Tag: dyshohet

  • Djalin ia vranë një vit më parë, nëna i jep fund jetës

    Djalin ia vranë një vit më parë, nëna i jep fund jetës

    Nëna e Rigels Kaso, 42-vjeçarit, i cili u plagos rëndë nga një person dhe më pas humbi jetën vitin e kaluar, u gjet e pajetë në banesë.

    66-vjeçarja Teuta Kaso, u gjet në banesën e saj në qytetin e Bilishtit dhe dyshohet të jetë vetëhelmuar. Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim ndërsa mësohet se priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66 vjeçares.
    Si u vra Rigels Kaso?
    42-vjeçari Rigels Kaso nga Bilishti, i cili u gjet i dhunuar dhe i shtrirë në rrugë, ndërroi jetë në spital në korrik 2024. Dyshohet se i ndjeri u dhunua nga Bajram Gjeleshi, pasi Kaso i kishte dërguar bashkëjetueses së tij disa mesazhe në rrjete sociale.
    Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi nga profili i bashkëjetueses e ka ftuar 42 vjeçarin për t’u takuar pranë pallatit ku jetonte, në rrugën “Sokrat Miho”. Duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale ai shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj, i cili e dhunoi me grushte.
    Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më datën 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën. Nga verifikimet e kryera rezulton se 42-vjeçari ka qëndruar në Tiranë 3 ditë para se të ndodhte ngjarja.

    Top Channel

  • Lezhë, merret peng një shtetas, identifikohen tre autorët nga fshati Tresh, shpallen në kërkim

    Lezhë, merret peng një shtetas, identifikohen tre autorët nga fshati Tresh, shpallen në kërkim

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar të enjten në mesditë në autostradën Lezhë-Tiranë, ku tre persona dyshohet se kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë peng shtetasin, Dod Gjoka.
    Policia e Lezhës bëri të ditur se rreth orës 14:30, në vend-parkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë në automjet, shtetasin Dod Gjoka., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.
    “Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në perimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga policia. Ata janë konkretisht shtetasit: K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh. Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.”, informon policia.
    Sipas uniformave blu, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    “Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorëve.”, njofton policia.

  • 1 orë e gjysmë peng! Lirohet Dodë Gjoka, Policia në kërkim të pengmarrësve

    1 orë e gjysmë peng! Lirohet Dodë Gjoka, Policia në kërkim të pengmarrësve

    TIRANË-
    Lezhë/Informacion paraprak
    Rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në përimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.
    Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorëve.

  • Vrasja e studentes shqiptare! Gjendet thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin 23-vjeçari

    Vrasja e studentes shqiptare! Gjendet thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin 23-vjeçari

    Ilaria Sula

    ITALI-Një thikë, e cila dyshohet se është përdorur për të vrarë studenten shqiptare Ilaria Sula, dhe disa njolla gjaku janë gjetur nga policia mjeko-ligjore gjatë kontrollit të banesës së Mark Samson në Romë. Ndërkohë vetë 23-vjeçari deklaroi se e kishte hedhur thikën në një kazan plehrash. 
    Oficerët kanë marrë disa prova të cilat do të analizohen. Ndërkohë, pritet që hetuesit të bëjnë edhe një kontroll tjetër në banesë. Kontrolle do të kryhen edhe në makinën me të cilën 23-vjeçari dyshohet se ka transportuar trupin e vajzës nga Roma në zonën e pyllëzuar ku u gjet. 
    Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI

  • Djalin ia vranë një vit më parë, nëna i jep fund jetës në Bilisht

    Djalin ia vranë një vit më parë, nëna i jep fund jetës në Bilisht

    Mëna e Rigels Kaso, 42-vjeçarit, i cili u plagos rëndë nga një person dhe më pas humbi jetën vitin e kaluar, u gjet e pajetë në banesë.

    66-vjeçarja Teuta Kaso, u gjet në banesën e saj në qytetin e Bilishtit dhe dyshohet të jetë vetëhelmuar. Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim ndërsa mësohet se priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66 vjeçares.
    Si u vra Rigels Kaso?
    42-vjeçari Rigels Kaso nga Bilishti, i cili u gjet i dhunuar dhe i shtrirë në rrugë, ndërroi jetë në spital në korrik 2024. Dyshohet se i ndjeri u dhunua nga Bajram Gjeleshi, pasi Kaso i kishte dërguar bashkëjetueses së tij disa mesazhe në rrjete sociale.
    Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi nga profili i bashkëjetueses e ka ftuar 42 vjeçarin për t’u takuar pranë pallatit ku jetonte, në rrugën “Sokrat Miho”. Duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale ai shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj, i cili e dhunoi me grushte.
    Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më datën 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën. Nga verifikimet e kryera rezulton se 42-vjeçari ka qëndruar në Tiranë 3 ditë para se të ndodhte ngjarja.

