Tag: dyshohet

  • DETAJET/ Dyshohet se gjithçka nisi pas një sherri, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Berat

    DETAJET/ Dyshohet se gjithçka nisi pas një sherri, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Berat

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Berat, pak pas mesnatës së djeshme.

    Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”.
    Personat e tjerë me të cilët është konfliktuar 37-vjeçari Fabiel Xhindi, nga Galina.
    I plagosuri është dërguar në spital nga shoku i tij, por gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar detajet rreth ngjarjes.
    “Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

    Top Channel

  • 37-vjeçari refuzon të tregojë të vërtetën në polici/ Plagosja me armë zjarri në Berat, konflikti dyshohet se nisi…

    37-vjeçari refuzon të tregojë të vërtetën në polici/ Plagosja me armë zjarri në Berat, konflikti dyshohet se nisi…

    Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar pak pas mesnatës së djeshme në qytetin e Beratit. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se konflikti ka nisur pas një sherri midis 37-vjeçarit Fabiel Xhindi dhe disa personave të tjerë në lagjen “Kombinat”.

    I plagosuri është transportuar drejt spitalit nga një shok i tij, por as ai dhe as miku i tij nuk kanë dhënë detaje për rrethanat e ngjarjes gjatë marrjes në pyetje.

    Policia njofton:

    “Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dhe vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”

    Hetimet janë në vijim, ndërsa identitetet e personave të tjerë të përfshirë në konflikt mbeten ende të paqarta.

  • U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

    U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

    Një burrë 40-vjeçar shqiptar u plagos dje gjatë një përleshjeje me banorët pas një tentative vjedhjeje në Arnad, në veriperëndim të Italisë të Italisë.
    Ai dyshohet se u sulmua me një objekt të mprehtë, dyshohet një kazmë, duke pësuar frakturë të legenit dhe plagë në pjesën e poshtme të barkut.
    Karabinierët e arrestuan menjëherë dhe sekuestruan mallrat e vjedhura: 500 euro cash, bizhuteri dhe një çantë me vlerë totale rreth 5,000 euro. Një bashkëpunëtor i tij arriti të arratisej në zonën pyjore përreth. Hetuesit zbuluan se hajdutët kishin hapur me forcë një derë me rrjetë për të hyrë në banesë, ndërsa në qytet kishte pasur një tjetër tentativë vjedhjeje më parë.
    I ndaluari ndodhet aktualisht në Spitalin Parini dhe do të qëndrojë aty deri sa gjendja e tij të lejojë transferimin në paraburgim.
    Hetimet nga karabinierët e Chatillon/Saint-Vincent vazhdojnë për identifikimin e personave që sulmuan hajdutët.

  • U fut për të grabitur në një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët, policia i sekuestron eurot dhe sendet e vjedhura

    U fut për të grabitur në një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët, policia i sekuestron eurot dhe sendet e vjedhura

    Një burrë 40-vjeçar shqiptar u plagos gjatë një përleshjeje me banorët pas një tentative vjedhjeje në Arnad, në veriperëndim të Italisë të Italisë, më 5 dhjetor.

    Ai dyshohet se u sulmua me një objekt të mprehtë, dyshohet një kazmë, duke pësuar frakturë të legenit dhe plagë në pjesën e poshtme të barkut.
    Karabinierët e arrestuan menjëherë dhe sekuestruan mallrat e vjedhura: 500 euro cash, bizhuteri dhe një çantë me vlerë totale rreth 5,000 euro. Një bashkëpunëtor i tij arriti të arratisej në zonën pyjore përreth. Hetuesit zbuluan se hajdutët kishin hapur me forcë një derë me rrjetë për të hyrë në banesë, ndërsa në qytet kishte pasur një tjetër tentativë vjedhjeje më parë.
    I ndaluari ndodhet aktualisht në Spitalin Parini dhe do të qëndrojë aty deri sa gjendja e tij të lejojë transferimin në paraburgim.
    Hetimet nga Karabinierët e Châtillon/Saint-Vincent vazhdojnë për identifikimin e personave që sulmuan hajdutët.

    Top Channel

  • Përdhunuan në grup turisten e dehur, kërkohen nga 10 vite burg për peshëngritësin italian dhe tre shokët e tij

    Përdhunuan në grup turisten e dehur, kërkohen nga 10 vite burg për peshëngritësin italian dhe tre shokët e tij

