Ilir Boriç, 49 vjeç, banues në Fier, është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij me një armë gjahu në pronësi të babait.
Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së çiftit, ku gjatë kontrollit policor iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi fishekësh luftarak.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 49 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me armën e gjahut në pronësi të babait, bashkëshorten e tij.
Gjatë kontrollit të banesës, 49-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi fishekësh luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. ”, njoftoi sot policia.
gijotina.com/
Tag: dyshohet
-

Fier/ Pas kërcënimit me armë ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 49-vjeçari (EMRI)
-

Të shtënat me armë në Elbasan, dinamika: 2 persona në procedim, njëri prej tyre fshiu pamjet e kamerave, si nisi konflikti…
vendngjarje
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë mbrëmjen e 28 nëntorit në Elbasan. Siç u raportua më herët, banorët e lagjes ‘Vullnetari’ të Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me armë zjarri, por në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Ndërkohë, blutë e Elbasanit njoftojnë se lidhur me ngjarjen janë proceduar penalisht 2 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit, bëhet me dije se gjatë hetimeve ka rezultuar se disa pamje nga kamerat e sigurisë janë fshirë, duke penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”, bëjnë me dije se:-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç,-u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.).
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B..
Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C.. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
Po punohet për kapjen e shtetasve Xh. B. dhe Sh. B.Blutë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit, pas një konflikti për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B. Në vendngjarje, policia nuk ka gjetur gëzhoja për të provuar përdorimin e armës, ndërsa dëshmitarë nga zona kanë pohuar se mes disa personave ka patur një konflikt të dhunshëm, gjatë të cilit pretendohet se janë dëgjuar krisma./ZËRI
-

Të shtënat në mesnatë në Elbasan/ Dy të proceduar, dy në kërkim. Policia: Pamjet e kamerave janë fshirë
Policia njofton se dy persona janë proceduar penalisht, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se disa pamje nga kamerat e sigurisë janë fshirë, duke penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”, bëjnë me dije se:-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç,-u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.).Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B..Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C.. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.Po punohet për kapjen e shtetasve Xh. B. dhe Sh. B.
gijotina.com/ -

E rëndë/ Ndodh në Gjirokastër, ndërron jetë 21-vjeçari në shtëpinë e dajës. Dyshohet se…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjirokastrës këtë mëngjes. Një 21-vjeçar dyshohet se ka vetëvrarë veten në banesën e familjes së dajës në lagjen Granicë.
I riu dyshohet të ketë përdorur një kabllo elektrike, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
“Skifteri i biçikletave”/ 8 vjedhje brenda 1 muaji, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë (EMRI+PAMJE)Forcat e policisë dhe ekipet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet njoftojnë se do të ofrojnë më shumë informacion sapo përfundojnë hetimet. -

EMRI/ Tetë raste në një muaj, arrestohet grabitësi serial në Tiranë…
Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh të kryera në zonat e kryeqytetit gjatë muajve maj dhe nëntor.
Sipas Policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se i riu Ernest Peka është autor i të paktën 6 vjedhjeve biçikletash, 1 monopatine, si dhe i vjedhjes së një dyqani. Mjetet e vjedhura dyshohet se shiteshin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Autoritetet bëjnë me dije se vijojnë verifikimet për të dokumentuar edhe vjedhje të tjera që mund të jenë kryer nga i arrestuari.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
-

Mister në Gjirokastër: 21-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e dajës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjirokastrës këtë mëngjes. Një 21-vjeçar dyshohet se ka vetëvrarë veten në banesën e familjes së dajës në lagjen Granicë.
UI riu dyshohet të ketë përdorur një kabllo elektrike, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Forcat e policisë dhe ekipet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet njoftojnë se do të ofrojnë më shumë informacion sapo përfundojnë hetimet. -

Elbasan/ ‘Dëgjova të shtëna afër banesës’, ja telefonata që alarmoi blutë
“Elbasan/Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, informoi policia.
-

U raportua për të shtëna me armë zjarri në Elbasan, policia njoftim zyrtar
Njoftimi:
Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. -

Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, policia zbulon detajet e ngjarjes
Policia ka zbardhur detajet e të shtënave me armë zjarri të mbrëmjes së ditës së djeshme në Elbasan.
Blutë bëjnë me dije se pasi janë lajmëruar nga një qytetar se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Sakaq, nga këqyrja në vendin ku dyshohet se ishte qëlluar nuk u gjet asnjë gëzhojë.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.Top Channel
-

