Tag: dyshohet

  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni i tranzicionit, drejt arrestimit për pastrim parash?

    Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni i tranzicionit, drejt arrestimit për pastrim parash?

    Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit, ka rënë në fokusin e Prokurorisë së Posaçme. Burime për Timoni.al bëjnë me dije se SPAK po heton Manen për pastrimin e dhjetëra milionë eurove që dyshohet se vijnë nga korrupsioni politik dhe marrëdhënie klienteliste me qeveritë e njëpasnjëshme.
    Sipas të njëjtave burime, hetimi është i orientuar kryesisht tek aktivitetet e tij në sektorin e ndërtimit dhe në sistemin bankar, dy fusha ku dyshohet se janë kanalizuar shumat më të mëdha të parave të pajustifikuara. SPAK po verifikon transaksione të mëdha financiare, skemat e investimeve dhe lidhjet e kompanive të Manes me vendimmarrje publike, tendera dhe favore politike.
    Hetuesit kanë intensifikuar kontrollet dhe analizat e llogarive, ndërsa grupi i posaçëm i prokurorëve po përgatit aktet e nevojshme për fazën e dytë të procedimit penal. Burime pranë çështjes theksojnë se, nëse provat që po grumbullohen konfirmojnë skemat e pastrimit të parave, SPAK mund të ndërmarrë masa të forta, përfshirë edhe arrestimin e Samir Manes.
    Ky është hetimi më i madh ndaj një biznesmeni të nivelit të lartë në Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm në përplasjen mes SPAK dhe oligarkisë ekonomiko-politike që ka dominuar vendin për tri dekada. Timoni.al

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Arrestohet një tjetër person në Prrenjas, dyshohet se…

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Arrestohet një tjetër person në Prrenjas, dyshohet se…

    Një tjetër person është arrestuar lidhur me vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka pak ditë më parë në Elbasan.

    Në Përrenjas u arrestua Nevzat Spaho, 33 vjeç, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen.
    Policia ka njoftuar dje zyrtarisht se ka arrestuar ortakun e viktimës, Xhino Ago, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
    Po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
    Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
    Marselo Arani është arrestuar më herët nën akuzën për pastrim parash, ndërsa iu sekuestruan pasuri me vlerë 136 mijë euro.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Agos i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Aranit.
    Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve mes dy ortakëve, ndërsa grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

    Top Channel

  • Prej disa orësh në ndjekje, arrestohet personi që shkrepi armën ndaj biznesmenit Hyka

    Prej disa orësh në ndjekje, arrestohet personi që shkrepi armën ndaj biznesmenit Hyka

    Policia ka vënë në pranga dje një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Edmond Hyka (Mehalla), ngjarje që tronditi Elbasanin pak ditë më parë.
    Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit.
    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kapja e Spahos është rezultat i disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve. Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim.

  • Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, arrestohet një tjetër person, dyshohet si ekzekutor

    mondi mehalla

    ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër person si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Në pranga ka rënë shtetasi Nevzat Spaho 33-vjeç, i cili dyshohet se është ekzekutori. Arrestimi i 33-vjeçarit është bërë në Përrenjas, ndërsa Spaho rezulton me precedent të mëparshëm penalë. Arrestimi i Spahos është rezultat i disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në vrasje.
    Policia e Elbasanit njoftoi dje se kishte zbardhur vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, duke shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve duhet të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë. Dy personat e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar janë Armando Kola dhe Marselo Arani. Ndërkohë që dy persona janë arrestuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Shtetasi Xhino Ago, tashmë i vënë në pranga, dyshohet se iu ka vënë në dispozicion autorëve makinën që u përdor për vrasjen e Mëhallës. Ndërsa në pranga është vënë dhe roja e karburantit Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë që në njoftimin e policisë nuk thuhet ende shkaku që ka çuar në vrasjen e biznesmenit, dhe nëse dy autorët e kanë kryer krimin kundrejt pagesës, apo kanë pasur konflikte personale me viktimën.

    Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës (30 Nëntor) në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.
    Mëhalla, ishte pronari i club lounge “Hollyvood Lounge Bar”, i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin “El Taxi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë. /ZËRI

  • Ngjarje e rëndë në Elbasan! 15-vjeçari konsumoi fotoksinë ndërron jetë në spital

    Ngjarje e rëndë në Elbasan! 15-vjeçari konsumoi fotoksinë ndërron jetë në spital

    Një 15-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë.
    Sipas Policisë së Elbasanit, i mituri u paraqit fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas u transportua drejt QSUT-së, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetonte.
    “Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është transferuar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ka ndërruar jetë. Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se ai ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vlerësim”, njofton policia.

  • Tronditëse në Vlorë/ 67-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati, dyshohet se vuante nga depresioni

    Tronditëse në Vlorë/ 67-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati, dyshohet se vuante nga depresioni

    Një 67-vjeçar nga lagjja “10 Korriku” në Vlorë ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga pallati ku banonte.

    Sipas Policisë, paraprakisht mendohet se ngjarja ka ndodhur në kushte depresioni, ndërsa mësohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.
    Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

    Top Channel

  • Gjendet një trup i pajetë në Golem, dyshohet se…

    Gjendet një trup i pajetë në Golem, dyshohet se…

    Ditën e djeshme uniformat blu janë gjetur trupin e pajetë të një 63-vjeçari, në banesën e tij, në Golem.

    Nga këqyrja paraprake, dyshohet se shtetasi me iniciale L.A., ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
    “Më datë 01.12.2025 u gjet trupi i pajetë i shtetasit L. A., 63 vjeç, në banesën e tij, në Golem. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • EKSKLUZIVE- Kush është Marselo Arani, 32-vjeçari me të shkuar kriminale që dyshohet se vrau biznesmenin Mëhalla

    EKSKLUZIVE- Kush është Marselo Arani, 32-vjeçari me të shkuar kriminale që dyshohet se vrau biznesmenin Mëhalla

    marselo arani dhe mondi mehalla

    ELBASAN- Marselo Arani, është një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e ndodhur të dielën, të biznesmenit Mondi Mëhalla. 32-vjeçari, i cili ishte nën masën e arrestit të shtëpisë për akuzën e pastrimit të parave, ka qenë një emër i njohur për autoritetet shqiptare. Në muajin Qershor të këtij viti, Aranit iu sekuestruan 14 pasuri, për shkak se dyshohet se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.
    Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Gjatë hetimeve është provuar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian. Edhe pse do të duhej të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë, në rrethana që nuk dihen ende, Arani i ka shpëtuar mbikëqyrjes policore, duke u bërë një prej të dyshuarve kryesorë për vrasjen e biznesmenit Mëhalla. Personi tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor, është shtetasi Amarildo Kola me banim në qytetin e Laçit. Ndërkohë që dy persona janë arrestuar si të përfshirë në këtë vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar.
    Shtetasi Xhino Ago, tashmë i vënë në pranga, dyshohet se iu ka vënë në dispozicion autorëve makinën që u përdor për vrasjen e Mëhallës. Ndërsa në pranga është vënë dhe roja e karburantit Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë që në njoftimin e policisë nuk thuhet ende shkaku që ka çuar në vrasjen e biznesmenit, dhe nëse dy autorët e kanë kryer krimin kundrejt pagesës, apo kanë pasur konflikte personale me viktimën. Paraprakisht dyshohet se shkak për vrasjen janë bërë konfliktet që ka pasur në biznes 43-vjeçari Mëhalla.

    Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës (30 Nëntor) në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.
    Mëhalla, ishte pronari i club lounge “Hollyvood Lounge Bar”, i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin “El Taxi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë. /ZËRI

  • E rëndë në Divjakë! Vetëhelmohet 21-vjeçari, gjendet i pajetë nga familjarët

    E rëndë në Divjakë! Vetëhelmohet 21-vjeçari, gjendet i pajetë nga familjarët

    Një 21-vjeçar në Divjakë i cili është gjetur i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
    Sipas burimeve, i riu vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, dhe autoritetet dyshojnë se ai ka helmuar veten.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi E. B., 21 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor (me probleme të shëndetit mendor), është vetëhelmuar dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.