Tag: dyshoj

  • “Unë dyshoj se ai është vrarë”, motra e Mirel Çokaj i gjetur pajetë në Kelmend, paraqitet në Prokurori…

    “Unë dyshoj se ai është vrarë”, motra e Mirel Çokaj i gjetur pajetë në Kelmend, paraqitet në Prokurori…

    Një mister i thellë mbulon ende vdekjen e Mirel Çokajt, i cili u gjet pa jetë në zonën malore të Kelmendit. Zyrtarisht, dyshohet se ai ka rënë në një humnerë, por familjarët e tij nuk e besojnë këtë version. Motra e viktimës, Mirjana Çokaj, pretendon se vëllai i saj është vrarë për shkak të konflikteve të lidhura me trafikun e drogës.
    “Jam Mirjana Çokaj. Sapo dola nga Prokuroria, ku dhashë dëshminë time lidhur me vdekjen e vëllait tim, Mirel Çokaj, i cili u gjet i vdekur në Malet e Kelmendit. Unë dyshoj se ai është vrarë për shkak të parcelave me drogë. Bëhet fjalë për një parcelë në Malësinë e Madhe, ku policia gjeti dhe asgjësoi rreth 980 rrënjë kanabis. Vëllai im, prej disa vitesh, ishte përfshirë në këtë aktivitet dhe madje kishte qenë i dënuar më parë për drogë,” tha ajo.
    Sipas Mirjanës, personi i fundit që e pa gjallë Mirelin ishte ortaku i tij, për të cilin ajo shpreh dyshime të forta. “Kur u përballa me ortakun e tij, ai më tha se e kishte gjetur vëllain të vdekur në rrugë, pasi kishte rënë në humnerë. Ai pretendoi se kishte dëgjuar zilen e telefonit të tij, por celulari nuk u gjet kurrë. Dua të di, si e dinte ai saktësisht vendin ku kishte vdekur vëllai im?”, u shpreh ajo me revoltë.
    Mirjana kërkon që çështja të hetohet deri në fund, duke theksuar se versioni i aksidentit nuk qëndron. “Sipas meje, dikush nga ortakët e tij mund të ketë dorë në këtë ngjarje. Nga telefonatat që mund të ketë bërë, ndoshta ka thirrur dikë për ta takuar. Dyshoj se vëllai ka devijuar rrugën dhe është futur në një shteg tjetër. Ai nuk kishte planifikuar të kthehej atë ditë, por e bëri dy ditë më herët. Mendoj se ose është shtyrë, ose dikush i ka rënë nga pas. Dua drejtësi për vëllain tim,” përfundon ajo.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Ministria dhe deputetët e PS s’kanë reaguar”/ Xhelal Mziu: Ja tek kush dyshoj për shpërthimin në banesë

    “Ministria dhe deputetët e PS s’kanë reaguar”/ Xhelal Mziu: Ja tek kush dyshoj për shpërthimin në banesë

    Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu ka komentuar incidentin e ndodhur pak ditë më parë në banesën e tij në Kamëz ku u regjistrua një shpërthim i fuqishëm me tritol, fatmirësisht pa të lënduar, por vetëm me dëme materiale.
    Mziu deklaroi se pas shpërthimit në banesën e tij, qëndrojnë kundërshtarët e tij politikë.
    Ish-kryebashkiaku i Kamzës tha se fakti që asnjë koleg deputet socialist nuk e ka kontaktuar, dhe se ministria e Brendshme nuk ka reaguar, e bën atë të dyshojë se pas vendosjes së tritolit qëndrojnë motive politike.
    “Ajo çfarë ka ndodhur te unë është shumë e rëndë. T’i vendoset tritol një deputeti në vitin 2025 dhe të mos ketë asnjë reagim. Është shumë e rëndë. As kolegët deputetë socialistë, as ministrja e Brendshme nuk kanë reaguar dhe nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë. Kjo më ka bërë të dyshoj, përderisa nuk kanë reaguar, më bën të dyshoj që pas saj është politika. Maksimumi që duhet bërë është sensibilizimi i faktorit ndërkombëtar që po lihet në heshtje”, u shpreh Mziu.

  • Marrëveshjet tregtare, Trump kërcënon me tarifa deri në 35% ndaj Japonisë: Dyshoj se…

    Marrëveshjet tregtare, Trump kërcënon me tarifa deri në 35% ndaj Japonisë: Dyshoj se…

    Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë për të vendosur tarifa të reja të larta ndaj importeve japoneze, ndërsa afati për vendet që duan të negociojnë marrëveshje tregtare me SHBA-në po afron.

    Duke folur për afatin e 9 korrikut, Trump tha se nuk është diçka që mendon ta shtyjë, duke lënë të kuptohet se vendimet do të merren brenda këtij kufiri kohor.
    “Nuk jam duke menduar ta zgjas. Kemi pasur marrëveshje me Japoninë, por nuk jam i sigurt nëse do të arrijmë një të re. Dyshoj,” deklaroi Trump.
    Ai paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje, SHBA mund të vendosë tarifa deri në 30% ose 35% për importet nga Japonia, shumë më lart se tarifa 24% që ai kishte njoftuar më 2 prill, në atë që e quajti “Dita e Çlirimit”.
    Lëvizjet e reja tregtare të Presidentit Trump janë pjesë e përpjekjeve të tij për të rritur prodhimin vendas dhe për të ushtruar presion ndaj partnerëve ekonomikë të SHBA-së që, sipas tij, kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga tregu amerikan.

    Top Channel

  • “Në zyrë të futa unë, të hapa edhe lavatriçen”, Braçe – Këlliçit: Më the nuk dyshoj tek ty, as te Majko e Xhafa

    “Në zyrë të futa unë, të hapa edhe lavatriçen”, Braçe – Këlliçit: Më the nuk dyshoj tek ty, as te Majko e Xhafa

    Erion Braçe ka reaguar i revoltuar në lidhje me incidentin e ndodhur në zyrën e PS në zonën e tij elektorale, ku PD denoncoi se persona, punonjës të administratës kanë kryer krime zgjedhor.
    “Këllëçin e kam thirrur unë të hyjë në zyrë, i kam hapur dollapë, i kam treguar plaçka, kokoshka e ushqime, se këta për këtë kategori janë dhe më ka thënë se ‘unë nuk dyshoj se ke blerë vota. Këtë nuk e bën as ti, as Majko dhe as Xhafa’. Në zonën time jo që nuk është prekur votë në zonën time, por kurrë nuk është harxhuar lekë. Unë ja thashë në sy atij mostre që nuk kam lekë për të blerë vota. Nuk kam pasur kurrë lekë për të vlerë vota.  Unë nuk e bej, ndërsa Belindi dhe lloji i tij e bën këtë. Nuk ka një provë të vetme që të akuzojë një njeri të vetme nga PS në njësinë 5 ku jam unë përgjegjës që të ketë blerë gjysmë vote. E vërteta është që  banda shëtitëse e Këllicit ka sulmuar një ambient pune. Ka goditur një grua dhe një burrë. Procesverbali që ka mbajtur policia ka evidentuar vetëm kokoshkat, asgjë tjetër. Unë kam kërkuar që pakot e kokoshkave të hapeshin se mos kishte lekë atje”, tha Braçe.