Nuk mund të ketë futboll pa drejtësi në fushë dhe për këtë arsye një trofe i veçantë në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” do të jepet për të vlerësuar edhe “Arbitrin e Vitit 2025”.
Për këtë trofe, arbitrat shqiptarë kanë nominuar katër emra: Emanuela Rusta, Florjan Lata, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Cjapi.
Fituesi i këtij trofeu për këtë edicion do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live spektaklin në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00 .
Tag: edicion
-

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025/ “Arbitri i Vitit”, këta janë 4 emrat e nominuar për këtë edicion
-

Panairi i Kantonit fillon me numër rekord ekspozuesish dhe blerësish
Edicioni i 138-të i Panairit të Importit dhe Eksportit të Kinës, i njohur edhe si Panairi i Kantonit, filloi të mërkurën në Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong, me numrin e ekspozuesve që tejkaloi 32.000, një rekord i lartë, shkruan “Xinhua”.
I planifikuar të zhvillohet deri më 4 nëntor, ky edicion i panairit ka tërhequr gjithashtu një numër rekord blerësish.
Deri të hënën, mbi 240.000 blerës nga 218 tregje eksporti ishin regjistruar paraprakisht, duke reflektuar një rritje prej 10% krahasuar me edicionin e mëparshëm.Midis tyre, numri i blerësve nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë” është rritur ndjeshëm.
Ndërkohë, më shumë se 400 kompani kryesore blerëse do të marrin pjesë në panair.
Sipas sondazheve të kryera përpara panairit, mbi 1 milion produkte të reja të zhvilluara vitin e kaluar do të ekspozohen në këtë edicion të panairit, ndërsa do të debutojnë rreth 800.000 produkte.
Ky edicion i Panairit të Kantonit do të paraqesë për herë të parë një zonë mjekësore inteligjente, e cila ka tërhequr 47 kompani që shfaqin produkte të tilla si robotë kirurgjikalë, sisteme inteligjente monitorimi dhe pajisje të veshshme.Po ashtu, do të ketë një zonë robotësh shërbimi, me pjesëmarrjen e 46 lojtarë kryesorë të industrisë për të shfaqur robotët e tyre humanoide, qentë robotikë dhe inovacione të tjera.
I themeluar në vitin 1957, Panairi i Kantonit mbahet dy herë në vit. Ai është më jetëgjati nga disa ngjarje gjithëpërfshirëse ndërkombëtare tregtare në Kinë dhe është cilësuar si barometri i tregtisë së jashtme të Kinës. -

Së shpejti “Kalimera Poetike”, edicioni i 33-të me shumë ngjarje kulturore
“Kalimera Poetike Basri Çapriqi” po vjen për herë të 33-të në Ulqin dhe në këtë edicion do të ketë laramani të prurjeve artistike mes letërsisë dhe artit pamor, shkruan KultPlus.
Ky aktivitet kulturor organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”
Në programin e edicionit të sivjetshëm do të zhvillohet mbrëmja letrare homazh kushtuar shkrimtarit Ibrahim Berjashi, kryetarit të parë të “Art Club”-it dhe njërit prej themeluesve të “Kalimerës Poetike”, si dhe dy mbrëmje autoriale që do t’u kushtohen shkrimtarëve: Besnik Mustafaj dhe Ilire Zajmi.
Organizatorët kanë bërë të ditur se ky edicion do të hapet më 11 shtator me ekspozitën instalacion nga Zake Prelvukaj, e cila do të prezantohet me ekspozitën “Ofshamë (Shpella e Lakuriqëve”, ngjarje që dë të mbahet në ora 17:00 në Sheshin para Muzeut në Kalanë e Ulqinit.
Po në të njëjtën ditë, ky edicion do të vazhdojë me mbrëmje letrare, poashtu në Muzeun e Kalasë së Ulqinit, mbrëmje që do ti dedikohet shkrimtrait Ibrahim Berjashi, ku me prezantimin e krijimtarisë së tij do të paraqiten: Qazim Muja, përkthyes dhe kritik letrar dhe Xhahid Bushati, shkrimtar. Leximi i pjesëve të vargjeve do të bëhet nga Simon Shkreli, aktor dhe do të udhëhiqet nga Vediha Gjoni.
Manifestimi më pas do të vazhdojë më 12 shtator, ku
organizimi kalon në Librarinë “Ulqini” e cila do të mbahet në ora 20:00. Mbrëmja autoriale do të zhvillohet për Besnik Mustafaj, ku për veprën e tij do të flasin: Arta Marku-Qëndro, kritike e letërsisë dhe Bujar Hudhri , botues. Kjo mbrëmje do të udhëhiqet nga Sabina Osmanoviq.
Ndërkohë, ky edicion do të përmbyllet me një mbrëmje autoriale për Ilire Zajmin, që do të mbahet më 13 shtator, në ora 20:00 në Muzeun Etnografik- Draginë.
Vepra e Ilire Zajmit do të diksutohet nga studiuesja e letërisë, njëherit edhe shkrimtare Dije Demiri-Frangu. Ky panel letrar do të moderohet nga Flutur Mustafa-Pllana.
Mbyllja e manifestimit do të bëhet nëpërmjet një pike muzikore, ku do të prezantohen: Anton Kafalli në violin dhe Ares Fani në kitarë. / KultPlus.com
-

