Tag: dyshohet

  • E rëndë në Mat, hidhet nga ura 150 metra 39-vjeçari. Viktima, nip i Nehat Kullës

    E rëndë në Mat, hidhet nga ura 150 metra 39-vjeçari. Viktima, nip i Nehat Kullës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat në Mat, përgjatë Rrugës së Arbrit, ku një 39-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia rreth 150 metra.
    Sipas burimeve paraprake, viktima, i cili dyshohet të jetë nipi i Nehat Kullës, ka ndaluar automjetin e tij në mes të urës, ka dalë prej tij dhe është ngjitur mbi mbrojtëset anësore. Vetëm pak çaste më vonë ai është hedhur, pa lënë asnjë shenjë që mund të tregonte motivet e veprimit ekstrem.
    Policia dhe shërbimet e emergjencës u njoftuan, ndërsa ekipet kërkim-shpëtimit kanë punuar gjatë natës dhe vijojnë prej mëngjesit për gjetjen e trupit. Terreni i thepisur dhe lartësia e madhe e urës po e vështirësojnë operacionin.
    Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat, ndërsa po verifikohen edhe të dhënat për identitetin dhe gjendjen e 40-vjeçarit para ngjarjes.
    Njoftimi i policisë
    Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.
    Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

  • Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një 12-vjeçari, arrestohet oficeri i policisë

    Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një 12-vjeçari, arrestohet oficeri i policisë

    Një oficer policie është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj një 12-vjeçari gjatë një kontrolli policor në Greqi.

    Sipas autoriteteve, i mituri së bashku me nënën e tij u paraqitën në Departamentin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve dhe raportuan një rast të sjelljes së keqe policore. Menjëherë u hap një dosje hetimore, u njoftua Prokuroria dhe të miturit iu lëshua urdhër për ekzaminim mjeko-ligjor.
    Sipas mediave greke, në kuadër të procedurave, të miturit iu treguan 15 oficerët dhe ai identifikoi një prej tyre, megjithëse rezultoi se oficeri i përzgjedhur ishte në turnin e natës dhe jo gjatë orarit kur dyshohej se kishte ndodhur incidenti. Oficeri u arrestua dhe ndaj tij u ngrit një akuzë për plagosje të një personi të pambrojtur.
    Megjithatë, nga hetimi paraprak dhe deklaratat e fqinjëve dhe shokëve të fëmijës, të cilët ishin të pranishëm gjatë kontrollit, nuk u gjetën prova që të konfirmonin përdorimin e dhunës.

    Top Channel

  • Jetonte e vetme, gjendet e vdekur një grua në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej ditësh

    Jetonte e vetme, gjendet e vdekur një grua në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej ditësh

    pallati ku jetonte e moshuara

    KORÇË- Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë.
    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17.
    Ka qenë fqinja saj që ka lajmëruar policinë, pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën.
    “U shqetësuam se nuk e kishim parë dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. E pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu.  Një motër e kishte në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta shihte. Kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4 dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira“, u shpreh fqinja.
    Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
    Pritet që trupi ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

  • Vrasja e Mondi Hykës, nën hetim edhe nipi i personazhit të njohur! Kishin konflikt për 700 mijë euro

    Vrasja e Mondi Hykës, nën hetim edhe nipi i personazhit të njohur! Kishin konflikt për 700 mijë euro

