Tag: eagle

  • Butrinti triumfon në Kamëz ndaj Eagle FC, Delvina fiton në shtëpi

    Butrinti triumfon në Kamëz ndaj Eagle FC, Delvina fiton në shtëpi

    Butrinti triumfon në Kamëz ndaj Eagle FC, Delvina fiton në shtëpi
     
    Skuadrat e jugut kanë shënuar sot fitore të rëndësishme në ndeshjet e radhës të kampionatit.
     
    Në Kamëz, Butrinti i Sarandës arriti një sukses të pastër 0-2 ndaj Eagle FC, falë formës së shkëlqyer të sulmuesit Cordoba Palacios, i cili realizoi të dy golat e takimit. Loja u karakterizua nga dominimi i Butrintit që nga minutat e para, duke e kontrolluar ritmin dhe duke u treguar efikasë para portës kundërshtare.
     

     
    Ndërkohë, në Delvinë, skuadra vendase mposhti Shkumbinin me rezultatin 1-0, në një ndeshje të luftuar deri në fund. Heroi i takimit ishte Nikolla, i cili shënoi golin e vetëm në minutën e 47-të, duke i dhënë tre pikë të arta ekipit të tij përpara tifozëve vendas.
     
    Këto rezultate konfirmojnë ecurinë pozitive të ekipeve të Sarandës dhe Delvinës, që po tregojnë forcë dhe ambicie për të ngjitur më lart në renditje.
     
    Butrinti përballet me Eagle FC në Kamëz – LIVE në Saranda Web

     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Butrinti përballet me Eagle FC në Kamëz – LIVE në Saranda Web

    Butrinti përballet me Eagle FC në Kamëz – LIVE në Saranda Web

    Butrinti përballet nesër me Eagle FC në Kamëz – ndeshja do të transmetohet LIVE nga Saranda Web
     
    Skuadra e Butrintit do të zbresë nesër në fushë për të zhvilluar një tjetër përballje të rëndësishme në kuadër të kampionatit.Takimi do të luhet në Kompleksin stërvitor “Qendra e Kombëtares” në Kamëz, me fillim në orën 14:00.
     
    Kundërshtari i radhës për djemtë e Sarandës do të jetë Eagle FC, një skuadër që ka treguar formë të mirë në javët e fundit, çka pritet ta bëjë ndeshjen edhe më interesante.
     

    Për të gjithë tifozët dhe mbështetësit e Butrintit që nuk do të jenë të pranishëm në stadium, Saranda Web do ta transmetojë drejtpërdrejt ndeshjen në faqen zyrtare në Facebook dhe në kanalin YouTube, duke sjellë emocionet e fushës në çdo ekran.
     
    🔵⚽ Mos e humbisni!Eagle FC – ButrintiE Diel, ora 14:00Live në Saranda Web
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • KE mbështet ‘EAGLE’, projektin e kabllit nënujor të grupit hungarez 4iG, investitorit të One Albania

    KE mbështet ‘EAGLE’, projektin e kabllit nënujor të grupit hungarez 4iG, investitorit të One Albania