    Prokuroria e Trapanit ka kërkuar një dënim me dhjetë vjet burg për kampionin olimpik të peshëngritjes Antonino Pizzolato, fitues të medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe Lojërat Olimpike të Tokios 2021. Ai akuzohet për përdhunim të rëndë në grup.
    Sipas gazetave ‘la Sicilia’ dhe ‘Giornale di Sicilia’, i njëjti dënim është kërkuar edhe për tre të pandehurit e tjerë, Davide Lupo, Claudio Tutino dhe Stefano Mongiovì. Paditësi civil, i përfaqësuar nga avokati Nicola Pellegrino, mbështet kërkesat për dënim.
    Faktet e vitit 2022
    Në qendër të procedurave janë akuzat për abuzim që dyshohet se është kryer në korrik 2022 në Trapani kundër një turisteje finlandeze, të cilën ai e takoi në një restorant me disa gra të tjera finlandeze.
    Sipas prokurorëve Andrea Tarondo dhe Giulia Sbocchia, duke përfituar nga fakti që gruaja finlandeze kishte pirë, pasi kishte dalë nga restoranti dhe kishte larguar dy shoqet e saj, të katërtat dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të kundër vullnetit të saj. Sulmi dyshohet se u ndal kur gruaja e re, me lot në sy, kërkoi të kthehej në hotelin e saj.
    Sipas prokurores Giulia Sbocchia, “gjatë gjyqit nuk dolën prova që mund të vërtetonin ekzistencën e pëlqimit”. Gjykimi është shtyrë deri në janar dhe do të rifillojë me argumentet e palës mbrojtjese.

  • Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, sot seanca për Nevzat Spahon, pritet dhënia e masës së sigurisë

    Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, sot seanca për Nevzat Spahon, pritet dhënia e masës së sigurisë

    Nis në Gjykatën e Elbasanit seanca për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos, 29-vjeçari nga Përrenjasi, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mehalles mbrëmjen e 30 Nëntorit në Elbasan.

    Seanca është caktuar të zhvillohet ditën e shtunë, më 06.12.2025, në orën 10:30, dhe do të mbahet me dyer të mbyllura.
    Një ditë më parë gjykata vendosi “arrest me burg” për ortakun e Mehalles, Xhino Ago, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor në vrasje, dhe Kujtim Pishën, rojen e objektit ku ndodhi krimi, për moskallëzim.
     
    Top Channel

  • Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë-Peshkopi, 2 të lënduar, shkak dyshohet lagështira në rrugë

    Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë-Peshkopi, 2 të lënduar, shkak dyshohet lagështira në rrugë

    Një aksident i katërfishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi.
    Si pasojë  e përplasjes së 4 makinave ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit dhe një pasagjere. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
    Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.
    “Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë,  janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.
    Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet për….

    Vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet për….

    Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar i cili vrau gruan e tij, Sadjide Muslija në Ankona të Italisë, është gjetur i plagosur rëndë, dhe sipas autoriteteve dyshohet për një tentativë vetëvrasje.

    Mësohet se Muslija kishte tentuar të vetëvritej, por u gjet rreth orës 16:30 nga një gjuetar, i cili i ofroi ndihmë dhe dha alarmin. Zyra e Prokurorit të Ankonës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij dhe do të kryejë autopsi mbi trupin e gruas.
    Pas një dite hetimesh, karabinierët e Seksionit të Hetimeve Mjekësore u kthyen në shtëpinë ku gruaja u gjet e vrarë me goditje të forta në kokë dhe gjoks për të kërkuar gjurmë dhe objektin që dyshohet se u përdor në vrasje.
    Sipas mediave italiane, viktima u gjet dje, në shtëpinë me shenja të dhunës brutale në kafkë. Nazif Muslija, i cili më parë ishte raportuar për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill për sulm ndaj gruas së tij me një sëpatë, thuhet se është larguar me një makinë Smart dhe telefoni i tij celular nuk ka qenë i arritshëm që nga mëngjesi i djeshëm.

    Top Channel

  • Vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë shqiptari në Itali, dyshohet për….

    Vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë shqiptari në Itali, dyshohet për….

    Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar i cili vrau gruan e tij, Sadjide Muslija në Ankona të Italisë, është gjetur i plagosur rëndë, dhe sipas autoriteteve dyshohet për një tentativë vetëvrasje.
    Mësohet se Muslija kishte tentuar të vetëvritej, por u gjet rreth orës 16:30 nga një gjuetar, i cili i ofroi ndihmë dhe dha alarmin. Zyra e Prokurorit të Ankonës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij dhe do të kryejë autopsi mbi trupin e gruas.
    Pas një dite hetimesh, karabinierët e Seksionit të Hetimeve Mjekësore u kthyen në shtëpinë ku gruaja u gjet e vrarë me goditje të forta në kokë dhe gjoks për të kërkuar gjurmë dhe objektin që dyshohet se u përdor në vrasje.
    Sipas mediave italiane, viktima u gjet dje, në shtëpinë me shenja të dhunës brutale në kafkë. Nazif Muslija, i cili më parë ishte raportuar për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill për sulm ndaj gruas së tij me një sëpatë, thuhet se është larguar me një makinë Smart dhe telefoni i tij celular nuk ka qenë i arritshëm që nga mëngjesi i djeshëm.

  • Vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se …

    Vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se …