Dalin bisedat e “SKY ECC” që nxorën zbuluar ish-efektivin, kërkonte 15 mijë euro për vete dhe dy persona të tjerë në …
Ish-oficeri i Policisë Gjyqësore të Operacionales, Igli Haxhiaj, i arrestuar nga SPAK se dyshohet se dekonspiroi hetimin për grupin e Visit të Pojës me autoritetet italiane, mendohet se ka pasur bashkëpunëtorë në nxjerrjen e sekreteve hetimore. Në dosjen, në të cilën janë administruar biseda të shumta të tij në “SkyECC” me Denis Myftiun, i shpallur në kërkim, flitet për pazaret e dhënies së informacioneve. Igli Haxhiaj nuk i kërkon para në këmbim të informacioneve vetëm për vete, por edhe për 2 të tjerë, 15 mijë euro, nga 5 për secilin. “Vlla kjo punë ka një kosto dhe po deshe ok po s’deshe ti e di….. që të të ndihmoj dhe ke për ti pa gjojnat vlla. Jemi 3 veta nga 5 mijë vlla. Unë kam burrëri dhe të tregoj gjithçka, por duhet ti me bashkëpunuar dhe mos lon me dyshu që nga e ke marr vesh. Por do e bëjmë rastësisht, dmth që ti e vërteton dhe mos biesh në sy nga e more vesh”, shkruan Haxhiaj. Dhe në fakt kështu është bërë. Në komunikimet në vijim ai e informon Denis Myftiun se vetë ai dhe e gjithë familja janë në përgjim dhe duhet të bëjnë kujdes se çfarë flasin. Ky informacion është dhënë si dhuratë, por sipas burimeve, në vijim Haxhiaj i thotë se çdo informacion që do t’i kërkohej do të paguhej.
Komunikimet
“Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne përgjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek, kalofsh sa me mire vlla, te rujt Zoti, kjo ishte vetem per shokët, dhurat, noten, nuk eshte gjobë, e ke gabim. Nje informacion kundrejt nje pagese, po varja, kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket, kalofsh mire vlla“, i shkruan Haxhiaj. SPAK ka dyshime se Igli Haxhiaj është përfshirë edhe trafikun e drogës. Atij i janë gjetur në “SkyECC” edhe biseda më përdorues të tjerë, me të cilët flet për shitje dhe transport droge. Igli Haxhiaj: Vlla si e ke punen andej… A ke noi mall te mire me çmim? Igli Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi.. A eshte e mire?… Me lek ne dore se pa lek sdua une… A eshte e mire di gje? Igli Haxhiaj : Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.
Detajet
Deri tani, nuk ka prova të jenë sekuestruar sasi narkotikësh dhe si pasojë nuk është kryer ekspertim nëse kemi të bëjmë me kokainë. Bisedat ngrenë dyshime për shitje, blerje apo transporti droge, pavarësisht nëse episodet janë realizuar apo jo, por ende nuk ka një akuzë ndaj tij për trafik. Ndërkohë, Denis Myftiu, që vijon të jetë në kërkim nga SPAK, është marrë me organizimin e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Itali. Në vendin fqinj, konkretisht në Bergamo, ka bashkëpunuar me Saimir Barotin, i cili po ashtu dyshohet i përfshirë edhe në transferimin e parave të drogës që shitej në Itali dhe jo vetëm, pasi i dërgonte nga Zvicra përmes sistemit “Hawala”. Këtu del në pah një strukturë e tërë e transferimeve, i cili menaxhohej nga Tirana nga Ervis Ferizaj. Ferizaj, sipas burimeve hetimore, kishte mundur të krijonte lidhje bashkëpunimi me agjenci të transfertave të parave në Zvicër, të cilat merrnin 6% fitim. Ferizaj dyshohet të jetë edhe pjesë e trafikut të drogës po ashtu. Haxhiaj, i cili së fundmi ishte transferuar te Antiterrori, është lënë në burg nga GJKKO këtë të premte, edhe pse para togave të zeza pretendoi se nuk ka qenë pjesë e grupit të Visit të Pojës dhe as nuk ka komunikuar me ta. Efektivi, i cili akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre e nxjerrje të sekretit hetimor, thotë se i kanë përdorur emrin dhe se nuk ka pasur kurrë llogari në aplikacionin SkyECC. Tre anëtarët e tjerë të grupit Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla do të dalin para gjykatave të rretheve pasi u vendosën në pranga me qëllim ekstradimin në Itali. Gjykata e Breshias lëshoi 24 masa sigurie, nga të cilat 3 u ekzekutuan në vendin tonë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë dyshohen se fshihen po më Shqipëri. Për këtë operacion, Italia ka shpallur në kërkim edhe Visin e Pojës dhe anëtarë të tjerë të grupit. Ata dyshohet se kanë trafikuar 1.3 kokainë nga Amerika e Jugut në Itali gjatë viteve 2020-2025. Doçi dhe dy anëtarë të tjerë Denis Myftiu dhe Erion Kapidani lëshonin urdhra dhe koordinonin aktivitetin kriminal.