Tag: ederson

  • Barcelona e “dashuruar” me brazilianët, 60 milionëshi i Serie A gati të bëhet katalanas

    Barcelona e “dashuruar” me brazilianët, 60 milionëshi i Serie A gati të bëhet katalanas

    8 Dhjetor 2025

    16:48

    Telesport

    Barcelona dihet që ka një “afeksion” të veçantë ndaj futbollistëve brazilianë. Ylli i raadhës që ka përfunduar në radarin e katalanasve është mesfushori brazilian i Atalantës, Ederson.
    Prej kohësh, 26-vjeçari ka treguar një nivel të lartë, gjë që ka rritur interesimin e klubeve të mëdha ndaj tij. Klubi i fundit që i është shtuar listës së gjatë të pretendentëve për të transferuar brazilianin ështe dhe Barcelona.
    Sipas asaj që raporton “CaughtOffside”, Ederson pëlqehet shumë nga Hansi Flick. Trajneri gjerman e sheh brazilianin si profilin e duhur për repartin e mesfushës, duke ditur që ai është mesfushor i mirëfilltë difensiv. Edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona, problem është shuma që kërkon Atalanta që është rreth 60 milionë euro.
    Verën e ardhshme, është e sigurt që Ederson do të largohet nga Atalanta, e cila nuk do të rrezikojë ta humbë falas në vitin 2027. Ajo që nuk dihet ende është fakti që do të jetë Barcelona ekipi i ardhshëm i Ederson apo ndonjë klub tjetër. Për të ka interes nga Juventus, Inter, Arsenal, Liverpool, Newcastle dhe Man. City.

  • Qazim Laçi lë në vend Ederson, gol spektakolar ndaj Fenerbahce. Por, e dreqos në pjesën e dytë (video)

    Qazim Laçi lë në vend Ederson, gol spektakolar ndaj Fenerbahce. Por, e dreqos në pjesën e dytë (video)

    23 Nëntor 2025

    19:34

    Telesport

    Mesfushori i Shqiëprisë, Qazim Laçi, është bërë protagonist në sfidën që po luhet aktualisht në Superligën turke, Rizespor-Fenerbahce.
    Mesfushori kuqezi heshti Ederson, duke shënuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit, e ekzekutuar në mënyrë perfekte prej tij në minutën e 15-të, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-0 Rizespor, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Golin e parë e shënoi ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe.
    Në pjesën e dytë, Fenerbahce barazoi shifrat me dy gola për pesë minuta nga Asensio dhe Talisca, ndërkohë që Laçi merr dy kartonë të verdhë për pak minuta dhe largohet nga fusha. Pas daljes së Laçit, Fenerbahce shënon golin e tretë me Asensio-n.
    SHIKOGOLINELACIT

  • “Nuk isha më i lumtur, doja të largohesha që një vit më parë nga Manchester City”

    “Nuk isha më i lumtur, doja të largohesha që një vit më parë nga Manchester City”

    13 Nëntor 2025

    8:29

    Telesport

    “Doja të largohesha që vjet, para sezonit tim të fundit, por nuk ishte e mundur.” Kështu e filloi rrëfimin e tij Ederson, në lidhje me dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester City dhe për t’i thënë lamtumirë trajnerit Pep Guardiola dhe shokëve të tij të ekipit edhe më herët se këtë verë.
    Portieri 32-vjeçar brazilian u ble nga Fenerbahce për 11 milionë euro. Lojtari kishte dashur të largohej nga stadiumi “Etihad” dhe arsyeja shpjegohet lehtësisht. “Kjo ndikoi pak në vitin tim të fundit, gjatë të cilit pata edhe disa lëndime. Kisha folur tashmë me familjen time për mundësinë e largimit nga City, sepse kisha nevojë për një ndryshim“, tha Ederson.
    “Nuk ka kuptim të luash në një klub të madh nëse nuk je i lumtur. Nëse do të kisha qëndruar edhe këtë vit do të kisha ndjerë të njëjtën gjë,” pranoi Ederson. Kjo pavarësisht përpjekjeve të përsëritura të Guardiola për ta bindur atë të qëndronte.
    Tani Ederson po e shijon veten te Fenerbahce: “Jam i lumtur që kam një sfidë të re që më jep energji dhe një ndjenjë pozitive“, tha portieri 32-vjeçar, që shtoi: “Është sikur mund të marr frymë përsëri në futboll. Të luash para tifozëve turq është e pabesueshme“.