Alaudin Hamiti ka një lajm për Big Brother Kosova Vip 4
Showbiz E Martë, 2 Shtator 2025 16:42
”Big Brother Kosova Vip 4” pritet të nisë së shpejti dhe përgatitjet për këtë edicion tashmë kanë filluar. Moderatori i njohur i spektaklit, Alaudin Hamiti ka ndarë së fundmi një detaj të rëndësishëm përmes një story në Instagram.
Ai ka zbuluar se për këtë edicion, shtëpia do të jetë krejtësisht e re, e rimodeluar dhe e përshtatur për surprizat që i presin banorët dhe publikun. Megjithatë, edhe pse hapësira do të ndryshojë, Hamiti theksoi se rregullat do të mbeten të njëjta: një lojë e fortë, izolim total dhe garë e vërtetë për çmimin e madh.BBVK ka arritur të bëhet një ndër programet më të ndjekura në vend dhe në rajon, duke prodhuar çdo sezon emocione, debate dhe histori që mbeten gjatë në kujtesën e publikut.
-

Sunny Hill Festival rikthehet më madhështor se kurrë
Edicioni i sivjetmë mbahet prej 1 deri me 3 gusht me yjet të skenës ndërkombëtare si: Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, Headie One, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Cil, Sienna Spiro etj.
Edicioni i sivjetshëm i Sunny Hill Festival sjell një nivel të ri madhështie, me skena gjigante që premtojnë një përvojë spektakolare për publikun.
Skena kryesore ka përmasa mbresëlënëse: 62 metra gjerësi e mbi 30 metra thellësi dhe 18 metra lartësi, duke krijuar hapësirë për performanca të jashtëzakonshme vizuale dhe muzikore. Dua Lipa, Shawn Mendes, Headie One, Anyma, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Cil, Sienna Spiro, Ledri, Yanina, Pint, Tayna, Era e Kida janë veç disa prej emrave që do të performojnë në këtë skenë.
Ndërsa, skena C4 është 34 metra e gjerë e mbi 20 metra thellësi dhe 13 metra e lartë, e dizajnuar për artistët që sjellin energji alternative dhe eksperimentale duke ju mbajtur nën ritme të muzikës deri në orët e para të mëngjesit. Tommy Gold, Peggy Gou, Skream, Fatboy Slim, Bookie, Sugar Rush, Mochakk, Artssassin janë artistët që këtë edicion do performojnë në këtë skenë që këtë vit për herë të dytë, ia shton madhështinë festivalit.
Mos e lini pa vizituar edhe skenën “The next stage”. Organizatorët aty kanë krijuar një vend ideal për ata që kërkojnë një atmosferë të veçantë ku dominojnë zërat e artistëve të rinj.
Por Sunny Hill nuk është vetëm për muzikë. Festivali ofron edhe një përvojë të paharruar kulturore. Në parkun e Festivalit këtë edicion do zënë vend mbi 10 tenda promocinale dhe argëtuese me lojëra interaktive e aktivitet të ndryshme. E aty, do zënë vend edhe mbi 15 vendor të ushqimit që do ofrojnë mundësi të ndryshme për të shijuar opsione me të mira nga kuzhina vendase dhe ndërkombëtare.
E veçanta e këtij edicioni padyshim mbetet fakti se Festivali Sunny Hill, këtë vit sjell më shumë artistë se çdo edicion tjetër. Artistë ndërkombëtarë, yje të skenës botërore bashkë me emra të dashur nga skena vendore dhe rajoni do e bëjnë këtë edicion të paharrueshëm.
Nëse tashmë nuk e keni siguruar biletën tuaj, atë mund ta blini në: https://sunnyhillfestival.com/tickets/
-

