Tag: dyshohet

  • Emri/ Kanosi me armë zjarri një 20-vjeçar, një i arrestuar në Shkodër

    Emri/ Kanosi me armë zjarri një 20-vjeçar, një i arrestuar në Shkodër

    Një person është vënë në pranga në Shkodër pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Rreth orës 13.00, në Policinë e Shkodrës është raportuar për të shtëna me armë zjarri në afërsi të Stacionit të Trenit. Menjëherë pas njoftimit, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke krehur zonën dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e një shtetasi të dyshuar për ngjarjen.
    Siç raporton gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani, i arrestuari, Altin Shpendi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
    Njoftimi:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
    Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. Sh., 26 vjeç.
    Nga veprimet e para procedurale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Sh. ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër.
    Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhe gjetjen e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se 26-vjeçari qëlloi në ajër gjatë konfliktit.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
    Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Vrasësi i biznesmenit në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi

    Vrasësi i biznesmenit në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi

    Vrasësi i biznesmenit 43-vjeçar, Edmond Mëhalla, të ekzekutuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi. 
    Burime pranë grupit hetimor i thanë TV Klan se kjo dyshohet nga analizimi i dhjetra provave të administruara deri tani. 
    Emri i tij nuk bëhet me dije për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se ai është fiksuar nga një kamerë sigurie duke lëvizur në zonën e Rrajcës, në qytetin e Prrenjasit. 
    Nga aty ai më pas ka lëvizur në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ku ka dyshime se ka kaluar në mënyrë ilegale. 
    Deri në këtë fazë të hetimit ekzistojnë dyshime se ai është paguar për të kryer vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla, ngjarje që duket se e kreu i vetëm, siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë. 
    Deri tani policia ka identifikuar 5 persona, 3 prej të cilëve janë arrestuar, mes tyre edhe ish-ortaku i viktimës, Xhino Aga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. 
    Të dyshuarit do të dalin të premten para gjykatës së Elbasanit, aty ku prokuroria ka kërkuar të vijojë masa e sigurisë “arrest me burg”. 
    Hetuesit dyshojnë se ngjarja e rëndë e 30 nëntorit ka si prapavijë një konflikt biznesi, por nuk dihet nëse provat e administruara e provojnë këtë pistë. 
     
     
     

  • Vdekja tragjike e 50-vjeçares në Vlorë, policia: Dyshohet se u rrëzua nga era e fortë dhe përplasi kokën

    Vdekja tragjike e 50-vjeçares në Vlorë, policia: Dyshohet se u rrëzua nga era e fortë dhe përplasi kokën

    Policia e Vlorës ka dalë me njoftim publik për vdekjen e një gruaje 50-vjeçare në bulevard.
    Sipas uniformave blu, dyshohet se si pasojë e erës së fortë, 50-vjeçarja është rrëzuar dhe është përplasur në bulevard.
    “Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës“, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Vlorë/ 50-vjeçarja humb jetën në bulevard, dyshohet se u rrëzua nga era e fortë

    Vlorë/ 50-vjeçarja humb jetën në bulevard, dyshohet se u rrëzua nga era e fortë

    Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me vdekjen e një gruaje rreth 50 vjeçe në bulevardin e qytetit, përballë stadiumit.
    Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”. Dyshohet se, si pasojë e erës së fortë, gruaja është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, çka ka rezultuar fatale për të.
    “Sot, rreth orës 11:30, në lagjen ‘Pavarësia 2’, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë”, njofton policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e viktimës.

  • Vdekja tragjike e 50-vjeçares në Vlorë, policia: Dyshohet se u rrëzua nga era e fortë

    Vdekja tragjike e 50-vjeçares në Vlorë, policia: Dyshohet se u rrëzua nga era e fortë

    Policia e Vlorës ka dale me njoftim publik për vdekjen e një gruaje 50-vjeçare në bulevard.

    Sipas uniformave blu, dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur ne bulevard.
    “Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Rrëzohet dhe vdes 50-vjeçarja në Vlorë, Policia: Dyshohet se era…

    Rrëzohet dhe vdes 50-vjeçarja në Vlorë, Policia: Dyshohet se era…

    Një grua është gjetur e pajetë në Bulevardin kryesor në Vlorë.
    Sipas informacioneve, mësohet se bëhet fjalë për një grua rreth 50 vjeçe e cila si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.

    Njotimi i policisë: 

    Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar dhe ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.

  • Shpërthen bombola e gazit në një piceri te “Delijorgji”, lëndohet pronari dhe punonjësi

    Shpërthen bombola e gazit në një piceri te “Delijorgji”, lëndohet pronari dhe punonjësi

    delijorgji-tirane

    TIRANË- Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në një piceri në Tiranë, te ish-Parku i Autobusëve. Shpërthimi dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi. Sipas njoftimit të policisë, i plagosur ka mbetur pronari i ambientit dhe punonjësit i tij, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
    Paraprakisht dyshohet se pronari ka qenë duke instaluar bombolën e gazit në ambiente të brendshme ku ka pas rrjedhje dhe ka shpërthyer në flakë. Polica ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar të tjerë, vetëm dëme materiale.
    Njoftimi:
    Tiranë/Informacion paraprak
    Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
    Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./ZËRI

  • Dyshohet si ekzekutori i Mondi Mëhallës! Publikohet FOTO e Nevzat Spahos

    Dyshohet si ekzekutori i Mondi Mëhallës! Publikohet FOTO e Nevzat Spahos

    Nevzat Spaho

    TIRANË-Personi në foto është Nevzat Spaho, 29-vjeçari i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Spaho është vënë në prangat e policisë në Përrenjas, pas një ndjekje disa orëshe nga Policia. 29-vjeçari dyshohet se është ekzekutori i biznesmenit.

