Një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:35 në lagjen “Emiri Metraxhiu” në Elbasan. Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, është vrarë me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit. Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur “El Taxi”.Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij. Autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë. Mëhalla ishte ne gjyq për armëmbajtje pa leje, posedim të sendesh të jashtëligjshme dhe shpërndarje narkotikësh. 1 vit më parë atij i është gjetur shkop gome.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi dje policia.
Policia reagon edhe për plagosjen
Ndërkohë Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit në lagjen “Vullnetari”, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Mësohet se konflikti mes personave të përfshitë në ngjarje ka nisur disa ditë para 28 nëntorit. Sipas Policisë disa ditë më parë ka ndodhur një sherr për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B.. Më pas më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës. Për rrjedhojë autoritetet kanë nisur procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç. Ndërkohë kanë shpallur në kërkim shtetasit: Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.). “Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”, bëjnë me dije se: -u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç; -u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.). Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B.. Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C..
Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës. Po punohet për kapjen e shtetasve Xh. B. dhe Sh. B. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policise Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: -R. H., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar kamerën e sigurisë së banesës së shtetasit F. T.; -F. U., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin I. H., për motive të dobëta. Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 51 vjeç, pasi në lagjen “Sul Paprri”, automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar lehtë një 13-vjeçar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njoftoi dje policia.