Festivali “Sunny Hill” këtë vit me edicionin më të madh ndonjëherë
Showbiz E Mërkurë, 30 Korrik 2025 09:39
Edicioni i sivjetëm mbahet prej 1 deri me 3 gusht me yjet të skenës ndërkombëtare si: Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, Headie One, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Cil, Sienna Spiro etj.
Edicioni i sivjetshëm i “Sunny Hill Festival”-it sjell një nivel të ri madhështie, me skena gjigante që premtojnë një përvojë spektakolare për publikun.Skena kryesore ka përmasa mbresëlënëse: 62 metra gjerësi e mbi 30 metra thellësi dhe 18 metra lartësi, duke krijuar hapësirë për performanca të jashtëzakonshme vizuale dhe muzikore. Dua Lipa, Shawn Mendes, Headie One, Anyma, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Cil, Sienna Spiro, Ledri, Yanina, Pint, Tayna, Era e Kida janë veç disa prej emrave që do të performojnë në këtë skenë.
Ndërsa, skena C4 është 34 metra e gjerë e mbi 20 metra thellësi dhe 13 metra e lartë, e disenjuar për artistët që sjellin energji alternative dhe eksperimentale duke ju mbajtur nën ritme të muzikës deri në orët e para të mëngjesit. Tommy Gold, Peggy Gou, Skream, Fatboy Slim, Bookie, Sugar Rush, Mochakk, Artssassin janë artistët që këtë edicion do performojnë në këtë skenë që këtë vit për herë të dytë, ia shton madhështinë festivalit.
Mos e lini pa vizituar edhe skenën “The next stage”. Organizatorët aty kanë krijuar një vend ideal për ata që kërkojnë një atmosferë të veçantë ku dominojnë zërat e artistëve të rinj.
Por “Sunny Hill” nuk është vetëm për muzikë. Festivali ofron edhe një përvojë të paharruar kulturore. Në parkun e festivalit këtë edicion do zënë vend mbi 10 tenda promocinale dhe argëtuese me lojëra interaktive e aktivitet të ndryshme. E aty, do zënë vend edhe mbi 15 vendës të ushqimit që do ofrojnë mundësi të ndryshme për të shijuar opsione me të mira nga kuzhina vendëse dhe ndërkombëtare.
E veçanta e këtij edicioni padyshim mbetet fakti se festivali “Sunny Hill”, këtë vit sjell më shumë artistë se çdo edicion tjetër.
Artistë ndërkombëtarë, yje të skenës botërore bashkë me emra të dashur nga skena vendëse dhe rajoni do e bëjnë këtë edicion të paharrueshëm.
Nëse tashmë nuk e keni siguruar biletën tuaj, atë mund ta blini në: https://sunnyhillfestival.com/tickets/ -