    Policia e Elbasanit ka zbuluar detaje të reja mbi konfliktin që dyshohet se ka shërbyer si motiv kryesor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, ngjarje e ndodhur më 30 nëntor.
    Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, në qendër të hetimeve ndodhet 35-vjeçari Oklid El Ouejdi, i njohur në Elbasan me nofkat “Kiço” dhe “Oliver”, si dhe i identifikuar nga komuniteti lokal si nip i personazhit të njohur “Timi i Elbasanit”. Ai është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës drejt Maqedonisë së Veriut dhe aktualisht konsiderohet person kyç në dosjen hetimore.
    Vendndodhja e tij nuk është e konfirmuar, megjithëse dyshohet se mund të ndodhet pikërisht në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku ka lidhje të shumta, përfshirë edhe me Sheval Muharremin, të njohur si “Bosi i Gërçecit”.
    Hetuesit po verifikojnë gjithashtu aktivitetin e biznesit “SOLEIL”, një kompani import–eksporti dhe tregtimi automjetesh, e regjistruar në emër të El Ouejdit në Elbasan që prej vitit 2018. Pikërisht marrëdhëniet tregtare të lidhura përmes kësaj veprimtarie dyshohet se janë kthyer në burimin e konfliktit me Mëhallën.
    Sipas të dhënave paraprake, rreth 10 ditë para vrasjes, në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” ka ndodhur një përplasje fizike midis dy biznesmenëve.
    Konflikti mësohet se lidhej me një marrëveshje tregtare prej rreth 700 mijë eurosh, e cila nuk ishte finalizuar. Burime të rezervuara pohojnë se Mëhalla ishte i revoltuar dhe se përplasja fizike ka ndodhur në prani të një personi që shoqëronte El Ouejdin.
    Hetuesit dyshojnë se El Ouejdi mund të ketë ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë, të cilat sipas të dhënave paraprake kishin probleme pronësie, çka besohet se e ka tensionuar më tej situatën. Pas konfliktit, dyshohet se ai ka ndërmarrë hapa për organizimin e atentatit që çoi në ekzekutimin e Mëhallës.
    Deri tani 3 të arrestuar
    Deri tani për vrasjen e biznesmenit Mëhalla janë arrestuar tre persona të dyshuar për role të ndryshme në ngjarje. Nevzat (Nevi) Spaho, nga Përrenjasi, i dyshuar si shoferi që ka ndihmuar autorin të largohej nga zona e Mirakës.
    Kujtim Pisha, punonjës karburanti, proceduar për moskallëzim të informacionit.
    Xhino Ago, ortak biznesi me Mëhallën, i cili akuzohet për mosndryshimin e pronësisë së mjetit “Audi” të përdorur në krim.
    Ndërsa në kërkim janë Armando Kola, nga Laçi dhe Marselo Arani, nga Elbasani, i cili jo vetëm është larguar, por ka thyer edhe masën e “arrestit në shtëpi” për çështje të mëparshme.
    Roli i Naldi Gjinit
    Figura kyçe për zbardhjen e skemës mbetet Naldi Gjini, i cili fillimisht u shoqërua si person që kishte përdorur “Audi”-n disa ditë para vrasjes, por nuk u procedua për shkak të bashkëpunimit me hetuesit. Gjatë identifikimit të fotografive, ai ka treguar me saktësi tre persona të dyshuar Nevzat Spahon, Armando Kolën dhe Marselo Aranin.
    Po ashtu, pamjet filmike të siguruara nga një garazh në zonën e “21 Dhjetorit” tregojnë Aranin duke përdorur “Audi”-n në ditët para atentatit.
    Pistat e hetimit
    Sipas të dhënave zyrtare nga grupi hetimor, pista kryesore mbetet konflikti financiar mes Mëhallës dhe El Ouejdit, një konflikt që nisi nga mosrealizimi i marrëveshjes prej 700 mijë eurosh, u përshkallëzua me dhunë fizike dhe përfundoi në ekzekutimin e biznesmenit, i cili u vra me tre plumba nga persona të paidentifikuar ende zyrtarisht. Mjeti i përdorur në atentat u gjet më pas i djegur.
    Oklid El Ouejdi mbetet personi kryesor që policia kërkon të marrë në pyetje. Autoritetet po punojnë për lokalizimin e tij dhe për kapjen e dy të kërkuarve të tjerë, ndërsa hetimet pritet të sjellin zhvillime të tjera në ditët në vijim.
    panorama.com.al

  • Dyshohet se ushtronin prostitucion në kryeqytet, Policia nis procedim penal ndaj dy shtetaseve të huaja

    Dyshohet se ushtronin prostitucion në kryeqytet, Policia nis procedim penal ndaj dy shtetaseve të huaja

    Foto ilustruese

    TIRANË- Policia ka nisur një procedim penal ndaj dy shtetaseve të huaja, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në kryeqytet. Aktualisht, autoritetet nuk kanë bërë të ditur se prej sa kohësh ishte marrë me qira banesa dhe nëse në këtë aktivitet mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Dy vajzat e reja po hetohen në gjendje të lirë.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset e huaja J. H., 25 vjeçe dhe E. O., 27 vjeçe, pasi 2 shtetaset dyshohet se kishin marrë me qira, një apartament, ku ushtronin prostitucion./ZËRI

  • Vodhën një market në Durrës, në pranga dy persona/ Njëri prej tyre shpërndante edhe kanabis

    Vodhën një market në Durrës, në pranga dy persona/ Njëri prej tyre shpërndante edhe kanabis

    Dy të rinj të moshës 20 dhe 22 vjeç janë vënë në pranga në Durrës pasi vodhën një market. Në momentin e arrestimit njërit prej tyre është sekuestruar edhe një sasi kanabis, ndërsa dyshohet se merrej edhe me shpërndarjen e saj.

