Tag: dyshohet

  • Zbardhen bisedat në SkyECC dhe ndihma ndaj Visit të Pojës/ Oficeri i Antiterrorit shiti informacionet hetimore për..

    Zbardhen bisedat në SkyECC dhe ndihma ndaj Visit të Pojës/ Oficeri i Antiterrorit shiti informacionet hetimore për..

    Ish-oficeri i Policisë Gjyqësore të Operacionales, Igli Haxhiaj, i arrestuar nga SPAK se dyshohet se dekonspiroi hetimin për grupin e Visit të Pojës me autoritetet italiane, mendohet se ka pasur bashkëpunëtorë në nxjerrjen e sekreteve hetimore. 
    Burime për Report Tv bëjnë me dije se tashmë janë administruar biseda të shumta të tij në “SkyECC” me Denis Myftiun, i shpallur në kërkim, ku flitet për pazaret e dhënies së informacioneve. Interesant është fakti që Igli Haxhiaj nuk i kërkon para në këmbim të informacioneve vetëm për vete, por edhe për 2 të tjerë. Të njëjtat burime thonë se ai shfaqet në biseda me Myftiun duke i kërkuar 15 mijë euro, nga 5 për secilin, dhe në këmbim do të merrte informacionet. Dhe në fakt kështu është bërë. Në komunikimet në vijim ai e informon Denis Myftiun se vetë ai dhe e gjithë familja janë në përgjim dhe duhet të bëjnë kujdes se çfarë flasin. Ky informacion është dhënë si dhuratë, por sipas burimeve, në vijim Haxhiaj i thotë se çdo informacion që do t’i kërkohej do të paguhej. 
    SPAK ka dyshime se Igli Haxhiaj është përfshirë edhe trafikun e drogës. Atij i janë gjetur në “SkyECC” edhe biseda më përdorues të tjerë, me të cilët flet për shitje dhe transport droge. Megjithatë, deri tani, nuk ka prova të jenë sekuestruar sasi narkotikësh dhe si pasojë nuk është kryer ekspertim nëse kemi të bëjmë me kokainë. Megjithatë bisedat e Haxhiajt ngrenë dyshime për shitje, blerje apo transporti të lëndëve narkotike, pavarësisht nëse episodet janë realizuar apo jo, por ende nuk ka një akuzë ndaj tij për trafik. 
    Nga ana tjetër, Denis Myftiu, që vijon të jetë në kërkim nga SPAK, është marrë me organizimin e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Itali. Në vendin fqinj, konkretisht në Bergamo, ka bashkëpunuar me Saimir Barotin, i cili po ashtu dyshohet i përfshirë edhe në transferimin e parave të drogës që shitej në Itali dhe jo vetëm, pasi i dërgonte nga Zvicra përmes sistemit “Haëala”. 
    Këtu del në pah një strukturë e tërë e transferimeve, i cili menaxhohej nga Tirana nga Ervis Ferizaj. Ferizaj, sipas burimeve hetimore, kishte mundur të krijonte lidhje bashkëpunimi me agjenci të transfertave të parave në Zvicër, të cilat merrnin 6% fitim. Ferizaj dyshohet të jetë edhe pjesë e trafikut të drogës po ashtu. 
    Haxhiaj, i cili së fundmi ishte transferuar te Antiterrori, është lënë në burg nga GJKKO këtë të premte, edhe pse para togave të zeza pretenderoi se se nuk ka qenë pjesë e grupit të Visit të Pojës dhe as nuk ka komunikuar me ta. 
    Efektivi, i cili akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre e nxjerrje të sekretit hetimor, thotë se se i kanë përdorur emrin dhe se nuk ka pasur kurrë llogari në aplikacionin SkyECC. 
    Tre anëtarët e tjerë të grupit Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla do të dalin para gjykatave të rretheve pasi u vendosën në pranga me qëllim ekstradimin në Itali. Gjykata e Breshias lëshoi 24 masa sigurie, nga të cilat 3 u ekzekutuan në vendin tonë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë dyshohen se fshihen po më Shqipëri. 
    Për këtë operacion, Italia ka shpallur në kërkim edhe Visin e Pojës dhe anëtarë të tjerë të grupit. Ata dyshohet se kanë trafikuar 1.3 kokainë nga Amerika e Jugut në Itali gjatë viteve 2020-2025. Doçi dhe dy anëtarë të tjerë Denis Myftiu dhe Erion Kapidani lëshonin urdhra dhe koordinonin aktivitetin kriminal. 
     
     

  • Pogradec/ 60-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, dyshohet se…

    Pogradec/ 60-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, dyshohet se…

    Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë këtë mëngjes në lagjen nr. 5 të Pogradecit.

    Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të ketë qenë i pastrehë dhe të ketë humbur jetën pasi është rrëzuar, si pasojë e një infarkti të mundshëm.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

    Nuk përjashtohet edhe mundësia që vdekja të ketë ardhur për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë zonën e juglindjes gjatë ditëve të fundit. Hetimet vijojnë.