Kumbulla shkakton penallti, Strakosha mban në lojë Shqipërinë me pritjen e tij (video)
10 Qershor 2025
21:10
Telesport
Shqipëria po përballet sonte me Letoninë në Riga, në ndeshjen e katërt për këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2026. Kjo është ndeshja e katërt për kuqezinjtë në këtë edicion, ku deri tani regjistrojnë 1 humbje ndaj Anglisë, 1 fitore ndaj Andorrës dhe 1 barazim ndaj Serbisë.
Sot, Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja, asnjë rezultat tjetër. Në rast se kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho duan të mbajnë ende gjallë shpresat për vendin e dytë, duhen me patjetër të fitojnë sot.
Minutat e para kanë qenë më të mira për kuqezinjtë, por vendasit patën shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, letonezët zënë në befasi mbrojtjen tonë dhe Kumbulla pengon sulmuesin e Letonisë, Gutkovskis, brenda zonës, arbitri jep 11 metërsh.
Thomas Strakosha kthehet në hero dhe pret penalltinë e goditur nga Ikaunieks. Rezultati vazhdon ende 0-0.
SHIKORASTINEPENALLTISE
SHIKOPRITJENESTRAKOSHES -

Arbëri zbulon emrin e banores që ka telefonuar pas Big Brother
Showbiz E Martë, 29 Prill 2025 18:40
Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në këtë edicion të ”Big Brother Albania Vip” dhe miqësive të fituara. Mes batutash Arbri ka treguar se fill pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve.
Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish-banorët që prej edicionit të parë të tij. I ngacmuar nga Bieta se cilën prej opinionisteve që ka ndarë studion do të zgjidhte, në katër edicione, Arbri veçoi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.Arbri pranoi se në këtë edicion patjetër ka fituar edhe miqësi, sidomos ajo me drejtuesin e spektaklit, Ledion Liço dhe producenten, Sara Hoxha. ”Sara profesioniste, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel e ka treguar se është njishi i spektaklit. Ka treguar që meriton t’i heqësh kapelen”.
-

Prodhimet kinematografike shqiptare në “Open Cinema”, si dhe fotografi nga xhirimet para 1990 pjesë e një ekspozite
Nga Julia Vrapi
Filma shqiptarë që janë realizuar nga regjisorë të njohur, fotografi nga sheshet e xhirimit para viteve 1990 apo dhe konkurse janë pjesë e programit këtë vit në aktivitetin “Open Cinema”. Filmat shqiptarë kanë qenë pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti që në fillime të tij, por edhe këtë vit që do të jetë edicioni i nëntë nga organizatorët është menduar një program i pasur artistik. Producenti dhe kineasti Skënder Jaçe thotë se edicioni i nëntë i aktivitetit “Open Cinema” për të cilin tashmë kanë nisur dhe përgatitjet pritet, që të nisë nga fundi i muajit qershor apo fillimi i muajt korrik. “Me aktivitetin “Open Cinema” është risi këtë vit, sepse do të kemi pranë ekranit ekspozitë nga sheshet e xhirimet me regjisorët dhe aktorët të filmit shqiptar, si dhe posterat e filmave më të mirë shqiptarë ndër vite. Këtë edicion do të kemi edhe një minikonkurs me publikun për batutat e filmit shqiptar, i cili do të shpërblehet me një vlerësim”, shprehet producenti dhe kineasti Skënder Jaçe.
“Open Cinema 2025” kinemaja shëtitëse në Shqipëri organizohet nga shtëpia kinematografike “Production Cinemania” dhe filma të regjisorëve Gëzim Erebara, Piro Milkani, Dhimitër Anagnosti, Muharrem Fejzo, Fehmi Hoshfi dhe të tjerë kineastëve janë pjesë e programit këtë edicion të nëntë, që do të nisë në sezonin veror. Por kineasti dhe producenti Skënder Jaçe thotë se bashkëpunimi me Arkivin e Filmit do të jetë dhe për shfaqjen e filmit të huaj këtë edicion. “Në këtë sezon të ri turistik pjesë të programit do të jetë dhe kopjo e restauruar e filmit “Ngadhënjim mbi vdekjen” me regji nga Gëzim Erebara dhe Piro Milkani, po ashtu do shfaqet edhe filmi “Kapedani” apo “Guna mbi tela” e filma të tjerë. Sigurisht do të ketë edhe filma të huaj. Për këtë edicion kemi bashkëpunim me Ambasadën Spanjolle në vendin tonë, si dhe filmi i huaj arkivor nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit”, tregon kineasti Jaçe.
Nisja këtë vit e “Open Cinema”
Aktiviteti “Open Cinema” ashtu si çdo vit edhe këtë edicion do të vijë me filma, të ftuar të ndryshëm që janë të fushës së kinematografisë dhe më gjerë. Por producenti Skënder Jaçe bën me dije se në këtë edicion do të ketë dhe homazh për aktoren e madhe Margarita Xhepa. “I pari qytet këtë vit me “Open Cinema” do të jetë Gramshi për të vijuar dhe në qytete të tjerë. Prioritet sivjet do ti jepet prezantimit të kineastëve të rinj, si dhe një homazh për Margarita Xhepën”, tregon Jaçe. Ky aktivitet me filma ka vite që po zhvillohet në vendin tonë, por dhe vështirësitë nuk kanë munguar. Kineasti Jaçe thotë se vështirësia më e madhe mbetet buxheti. “I vështirë është buxheti, jo vazhdimësia e aktivitetit, se vetë jeta është dinamikë e cila duhet të pasqyrohet”, thotë Jaçe. “Open Cinema” me filmat një vit më parë nisi nga bregdeti i Golemit. Një vit më parë filmat u shfaqën në Golem, Kukës, Kuçovë, Maliq, Devoll, Ersekë, Leskovik, Pukë, etj. -

