i cili mbi bazat e muzikës jazz ndërton një program të larmishëm, të hapur ndaj ideve të reja dhe në gjendje të përmbushë shijet e një publiku që rritet vit pas viti. “Ky organizim muzikor është i vetmi i këtij lloji në hapësirën ballkanike. I fokusuar totalisht tek artistët dhe Jazz-i ballkanik. Krahas promovimit të muzikës së artistëve të njohur të rajonit, një ndër qëllimet kryesore është krijimi i hapësirave për debutimin e muzikantëve të rinj. Vendosja e urave të komunikimit që marrin jetë edhe në projekte të tjera të përbashkëta. Në çdo edicion këto lloj bashkëpunimesh nuk kanë munguar. Çdo vit artistët shqiptarë vijnë me projekte të përbashkëta me muzikantë nga Ballkani dhe më gjerë. Veçanti e këtij edicioni të “Balkan Jazz Showcase 2025” është se zhvillohet në kuadër të veprimtarive që mbahen në Tiranë, si kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut”, thuhet në njoftimin e festivalit ndër të tjera. Festivali mirëpret yje ndërkombëtarë, talente në ngritje, virtuozë të muzikës jazz, muzikës etno-jazz ballkanike dhe ndërdisiplinore, performues eksperimentalë dhe inovatorë. Në materialin rreth festivalit thuhet se “Jazz in Albania” në edicionin e tij të 15-të dhe projekti “Balkan Jazz Showcase” në edicionin e pestë do t’i japin vendit, sidomos qendrës së Tiranës, atë atmosferë që i shkon për shtat natyrës mikpritëse të kryeqytetit. Dy tipare janë karakteristike dhe mbeten të pandryshuara për organizatorët, cilësia e programit dhe formula që është konsoliduar ndër vite.
Pjesëmarrësit në “Balkan Jazz Showcase 2025”
“Adriatik Jazz Ensemble” nga Italia në festival është një formacion që ofron një mozaik tingujsh dhe një dialog të hapur ndërmjet dy kulturave (Itali-Shqipëri) ku muzika jazz merr trajta të reja, duke i mbajtur rrënjët në traditë, por edhe duke u frymëzuar nga jazz-i bashkëkohor dhe eksplorimi. Në vijim është “Argalios” nga Greqia. Një trio muzikore bashkëkohore që përzien rrënjët tradicionale me eksperimentime të guximshme. “Argalios” është vetë personifikimi i “Balkan Jazz Showcase”, sepse nuk paraqet thjesht traditën e Ballkanit, por i jep asaj një shpirt të ri, për ta ringjallur në kohët moderne. Pjesëmarrës në festival edhe Muhamed Ibrahimi nga Maqedonia e Veriut, një instrumentist dhe kompozitor, i cili vjen në skenën e “Balkan Jazz Showcase” me një prani të rrallë dhe origjinale. Me kitarë akustike, mandolinë, saze dhe instrumente të tjera me tela, ai krijon një gjuhë muzikore unike. İZ / ARA / SEYİR, Turkish Modal Music & Jazz, është një udhëtim muzikor që bashkon thellësinë e makame-ve turke me lirinë shprehëse të jazz-it dhe fuqinë e improvizimit. Në muzikën turke, arabe ose indiane modaliteti është thelbësor: makam-et ose raga-t përcaktojnë strukturën e melodisë, intervalet, lulet dhe strukturën që krijohet. “Just Trio” nga Shqipëria është një hapësirë eksperimentale muzikore, ku secili prej instrumentistëve kontribuon me stilin dhe idetë e tij personale, duke krijuar një tingull unik që ndërthur folklorin ballkanik me ritmet dhe harmonitë e jazz-it modern. “UART Combo” është në vijim në programin e festivalit. Një ansambël i përbërë nga studentë të Degës së Muzikës Jazz në Universitetin e Arteve, i udhëhequr nga mentorët Andi Kongo (piano) dhe Emiljan Dhimo (bateri). Repertori i grupit përfshin kompozime të njohura standarde të jazz-it. Për organizatorët pjesëmarrja e këtij grupi në Balkan Jazz Showcase (Jazz in Albania) është shumë e rëndësishme, sepse u ofron studentëve të Universitetit të Arteve Tiranë të degës së muzikës jazz dhe jo vetëm- mundësinë për të përmirësuar aftësitë e tyre me profesorë që përfaqësojnë një nga metodat më prestigjioze të mësimdhënies në botë. -