    EAGLE-porta e re digjitale që lidh Evropën, Azinë,  Lindjen e Mesme dhe Afrikën Në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, grupi 4iG nënshkroi një Deklaratë të Përbashkët me Komisionin Evropian dhe GÉANT, organizatën jofitimprurëse pan-evropiane që operon dhe ndërlidh rrjetet e kërkimit dhe arsimit të Evropës.Në deklaratë, partnerët e BE-së shprehën mbështetjen e tyre për iniciativat rajonale të zhvillimit të infrastrukturës digjitale të Grupit 4iG në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në projektin e kabllit të të dhënave nënujore EAGLE (Egypt-Albania Gateway Link to Europe) që lidh Shqipërinë dhe Egjiptin, si dhe në zhvillimin e një rrjeti digjital tokësor rajonal plotësues.Investimi do të ofrojë një sistem nënujor prej 2,000 kilometrash me pika ndalese në Shqipëri, Egjipt dhe Itali, i cili, kur të lidhet me rrjetin rajonal tokësor të Grupit 4iG, do të krijojë një korridor digjital më të shpejtë , të shkallëzueshëm dhe të sigurt që lidh Ballkanin Perëndimor me qendrat kryesore të të dhënave evropiane dhe ndërkontinentale.Ky bashkëpunim shënon një moment të rëndësishëm në zbatimin e një prej projekteve më të rëndësishme rajonale të infrastrukturës digjitale të Evropës. Me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe GÉANT, projekti ‘EAGLE’ ka fituar njohje strategjike brenda BE-së, duke përforcuar rëndësinë e saj dhe duke dërguar një sinjal të qartë besimi te palët e interesuara të industrisë.Investimet e Grupit 4iG kontribuojnë në zbatimin e Strategjisë së Dekadës Digjitale të BE-së për vitin 2030 dhe Strategjinë Globale Evropiane. Në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, mbajtur në Tiranë, Komisioni Evropian dhe Grupi 4iG nënshkruan deklaratën e përbashkët, përmes së cilën konfirmuan angazhimin e tyre për të avancuar infrastrukturën digjitale të sigurt dhe me kapacitet të lartë dhe për të forcuar lidhjen e vendeve të BE-së në  rajonin e Ballkanit Perëndimor.Në deklaratë, partnerët e BE-së shprehën mbështetjen e tyre të vazhdueshme për investimin në kabllon e të dhënave nënujore  EAGLE (Egypt-Albania Gateway Link to Europe) që lidh Shqipërinë dhe Egjiptin, së bashku me zhvillimin e rrjetit digjital tokësor rajonal të lidhur dhe të sapo prezantuar. Së bashku, këto dy investime do të krijojnë një korridor të ri digjiital që lidh Ballkanin Perëndimor me qendrat kryesore të të dhënave të Evropës, duke siguruar lidhje të sigurt, me kapacitet të lartë dhe me vonesë të ulët.“Tre vjet më parë, kur Grupi 4iG mbërriti në Shqipëri, motoja jonë, aktuale edhe sot ishte: po ndërtojmë ura.”– tha Péter Fekete, CEO i Grupit 4iG. “EAGLE është një nga iniciativat më të rëndësishme, që afron kapacitetin ndërkombëtar të të dhënave më pranë tregjeve lokale dhe lidh qendrat e të dhënave, shërbimet cloud dhe ekosistemet më të gjera digjitale në Afrikë, Lindjen e Mesme, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Mbështetja e Komisionit Evropian dhe e GÉANT është një tregues i qartë se këto projekte përbëjnë investime strategjike për Bashkimin Evropian, duke fuqizuar gjithashtu rolin e Ballkanit Perëndimor në formësimin e të ardhmes digjitale të kontinentit.”Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjinë Lindore e Komisionit Evropian (DG ENEST) mirëpriti iniciativën ‘EAGLE’ si një projekt kryesor, i harmonizuar me objektivat e Dekadës Digjitale 2030 të BE-së, Strategjinë Global Gateway dhe Planin e Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor të BE-së. Rrjeti tokësor i planifikuar do të përmirësojë cilësinë e lidhjes, do të ulë kostot, do të fuqizojë rrjetet e kërkimit dhe edukimit dhe do të sigurojë bazën për inovacionin, përdorimin e aplikacioneve të inteligjencës artificiale dhe zhvillimin e ekosistemit të start-up-eve në rajon. Zbatimi i projektit do të jetë plotësisht në përputhje me EU 5G Cybersecurity Toolbox, duke garantuar sigurinë dhe reziliencën e rrjeteve digjitale në Ballkanin Perëndimor.‘EAGLE’ është një sistem pionier lidhjeje nënujore dhe tokësor që do të krijojë një portë digjitale të re, duke lidhur Europën, Azinë, Lindjen e Mesme dhe kontinentin afrikan. Si një hap strategjik në integrimin digjital rajonal dhe ndërkontinental, projekti po zhvillohet në bashkëpunim nga Grupi 4iG dhe Telecom Egypt. Sistemi do të ofrojë një rrugë të dhënash me kapacitet të lartë dhe vonesë të ulët mbi Mesdhe, duke hyrë në Evropë përmes Shqipërisë dhe Italisë dhe duke vazhduar përmes një rrjeti të ri optik tokësor në Ballkanin Perëndimor për të arritur qendrat kryesore të të dhënave evropiane, duke përfshirë Sofjen, Vjenën dhe Frankfurtin.Ballkani Perëndimor mbetet një nga rajonet më pak të lidhura në Evropë, me infrastrukturë të kufizuar ndërkufitare. Përmes projektit EAGLE, Grupi 4iG synon të hapë mundësi të reja për bizneset, akademinë dhe sektorin publik, duke mbështetur objektivat e BE-së për përfshirje digjitale dhe reziliencë ekonomike.Sistemi nënujor, i gjatë 2,000 km, pritet të hyjë në funksion deri në vitin 2028, duke ofruar rrugë alternative dhe diversitet të rrjetit për të rritur reziliencën dhe për të fuqizuar sovranitetin digjital të Evropës. Rreth projektit ‘EAGLE’          Projekti EAGLE (Egypt–Albania Gateway Link to Europe) synon të krijojë një lidhje të re nën-detare ndërkontinentale midis Egjiptit dhe Shqipërisë, duke ofruar një korridor digjital me kapacitet të lartë që kanalizon trafikun e të dhënave nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Ballkani Perëndimor drejt qendrave kryesore evropiane, përfshirë Frankfurtin dhe Vjenën. Iniciativa përfaqëson një rrugë të re për infrastrukturën digjitale evropiane, duke reduktuar vonesën dhe diversifikuar rrugët ekzistuese të Mesdheut.Në shkurt 2024, 4iG dhe Telecom Egypt nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në Budapest për të vendosur kornizën komerciale dhe teknike të projektit. Gjithashtu në shkurt 2024, 4iG arriti një marrëveshje paraprake me qeverinë shqiptare në Tiranë, e cila konfirmoi mbështetjen e saj për zhvillimin. Projekti ndodhet aktualisht në fazën përgatitore, ku po zhvillohen studime të detajuara teknike, rregullatore dhe mjedisore.Do të formohet një kompani e përbashkët projekti për të zbatuar dhe operuar sistemin në një model me qasje të hapur, duke garantuar akses të drejtë , pa dallime për të gjithë pjesëmarrësit e tregut. Kablli nëndetar i planifikuar do të lidhet kryesisht me Egjiptin, Shqipërinë dhe Italinë, me degë opsionale drejt Libisë dhe Greqisë, duke përmirësuar ndërkonektivitetin rajonal dhe diversitetin e rrugëve. Përmes ndalesës në Shqipëri, sistemi EAGLE do të ofrojë një rrugë më të shkurtër dhe më rezistente drejt qendrave kryesore të të dhënave evropiane në Frankfurt, Vjenë, Budapest dhe Sofje. Investime plotësuese, duke përfshirë qendra rajonale të të dhënave dhe rrjete tokësore fibrash optike, gjithashtu po konsiderohen për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e sistemit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • SYRI TV/ Rama i fali portin e Durrësit Boeri dhe ortaku i Alabarit në hetim nga prokuroria e Milanos