Nis “Ferma VIP 2”/ Kush janë 16 fermerët e parë, dy opinionistët dhe kryeplaku
Mbrëmjen e të hënës ka nisur “Ferma Vip 2”, teksa ky edicioni, ndryshe nga ai i kaluari, do të jetë nën moderimin e moderatores Luana Vjollca.
Gjatë spektaklit janë prezantuar njëri pas tjetrit 16-të fermerët e parë të këtij edicioni, të cilët për 90 ditë me radhë do të garojnë me njëri-tjetrin në “Ferma Vip 2” për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pa harruar edhe surprizat që mund të vijnë gjatë rrugës.
Ndërkohë, që ky edicion do të ketë dhe dy opininionistë të rinj, Kastro Zizon (Klevis Bega) dhe Zhakun (Inida Gjata Kreuz), të cilët do të zëvendësojnë Enkel Demin dhe Sonila Meçon.
Po ashtu, edhe Albano Bogdo, nga një fermer në edicionin e kaluar, këtë edicion të “Ferma Vip 2” do të jetë në rolin e kryeplakut, duke zëvendësuar Bes Kallakun.
Agai, i cili vijon të jetë surprizë, do të qëndrojë sërish në prapaskenë, për të parë lojën, për të dhënë urdhëra, dhe për të qenë gjithmonë aty i gatshëm për të ndëshkuar. Risia në këtë edicion është se televotimi është hapur që në natën e parë, ku mund të zgjidhni fermerin e preferuar.
LISTA ME 16 FERMERËT E PARËErand Sojli – Aktor
Ron Zaiti – Muzikant
Albi Lushi – Poet
Alba Pollozhani – Ish-konkurrente e “Për’Puthen”
Big Basta (Gerald Xhari) – Muzikant
Silvana Bushati – Sipërmarrëse
Elinara Shehu – Këngëtare
Big Mama (Besjana Kasami) – Këngëtare
Anduel Kovaçi – Këngëtar
Ylli Dreshaj – Model
Keisi Meshau – Miss Shqipëria
Andrea – TikTok-er
Lim Hoti – Reper
Nur Al Kahzali – Influencere
Ester Alushi – Aktore
Frederik Ndoci – Këngëtar