Tag: eagles

  • Europa League me nëntë ndeshje, Aston Vila, Porto, Lion dhe risia Eagles

    Europa League me nëntë ndeshje, Aston Vila, Porto, Lion dhe risia Eagles

    Liga e Europës sot me 9-të takime të tjera të raundit të parë. Dy ndeshje nisin në 18:45 dhe 7-të të tjera si zakonisht në orën 21:00. Eagles, fituesja e Kupës së Holandës për herë të parë në këtë kompeticion, do të presë Steauan e Bukureshtit. Sikundër dhe Lilë ndaj norvegjezëve të Bran (18:45).

    Në mbrëmje shumë skuadra të mëdha mes tyre; Aston Vila, Bolonja, Porto, Lion, Shtutgart etj.

    Programi për sot, Europa League:

    18:45

    G.A Eagles-FCSB (Steaua)

    Lilë- Bran Berger

    21:00

    Aston Vila- Bolonja

    Ferencvarosh- Plzen

    Rejnxhers- Genk

    Salsburg- Porto

    Shtutgart- Selta

    Utreht- Lion

    Jang Bojs- Panathinaikos/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • PSV fiton Superkupën e Holandës në “Philips Stadion”

    PSV fiton Superkupën e Holandës në “Philips Stadion”

    Superkupa e Holandës: PSV-Go Ahead Eagles 2-1

    U zhvillua finalja e Superkupës së Holandës në impiantin e skuadrës kampione në fuqi të PSV Eindhoven. Ekipi i Peter Bosz arriti të përmbysë shifrat në 2-1, e merituar trofeun e parë sezonal.

    Suray i dha avantazhin Go Eagles në të 35’por në të dytën kampionët e Holandës fillimisht barazuan me autogolin e qëndërmbrojtësit Nauber 78′ pas goditjes së Perisiç dhe më pas morën kryesimin me supergolin e Dest në të 85′./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • PSV fiton Superkupën e Holandës, pas përmbysjes ndaj surprizës së sezonit të kaluar (video)

    PSV fiton Superkupën e Holandës, pas përmbysjes ndaj surprizës së sezonit të kaluar (video)

    3 Gusht 2025

    19:59

    Telesport

    PSV e drejtuar nga Peter Bosz ka fituar Superkupën e Holandës, pasi mposhti në finale 2-1 Go Ahead Eagles. PSV, kampioni në fuqi i Holandës përballej në finale me Go Ahead Eagles, fituesja e Kupës sezonin e kaluar, pasi bëri surprizën duke mposhtur në finale AZ Alkmaar 4-2 nga pika e bardhë e penalltive.
    Përsa i përket finales së sotme, Go Ahead Eagles kaloi e para në avantazh, pas një aksioni të shpejtë të finalizuar mjaft bukur nga Mathis Suray. SHIKOGOLIN1
    Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e PSV-së, brenda pak minutash, edhe pse në pjesën e fundit të ndeshjes. Në minutën e 78-të, krosimi i Ivan Perisic devijohet nga Gerrit Nauber në portën e tij. Pas 5 minutash, PSV gjen golin e avantazhit pas një goditjeje të bukut të Sergino Dest. SHIKOGOLIN2 SHIKOGOLIN3
    Rezultati përfundimtar 2-1 për PSV-në, që e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri, duke fituar trofeun e Superkupës. Kjo është hera e 15-të në histori që PSV fiton këtë trofe.

  • PSV fiton Superkupën e Holandës

    PSV fiton Superkupën e Holandës

    Superkupa e Holandës: PSV-Go Ahead Eagles 2-1

    U zhvillua finalja e Superkupës së Holandës në impiantin e skuadrës kampione në fuqi të PSV Eindhoven. Ekipi i Peter Bosz arriti të përmbysë shifrat në 2-1, e merituar trofeun e parë sezonal.

    Suray i dha avantazhin Go Eagles në të 35’por në të dytën kampionët e Holandës fillimisht barazuan me autogolin e qëndërmbrojtësit Nauber 78′ pas goditjes së Perisiç dhe më pas morën kryesimin me supergolin e Dest në të 85′./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Tragjedi në futbollin amerikan, ish-ylli i NFL ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare pas betejës me kancerin

    Tragjedi në futbollin amerikan, ish-ylli i NFL ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare pas betejës me kancerin

    Ish-lojtari i Philadelphia Eagles dhe kampioni i Super Bowl, Bryan Braman, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare.Lajmin e trishtë e ka konfirmuar agjenti i tij, duke bërë të ditur se Braman u nda nga jeta ditën e enjte. Ish-futbollisti, i cili ka luajtur edhe për Houston Texans, lë pas dy vajzat e tij, Blakely dhe Marlowe, përkatësisht 11 dhe 8 vjeç.Në një deklaratë të mëparshme, Braman kishte thënë: “Shtatë sezonet në NFL, fitorja në Super Bowl dhe vajzat e mia janë tre arritjet më të mëdha të jetës sime”.

    Sipas një faqeje GoFundMe të hapur për të ndihmuar Bramanin me shpenzimet mjekësore, ai ishte diagnostikuar me kancer në shkurt të këtij viti. Faqja kishte arritur të mblidhte 88 mijë dollarë, ndërsa shumë ish-bashkëlojtarë kishin dhuruar, përfshirë edhe yllin e NFL, JJ Watt, i cili kontribuoi me 10 mijë dollarë.Sipas rregullores së NFL-së, lojtarët që përfitojnë statusin e plotë janë të mbuluar me sigurim shëndetësor vetëm për pesë vite pas tërheqjes. Sezoni i fundit i Braman ishte pikërisht në vitin 2017 – finalja e Super Bowl ndaj Patriots ishte ndeshja e tij e fundit profesionale.
    “Pusho në paqe, vëlla,” shkroi JJ Watt në platformën X. “Ike shumë herët.”Braman nisi karrierën në NFL si lojtar i lirë (undrafted free agent) në vitin 2011 me Houston Texans, pas përvojave të tij në kolegjet Long Beach City College, Idaho dhe West Texas A&M. U dallua shpejt për lojën e tij të guximshme në formacionet speciale, madje ka hyrë në histori për një ndërhyrje pa helmetë, si dhe për aftësinë e tij për të bllokuar gjuajtjet e pantit.Një nga momentet më të paharrueshme erdhi me Eagles në vitin 2017, gjatë rrugëtimit drejt titullit, kur bllokoi një pant të Atlanta Falcons në fitoren 15-10 në fazën çerekfinale. Në finalen e madhe, ku Philadelphia mposhti New England Patriots 41-33, Braman regjistroi një ndërhyrje, duke kontribuar në fitoren historike të parë të Eagles në NFL që nga viti 1960.

  • Kishte prenotuar dy ditë në “Eagles Villas”, turisti nga Jemeni: Ku të shkoj tani?

    Kishte prenotuar dy ditë në “Eagles Villas”, turisti nga Jemeni: Ku të shkoj tani?

    Turisti nga Jemeni

    SHKODËR- “Eagles Villas” në Theth nuk janë më që prej ditës së djeshme, por turistët e huaj që nuk janë të përditësuar me lajmet në Shqipëri vazhdojnë dhe bëjnë rrugën “kot” deri në Malësinë e veriut të vendit. Një turist nga Jemeni kishte rezervuar dy netë në kompleksin me konternierë, në pronësi të të kërkuarit nga SPAK, Prekë Kodra, nuk e priti mirë lajmin se vendi ku ai duhet të pushonte ishte shembur dhe thjesht nuk ekzistonte më.
    I pyetur nga gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, ai tregon se ka prenotuar bashkë me familjen duke mos e fshehur në asnjë moment zhgënjimin e tij.

    “Vij nga Jemeni. Po, kam prenotuar (tregon në telefon prenotimin në kompleksin e Eagles Villas Theth). Nuk e di ku të shkoj tani, nuk e di çfarë të bëj, jam me familjen time. Nuk është mirë për vendin tuaj, nuk është mirë për njerëzit që e vizitojnë. Unë vij në vendin tuaj që të jem i lumtur. Dhe nëse vij apo shkoj diku dhe nuk e gjej aty, e shoh kështu. S’më ka thënë njeri gjë. Jam me familjen, kështu që çfarë të bëj unë tani?!,”- u shpreh ai.
    Ndërkohë, edhe sot ka vijuar aksioni në Theth për prishjen e 11 objekteve të ndërtuara pa leje në “zemër” të Thethit. Aksioni do të vijojë më pas me objekte të tjera, pasi në total janë për tu shembur rreth 40 ndërtime./ZËRI

  • Klubi holandez fiton trofeun e parë pas 92 vitesh pritjeje! Një gol në minutën e fundit dhe saktësia në “ruletën ruse”

    Klubi holandez fiton trofeun e parë pas 92 vitesh pritjeje! Një gol në minutën e fundit dhe saktësia në “ruletën ruse”

    22 Prill 2025

    17:04

    Telesport

    Go Ahead Eagles, klub holandez që merr pjesë ne Eredivisie, ka shkruar historinë duke fituar pas 92 vitesh pritje trofeun e parë, pasi mbrëmë fitoi Kupën e Holandës ku mundi në finale pretendentin kryesor Az Alkmaar.
    Pjesa e parë e finales u mbyll në barazim pa gola, në fillim të pjesës së dytë Az Alkmaar kaloi i pari në avantazh falë penalltisë së ekzektuar saktë nga Troy Parrott, por barazimi erdhi në minutën e 99-të sërish nga pika e bardhë e penalltisë, e ekzekutuar saktë nga Mats Deijl.
    Shifrat 1-1 nuk ndryshuan në kohën shtesë prej 30 minutash dhe ekipet iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë, aty ku lojtarët e Go Ahead Eagles u treguan më të saktë dhe fituan me shifrat 4-2.
    Në fillim të viteve 1920-1930, Go Ahead Eagles ishte një nga ekipet kryesore në Holandë ku fitoi 4 tituj kampion, i fundit në vitin 1933, dhe më pas erdhi një thatësirë prej 92 vitesh pa trofe.
    SHIKOVIDEON