    Nevzat Spaho

    Spaho rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armë”. Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh.

    Në lidhje me ekzekutimin, Policia ka vënë në pranga edhe Xhino Agon, ish-ortakun e Mëhallës, i cili akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani, si dhe rojen e karburantit, shtetasin Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Pavarësisht arrestimeve, grupi hetimor ende nuk ka deklaruar një pistë konkrete për vrasjen e biznesmenit Mëhalla, i cili u qëllua me disa plumba, 2 prej tyre në kokë./ZËRI

  • SPAK heton tenderët e AKSHI: Faturat drejt Soft & Solution të Ermal Beqirit, dyshohet se bënte “hinkën”

    SPAK heton tenderët e AKSHI: Faturat drejt Soft & Solution të Ermal Beqirit, dyshohet se bënte “hinkën”

    SPAK ka intensifikuar veprimet lidhur me hetimin e tenderëve të AKSHI gjatë viteve të fundit, dhe pritet që në javët në vijim të merren masa që mund të godasin zyrtarë të lartë të institucionit, si edhe biznesmenë të përfshirë në procedurat fituese.
     Gjatë ditëve të fundit janë thirrur rreth 20 punonjës dhe zyrtarë me role drejtuese në AKSHI, një hetim që po kryhet nga prokurori Bledar Maksuti, ndërsa sot në ambientet e SPAK është parë të hyjë edhe drejtoresha e institucionit, Mirlinda Karçanaj.
    Burime për Skyweb.al bëjnë me dije se Karçanaj dyshohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryesisht në tenderët ku dyshohet se fituesi ka qenë i paracaktuar.
    Sipas këtyre burimeve, përfitues kryesor i tenderëve në fjalë ka rezultuar kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit, ndërsa po hetohet edhe roli i kompanisë Advanced Business Solution të Gerond Meçes.
    SPAK ka konstatuar veprime të dyshimta, pasi kjo kompani ka ankimuar thuajse të gjitha procedurat e tenderëve të mëdhenj të muajve të fundit që ka organizuar AKSHI, për shkak të konfliktit të saj me Soft & Solution, dhe më pas është tërhequr papritur nga të gjitha ankimimet.
    Skema, Ermal Beqiri “hinka” e parave të AKSHI, SPAK po heton faturat 
    Skyweb.al mëson se në qendër të hetimeve që mund të çojnë në zbulimin e një mega-skandali të tenderëve të AKSHI është kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit, e cila dyshohet se është përdorur nga persona që kanë pasur nën kontroll vendimmarrjen e Mirlinda Karçanajt.
    Sipas burimeve, pasi tenderët merreshin nga Soft & Solution, kompania angazhonte gjoja për marrje shërbimesh një ose dy kompani të lidhura me personazhet që kontrollonin Karçanajn dhe KVO-në në AKSHI duke pranuar fatura, ndërsa puna në fakt bëhej po nga stafi i Ermal Beqirit.
    Kjo bëhej për justifikuar më pas transfertat financiare përmes kontratave të shërbimit.
    SPAK po heton pikërisht faturat e shërbimeve të marra nga Soft & Solution, pas dyshimeve se të paktën një kompani në emër të një biznesmeni të njohur ka lëshuar fatura të shumta për shërbime fiktive ndaj kësaj kompanie.
    Burime të Skyweb.al bëjnë me dije se SPAK po verifikon edhe një adresë në qendër të Tiranës, që ka shërbyer deri para disa muajsh si zyrë për kompanitë e përfshira.
    Në këtë hetim, SPAK po ndjek parimin “ndiq paratë”, me synimin për të zbuluar rolin e Beqirit si person që ka funksionuar si “hinkë” për kanalizimin e parave publike të AKSHI-t drejt xhepave të atyre që dyshohet se kanë organizuar skemën.

    Përveç Soft & Solution, Ermal Beqiri është gjithashtu pronar i kompanisë Horizon.

    Të dyja kompanitë kanë fituar rreth 40 milionë euro tendera publike gjatë viteve të fundit, ku pjesa dërrmuese vjen nga AKSHI.
    Skyweb.al mëson se gjatë ditëve të fundit Ermal Beqiri ka bërë disa lëvizje brenda dhe jashtë vendit, në një shtet të BE-së, për të shpëtuar veten pas thellimit të hetimeve nga SPAK.  /skyweb.al

  • Detaje nga vrasja e biznesmenit në Elbasan, qitësi dyshohet të jetë shtetas i huaj

    Detaje nga vrasja e biznesmenit në Elbasan, qitësi dyshohet të jetë shtetas i huaj

    Personi që ekzekutoi biznesmenin Edmond Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan dyshohet të jetë shtetas i huaj.
    Burime të Euronews Albania pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se ky dyshim ka lindur pas analizimit të të dhënave dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimit.
    Edhe pse janë sekuestruar prova materiale, informacione të shumta dhe pamje filmike, identifikimi i ekzekutorit nuk është arritur ende, ndërsa pistat hetimore mbeten të hapura.
    Një tjetër zhvillim në këtë ngjarje është arrestimi i Nevzat Spahos, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit.
    29-vjeçari, me origjinë nga Prrenjasi, ka të shkuar kriminale dhe rezulton i dënuar më parë për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes dhe vjedhje.
    Burime nga hetimi thanë se gjatë marrjes në pyetje, Spaho ka mohuar të ketë dijeni për personin që kreu atentatin, por ka deklaruar se automjeti i përdorur në vrasje i është dorëzuar disa personave nga Lezha, nga ish-ortaku i viktimës, Xhino Aga.
    Aga është arrestuar së bashku me rojen e karburantit ku ndodhi ekzekutimi, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë Marselo Arani dhe Armando Kola, të dyshuar si bashkëautorë në ngjarjen e së dielës së kaluar.