Tag: dyshohet

  • Vrasja e Gilmando Danit, në atentat dyshohet se u përfshinë 4 persona e u përdorën dy automjete  

    Vrasja e Gilmando Danit, në atentat dyshohet se u përfshinë 4 persona e u përdorën dy automjete  

    Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin e ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri.
    Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, është shprehur se në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë katër persona, 2 prej të cilëve atentatorët, njëri shoferi i automjetit tip ‘Toyota’ nga i cili ndodhi sulmi dhe një tjetër person që dyshohet se i ka pritur në fshatin Halil me një makinë tjetër, pasi dogjën makinën e atentatit.
    “Dyshohet që pasi makina e autorëve është djegur në fshatin Halil, autorët janë larguar me makina të tjera, të ndihmuara nga një tjetër person. Kjo e çon në 4 numrin e atentatorëve. 2 persona kanë qenë qitësat, 1 person ka qenë shoferi i automjetit tip Toyota me targa greke dhe një tjetër person i ka pritur me një tjetër automjet në fshatin Halil, aty ku 3 personat e dogjën këtë automjet”, tha mes të tjerash Çelmeta.
    Kujtojmë se më herët jozyrtarisht u bë e ditur se mjeti me të cilin po udhëtonte viktima dhe i plagosuri nuk kishte qenë i blinduar, siç u pretendua në fillim.

  • “Makina e djegur ka armë brenda, rrezikojnë të plasin plumbat”, dalin pamjet, policia rrethon zonën

    “Makina e djegur ka armë brenda, rrezikojnë të plasin plumbat”, dalin pamjet, policia rrethon zonën

    Policia dhe zjarrëfikësja kanë rrethuar zonën në fshatin Halil të Krujës, aty ku është gjetur një makinë e djegur e që dyshohet se u përket autorëve të atentatit mafioz, ku viktimë mbeti Gilmando Danit dhe u plagos në kokë Muçi Shaljani (Sheqeri).
    Në makinën e djegur dyshohet se ka armë dhe policia nuk është afruar, nga rreziku i plasjes së plumbave.

    Uniformat blu kanë rrethur zonën, duke mos lejuar askënd që t’i afrohet perimetrit, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe zjarrëfikësja./vizionplus.tv

  • U përdor në atentat/ Makina e djegur 3 minuta larg qendrës së qytetit, policia: U gjetën 4 armë zjarri në mjet

    U përdor në atentat/ Makina e djegur 3 minuta larg qendrës së qytetit, policia: U gjetën 4 armë zjarri në mjet

    kruje

    KRUJË- Një automjet i djegur u gjet pak minuta pas atentatit në Rinas, ndërsa dyshohet se u përket autorëve. Gjatë kontrollit në zonë, në fshatin Halil, u gjet një automjet tip “Toyota”, ku në të janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. Policia e Krujës bën me dije se armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
    Mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por nuk i është afruar makinës që vijon të digjet. Kjo pasi hetuesit dyshojnë se brenda saj ndodhen armë dhe municione të cilat mund të shpërthejnë nga flakët. 
    Njoftimi:
    Krujë/ Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
    Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
    Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Makina e djegur tip “Toyota” është gjetur në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Sipas informacioneve dyshohet se ajo është makina e autorëve të atentatit në Rinas, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Gilmando Danin, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Gilmando Dani humbi jetën dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri), ky u fundit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
    Mësohet se pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa pak minuta më vonë është raportuar për makinën që po digjej në fshatin Halil. Mdërsa, shqetësues është fakti se si arritën autorët të lëvizin të pashqetësuar nga Rinasi në drejtim të Fushë Krujës, duke kaluar edhe disa postblloqe policie, për të djegur më pas mjetin në një zonë të thellë dhe të fshehur, vetëm 3 minuta larg qendrës së qytetit dhe rajonit të Policisë së Fushë Krujës./ZËRI

  • Atentati, policia reagim zyrtar: Mjeti i djegur në fshatin Halil tip “Toyota”, dyshohet se u përdor për ngjarjen në Rinas. U gjetën 4 armë..

    Atentati, policia reagim zyrtar: Mjeti i djegur në fshatin Halil tip “Toyota”, dyshohet se u përdor për ngjarjen në Rinas. U gjetën 4 armë..

    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. 
    Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.  Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. 
    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Njoftimi i policisë 
    Krujë
    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
    Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
    Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
     

  • U ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Rinas, Dani kishte dalë nga burg 1 vit më parë

    U ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Rinas, Dani kishte dalë nga burg 1 vit më parë

    Gilmando Dani është i riu që mbeti viktimë e atentatit që u shënua mesditën e kësaj të marte në rrethrrotullimin e Rinasit.
    Dani, i cili njihet edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, kishte dalë nga burgu rreth një vit më parë.
    Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj përmes burimeve mëson se Dani ishte liruar nga qelia në datën 06.10.2024.