    SYRI TV/ Rama i fali portin e Durrësit Boeri dhe ortaku i Alabarit në hetim nga prokuroria e Milanos

    Veç Stefano Boerit, arkitektit të preferuar të Edi Ramës, në hetim nga Prokuroria e Milanos për abuzimet dhe korrupsionin me projektet urbanistike është dhe biznesmeni i njohur italian Manfredi Catella, pronari dhe CEO i grupit Coima.

    Kjo kompani ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në Itali me kompaninë Eagle Hills të biznesmenit Muhamed Alabbar, të cilin Rama e ka shpallur investitor strategjik dhe po ndërton Durrës Yacht Marina, pasi Rama i fali tokën publike Portin e Durrësit.

    Arkitekti i “Tirana 2030”, Stefano Boeri, i njohur si mik personal i Edi Ramës, nuk është i vetmi mes 6 zyrtarëve dhe biznesmenëve të vendosur nën hetim nga Guardia di Finanza e Milanos me urdhër të Prokurorisë, lidhur me abuzimet financiare në fushën e urbanistikës në Milano që ka lidhje direkte me Shqipërinë.

    Prokuroria e Milanos ka kërkuar urdhër-arrest edhe për biznesmenin e njohur italian të ndërtimit, Manfredi Catella, pronari dhe CEO i grupit Coima, një prej kompanive të ndërtimit më të rëndësishme në Itali.

    Nga një vëzhgim i bërë nga Syri TV rezulton se Manfredi Catella është bashkëpunëtor i ngushtë i biznesmenit Muhamed Alabbar, të cilin Edi Rama e ka shpallur investitor strategjik dhe i ka dhënë portin e Durrësit, ku po ndërton Durrës Yacht Marina.

    Një muaj më parë, më 16 qershor 2025, kompania COIMA SGR e biznesmenit Manfredi Catella ka finalizuar një marrëveshje me huadhënësit për të blerë 100% të borxhit të trashëguar në Grand Hôtel des Bains historik, në një veprim që hap rrugën për restaurimin e plotë të hotelit historik në Lido të Venedikut.

    Rikonstruksioni do të bëhet me kompaninë Eagle Hills të biznesmenit Muhamed Alabbar, që po ndërton “Durrës Yacht Marina”, një projekt i firmosur nga vetë Kryeministri Edi Rama, i cili së fundmi ka marrë monopolin e lejeve të ndërtimit.

    Në faqen zyrtare të kompanisë COIMA SGR thuhet se kompania me të cilën bashkëpunon, duke iu referuar Eagle Hills, po përparon në Evropë një portofol me më shumë se 30 asete luksoze të mikpritjes, si operacionale ashtu edhe në zhvillim e sipër, me një prani strategjike përgjatë bregdetit Adriatik, veçanërisht në të gjithë Kroacinë dhe Shqipërinë.

    COIMA dhe Eagle Hills do të shqyrtojnë gjithashtu hapjen e Fondit për investitorë të tjerë institucionalë dhe profesionistë, me qëllim mbështetjen e rigjenerimit të Lido di Venezia, shtëpisë së Festivalit të Filmit në Venecia, thuhet ndër të tjera në faqen zyrtare të kompanisë COIMA SGR.

     

  • Vllaznia mund në finale Veronën dhe fiton turneun “Eagle Cup”

    Vllaznia mund në finale Veronën dhe fiton turneun “Eagle Cup”

    Vllaznia është shpallur fituese e turneut ndërkombëtar “Eagle Cup”, i cili u organizua për herë të parë në Shqipëri. Skuadra shkodrane triumfoi në finalen e luajtur mbrëmjen e djeshme ndaj Hellas Veronës me rezultatin minimal 1-0, në sfidën e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”.
    Kuqeblutë zhvilluan një ndeshje të mirë ndaj ekipit italian dhe arritën të sigurojnë trofeun e këtij turneu.
    Turneu “Eagle Cup”, i organizuar nga FSHF, fondacioni “Albitsol”, Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”, mblodhi në vendin tonë 12 ekipe nga vende të ndryshme të botës, me mbi 260 lojtarë të moshave të reja.
    Objektivi i këtij organizimi ishte promovimi i futbollit të moshave dhe krijimi i eksperiencave ndërkombëtare për të rinjtë pjesëmarrës.
    Pas përfundimit të ndeshjes finale, u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut.
    Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të “Viareggio Cup” dhe të ftuar nga bota e futbollit, ndërsa skuadra kampione, Vllaznia, ngriti lart kupën e turneut “Eagle Cup”.
     
     

  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

    Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

    Vllaznia U-19 fiton turneun “Eagle Cup”. Djemtë e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kanë triumfuar mbrëmjen e sotme në finalen ndaj Hellas Verona duke fituar me rezultatin 1-0, ku goli i Gerald Kubazit i ka dhënë trofeun e “Eagle Cup” ekipit tonë.
    Një sukses mëse i merituar i këtyre djemve që premtojnë shumë për të ardhmen.
    Tashmë ata do të dinë të tregojnë vlerat e tyre edhe në turneun prestigjioz “Viareggio Cup” ku kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë pas triumfit në aktivitetin e zhvilluar në vendin tonë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Eagle Cup”/ Vllaznia mund Veronën në “Shtëpinë e Futbollit” dhe fiton trofeun

    Vllaznia fiton të gjithë trofetë e turneut dhe shkon në ‘Viareggio’

    Vllaznia U19 e drejtuar nga trajneri Elvis Plori ka triumfuar mbrëmjen e sotme në finalen ndaj homologëve të Hellas Verona duke fituar me rezultatin 1-0, teksa goli i Gerald Kubazit i ka dhënë trofeun e “Eagle Cup” ekipit shkodran. Gerald Kubazi teksa është afruar te skuadra A përpos golit të shënuar mori dhe Çmimin si ‘Lojtari më i Mirë’ por dhe goleadori i turneut.

    Tashmë ata do të dinë të tregojnë vlerat e tyre edhe në turneun prestigjioz “Viareggio Cup” ku kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë pas triumfit në aktivitetin e zhvilluar në vendin tonë.

    “Eagle Cup” u zhvillua për herë të parë në Shqipëri me angazhimin nga Fondacioni “AlbItSol” në bashkëpunim me FSHF. Në turne garuan 8 ekipe nga vende të ndryshme. Vllaznia U19 si fituese e këtij turneu, ka fituar të drejtën për të marrë pjesën në turneun e “Viareggio Cup” i cili zhvillohet çdo vit në Itali me pjesëmarrje nga i gjithë globi.

    Vazhdo leximin

  • “Eagle Cup” / Vllaznia – Verona është finalja e madhe e turneut, luhet mbrëmjen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”

    “Eagle Cup” / Vllaznia – Verona është finalja e madhe e turneut, luhet mbrëmjen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”

    Vllaznia – Hellas Verona është finalja e madhe e turneut “Eagle Cup”, që po organizohet për herë të parë në histori në vendin tonë.
    Dy ndeshjet gjysmëfinale ishin shumë të luftuara dhe dhuruan emocione deri në minutën e fundit në “Shtëpinë e Futbollit”.
    Hellas Verona – Dinamo Nigeria nuk prodhoi asnjë gol në kohën e rregullt dhe ekipet ju drejtuan penalltive, ku skuadra italiane triumfoi 4-2 dhe siguroi finalen.
    Vllaznia fitoi me përmbysje ndaj Partizanit me rezultatin 2-1. Të kuqtë morën të parët avantazhin me Kazzem, ndërsa kuqeblutë përmbysën gjithçka me Kubazin dhe Zhurin, duke siguruar finalen.
    Ndeshja finale e turneut “Eagle Cup”, Vllaznia – Hellas Verona, do të luhet mbrëmjen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 20:00.
    Rezultatet e gjysmëfinaleve:
    Dinamo ACC FC Nigeria vs Verona  0-0 P(2-4)
    Vllaznia vs Partizani 2-1
    Finalja:
    Hellas Verona vs Vllaznia, 14.06.2025, “Shtëpia e Futbollit”, ora 20:00

  • Turneu “Eagle CUP”/ Luhen ndeshjet e ditës së dytë, fitojnë Partizani, Teuta, Apollonia & Dinamo City

    Turneu “Eagle CUP”/ Luhen ndeshjet e ditës së dytë, fitojnë Partizani, Teuta, Apollonia & Dinamo City

    Janë zhvilluar ndeshjet e ditës së dytë në turneun ndërkombëtar të futbollit për të rinj “Eagle CUP”.
    Në fushën e Kamzës, Apollonia u përball me Hellas Veronën dhe dominoi takimin, duke fituar me rezultatin 3-0. Po aty, u luajt edhe ndeshja tjetër Partizani – Dream Team. Të kuqtë dhuaruan spektakël në fushë dhe fituan me rezultatin e thellë 6-1.
    Ndërkohë, në “Niko Dovana”, Teuta u përball me Atalantën në një përballje të fortë që përfundoi 3-2 në favor të durrsakëve.
    Takimi mes Dinamo City dhe 2 Korrikut përfundoi në barazim 1-1, ndërsa nga pika e bardhë triumfuan blutë me rezultatin 5-4.

  • Starton turneu “Eagle CUP”, luhen ndeshjet e para në stadiumin “Niko Dovana”

    Starton turneu “Eagle CUP”, luhen ndeshjet e para në stadiumin “Niko Dovana”

    Ka startuar turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinj “Eagle CUP”, ekskluzivitet i njohur i “Viareggio Cup”, i organizuar nga FSHF, fondacioni “Albitsol”, Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”.
    Ceremonia e hapjes dhe ndeshjet e para të turneut u zhvilluan në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, ku në fushë zbritën ekipet e Atalantës (Itali), Vllaznisë (Shqipëri), 2 Korrikut (Kosovë) dhe përfaqësuesja e Kamerunit.
    Atalanta u përballë me Vllazninë dhe triumfoi minimalisht 1-0, ndërsa Dinamo ACC FC Nigeria mundi 2 Korrikun me rezultatin 2-1.
    Në këtë edicion marrin pjesë 12 ekipe nga vende të ndryshme të botës, me mbi 260 lojtarë të moshave të reja që do të garojnë deri në finalen e 15 qershorit.
    Ky turne synon të promovojë zhvillimin e futbollit të moshave dhe krijimin e eksperiencave ndërkombëtare për të rinjtë, duke sjellë në Shqipëri një tjetër aktivitet me vlerë për të rinjtë.