Tag: dyshohet

  • EMRI-Dyshohet se ra aksidentalisht në pus, gjendet e pajetë 71-vjeçarja në Sarandë

    EMRI-Dyshohet se ra aksidentalisht në pus, gjendet e pajetë 71-vjeçarja në Sarandë

    Një 71-vjeçare është gjetur i pajetë të martën në fshatin Metoq në Sarandë. Policia bën me dije se viktima është gjetur pa shenja jete në pusin i cili ndodhej në oborrin e banesës së tij. 
    Dyshohet se ajo ka rënë aksidentalisht brenda ndërsa policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen. Viktima është identifikuar si Maria Beqiraj. Atë e ka gjetur e bija e cila po e kërkonte prej disa orësh. 
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe. 
    Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia. 

  • Dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore, humb jetën 36-vjeçari në Vlorë

    Dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore, humb jetën 36-vjeçari në Vlorë

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Sherishtë të Vlorës, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore.

    Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor 2025. Shtetasi A. S., 36 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, ai nuk mundi të shpëtohej.

    Materialet e para janë referuar për vlerësim, ndërsa po vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

    Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

    Një 71-vjeçare ka humbur jetën, pasi dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në pusin që ndodhej në banesën e saj në fshatin Metoq, Sarandë.
    Policia informon se ngjarja ka ndodhur më datë 18.11.2025. E moshuara me iniciale M. B., është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj në fshatin Metoq, Sarandë.
    Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht.
    NJOFTIMI
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe.
    Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Plagosje me thikë në vend, ja çfarë dyshohet (Emri)

    Plagosje me thikë në vend, ja çfarë dyshohet (Emri)

    Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
    Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.

  • Dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur/ Arrestohet 18-vjeçari në Librazhd

    Adoleshenti arrestohet si i dyshuar për abuzim seksual me një të mitur.
    Ngjarja ka ndodhur në Librazhd, teksa policia mori informacionin dhe kreu veprimet me iniciativë.
    Burime zyrtare konfirmuan arrestimin e 18-vjeçarit, por pa dhënë detaje të hollësishme mbi ngjarjen, për shkak të moshës dhe rrethanave.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin A. V., 18 vjeç, për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur”, thanë burime zyrtare.
    Hetimet e mëtejshme për rastin dhe zbardhjen e plotë të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit.

  • Kontrabandë me verë e celularë, arrestohet 48-vjeçari në portin e Durrësit, një tjetër në hetim

    Kontrabandë me verë e celularë, arrestohet 48-vjeçari në portin e Durrësit, një tjetër në hetim

    Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit kanë vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, që dyshohet me qëllim kontrabandimi. Policia njofton se ai u kap në hyrje të Shqipërisë.
    “Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës arrestuan në hyrje të Shqipërisë, shtetasin A. Gj., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, dyshohet me qëllim kontrabandimin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Po kështu ka nisur hetimi në gjendje të lirë për një tjetër shtetas, i cili kishte fshehur në furgonin që drejtonte, 15 celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, dyshohet me qëllim kontrabandimin.
    “Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. S., banues në Lushnjë, pasi në dalje të Shqipërisë, u konstatua se kishte fshehur në furgonin që drejtonte, 15 celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, dyshohet me qëllim kontrabandimin”.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • Fier – Tre procedime penale për dhunë dhe shkelje të urdhrave të mbrojtjes

    Fier – Tre procedime penale për dhunë dhe shkelje të urdhrave të mbrojtjes

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar për tre raste të evidentuara në Fier dhe Lushnjë, ku janë marrë masa penale ndaj tre shtetasve të ndryshëm.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë arrestuan në flagrancë 50-vjeçarin L. Sh., banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij 17-vjeçare. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 65-vjeçarin K. M., banues në fshatin Vreshtas, i cili dyshohet se ka goditur me një send të fortë një 34-vjeçar, për motive të dobëta.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkohë, në Lushnjë, specialistët e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 36-vjeçarit B. B., banues në fshatin Çukas i Ri, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes në fuqi, duke shkuar në banesën e vëllait të tij.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

  • Bllokohen edhe 420 ton misër të ardhur nga Serbia, dyshohet me përmbajtje të lartë aflatoksine

    Bllokohen edhe 420 ton misër të ardhur nga Serbia, dyshohet me përmbajtje të lartë aflatoksine

    Rreth 15 kamionë me misër, me një peshë totale prej 420 tonësh, janë ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pasi ngarkesat dyshohet se mund të përmbajnë nivel të lartë aflatoksine. Kontrollet e ushqimit po vijojnë përmes analizave laboratorike, për të verifikuar sigurinë e produktit para se të lejohet ose jo hyrja në treg.
    Vetëm gjatë këtij muaji, në të njëjtin pikë kufitare janë ndaluar nga AKU edhe ngarkesa të tjera me origjinë nga Serbia. Më 8 nëntor, një kamion me 25 tonë misër rifuxho, dhe më 14 nëntor një tjetër sasi prej 50 tonësh, u bllokuan pasi dyshimet paraprake ngritën pikëpyetje mbi cilësinë.
    Aflatoksina B1 njihet si një substancë e rrezikshme për bagëtinë dhe mund të ndikojë në mënyrë të tërthortë tek konsumatorët, ndaj rastet e tilla marrin rëndësi të veçantë.
    Në këtë situatë, ekspertë të sigurisë ushqimore ngrenë pyetje nëse ngarkesa të tjera të importuara më herët mund të kenë pasur problematika të ngjashme dhe të kenë hyrë në treg para se të konstatohej rreziku aktual. Deri tani nuk ka të dhëna që tregojnë për një rrezik të menjëhershëm për konsumatorët, por situata shton nevojën për kontrolle të rrepta dhe transparente, sidomos për produktet që vijnë nga vendet me histori të përsëritur problematikash.
    Analizat laboratorike për 420 tonët e bllokuar pritet të përcaktojnë nëse misri do të lejohet të hyjë në treg apo do të skualifikohet për shkak të rrezikut të mundshëm.

  • Tiranë/ 71-vjeçari nën hetim, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare

    Tiranë/ 71-vjeçari nën hetim, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë kanë referuar materialet në Prokurori në lidhje me shtetasin B. B., 71 vjeç.

    Sipas Policisë, ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare. Çështja tashmë i është kaluar Prokurorisë, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. B., 71 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare”, njofton policia.