    Deri më tani ende nuk dihet identiteti i autorëve, të cilët pas ngjarjes janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.
    Policia ka gjetur një makinë të djegur në Krujë, e dyshohet se i përket pikërisht autorëve të atentatit.
    “Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. 
    Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
    Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.  
    Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

  • Atentati me një viktimë në Rinas, digjet një makinë në Krujë, dyshohet se i përket autorëve

    Atentati me një viktimë në Rinas, digjet një makinë në Krujë, dyshohet se i përket autorëve

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Sipas informacioneve dyshohet se ajo është makina e autorëve të atentatit në Rinas, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Gilmando Danin, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Gilmando Dani humbi jetën dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri), ky u fundi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
    Mësohet se pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa pak minuta më vonë është raportuar për makinën që po digjej në fshatin Halil. Aktualisht, forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetime në vendin ku u gjet mjeti i djegur, me qëllim identifikimin e pronësisë së tij dhe mbledhjen e provave që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.
    Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar nëse mjeti i djegur është përdorur nga autorët e atentatit dhe për të rindërtuar itinerarin e tyre pas krimit.

  • Muçi Shaljani, dyshohet agjent i AMP-së, i plagosur rëndë në atentatin mafioz pranë aeroportit!

    Muçi Shaljani, dyshohet agjent i AMP-së, i plagosur rëndë në atentatin mafioz pranë aeroportit!

    Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili mbeti i plagosur në atentatin e regjistruar këtë pasdite në Rinas dyshohet të jetë agjent i AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.)
    Shaljani ka qënë duke drejtuar mjetin tip “Benz” – antiplumb, me pasagjer Gilmando Danin kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur këtë të fundit dhe të plagosur Shaljanin.
    Shaljani është transportuar në Spitalin e Traumës ku raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Raportohet se Gilmando Dani, ishte njeriu kryesor që organizonte dhe monitoronte punët e Emiljano Shullazit jashtë qelisë. Thuhet se ai ishte njeriu që kishte ndikim të madh dhe që mbante ende gjallë grupin në terren të Shullazit.
    Dyshohet se autorët, apo grupi që ka organizuar vrasjen e tij, është një grup mjaft i sofistikuar dhe i strukturuar nisur nga fakti që kanë pasur informacionin kur ka ikur nga Barcelona dhe kur ka ardhur në Shqipëri për tu ekzekutuar më pas pak caste pasi kishte zbritur në aeroport.

  • Atentati në Rinas, autorët dyshohet se u arratisën me një mjet me targa greke! Digjet një makinë në zonën e Krujës

    Atentati në Rinas, autorët dyshohet se u arratisën me një mjet me targa greke! Digjet një makinë në zonën e Krujës

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin mafioz që u regjistrua mesditën e sotme pranë rrethrrotullimit në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku mbeti viktimë krahu i djathtë i grupit kriminal të Emiljano Shullazit.
    Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj një automjeti në lëvizje, ku ndodheshin dy persona.
    Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i vrarë në vendngjarje shoferi i mjetit, i identifikuar si Gilmando Dani, ndërsa pasagjeri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes me një automjet tip Toyota me targa greke, i cili po kërkohet nga policia.
    Forca të shumta policie ndodhen në zonë, ndërsa është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e autorëve.
    Ende nuk dihen motivet e sulmit, por dyshohet se ngjarja ka prapavijë mafioze.

  • Atentat në Rinas, një i vrarë dhe një i plagosur rëndë

    Atentat në Rinas, një i vrarë dhe një i plagosur rëndë

    Të shtëna me armë zjarri raportohen pranë aeroportit të Rinasit. Dyshohet se ngjarja e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit është një atentat kriminal.
    Nga ngjarja raportohet për një viktimë dhe një të plagosur rëndë.

    Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti. Viktimë dyshohet se ka mbetur Gilmando Dani.

    Autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Policia e Shtetit ka rrethuar zonën, ndërsa në bashkëpunim me qytetarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes, shihen teksa tentojnë të hapin dyert e makinës duke thyer xhamat për të nxjerrë trupin e viktimës.

    Mësohet se autorët qëlluan me breshëri plumbash një makinë të bardhë tip Mercedes Benz. Ndërkohë që dyshohet se vetë janë larguar me Toyota Yaris pas atentatit.

  • Mashtronte dhe merrte para, e pëson 51-vjeçari në Tiranë

    Mashtronte dhe merrte para, e pëson 51-vjeçari në Tiranë

    Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj 51-vjeçarit A.Ç në Tiranë pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë para shtetasit A.S.

    Autoritetet i kanë referuar materialet në Prokurori deri në një vendim final ndaj 51-vjeçarit.

    Njoftimi i Policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 51 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit A. S.