    Dyshohet se, nën ndikimin e lëndëve narkotike, vodhën në një market në Arapaj të Durrësit. Identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët. Njërit prej autorëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike, kanabis.
    Dy autorëve iu gjetën edhe sende të tjera të vjedhura më parë, në automjete e dyqane. Nga veprimet hetimore dyshohet se njëri prej autorëve merrej edhe me shpërndarje të lëndëve narkotike.
    Sekuestrohen sendet e vjedhura, një palë doreza dhe një kaçavidë që i përdornin për vjedhje, një sasi lënde narkotike kanabis dhe vlera monetare.
    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga puna gjurmuese dhe hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndikimi”.
    Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve: A. Gj., 20 vjeç, dhe E. Xh., 22 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, Durrës.
    Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një market në pronësi të shtetasit Sh. K., banues në fshatin Arapaj, dhe ishin larguar me një automjet që drejtohej nga shtetasi A. Gj.
    Në momentin e kapjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura jo vetëm në marketin e shtetasit Sh. K., por edhe sende të tjera të vjedhura në automjete dhe dyqane ditë më parë.
    Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Xh. iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, kanabis, për të cilën, nga veprimet hetimore, dyshohet se merrej edhe me shpërndarjen e saj.
    Njëkohësisht, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin për të kryer vjedhje, 3 telefona të markave të ndryshme, një kaçavidë, doreza dhe rrobat e përdorura gjatë vjedhjeve, si dhe një shumë vlerash monetare.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas dhe nga një shtetas tjetër.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • DETAJET/ Dyshohet se gjithçka nisi pas një sherri, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Berat, zbulohet e shkuara e tij kriminale

    DETAJET/ Dyshohet se gjithçka nisi pas një sherri, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Berat, zbulohet e shkuara e tij kriminale

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Beratit.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kombinat ku i plagosur ka mbetur Fabiel Xhindi (Toska).
    Policia ka marrë njoftimin kur në spital është paraqitur i plagosuri i shoqëruar nga shoku i tij.
    Nga informacionet e mara dyshohet se 37-vjeçari është përfshirë në një debat verbal me persona të tjerë, ku pasi ka dalë nga makina një person ende i pa identifikuar e ka qëlluar me armë dhe është larguar.
    37-vjeçari Xhindi nuk pranon të flas me policinë dhe të identifikojë personat e përfshirë në debat.
    Fabiel Xhindi njihet si person përfshirë në rrjetin e narko-trafikëve në Gjermani dhe Belgjikë.
    Nga informacionet e mara mësohet se 37-vjeçari kishte rreth 10 ditë që ishte kthyer nga jashtë.
    “Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

    Top Channel

  • “Ndikimi” çon prapa hekurave dy të rinjë në Durrës për “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”

    “Ndikimi” çon prapa hekurave dy të rinjë në Durrës për “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”

    Policia e Shtetit përmes një postimi të bërë në mediat sociale bën me dije se në Durrës është finalizohet operacioni policor i koduar “Ndikimi”.Në komunikimin publik thuahet se: Dyshohet se, nën ndikimin e lëndëve narkotike, vodhën në një market në Arapaj të Durrësit. Identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët.Njërit prej autorëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike, kanabis.Dy autorëve iu gjetën edhe sende të tjera të vjedhura më parë, në automjete e dyqane.Nga veprimet hetimore dyshohet se njëri prej autorëve merrej edhe me shpërndarje të lëndëve narkotike.Sekuestrohen sendet e vjedhura, një palë doreza dhe një kaçavidë që i përdornin për vjedhje, një sasi lënde narkotike kanabis dhe vlera monetare.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga puna gjurmuese dhe hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndikimi”.Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve: A. Gj., 20 vjeç, dhe E. Xh., 22 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, Durrës.Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një market në pronësi të shtetasit Sh. K., banues në fshatin Arapaj, dhe ishin larguar me një automjet që drejtohej nga shtetasi A. Gj.Në momentin e kapjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura jo vetëm në marketin e shtetasit Sh. K., por edhe sende të tjera të vjedhura në automjete dhe dyqane ditë më parë.Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Xh. iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, kanabis, për të cilën, nga veprimet hetimore, dyshohet se merrej edhe me shpërndarjen e saj.