  • Para në këmbim të subvencioneve/ Prokuroria zbulon skemën abuzive të AZHBR në Korçë, si inspektorët ‘joshnin’ fermerët

    Para në këmbim të subvencioneve/ Prokuroria zbulon skemën abuzive të AZHBR në Korçë, si inspektorët ‘joshnin’ fermerët

    Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, ka finalizuar operacionin hetimor që ka çuar në zbulimin e një skeme abuzive të shkeljes së detyrës nga disa punonjës të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
    Gjatë hetimeve u dokumentua se disa prej inspektorëve të kësaj agjencie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar të dhëna në aktet e verifikimit për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes.
    Sipas informacioneve, punonjësit nuk kryenin kontrollin në terren për gjendjen faktike të kafshëve, ndërsa dyshohet se kanë përfituar në mënyrë korruptive shuma që varionin nga 10 deri në 50 mijë lekë (të reja) për çdo aplikim, me qëllim kualifikimin e padrejtë të fermerëve për subvencione.
    Në njoftimin zyrtar, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë bën me dije se ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 9 shtetasit e përfshirë, konkretisht Andrea Miha, Julian Zgura, Entela Gjata, Ermal Ibri, Dritan Çela, Përparim Rustemi, Bruno Berberi, Endrit Ferati dhe Fatos Ibi.
    Sipas të dhënave të deritanishme, veprimtaria e tyre kriminale ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

  • Sekuestrohen 4 makina luksoze, dyshohet se janë vjedhur jashtë vendit. Shpallen në kërkim 2 persona

    Sekuestrohen 4 makina luksoze, dyshohet se janë vjedhur jashtë vendit. Shpallen në kërkim 2 persona

    njeri prej mjeteve te sekuestruara

    TIRANË- Policia e Tiranës ka vijuar opëracionin “Stolen Line”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze.
    Këtë të premte u sekuestruan 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.
    Ndërsa një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.
    Policia ka shpallur në kërkim dy persona, që dyshohet se kanë futur automjetet e vjedhura në vendin tonë.
    NJOFTIMI I POLICISË
    Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.
    Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.
    Një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:
    -V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
    -J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;
    Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.
    Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • U merrnin 500 mijë lekë fermerëve për t’i kualifikuar në subvencione, pezullohen inspektorët

    U merrnin 500 mijë lekë fermerëve për t’i kualifikuar në subvencione, pezullohen inspektorët

    Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, ka finalizuar operacionin hetimor që ka çuar në zbulimin e një skeme abuzive të shkeljes së detyrës nga disa punonjës të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
    Gjatë hetimeve u dokumentua se disa prej inspektorëve të kësaj agjencie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar të dhëna në aktet e verifikimit për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes.
    Sipas informacioneve, punonjësit nuk kryenin kontrollin në terren për gjendjen faktike të kafshëve, ndërsa dyshohet se kanë përfituar në mënyrë korruptive shuma që varionin nga 10 deri në 50 mijë lekë (të reja) për çdo aplikim, me qëllim kualifikimin e padrejtë të fermerëve për subvencione.
    Në njoftimin zyrtar, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë bën me dije se ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 9 shtetasit e përfshirë, konkretisht Andrea Miha, Julian Zgura, Entela Gjata, Ermal Ibri, Dritan Çela, Përparim Rustemi, Bruno Berberi, Endrit Ferati dhe Fatos Ibi.
    Sipas të dhënave të deritanishme, veprimtaria e tyre kriminale ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

  • GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, i akuzuar për lidhje me trafikun e drogës

    GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, i akuzuar për lidhje me trafikun e drogës

    Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest me burg’’ për oficerin e Antiterrorit Igli Haxhiaj, i arrestuar në kuadër të operacionit të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane, që goditi klanet shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë.
    Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura këtë të premte, ku trupi gjykues konfirmoi masën e arrestit të dhënë më herët ndaj Haxhiajt, e cila ishte vendosur fillimisht në mungesë.
    Sipas hetimeve të SPAK, Haxhiaj dyshohet se, gjatë kohës kur shërbente në Forcat Operacionale, ka nxjerrë sekrete hetimore dhe është korruptuar nga pjesëtarë të një grupi kriminal, duke u vënë në shërbim të tyre. Oficeri u arrestua pasi dyshohet se ka pasur lidhje direkte me grupin e goditur nga SPAK me ndihmën e Prokurorisë së Breshias.
    Igli Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, përfshirë nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
    Ndërkohë, hetimet e përbashkëta shqiptaro-italiane kanë zbuluar një skemë të gjerë trafiku droge, ku klanet shqiptare kishin ngritur bazat e tyre kryesore në Rovato dhe Palazzolo, sipas Policisë së Breshias. Kokaina vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina transportohej nga Shqipëria drejt Italisë.
    Prokuroria e Breshias ka lëshuar 22 masa sigurie, ku 8 persona janë arrestuar në territorin italian. Në total, 49 persona janë vënë nën hetim, prej të cilëve 46 shqiptarë.
    Sipas raportimeve të “Giornale di Brescia”, autoritetet kanë sekuestruar rreth 3 milionë euro, të ardhura nga aktivitetet e paligjshme të klaneve shqiptare, ndërsa përfitimet që dyshohet se gjeneroi trafiku i drogës kapin shifrën e 12 milionë eurove. Hetimet zbuluan gjithashtu se shoferë autobusi, pa dijeninë e tyre, janë përdorur për transportimin e lëndëve narkotike.

  • Abuzim me aktet për fermerët, pezullohen nga detyra 9 inspektorë të AZHBR-së në Korçë

    Abuzim me aktet për fermerët, pezullohen nga detyra 9 inspektorë të AZHBR-së në Korçë

    Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, ka finalizuar një operacion hetimor që çoi në zbulimin e një skeme abuzive të shkeljes së detyrës nga disa punonjës të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
    Siç raporton gazetarja Daniela Zisi, gjatë hetimeve u dokumentua se disa prej inspektorëve të kësaj agjencie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar të dhëna në aktet e verifikimit për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes.
    Sipas informacioneve, punonjësit nuk kryenin kontrollin në terren për gjendjen faktike të kafshëve, ndërsa dyshohet se kanë përfituar në mënyrë korruptive shuma që varionin nga 10 deri në 50 mijë lekë (të reja) për çdo aplikim, me qëllim kualifikimin e padrejtë të fermerëve për subvencione.
    Në kuadër të këtij operacioni, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 9 shtetasit e përfshirë, konkretisht A.M., J. Z., E. G., E. I., D. Ç., P. R., B. B., E. F., F. I.
    Sipas të dhënave të deritanishme, veprimtaria e tyre kriminale ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

  • Operacioni antidrogë i SPAK me autoritetet italiane/ Emrat e të arrestuarve në Shqipëri, pjesë e klanit që trafikoi 1.3 ton kokainë

    Operacioni antidrogë i SPAK me autoritetet italiane/ Emrat e të arrestuarve në Shqipëri, pjesë e klanit që trafikoi 1.3 ton kokainë

    Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë të arrestuarit nga policia e shtetit shqiptar pas masës arrest në burg të lëshuar nga Gjykata e Breshias për goditjen e klanit shqiptar që besohet se në harkun e 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë. 
    Ndërkohë, me vendim të Gjykatës së Posaçme në Shqipëri u arrestua edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës. Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet. Burimet për mediat thanë se është arrestuar në ambientet e Akademisë së Sugurisë, ku prej kohësh zhvillon një kurs. 
     
     

  • Operacioni gjigant antidrogë/ SPAK zbardh detajet: Oficer i Antiterrorit në shërbim të kartelit shqiptar të kokainës(VIDEO)

    Operacioni gjigant antidrogë/ SPAK zbardh detajet: Oficer i Antiterrorit në shërbim të kartelit shqiptar të kokainës(VIDEO)

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur detajet në lidhje me operacionin e përbashkët antidrogë me Prokurorinë e Brescias, në kuadër të së cilit u godit një grup i strukturuar kriminal , i dyshuar për trafik droge e pastrim parash.
    SPAK bën me dije se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 24 urdhër arreste prej të cilave janë ekzekutuar 10 prej tyre, mes të arrestuarve edhe  Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.
    Si funksiononte grupi kriminal
    Sipas organit të akuzës, ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.
    Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg. Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.
    Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me  mbledhjen e  parave ‘cash’, të përfituar nga shitja.
    Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’  (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.

    Masat e sigurisë
    Sipas SPAK, për 24 personat është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane teksa është verifikuar se 6 (gjashtë) prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.
    Ndërkohë, përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal.
    Sekuestrimet
    Nga ky operacion janë sekuestruar:

    Mbi550.000 euro ‘cash’
    10 autovetura
    1 pistoletë gjysmëautomatike
    130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.

    Roli i oficerit Igli Haxhiaj
    Sipas SPAK, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se shtetasi Igli Haxhiaj, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”.
    Shtetasi Igli Haxhiaj, ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin,  që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.
     

  • Thyente xhamat e makinave dhe grabiste mijëra euro, 22-vjeçari kapet nga policia

    Thyente xhamat e makinave dhe grabiste mijëra euro, 22-vjeçari kapet nga policia

    Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Vlera”, duke arrestuar një 22-vjeçar të dyshuar për një sërë vjedhjesh me thyerje në zona të ndryshme të qytetit.

    Sipas uniformave blu, i riu me inicialet G. B., banues në Durrës, dyshohet se ka thyer xhamat e dy automjeteve dhe të një tabakinoje, duke vjedhur rreth 3 mijë euro para dhe 2 mijë euro sende me vlerë.

    Hetimet u zhvilluan nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Durrësit, të cilët, bazuar në informacione operative dhe pamje filmike, arritën të lokalizonin dhe të vinin në pranga autorin.

    Deri tani janë zbardhur me prova ligjore tre raste vjedhjesh, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e disa rasteve të tjera që dyshohet të jenë kryer nga i njëjti shtetas.