Tag: dyshohet

  • Gjendet pakoja me tritol e hedhur nga Toma dhe Simoni, ende asgjë për ‘shënjestrën’

    Gjendet pakoja me tritol e hedhur nga Toma dhe Simoni, ende asgjë për ‘shënjestrën’

    FOTO ILUSTRUESE

    SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur më datë 26 mars në Shkodër, ku Mikelain Toma dhe David Simoni u arrestuan, pasi dyshohej se ishin nisur për të vendosur tritol. Policia pas 5 ditësh ka gjetur pakon me lëndë plasëse në lagjen “5 Heronjtë” në Shkodër. Sipas bluve pako dyshohet se është hedhur nga Mikelian Toma dhe David Simoni më 26 Mars, ditën e arrestimit të tyre, kur tentuan t’i iknin Policisë. 
    “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.03.2025, për arrestimin e shtetasve M. T. dhe D. S., të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, me targë të vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar, bëjmë me dije se nga kontrollet e kryera në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, dje, në lagjen “3 Heronjtë”, është gjetur një pako me lëndë të dyshuar plasëse, e cila dyshohet se është hedhur aty, nga këta shtetas, më datë 26.03.2025. Pakoja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Ndërkohë një ditë më parë Policia ka zbuluar një tjetër banesë në përdorim të Tomës, në fshatin Dajç, pronari i së cilës është shtetasi me iniciale G.V., rezident në Itali. Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante Mikelian Toma.

    Simoni dhe Toma u arrestuan më 26 mars. Ata dyshohet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli, të cilin e hodhën gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga Policia. Motori me të cilin lëviznin dy të rinjtë, u pa në mënyrë rastësore në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije”. Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në automjetet e tyre janë gjetur një bidon me benzinë, një silenciator dhe një sasi kokaine. 
    Ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e dy të rinjve, të cilët kanë heshtur para hetuesve./ZËRI

  • Policia zbulon 3 ton karburant në ishullin e Sazanit, ja cilat janë dyshimet e para

    Policia zbulon 3 ton karburant në ishullin e Sazanit, ja cilat janë dyshimet e para

    Policia kufitare kufitare e Vlorës gjeti mbi 3 ton karburant në ishullin e Sazanit, që dyshohet se mund të përdoreshin për trafikim të lëndëve narkotike.
    Sipas informacioneve, karburanti u hodh në det nga një skaf gjatë ndjekjes nga policia dhe dyshohet se kishte ardhur nga Greqia.
    Pasi kanë hedhur benxolin në det, ata dyshohet se janë larguar sërish drejt shtetit fqinj. Gjithashtu, dyshohet se skafi mund të bëjë linjën Turqi-Spanjë. Mësohet se janë zhvilluar kontrolle të shumta në Karaburun dhe Sazan.
    Pas gjetjes së lëndës gjatë kontrollit, Policia kufitare ka thirrur të gjithë drejtuesit e mjeteve ujore për raportimin e vendndodhjes së mjeteve të tyre, duke i vendosur edhe në një regjistrim që mungonte prej vitesh.

  • 10 mijë euro pistoletat, arrestohen 2 persona nga Kosova, do shisnin armë e municione në Tiranë

    10 mijë euro pistoletat, arrestohen 2 persona nga Kosova, do shisnin armë e municione në Tiranë

    Dy shqiptarë të Kosovës janë vënë në pranga në Tiranë pasi janë kapur me armë zjarri e municioni, të cilat dyshohet se do i shisnin.
    Mësohet se personat e arrestuar janë Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.
    “Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 2 pistoleta dhe municion luftarak.
    Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.
    Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
    A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
    Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë”, njofton policia.

  • E rëndë në Itali, 22-vjeçarja vritet me thikë nga i dashuri

    E rëndë në Itali, 22-vjeçarja vritet me thikë nga i dashuri

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ën Messina të Italisë, ku një 22-vjeccare ëhstë rvarë me thikë nga i dashuri i saj në mes të rrugës.

    Mediat në Itali raportojnë se Sara Campanella, nga Palermo u godit me thikë në qafë nga një person, i cili më pas u largua. E reja, e cila ishte në vitin e tretë në universitet, u transferua në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se autori është një bashkëmoshatar i 22-vjeçares, me të cilin kishte edhe një lidhje.

    Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, ndërsa raportohet se viktima kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes.

    Autori i vrasjes dyshohet se e ka ndjekur me një makinë të renë. Pasi arriti tek ajo, dyshohet se e goditi me thikë teksa ajo po ecte në trotuar.

    Një kalimtar i rastit i cili ishte dëshmitar i skenës, i tërhequr edhe nga britmat e të resë, tentoi të ndiqte vrasësin, i cili u largua.

  • 60-vjeçari ngacmon sek*ualisht minorenen në Mallakastër

    60-vjeçari ngacmon sek*ualisht minorenen në Mallakastër

    Një 13-vjeçare dyshohet se është ngacmuar seksualisht në Mallakastër.

    Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se është një 60-vjeçar, i cili është është arrestuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Nga ana tjetër, në Lushnjë është vënën në pranga një 38-vjeçari, pasi akuzohet se ka dhunuar motrën e tij.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Njoftim i Policisë Fier:

    Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 60 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe.

    Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Përse u vra palestinezja? Miqtë e Rayyan Alwan: E ëma ishte punonjëse seksi, kishte frikë se e bija…

    Përse u vra palestinezja? Miqtë e Rayyan Alwan: E ëma ishte punonjëse seksi, kishte frikë se e bija…

    Rayyan dhe Fadi Alwan

    TIRANË-Shkaku i vrasjes së 24-vjeçares palestineze, Rayyan Alwan, e cila u masakrua për vdekje nga babai i saj, Fadi Alwan në një apartament me qira ditore në Tiranë mbetet ende mister. Por së fundmi miqtë e 24-vjeçares kanë zbuluar detaje tronditëse lidhur me planin e prindërve të viktimës për të vrarë vajzën e tyre.
    Ata pretendojnë se nëna e Rayyan ishte në konflikt të vazhdueshëm me të bijën për shkak të punës që kishte zgjedhur të bënte. Nëna e 24-vjeçares sipas tyre ishte punonjëse seksi dhe kishte frikë se e bija mund t’i ekspozonte të vërtetën. Miqtë e viktimës kanë treguar gjithashtu për Ballkanweb se prindërit e Rayyan kanë inskenuar gjithçka duke menduar se nëse vrasja kryhej në vendin tonë, atëherë miqtë e saj nuk do të zbulonin të vërtetën. 
    Sipas miqëve të 24-vjeçares nëna e Rayyan Alwan, para se vajza e saj të gjendej e vrarë në Shqipëri, ka njoftuar familjen në Liban se e bija kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Madje, u kishte dërguar edhe një artikull të mediave, ku pretendohej se e reja kishte ndërruar jetë në aksident. 

    Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI

  • Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, bie në prangat e policisë 60-vjeçari

    Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, bie në prangat e policisë 60-vjeçari

    Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës. Sipas policisë dyshohet se 60-vjeçari banues në Ballsh, ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.
    “Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin 60 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • 60-vjeçari ngacmon seksualisht minorenen në Mallakastër

    60-vjeçari ngacmon seksualisht minorenen në Mallakastër

    Një 13-vjeçare dyshohet se është ngacmuar seksualisht në Mallakastër.

    Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se është një 60-vjeçar, i cili është është arrestuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen.
    Nga ana tjetër, në Lushnjë është vënën në pranga një 38-vjeçari, pasi akuzohet se ka dhunuar motrën e tij.

    Top Channel

  • E vërteta e vrajses së palestinezes! Miqtë e Rayyan Alwan: E ëma ishte punonjëse seksi, kishte frikë se e bija…

    E vërteta e vrajses së palestinezes! Miqtë e Rayyan Alwan: E ëma ishte punonjëse seksi, kishte frikë se e bija…

    Rayyan dhe Fadi Alwan

    TIRANË-Shkaku i vrasjes së 24-vjeçares palestineze, Rayyan Alwan, e cila u masakrua për vdekje nga babai i saj, Fadi Alwan në një apartament me qira ditore në Tiranë mbetet ende mister. Por së fundmi miqtë e 24-vjeçares palestineze kanë zbuluar detaje tronditëse lidhur me planin e prindërve të viktimës për të vrarë vajzën e tyre.
    Ata pretendojnë se nëna e Rayyan ishte në konflikt të vazhdueshëm me të bijën për shkak të punës që kishte zgjedhur të bënte. Nëna e 24-vjeçares sipas tyre ishte punonjëse seksi dhe kishte frikë se e bija mund t’i ekspozonte të vërtetën. Miqtë e viktimës kanë treguar gjithashtu për Ballkanweb se prindërit e Rayyan kanë inskenuar gjithçka duke menduar se nëse vrasja kryhej në vendin tonë, atëherë miqtë e saj nuk do të zbulonin të vërtetën. 
    Sipas miqëve të 24-vjeçares nëna e Rayyan Alwan, para se vajza e saj të gjendej e vrarë në Shqipëri, ka njoftuar familjen në Liban se e bija kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Madje, u kishte dërguar edhe një artikull të mediave, ku pretendohej se e reja kishte ndërruar jetë në aksident. 

    Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI

  • Ky është burri që u godit për vdekje nga një veturë në Bresje, sot i jepet lamtumira e fundit

    Ky është burri që u godit për vdekje nga një veturë në Bresje, sot i jepet lamtumira e fundit

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar shoferi që dyshohet se ka goditur këmbësorin, ku si pasojë e plagëve ka vdekur në vendngjarje në Bresje të Fushë Kosovës.
    Lajmi është bërë i ditur përmes raportit ditor të së hënës, ku policia shton se i dërguari është dërguar në mbajtje, teksa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet obduksionit.

    Personi që humbi jetën është S.M, rreth 63-vjeçar ndërkohë bëhet me dije se personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është E.B, 28-vjeçar.
    “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Bresje, Fushë Kosovë / 30.03.2025 – 20:57. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh