Një thikë, e cila dyshohet se është përdorur për të vrarë studenten shqiptare Ilaria Sula, dhe disa njolla gjaku janë gjetur nga policia mjeko-ligjore gjatë kontrollit të banesës së Mark Samson në Romë.
La Repubblica raporton se hetuesit po shqyrtojnë edhe rolin që mund të kenë pasur prindërit e ish-të dashurit të 22-vjeçares, e cila u zhduk 25 marsin e kaluar nga shtëpia e saj në Romë, ku qëndronte pasi studionte në Universitetin ‘La Sapienza’ dhe u gjet e pajetë pranë Bashkisë së Polit, brenda një valixheje.
Të dy nuk janë aktualisht nën hetim për ‘bashkëpunëtor’ me djalin e tyre në vrasjen e të resë shqiptare. Oficerët kanë marrë disa prova të cilat do të analizohen. Ndërkohë, pritet që hetuesit të bëjnë edhe një kontroll tjetër në banesë. Kontrolle do të kryhen edhe në makinën me të cilën 23-vjeçari dyshohet se ka transportuar trupin e vajzës nga Roma në zonën e pyllëzuar ku u gjet.
Tag: dyshohet
-

Vrasja e studentes shqiptare në Itali, gjendet thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin 23-vjeçari filipinez
-

VIDEO/ Hakeruan kompjuterat e SPAK, arrestohen dy ish-zyrtarë/ EMRAT
Dy persona janë arrestuar në flagrancë me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se kanë kryer ndërhyrje në sistemin kompjuterik të tre prokurorëve të posaçëm.
Të arrestuarit janë Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj ndërsa akuzohen për veprën penale të ndërhyrjes së paautorizuar kompjuterike, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Ngjarja ka ndodhur rreth 3 javë më parë kur specialistët e IT-së në SPAK kanë dhënë alarmin pasi kanë vënë re një avari ose një aktivitet të çuditshëm në e-mailet e tre prokurorëve.
Më pas, hetimet e shpejta dhe dinamike nga ana e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë konfirmuar edhe dyshimet për implikimin e dy shtetasve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, të cilët janë arrestuar dhe janë nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme.
Dyshohet se, përmes hakerimit apo ndërhyrjes së paautorizuar kompjuterike, janë shpërndarë disa materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme.
Pas arrestimit të dy personave, të cilët kanë shërbyer në disa institucione gjatë viteve të fundit, si në Drejtorinë e Burgjeve, Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit dhe Drejtorinë e Hipotekave, SPAK po heton për të zbuluar se kush qëndron pas këtij sulmi dhe kush mund të jetë organizatori i ndërhyrjes në kompjuterët apo e-mailet e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
Sot, pritet të ketë një reagim zyrtar nga SPAK, i cili do të sqarojë mënyrën e ruajtjes së e-maileve dhe informacioneve sensitive që qarkullojnë në Prokurorinë e Posaçme dhe kompjuterët e prokurorëve të kësaj prokurorie.
-

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali, ky është ish i dashuri filipinez, i dyshuar si autor i krimit
Ka dalë fotografia e të riut filipinez, i cili dyshohet të ketë vrarë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, e cila u gjet e vdekur ditën e sotme, pasi rezultonte e zhdukur prej disa ditësh.
Sipas mediave të huaja, trupi i saj u gjet mëngjesin e sotëm në një zonë me pyje pranë komunës së Polit, rreth 40 kilometra nga Roma.
I dyshuari kryesor për vrasjen është i dashuri i saj, Mark Samson, një 23-vjeçar me origjinë filipinase. Autoritetet italiane e kanë ndaluar dhe po e marrin në pyetje për akuzat e rënda të vrasjes me dashje dhe fshehjes së trupit. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se e ka goditur me thikë disa herë Ilarian në apartamentin e tij në Via Homs, në lagjen Africano të Romës dhe më pas ka tentuar të zhdukë trupin.
Një detaj i rëndë që ka ndihmuar hetimet është fakti se, pas vrasjes, Samson ka vazhduar të përdorë telefonin e Ilaries për të dërguar mesazhe dhe për të postuar në rrjetet sociale, duke krijuar idenë se ajo ishte ende gjallë. Tabulatet telefonike kanë ndihmuar policinë të zbulojë të vërtetën dhe ta vendosin atë në qendër të dyshimeve, shkruan “La Repubblica”.
Ilaria ishte studente në Fakultetin e Shkencave Statistike në Universitetin Sapienza të Romës dhe jetonte në një apartament me shoqet e saj në lagjen San Lorenzo. Mbrëmjen e 25 marsit, ajo doli nga shtëpia pa dhënë ndonjë shpjegim dhe nuk u kthye më. Familja e saj në Terni dha alarmin dhe policia italiane nisi kërkimet menjëherë.
Rektorja e universitetit, Antonella Polimeni, e cilësoi ngjarjen si një vrasje të tmerrshme që ka lënë të gjithë pa fjalë. “Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjes së Ilaries dhe gjithë komunitetit tonë studentor,” u shpreh ajo.
Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë krim të rëndë dhe për të sjellë drejtësi për Ilaria Sulën, ëndrrat e së cilës u shuan në mënyrën më tragjike. -

