Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar një 46-vjeçar, ish-ushtarak,pasi dyshohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri.
Altin Celami, banues në Tiranë, u ndalua në Rrugën e Dibrës teksa qarkullonte me taksinë e tij të verdhë, që sipas hetimeve e përdorte për të shmangur kontrollet policore.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës, policia sekuestruar 4 armë pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh, të cilat dyshohet se do t’u shiteshin grupeve kriminale.
Burimet nga hetimet bëjnë me dije se Celami kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe ishte arrestuar më parë, në tetor 2022, për të njëjtën vepër penale. Ai shërbente në repartin e Pezë Helmës në Tiranë, nga ku u përjashtua pas arrestimit të parë.
Tag: dyshohet
-

Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot (Foto)
-

Gjendet i pajetë një person pranë hekurudhës në Peqin, dyshohet se…
Një person është gjetur i pajetë këtë të shtunë pranë hekurudhës në afërsi të qytetit të Peqinit.
Personi i pajetë është rreth 67 vjeç, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka dërguar trupin për ekspertizë për të mësuar shkaqet e vdekjes.
Viktima është identifikuar si Bujar Mezini.
“Në lagjen “Teqe”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi B. M., 67 vjeç, për të cilin sot, rreth orës 10:45, bashkëshortja e tij ka njoftuar se ai ishte larguar nga banesa në orët e mëngjesit.
Nga kqyrja paraprake e trupit, dyshohet se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës si dhe për dokumentinin e plotë ligjor të rastit”-njofton policia.
Top Channel
-

Sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë/ Dy hotele, lokale dhe apartamente, dyshohet se…
Policia dhe Prokuroria e Sarandës kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pasuritë e sekuestruara përfshijnë hotele, lokale, apartamente, sipërfaqe ndërtimi, mjet lundrues, automjete dhe 12 llogari bankare.
Këto pasuri u përkisnin 2 shtetasve, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të pastrimit të parave.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:
Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
* Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.
* Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
* Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².
* Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².
* Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².
* Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.
Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.
-

Sarandë: Sekuestro pasurish prej 12 mln € e dy hotele. Çfarë dyshohet…
Vijon puna e Specializuar e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme.
Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, janë evidentuar dy raste të rëndësishme:
1️⃣ Shtetasi K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë në fushën e narkotikëve, i dyshuar për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”.Gjykata ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e tij, duke përfshirë:2️⃣ Shtetasi A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në krime ndaj personit, trafiqe dhe narkotikë, i dyshuar po ashtu për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”.Sekuestro preventive janë vendosur mbi pasuritë e tij në Sarandë, Tiranë, Rradhimë (Vlorë) dhe Memaliaj-Tepelenë, duke përfshirë apartamente, lokale, parcela ndërtimi, truall dhe mjete lundruese/automjete, si dhe 12 llogari bankare.
Vlera totale e pasurive të sekuestruara arrin rreth 12 milionë euro. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre. -

Sekuestrohen dy hotele, lokale dhe apartamente në Sarandë. Dyshohet se ishin krijuar nga aktiviteti kriminal
Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:
Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
* Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.* Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.
Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
* Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².* Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².* Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².* Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.
Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.
Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre. -

Gjendet i djegur brenda mjetit, dyshohet se është shqiptar
Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e pasme të një automjeti, është zbuluar në Skourta të Viotias pranë Athinës.
Mjeti ishte vjedhur nga një zonë e Athinës në maj dhe kishte targa të falsifikuara. Ka qenë një gjahtar ai që ka zbuluar mjetin e djegur dhe ka njoftuar policinë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur prej të paktën 48 orësh ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.
Sipas raportimeve fillestare të “E-Kathimerini”, është e mundur që ky të jetë një shtetas shqiptar i cili ishte zhdukur rreth 24 orë më parë. Personi në fjalë nuk kishte precedentë penalë. Disa ditë më parë, ai ishte larguar nga vendi i tij i banimit për në Vilia, ku nuk mbërriti kurrë, ndërsa të afërmit kishin raportuar zhdukjen e tij. -

Borxhi i drogës! “Nëse nuk paguan, do të të vras”, -pranga Elson Lekës, kërcënoi vazhdimisht familjen italiane
FOTO ILUSTRUESE
ITALI- Elson Leka, 35-vjeç është arrestuar nga Policia italiane, pasi dyshohet se ka kryer një seri sulmesh dhe kërcënimesh ndaj një të riu italian dhe babait të tij. Mediat fqinje raportojnë se ngjarja ka lidhje me një borxh të pazgjidhur për drogën, që fillimisht ishte vetëm 1,000 euro, por që u kthye në një seri akteve të dhunshme.
Leka dyshohet se ka përdorur mjete të ndryshme për të detyruar shlyerjen e borxhit, duke përfshirë kërcënime me armë, dhunë fizike dhe deri tek hedhja e një lënde shpërthyese në banesën e familjes italiane. Akti më i rëndë i ndodhi në periferi të Romës, ku Leka, në shoqërinë e disa bashkëpunëtorëve, sulmoi fizikisht 23-vjeçarin dhe babain e tij. Gjatë përplasjes, i riu u përpoq të mbrohej, ndërsa babai i tij u dhunua rëndë.
Ngjarjet filluan që nga gushti i kaluar, kur i arrestuari dyshohet se i shiti kokainë të riut italian. Kur viktima nuk arriti të paguante në kohë, shqiptari nisi një seri sulmesh dhe kërcënimesh për ta detyruar të shlyente borxhin.
“Nëse nuk paguan, do të vras”,- ishte shprehur shqiptari.
Policia dhe hetuesit arritën të mbledhin prova të mjaftueshme falë pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe hetimeve të tjera, duke çuar në ekzekutimin e urdhrit të arrestit dhe shoqërimin e shqiptarit në burgun Rebibbia të Romës./ZËRI -