    Njëkohësisht, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin për të kryer vjedhje, 3 telefona të markave të ndryshme, një kaçavidë, doreza dhe rrobat e përdorura gjatë vjedhjeve, si dhe një shumë vlerash monetare.Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas dhe nga një shtetas tjetër.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

    Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

    Aeroporti i Heathrow është tronditur mëngjesin e sotëm nga një sulm, i cili dyshohet se u bë me sprej me piper.
    Një person është arrestuar nën dyshimin për sulm, kjo sipas Policisë Metropolitane, e cila ka shtuar se ky nuk është një sulm terrorist ose që lidhet me protesta.
    Të prekur nga sulmi dyshohet se janë disa persona që kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ende nuk dihet numri i saktë i të të prekurve.
    Oficerët u thirrën në orën 08:11 të mëngjesit të sotëm pas raportimeve se disa persona ishin sulmuar.
    Aeroporti ka njoftuar se ekipet e tij po bashkëpunojnë me shërbimet e emergjencës pas një incidenti në parkingun shumëkatësh të Terminalit 3.
    Hetimet janë ende në zhvillim e sipër dhe policia po kërkon të dyshuar të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
    Sipas National Rail, pritet të ketë ndërprerje dhe vonesa deri në 10 minuta në Linjën Elizabeth si pasojë e incidentit.
    Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po kërkojnë të minimizojnë ndikimet në transportin publik.

  • Durrës/ Vodhën një market, në pranga dy të rinjtë, ja çfarë iu gjet njërit prej tyre

    Durrës/ Vodhën një market, në pranga dy të rinjtë, ja çfarë iu gjet njërit prej tyre

    Dy të rinj janë arrestuar në Durrës pasi nën ndikimin e lëndëve narkotike, vodhën një market në Arapaj të Durrësit. Në pranga kanë përfunduar shtetasit A. Gj., 20 vjeç, dhe E. Xh., 22 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, Durrës.
    Gjatë kontrollit fizik, 22-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël, kanabisi, për të cilën, nga veprimet hetimore, dyshohet se merrej edhe me shpërndarjen e saj.
    Njëkohësisht, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin për të kryer vjedhje, 3 telefona të markave të ndryshme, një kaçavidë, doreza dhe rrobat e përdorura gjatë vjedhjeve, si dhe një shumë vlerash monetare. Policia po punon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta persona.
    Njoftimi i policisë:
    Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndikimi”
    Dyshohet se, nën ndikimin e lëndëve narkotike, vodhën në një market në Arapaj të Durrësit. Identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët.
    Njërit prej autorëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike, kanabis.
    Dy autorëve iu gjetën edhe sende të tjera të vjedhura më parë, në automjete e dyqane.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se njëri prej autorëve merrej edhe me shpërndarje të lëndëve narkotike.
    Sekuestrohen sendet e vjedhura, një palë doreza dhe një kaçavidë që i përdornin për vjedhje, një sasi lënde narkotike kanabis dhe vlera monetare.
    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga puna gjurmuese dhe hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndikimi”.
    Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve: A. Gj., 20 vjeç, dhe E. Xh., 22 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, Durrës.
    Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një market në pronësi të shtetasit Sh. K., banues në fshatin Arapaj, dhe ishin larguar me një automjet që drejtohej nga shtetasi A. Gj.
    Në momentin e kapjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura jo vetëm në marketin e shtetasit Sh. K., por edhe sende të tjera të vjedhura në automjete dhe dyqane ditë më parë.
    Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Xh. iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, kanabis, për të cilën, nga veprimet hetimore, dyshohet se merrej edhe me shpërndarjen e saj.
    Njëkohësisht, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin për të kryer vjedhje, 3 telefona të markave të ndryshme, një kaçavidë, doreza dhe rrobat e përdorura gjatë vjedhjeve, si dhe një shumë vlerash monetare.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas dhe nga një shtetas tjetër.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.