Tag: ecurinë

  • Miratimi i raportit mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë, si votoi Parlamenti Europian

    Miratimi i raportit mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë, si votoi Parlamenti Europian

    Me 502 vota pro dhe 120 kundër, Parlamenti Europian miratoi raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024. Miratimi vjen një ditë pasi Parlamenti Europian debatoi mbi raportin për Shqipërinë, i hartuar nga raportuesi Andreas Schieder.
    Parlamenti Evropian i kërkon Shqipërisë të ruajë reformën në drejtësi dhe të mos cenohet pavarësia e SPAK. Në seancën e një dite më parë, Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim, tha se bisedimet për anëtarësim të vendit tonë po ecin me një ritëm të paparë, por në çdo rast të bazuar në meritë.
    Eurodeputetët përshëndesin synimin për mbylljen e negociatave të Shqipërisë deri në vitin 2027, ndërsa bëjnë thirrje për përshpejtimin e reformave dhe forcimin e institucioneve demokratike.

  • Zv/kryeministrja Belinda Balluku: Krenar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane

    Zv/kryeministrja Belinda Balluku: Krenar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane

    Zv/kryeministrja Belinda Balluku, shprehet krenare për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane.
    Për të vlerësimi i Komisioneres Marta Kos për hapjen e tri grupkapitujeve në vetëm 6 muaj dhe mbi të gjitha mundësia për t’i hapur të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti, është një motivim më shumë për punën e qeverisë.

    ”Krenar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane. Vlerësimi i Komisioneres Marta Kos për hapjen e tri grupkapitujeve në vetëm 6 muaj dhe mbi të gjitha mundësia për t’i hapur të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti është një motivim më shumë në rrugën që kemi nisur. Më afër se asnjëherë drejt ëndrrës shumëvjeçare të çdo shqiptari, Shqipëria në BE, e barabartë mes të barabartëve”,-Balluku.

  • Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

    Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

    Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë bota.
    Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Rama shkruan se u zhvillua një ditë e hapur diskutimesh publike dhe një ditë e mbyllur diskutimesh teknike, për ecurinë e Shqipërisë.
    ‘MIRËMËNGJES 😊
    dhe me këtë videokartolinë të edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë ajkën e arkitektëve të botës, të cilët zhvilluan një ditë të hapur diskutimesh publike dhe një ditë të mbyllur diskutimesh teknike, për ecurinë e Shqipërisë, sfidat e planifikimit, ndërtimit, mbrojtjes së natyrës, edukimit e të tjera me radhë, në një format unikal bashkëpunimi ku u përfshinë edhe profesionistë të ftuar nga vetë arkitektët për të ndarë eksperiencat e tyre në fushat e Inteligjencës Artificiale, arkitekturës së pejzazhit, transportit, dizajnit të brendshëm e me radhë, ju uroj një të dielë të qetë🖐️❤️’, shkruan Rama në FB.
     

  • “Pengesë për ecurinë në BE”/ Tabaku: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë

    “Pengesë për ecurinë në BE”/ Tabaku: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë

    Jorida Tabaku, kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane në Kuvendin e Shqipërisë dhe deputetja e PD-së deklaroi sot se zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një mundësi të humbur për Shqipërinë dhe një dështim për demokracinë, në një moment kyç për integrimin evropian të vendit.
    Konkretisht gjatë mbledhjes së parë të Komisionit pas zgjedhjeve, Tabaku theksoi se ky proces zgjedhor, i pari pas hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, duhet të kishte qenë një provë e sjelljes ndryshe nga klasa politike dhe e forcimit të standardeve demokratike.
    “Fatkeqësisht, zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të ndershme. Raporti paraprak i OSBE/ODIHR evidentoi presionin mbi administratën, përdorimin e burimeve shtetërore dhe lidhjen e ngushtë mes shtetit dhe partisë në pushtet,” u shpreh ajo.
    Sipas Tabakut, në vend që të tregonim përparim, vendi bëri hapa pas. “Nuk ka rëndësi sa kapituj apo grupkapituj hapen në negociata; rëndësi ka përmirësimi i standardeve dhe respektimi i demokracisë në praktikë,” shtoi ajo.
    Duke iu referuar raportit të përgatitur mbi Cluster 1 nga Komisioni Europian, Tabaku paralajmëroi se problematikat në zgjedhje, së bashku me çështje të tjera të shtetit të së drejtës dhe funksionimit të institucioneve, rrezikojnë të kthehen në pengesë serioze për ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE.

  • “Kjo humbje nuk e fshin ecurinë tonë në Champions”, Inzagi pas goleadës në finale: Jam krenar për ekipin, PSG-ja më e fortë se ne

    “Kjo humbje nuk e fshin ecurinë tonë në Champions”, Inzagi pas goleadës në finale: Jam krenar për ekipin, PSG-ja më e fortë se ne

    Interi ka zhgënjyer në finalen e Ligës së Kampionëve. Zikaltrit u mposhtën me goleadë 5-0 në Mynih dhe trofeu shkoi në duart e lojtarëve të PSG-së. Inzagi ka thënë pas ndeshjes se kjo finale nuk e fshin ecurinë e skuadrës së tij dhe se ndohet krenar për atë çfarë lojtarët r tij kanë bërë në këtë kompeticion.
    “Jam krenar për këta djem për atë çfarë kanë bërë në këtë Ligë Kampionësh. Është një humbje e keqe, e cila nuk e fshin atë që kemi bërë. PSG-ja është më e fortë se ne, ata ishin më mirë. Ne patëm një qasje të gabuar. E përfunduam sezonin me 0 tituj, por gjithsesi ata ishin shumë mirë dhe ua thashë këtë në dhomën e zhveshjes.
    Nuk i kemi pësuar kurrë këta gola në Ligën e Kampionëve. PSG-ja është më e mira në Europë në situatat një kundër një, por gjithmonë e marrin topin të parët. Hera e fundit në stolin e Interit? Do ta shohim në ditët e ardhshme me klubin. Tani ka shumë zhgënjim dhe hidhërim. Do të ketë kohë për të folur qetësisht për këtë me klubin tim. Tani ka zhgënjim për të gjithë, por klubi është gjithmonë me ne, gjithnjë shumë i pranishëm”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/

  • PE seancë dëgjimore për zgjedhjet e 11 Majit

    PE seancë dëgjimore për zgjedhjet e 11 Majit

    Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian do të zhvillojë sot në mesditë një seancë të posaçme për situatën politike në Shqipëri.Kjo seancë është kërkuar nga eurodeputetët e krahut të djathtë, pjesë e grupit të Partive Popullore Evropiane.
    Përfaqësues të institucioneve europiane do të raportojnë për përgatitjet që ka bërë qeveria shqiptare për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme më 11 Maj.Mënyra se si do të zhvillohen këto zgjedhje do të ndikojë në rrugën e mëtejshme të vendit tonë në ecurinë e negociatave.
    Pritet që Parlamenti Europian, ashtu si Këshilli i Europës, të njihet me pretendimet e Partisë Demokratike për shkeljet e Kodit Zgjedhor.
    Brukseli mund të dërgojë gjithashtu një grup vëzhguesish për të vëzhguar zhvillimin e fushatës zgjedhore në vend dhe në ditën e zgjedhjeve, duke iu bashkuar OSBE-së në hartimin e konkluzioneve përfundimtare për ecurinë e këtij procesi.
    Klan News