Borxhi i drogës! “Nëse nuk paguan, do të të vras”, -pranga Elson Leksë, kërcënoi vazhdimisht familjen italiane

Dhjetë vite pas vrasjes së 17-vjeçarit shqiptar nga dy bashkëatdhetarët, arrestohet në Itali vajza që e nxorri në pritë
Ambera Saliji, shqiptarja nga Maqedonia e Veriut, e dënuar me pesë vjet e tre muaj burg për bashkëpunim në vrasjen e Ismail Lulit, 17-vjeçarit shqiptar të vrarë në Sant’Angelo in Vado, në provincën e Pesaro Urbinos, në korrik 2015, është arrestuar.
Sipas hetimit dhe gjyqit, ajo dyshohet se e ka joshur të riun në një pritë, por më pas nuk ka marrë pjesë në ekzekutimin aktual. Vrasësit, dy shtetas shqiptarë, u arrestuan disa orë pas krimit dhe u akuzuan për vrasje.
Në kohën e incidentit, Ambera ishte në një lidhje me njërin nga dy autorët, gjithashtu shqiptarë, por i ishte afruar viktimës me pretekstin e një takimi sqarues. Në atë kohë kishte ndodhur diçka midis viktimës dhe vrasësit, duke ngjallur xhelozi. Arrestimi u krye së fundmi nga Karabinierët pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Urbinos, teksa ajo po planifikonte largimin në Maqedoninë e Veriut.
Sipas rindërtimit të asaj që ndodhi në vitin 2015, trupi i Luli-t u gjet i lidhur me shirit ngjitës dhe me fytin e prerë nga plagë të shumta me thikë. Ambera dyshohet se e çoi Ismailin te i dashuri i saj, duke ditur qëllimet e tij hakmarrëse. Ajo dyshohet se e joshi viktimën të shkonte në stacionin e autobusit.
Igli Meta dhe Marijo Mema ishin dy trafikantët shqiptarë të drogës që e torturuan viktimën derisa ai rrëfeu lidhjen e tij me Amberën. Të dy e pritën shtatëmbëdhjetëvjeçarin në një stacion autobusi dhe e bindën të hipte në autobusin e tyre. Si Igli Meta ashtu edhe Marjo Mema, i dyshuari tjetër për vrasjen e Ismaele Lullit, u dënuan me burgim të përjetshëm. -

“Nëse nuk paguan, do të vras”/ Shqiptari terrorizon familjen italiane për një borxh droge, arrestohet në Romë
Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi dyshohet se ka dhunuar barbarisht një të ri italian dhe babai e tij, për shkak se i riu nuk i kishte paguar paratë e drogës që kishte blerë nga shqiptari.
I dyshuari, Elson Leka, akuzohet për një seri sulmesh dhune të kryer gjatë muajve të fundit, në përpjekje për të marrë një borxh droge që fillimisht ishte vetëm 1,000 euro.
Siç raportojnë mediat italiane, ngjarjet datojnë që nga gushti i kaluar, kur Leka dyshohet se i shiti kokainë një 23-vjeçari italian, dhe kur viktima nuk arriti të paguante në kohë, shqiptari nisi një seri aktesh dhune për ta detyruar të shlyente borxhin.
Hetimi tregon se 35-vjeçari ka kryer kërcënime me armë, ka shtypur viktimën me biçikletë, dhe madje ka hedhur një lëndë shpërthyese në banesën e familjes së ‘debitorit’, si formë kërcënimi.
Akti më i rëndë ndodhi kur Leka, në shoqërinë e disa bashkëpunëtorëve, u përball me 23-vjeçarin dhe babain e tij, në një zonë në periferi të Romës e njohur për praninë e grupeve shqiptare të trafikut të drogës. Pas një debati të shkurtër, Leka dyshohet se u përpoq ta godiste me thikë të riun, por babai i tij ndërhyri për ta mbrojtur dhe u rrah barbarisht, duke pësuar plagë të rënda në fytyrë dhe trup.
“Nëse nuk paguan, do të vras”, ishte shprehur shqiptari.
Falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe punës së policisë, hetuesit arritën të mblidhnin provat e mbajtueshme që cuan në ekzekutimin e urdhrit të arrestit ndaj 35-vjeçarit shqiptar, i cili u shoqërua në burgun Rebibbia të Romës.
Sipas policisë italiane, ngjarja është e lidhur me qarqet lokale të trafikut të drogës në bregdetin e Lacios, ku operojnë disa organizata me pjesëmarrje të individëve shqiptarë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të verifikuar nëse i arrestuari ka pasur lidhje me ndonjë grup të strukturuar kriminal.
Në përfundim, organet hetimore theksojnë se provat e paraqitura i përkasin fazës paraprake të hetimit dhe se, në përputhje me ligjin, për të dyshuarin zbatohet parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim gjyqësor përfundimtar.Top Channel