“TIFF” në edicionin e 23, më shumë se 200 filma të përzgjedhur nga 71 vende të botës
Nga Julia Vrapi
Më shumë se 200 filma të përzgjedhur nga 71 vende të botës janë këtë vit në “Tirana International Film Festival”. Festivali ndërkombëtar i filmit nis nesër në Tiranë, duke sjellë në ditët e tij një program të pasur, mes tyre fitues të çmimit “Luani i Artë” në Festivalin e Venecias. Edicioni i 23-të i “Tirana International Film Festival” (TIFF 2025) këtë vit do të zhvillohet nga data 21 deri më 27 shtator dhe sjell në ditët e tij veç prodhimeve kinematografike pjesë e festivalit janë edhe disa aktivitete. Programi i përditshëm i festivalit, që përfshin mbi 200 premiera të filmave nga 71 vende të botës, në konkurrim janë në të gjitha kategoritë dhe zhanret, si fiction, dokumentar, animacion, etj. Më herët Agron Domi, drejtor dhe bashkëthemeluesi i “Tirana International Film Festival” tha për mediat që është dashur një punë prej disa muajsh për përzgjedhjen e filmave garues në këtë festival, që këtë vit shënon edicionin e tij të 23-të në kryeqytet. Filmat këtë vit do të vlerësohen nga 8 juri ndërkombëtare, të përbëra nga emra të njohur të industrisë kinematografike. Filmi “Father Mother Sister Brother” i regjisorit Jim Jarmusch, që fitoi “Luanin e Artë” në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia në Itali hap edicionin e 23-të të “Tirana International Film Festival” dhe do të shfaqet në sallën e kinemasë Millennium. Por edhe premiera e filmit të restauruar “Liri a vdekje” prodhim kinematografik i vitit 1978 do të jetë në “Tirana International Film Festival” në 27 shtator. Filmi është nga regjisorët Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, skenari i tij është shkruar nga Vath Koreshi. Këtë vit kinematë dhe hapësirat për filmat dhe aktivitetet në festival janë: Kinema Millennium; Qendra e Artit Agimi; Kino Piramida; Vila 31 x Art Explora ; Librari Babel; Open Air Tirana.
TIFF në jetën kulturore
“Tirana International Film Festival 2025” (TIFF) që do të zhvillohet këtë shtator është dhe një nga eventet kulturore më të rëndësishme në vend. Regjisorët, producentët, muratorë, studiues dhe artistët nga Shqipëria, Ballkani dhe mbarë bota do të jenë pjesë e TIFF këtë vit! Me “TIFF 2025”, sipas organizatorëve Tirana shndërrohet në kryeqytetin e filmit. “Tirana International Film Festival” në edicionin e 23-të nis më 21 shtator, por filmi më i mirë i shkurtër në festival kualifikohet për çmimet “Oscars 2025”, si dhe “European Film Awards 2024”. Filmat studentorë të përzgjedhur zyrtarisht në “Tirana International Film Festival” kanë të drejtë të konkurrojnë për Çmimet Student Academy (SAA). Për herë të parë, TIFF prezanton këtë vit një juri speciale, Capture Frame Jury, e cila do të vlerësojë kuadrin më të bukur fotografik nga filmat dokumentarë. Kjo juri përbëhet nga artistë vizualë. “Tirana International Film Festival” është tani pjesë edhe e Rrjetit të Festivaleve në Rajonin e Adriatikut, që është programi i përbashkët i tre festivaleve themelues- Festivali i Filmit në Sarajevë (BiH), Festivali i Filmit Auteur (Serbi) dhe Festivali i Filmit në Zagreb (Kroaci). “Tirana International Film Festival” është një festival ndërkombëtar filmi i themeluar në vitin 2003, i cili synon të krijojë një qendër kulturore për kinemanë alternative dhe të pavarur në Shqipëri dhe rajon. “TIFF 2025-edicioni 23” këtë vit ka edhe mbështetjen financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. -

BKK organizon edicionin e 22-të të Javës së Bibliotekës në Kosovë
Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘Pjetër Bogdani’ organizon edicionin e 22-të të Javës së Bibliotekës në Kosovë, përcjell KultPlus.
Edicioni i sivjetëm i këtij organizimi vjen me temën ‘Biblioteka mes traditës dhe inovacionit’.
Kjo ngjarje mbahet më 6 tetor, nga ora 17:00 në hollin kryesor të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës./KultPlus.com
-

Marta Kos: Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare në BE
Në edicionin e 20-të të FORUMIT STRATEGJIK TË BLEDIT në Slloveni në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë edicionit me moderatorin Stjepan Oresković, sipërmarrës dhe President i IEDC Bled, Future 500 (International Executive Development Center), moderatori tha se Marta Kos komisionere e BE për Zgjerimin tha mbrëmë që Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare në BE.
Ndërkohë qeveria shqiptare po plotëson me shpejtësi kriteret që kërkon BE. -

Ferizaj mirëpret edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove
Nga 1 deri më 7 shtator, Ferizaj do të shndërrohet në kryeqendrën e teatrit shqiptar me edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove. Ky aktivitet tradicional mbledh çdo vit trupa dhe artistë të njohur nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni, duke sjellë në skenë produksione të reja dhe interpretime që sfidojnë publikun e artdashës.
Pjesë e jurisë këtë vit do të jenë tre personalitete të spikatura të artit dhe kulturës: Zyrafete Shala, shkrimtare dhe kritike letrare me përvojë shumëvjeçare në fushën e analizës dhe botimeve, Simon Shkreli, aktor me karrierë të pasur në teatrot e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe Agon Myftari, regjisor i njohur për qasjen e tij avangarde dhe pjesëmarrjet në festivale prestigjioze ndërkombëtare.
Festivali i Teatrove në Ferizaj ka ndërtuar një traditë të fuqishme prej më shumë se gjysmë shekulli, duke u bërë një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në Kosovë. Ky edicion pritet të sjellë shfaqje që trajtojnë tema të forta shoqërore, si dhe të ofrojë një hapësirë të gjallë diskutimi mbi të ardhmen e teatrit në hapësirat shqiptare.
Ferizaj, për shtatë netë me radhë, do të jetë shtëpia e artit skenik, duke e dëshmuar se ky festival mbetet një nga shtyllat e rëndësishme të kulturës kombëtare./KultPlus.com
-

“Anfield” nderon Zhotën, Liverpul nis edicionin në shtëpi
“Anfield” nderon Zhotën, Liverpul nis edicionin në shtëpi – Sporti im
error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!