    Top Channel

  • E rëndë në Bilisht/ I biri u dhunua brutalisht dhe vdiq, e moshuara gjendet e pajetë në banesën e saj, ja çfarë dyshohet

    E rëndë në Bilisht/ I biri u dhunua brutalisht dhe vdiq, e moshuara gjendet e pajetë në banesën e saj, ja çfarë dyshohet

    Teuta Kaso, 66 vjeçe, është gjetur e pajetë në banesën e saj në Bilisht. Sipas Policisë, dyshohet se ajo mund të jetë vetëhelmuar.
    Teuta Kaso ishte nëna e Rigels Kasos, 42-vjeçarit i cili u plagos rëndë nga një person dhe humbi jetën vitin e kaluar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
    Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

  • Tragjike në Korçë/ I vranë të birin brutalisht një vit më parë, gjendet e pajetë 66-vjeçarja, për çfarë dyshohet (Emri)

    Tragjike në Korçë/ I vranë të birin brutalisht një vit më parë, gjendet e pajetë 66-vjeçarja, për çfarë dyshohet (Emri)

    Nëna e Rigels Kasos është gjetur e pajetë në banesë. Rigels Kaso-42-vjeçari u plagos rëndë nga një person dhe më pas humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth një vit më parë. 66-vjeçarja Teuta Kaso sipas të dhënave të policisë është gjetur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Bilishtit ndërsa dyshohet të jetë vetëhelmuar. Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim ndërsa mësohet se priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66-vjeçares.
    Rigels Kaso, u gjet nga policia e Tiranës i cili ishte dhunuar dhe lënë në mes të rrugës. Hetimet në atë kohë zbuluan se 42-vjeçari ka komunikuar në “Instagram” me bashkëjetuesen e 34-vjeçarit nga Peshkopia, Bajram Gjelodhi dhe ky i fundit ka shkuar vetë në vendtakimin që Kaso kishte lënë me të. 42-vjeçari është dhunuar me grushte nga Gjelodhi dhe i ka rënë koka në bordurë nga edhe mori dëmtime dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

  • Tronditëse në Devoll/ Piu helm, gruaja i jep fund jetës në mënyrë tragjike

    Tronditëse në Devoll/ Piu helm, gruaja i jep fund jetës në mënyrë tragjike

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Viktima është shtetasja T. K., 66 vjeçe. Sipas autoriteteve policore, dyshohet se ajo ka humbur jetën nga vetëhelmimi.
    Policia thotë se po punohet për dokumentimin e shkakut të vdekjes.

  • I dehur kërcënoi një person dhe i dëmtoi automjetet, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

    I dehur kërcënoi një person dhe i dëmtoi automjetet, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

    Vihet në pranga një 50-vjeçar nga Elbasani, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka kërcënuar një person.

    Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale R.D., ka dëmtuar më sëpatë xhamin e dreës së biznesit të peronit që kërcënoi dhe dy automjete të tjera.
    Shkak i konfliktit dyshohet të jetë për motive të dobëta.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 50 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka kanosur shtetasin R. D. dhe ka dëmtuar me sëpatë, xhamin e derës së biznesit të tij dhe 2 automjete të tjera, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Detajet/ Si e vrau filipinasi shqiptaren, në banesë ishin dhe prindërit e tij

    Detajet/ Si e vrau filipinasi shqiptaren, në banesë ishin dhe prindërit e tij

    Vrasja makabër e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula nga ish-i dashuri filipinas Mark Antony Samson, ka tronditur Italinë.
    Krimi makabër dyshohet se ka ndodhur në banesën e të riut në “Via Homes 16”, në lagjen “Africano” të Romës, teksa prindërit e tij ndodheshin në shtëpi, por ende nuk dihet roli i tyre në krim.
    Sipas “Il Messaggero”, 22-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e Samsonit, të cilin e takoi mbi një vit më parë, kur të dy, si studentë universiteti, punonin me kohë të pjesshme në McDonald’s përballë “Piazza del Popolo”.
    Ata ishin në një lidhje prej disa muajsh, por marrëdhënia e tyre kaloi në krizë. Sipas rikonstruksionit nga policia, atë natë i dyshuari ka zbuluar disa mesazhe që vajza kishte shkëmbyer me një të ri tjetër, të cilin e kishte njohur së fundmi në Tinder.
    Raportohet se kishin shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin, por nuk ishin takuar. Ndërkohë Samsoni është ngritur në agimin e 26 marsit, ka marrë një thikë kuzhine dhe ka filluar ta godasë. Samson ka futur në makinën e tij trupin e të dashurës së tij të mbyllur në një valixhe dhe udhëtoi rreth 50 kilometra derisa arriti në periferi të Polit, një qytet i vogël në brendësi të Romës. I riu e njihte prej kohësh këtë vend, pasi kishte shkuar disa herë me biçikletë.
    Më pas ka nxjerrë valixhen me trupin e saj nga shkëmbi dhe është kthyer në banesë, ndërsa celularin e ka mbajtur për disa ditë.
    Nën hetim është prania në shtëpi e prindërve të 23-vjeçarit, të cilët aktualisht nuk janë nën hetim, por që mund të akuzohen për bashkëpunim në vrasje.
    Policia Shkencore ka gjetur dje disa njolla të vogla në banesë që po analizohen dhe dyshohet se është gjaku i Ilarisë.
    Mark Antony Samson, 23-vjeçari filipinas, ka pranuar se ka vrarë me thikë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula pas një debati në banesën e tij në Romë.
    “Kërkoj falje. Më vjen keq për atë që bëra”, ka deklaruar ai gjatë marrjes në pyetje.
    Pasi e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta, përfshirë një në qafë, Samson e ka futur trupin e viktimës në një valixhe dhe e ka transportuar rreth 50 km larg shtëpisë, ku e ka hedhur nga një shkëmb në zonën pyjore të Polit.
    Hetuesit po kërkojnë celularin e Ilarias, të cilin dyshohet se vrasësi e hodhi në një pusetë në Romë, si dhe armën e krimit, që mund të jetë hedhur në një kazan mbeturinash në lagjen Montesacro. Prokuroria ka konfirmuar se trupi nuk ishte copëtuar dhe se Samson ndihmoi autoritetet për të gjetur valixhen.
    Hetimet zbuluan se pas vrasjes, 23-vjeçari përdori telefonin e Ilarias për të postuar në rrjetet e saj sociale, një veprim që ndihmoi në zbardhjen e krimit.