Kështu dyshohet se ndodhi vrasja e policit në Kaçanik
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik.
Vrasja ka ndodhur në një moment kur një i mitur ishte duke tentuar që të kryente një grabitje dhe në momentin kur polici është ndeshur në të dyshuarin, ai ka shtënë në të.
I mituri kishte një revole me vete me të cilën dyshohet se kreu vrasjen.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt mbrëmë për media bëri të ditur se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët. “Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, ka bërë të ditur ai.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ende s’është deklaruar lidhur me rastin.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

DETAJE/ I dashuri filipinas vrau me thikë 22-vjeçaren shqiptare dhe e largoi trupin me valixhe, si ra policia në gjurmët e tij
Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali.
Ilaria Sula ishte larguar më 25 mars nga shtëpia e saj në Furio Camillo të Romës, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm.
Lexo edhe :
Related Posts
Zbulimi i trupit
Trupi i të resë u gjet në një zonë të pyllëzuar pranë komunës së Polit, brenda një valixheje. Agjentët po kryejnë hetime në lagjen Africano brenda një apartamenti ku dyshohet se ajo mund të ketë kaluar ditët e fundit.
I dashuri 23-vjeçar i saj ndodhet në arrest. I riu me origjinë filipinase dyshohet se e vrau vajzën duke e goditur me thikë në një apartament në kryeqytet dhe më pas e largoi trupin pasi e kishte mbyllur në një valixhe. Ai do të merret në pyetje nga prokurorët për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
Ishte analiza e tabulateve të telefonit që inkriminuan të dashurin e Ilaria Sulës. Djali, një filipinas njëzet e tre vjeç, dyshohet se përdori telefonin e së resë për të postuar në profilin e vajzës së zhdukur në rrjetet sociale.
Rindërtimi
Ilaria ishte larguar nga shtëpia me qira ku jetonte me shoqet, por nuk ishte kthyer më. Mbrëmjen e së martës së kaluar pati një shkëmbim mesazhesh në Whatsapp me shoqet e shtëpisë, të cilat pasi panë që nuk ishte kthyer, e telefonuan.
Por celulari i saj rezultonte i fikur. Familjarët së bashku me shoqet nuk morën më asnjë përgjigje. Të shqetësuar, prindërit e Ilarias bënë denoncim në polici.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv
-

Tritol banesës në Tiranë! Pronarit në 2009 i vranë vëllanë, fëmijët e tij dyshohet se janë të përfshirë në trafik droge
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES
TIRANË-Një sasi tritoli ka shpërthyer në portën e jashtme të një banesenë rrugën “Besnik Hidri”, Tiranë. Lënda plasëse i është vendosur banesës në pronësi të Tonin Qafës. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:35. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar dhe si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Konkretisht është dëmtuar dera e oborrit të banesës, xhamat e banesës si dhe është dëmtuar një automjet i parkuar aty pranë.
Mësohet se në vitin 2009 Tonin Qafës i është vrarë i vëllai. Pas vrasjes familja Qafa me origjinë nga Fushë Arrëzi u shpërngul në Amerikë. Tonin Qafa ishte kthyer në Shqipëri muajt e fundit. Ngjarja nuk dihet nëse ka lidhje me vrasjen e ndodhur vite më parë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. Hetimet po përqendrohen edhe te aktivitetet e nipave dhe fëmijëve të tij, disa prej të cilëve dyshohet të jenë të përfshirë në trafikun e drogës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI -

Dyshohet se vodhën 41 mijë €/ Gjykata e Durrësit lë në burg turistin irlandez, partnerja lirohet me garanci pasurore
Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për turistët irlandezë Kevin Stack dhe Kate Connolly, të arrestuar më 28 mars për “Vjedhje” në bashkëpunim. Gjyqtarja Suela Xhani vendosi arrest me burg për Stack, ndërsa Connolly mund të lirohet nëse paguan një garanci prej 5000 eurosh brenda pesë ditëve. Pas lirimit, ajo do të duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore çdo dy muaj.
Ngjarja lidhet me një shumë prej 41,400 eurosh, të cilën çifti dorëzoi në Policinë e Shkodrës, duke pretenduar se e kishin gjetur në Durrës më 26 mars. Megjithatë, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ata i morën paratë nga dy të rinj, të cilët i kishin gjetur më parë në tokë. Dyshohet se shuma u përkiste dy punonjësve të një agjencie imobiliare, të cilëve u kishte rënë çanta me para teksa hipnin në makinë.
Policia përdori kamerat e sigurisë dhe GPS-in e makinës për të gjurmuar lëvizjet e çiftit, duke arritur në përfundimin se bëhej fjalë për një vjedhje. Vendimi i gjykatës është i ekzekutueshëm menjëherë, ndërsa të pandehurit kanë të drejtë ta apelojnë brenda pesë ditëve. -

Dyshohet se vodhën 41 mijë € në Durrës! Lihet në burg irlandezi, ai dhe partnerja u ‘tradhtuan’ nga kamerat e sigurisë
Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për turistët irlandezë Kevin Stack, 42 vjeç, dhe partneren e tij Kate Connolly, të ndaluar më 28 mars për “Vjedhje” në bashkëpunim. Gjyqtarja Suela Xhani vendosi arrest në burg për Stack, ndërsa Connolly do të qëndrojë në paraburgim derisa të paguajë një garanci prej 5000 eurosh brenda pesë ditëve. Pas lirimit, ajo duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore çdo dy muaj.
Ngjarja lidhet me një shumë prej 41,400 eurosh, që çifti dorëzoi në Policinë e Shkodrës, duke pretenduar se e kishin gjetur më 26 mars në Durrës. Megjithatë, blutë e Durrësit dyshuan se kishim të bënim me një rast vjedhjeje, pasi nga kamerat e sigurisë çifti irlandez dallohet teksa iu merr çantën me para dy djemve të rinj, të cilët e gjetën në tokë.
Dyshohet se paratë u përkisnin dy punëtorëve të një agjencie imobilare të cilët u kanë rënë paratë pasi kanë hipur në makinë. Pasi ata janë larguar, dy djem të rinj që po kalonin aty i kanë parë dhe i marrin paratë, por në ato momenti u afrohet çifti irlandez. Çifti dyshohet se u dha 500 euro si shpërblim të rinjve dhe më pas u larguan drejt Shkodrës. Policia e Shkodrës njoftoi se çifti dorëzoi paratë e gjetura, por historia ka marrë tjetër rrjedhë pas dyshimeve të bluve të Durrësit për vjedhje, çka çoi edhe në arrestimin e tyre.
Policia, duke përdorur kamerat e sigurisë dhe GPS-in e makinës, gjurmoi lëvizjet e tyre dhe i ndaloi për vjedhje. Gjykata urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit, ndërsa të dy të akuzuarit mund ta apelojnë masën brenda pesë ditëve. -

Skandal në RMV/ Dyshohet se shiti sekretet shtetërore te grupet kriminale, arrestohet truproja e kryeministrit Mickoski
Truproja personale e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Shkupit ditën e sotme.
Sipas burimeve nga mediat vendase, pritet që ndaj Angel Saramakov të ngrihet një kallëzim penal për zbulime të sekreteve shtetërore.
Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec, shkruan A2 CNN.
Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar për denigrim të imazhit të tij. Për këtë arsye ai është paraqitur disa herë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit.
Deri në prill të vitit 2024 ka punuar në SPB të Velesit si inspektor i lartë për vepra pronësore, ndërsa nga prilli si inspektor për kontrolle në mjekësinë ligjore. -

Arrestohet truproja i kryeministrit, dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete bandave
Truproja i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut është arrestuar këtë të martë, pasi dyshohet se i ka dhënë informacione konfidenciale bandave kriminale. Bëhet fjalë për Angel Saramakov nga Velesi, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm dhe u dërgua në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë.
Policia do të ngrejë kundër tij një kallëzim penal për veprën penale zbulim të sekretit zyrtar, raportojnë mediat vendase. Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec. Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar se është degraduar dhe është paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit.