  • Edereson te Fenerbahçe, braziliani: Me Pep dominuan Premier League e Europë

    Edereson te Fenerbahçe, braziliani: Me Pep dominuan Premier League e Europë

    Sot, transferimi i Ederson te Fenerbahçe u njoftua zyrtarisht. Portieri brazilian u largua nga Mançester Siti pas tetë sezonesh dhe bashkohet me klubin e Stambollit, i cili e siguroi atë pas një beteje kokë më kokë ndaj rivalëve të tyre Gallatasaraj.

    Fenerbahçe njoftoi:

    “Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me Manchester City për transferimin e portierit brazilian Ederson. Lojtari është sjellë në Stamboll për të përfunduar blerjen zyrtare.”

    Ndërkaq vetë portieri brazilian një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e klubit të Sitit, (ka fituar 18 tituj të mëdhenj) bëri një reagim për ish klubin:

    “Largohem nga Manchester City jashtëzakonisht krenar për atë që arritëm së bashku dhe i nderuar që e kam veshur fanellën kaq shumë herë. Nën drejtimin e Pep, ne dominuam Premier League dhe pushtuam Evropën. Ishte e pabesueshme.”

    Vazhdo leximin

  • Nga Donnarumma te Ederson, portierët protagonistë të merkatos në pritje të mësojnë të ardhmen

    Nga Donnarumma te Ederson, portierët protagonistë të merkatos në pritje të mësojnë të ardhmen

    20 Gusht 2025

    8:31

    Telesport

    Vera e vitit 2025 mund të jetë e veçantë për portierët, të zënë në një betejë të madhe të shkaktuar nga përçarja midis Paris Saint-Germain dhe Gianluigi Donnarumma. Mbërritja e Lucas Chevalier e ka bërë të qartë se nuk ka vend për të.
    Prandaj, kapiteni i kombëtares italiane po vlerëson opsionet jashtë Francës, duke filluar nga Premier League. Destinacioni më logjik do të ishte Manchester City, por një lëvizje do të ishte e nevojshme për të ndryshuar efektin domino.
    Dhe ai që mund të zhbllokojë gjithçka është Ederson, që kërkohet me ngulm në Turqi. Klubi anglez nuk ka ndërmend ta shesë atë për më pak se 20 milionë euro, duke bërë që Galatasaray të vlerësojë opsione të tjera.
    Një nga këta do të ishte portiere Yann Sommer i Inter. Por, për momentin, këto janë vetëm hipoteza që mund të materializohen vetëm në fund të afatit kalimtar të verës.
    Megjithatë, te Interi thuhet se po kërkojnë të paktën 4 milionë euro për zviceranin. Siç u përmend, efekti domino duhet të ndryshojë dhe derisa Donnarumma të gjejë një destinacion, asgjë nuk mund të ndodhë.

  • Galatasaray, ofertë 10 milionëshe për Ederson. “Efekti domino” prek edhe… Donnarumma

    Galatasaray, ofertë 10 milionëshe për Ederson. “Efekti domino” prek edhe… Donnarumma

    16 Gusht 2025

    12:25

    Alfred Lleshi

    Galatasaray nuk pret më. Kampionët e Turqisë, që rikthehen edhe në Champions League, nuk kanë kursyer asgjë në këtë merkato vere, madje nuk kanë ndërmend të ndalen. Mes rasteve më të shquara si Osimhen dhe Sané, klubi turk ka më shumë se kurrë nevojë për një portier që të mbulojë boshllëkun e lënë nga Muslera. Prej javësh flitet vetëm për një emër; Ederson i Manchester City.
    Kjo ka sjellë lëvizjen konkrete të Galatasaray drejt portierit brazilian, i cili ka kontratë edhe një vit me klubin anglez. Gjigantët turq kanë bërë ofertë rreth 10 milionë euro, sipas ekspertit të njohur të merkatos Fabrizio Romano. Klubi nga “Etihad” kërkon një shifër më të lartë për ta mbyllur operacionin, por situata është në zhvillim dhe duhet ndjekur me kujdes.
    Një largim eventual i Ederson në Turqi, siç ishte paralajmëruar, do të lironte vendin për Gigio Donnarumma. Portieri italian, i përjashtuar me forcë dhe publikisht nga projekti teknik i PSG, po ashtu me kontratë në përfundim (pas një viti), tashmë ka hapur mundësinë e transferimit në Manchester, te Pep Guardiola. Nëse të gjitha pjesët e këtij “puzzle” do të përputhen, do të mbetet vetëm të arrihet marrëveshja ekonomike mes City dhe PSG për kartonin e ish-portierit të Milanit.

  • Ederson te Galatasaray? Guardiola e lë jashtë dhe shpjegon: Duket se është i dëmtuar…

    Ederson te Galatasaray? Guardiola e lë jashtë dhe shpjegon: Duket se është i dëmtuar…

    “Duket se është i dëmtuar”. Kështu, Guardiola justifikoi vendimin për ta përjashtuar nga lista e të grumbulluarve për ndeshjen e parë të Premier League 2025-2026, kundër Wolverhampton, pikërisht Ederson, portierin brazilian, i cili po lidhet me transferimin e mundshëm te Galatasaray.
    Kjo për faktin se Ederson, nga njëra anë, ndihet në rrezik aktivizimi pas ardhjes së Trafford (rinovimi me klubin anglez duket i pamundur), ndërsa nga ana tjetër klubi turk ka lënë të kuptohet se dëshiron ta transferojë për 10 milionë euro.
    Në konferencën për shtyp, Guardiola sqaroi vendimin për ta lënë Ederson jashtë ndeshjes “inauguruese” të Premier League: “Ai nuk ka ardhur tek unë të më thotë se do të largohet apo se ka marrë ndonjë ofertë. Unë punoj me të gjithë lojtarët që janë këtu, por askush nuk mund të dijë se çfarë do të ndodhë…”
    Largimi eventual i portierit brazilian (i cili të dielën do të mbushë 32 vjeç), që duket se dëshiron të provojë një eksperiencë të re, gjithsesi do të varet edhe nga sezoni i kaluar jo bindës, ku lojrat e tij me këmbë kanë qenë shumë të rrezikshme dhe kanë kushtuar disa gola të pësuar.
    Nga kjo lind ideja e Guardiolës, që në rast se Ederson largohet, ta zëvendësojë me Gianluigi Donnarumma, i cili është prishur totalisht me PSG-në dhe po kërkon një destinacion tjetër.

  • Gallata nxiton për Ederson, Donaruma drejt Sitit

    Gallata nxiton për Ederson, Donaruma drejt Sitit

    Gallatasaraji mposhti dje për javën e dytë Karagumruk 3-0, ndërsa duket se në afatin kohor të merkatos nuk po pret më tej lidhur me pasuesesin e portierit argjentinas Muslera.

    Kampionët turq, të cilët janë rikthyer në Ligën e Kampionëve, nuk kanë kursyer asnjë shpenzim në këtë afat kalimtar veror dhe nuk kanë ndërmend të ndalen ende.

    Me Osimhen, Ikardi dhe së fundi Sane lojtarë të profilit të lartë, klubi turk ka nevojë më shumë se kurrë për të siguruar një portier për të mbushur boshllëkun e lënë nga Muslera, dhe prej javësh të tëra, vetëm një emër është përmendur: Ederson i Mançester Sitit.

    Janë 10 milion të ofruara nga gjigandët turq dhe kjo do të bënte që Xhixhi Donaruma të kishte mundësinë për të luajtur në klubin e teknikut Pep Guardiola. Anglezët ende pa një përgjigje me pretekstin se duan të marrin më shumë para nga kjo tratativë.

    Vazhdo leximin

  • Guardiola nuk do asnjë tjetër, i kërkon të besuarit të tij të qëndrojë te Manchester City

    Guardiola nuk do asnjë tjetër, i kërkon të besuarit të tij të qëndrojë te Manchester City

    24 Korrik 2025

    12:07

    Telesport

    Manchester City dëshiron që Ederson të qëndrojë në klub edhe sezonin tjetër, ndërkohë që interesimi i Gallatasaraj për portierin brazilian është shtuar. Edhe pse klubi turk është i bindur për një marrëveshje verbale me agjentin e lojtarit asgjë nuk është e mbyllur.
    Te City ende nuk ka pasur ndonjë qasje nga Gallatasaraj dhe ata nuk duan që portieri i tyre numër 1 të largohet. Ederson tha publikisht gjatë turneut të tyre para sezonit se “e ardhmja ime është këtu dhe atë kohë raportet për një largim ishin “99% lajme të rreme“.
    Trajneri Pep Guardiola gjithmonë ka thënë se nëse një lojtar kërkon të largohet, ai nuk do t’i pengonte, por në rastin e Ederson situata ndryshon. Portieri ndodhet te kjo skuadër që kur ka ardhur trajneri spanjoll dhe ata i kanë fituar së bashku të gjitha trofetë.
    Ederson është një nga njerëzit e besuar të Guardiola, që e ka promovuar si kapiten të skuadrës. Gjithsesi, mes pasigurisë mbi të ardhmen e Ederson dhe Stefan Ortega, te City mbetet në bisedime për rinovimin e mundshëm të portierit të Burnley, James Trafford.
    Skuadra e Manchester City ka një klauzolë riblerjeje prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij, pasi e shiti atë te Burnley në vitin 2023. Gjithsesi, gjithçka do të varet nga ajo që do të bëjë Ederson, nëse do të pranojë të shkojë në Turqi apo jo.

  • Guardiola gjen portierin e ri brenda Premier League, 22 vjeç dhe kushton 40 milionë euro

    Guardiola gjen portierin e ri brenda Premier League, 22 vjeç dhe kushton 40 milionë euro

    19 Korrik 2025

    12:29

    Telesport

    Aventurës së Ederson te Manchester City duket se i ka ardhur fundi. Madje, Pep Guardiola ka piketuar zëvendësuesin perfekt të portierit brazilian, për të cilin pritet të ketë një ofertë zyrtare shumë shpejt.
    “Sky Sports” raporton se drejtuesit e Manchester City po punojnë për transferimin e James Trafford, produkt i akademisë së tyre, i cili aktualisht luan me Burnley dhe konsiderohet si një nga portierët më premtues të momentit.
    Në vitin 2023, Trafford u transferua nga Manchester City te Burnley për 20 milionë euro, marrëveshja përfshinte dhe një klauzolë mes klubeve për riblerjen e mundshme të lojtarit për shifrën 40 milionë euro.
    Dhe pikërisht tani, duke parë formën e dobët të Ederson, drejtuesit e Manchester City po mendojnë të aktivizojnë klauzolën për riblerjen e James Trafford. Përsa i përket Ederson, e ardhmja e brazilianit pritet të jetë larg Premier League, ofertë konkretë ka pasur nga Galatasaray dhe duket se braziliani do jetë pasuesi ideal i Fernando Muslera, që la kampionët e Turqisë pas 14 vitesh.