Tag: dyshohet

  • U vra nga babai i saj në Tiranë/ Nëna e Rayyan Alwan do të vijë në Shqipëri, do të dëshmojë për krimin e rëndë

    U vra nga babai i saj në Tiranë/ Nëna e Rayyan Alwan do të vijë në Shqipëri, do të dëshmojë për krimin e rëndë

    Rayyan Alwan

    TIRANË- Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në Tiranë, pritet që të vijë në Shqipëri. Mësohet se ajo ka kontaktuar me Policinë dhe ka konfirmuar se do të udhëtojë në vendin tonë, për të dhënë dëshminë në lidhje me vrasjen e saj 24-vjeçare. Por, deri më tani, ajo apo të afërm të tjerë të viktimës nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të Alwan, e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës.
    Me dëshminë e saj, nëna e 24-vjeçares pritet që të hedhë dritë mbi motivet e krimit të rëndë, se përse Fadi Alwan udhëtoi drejt vendit tonë dhe më pas vrau vajzën e tij. E reja u gjet e pajetë,më 27 shkurt në një banesë të marrë me qera në rrugën Gjon Muzaka në Tiranë.
    Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI

  • Punonjësi i stacionit të pompave të ujësjellësit humb jetën gjatë orarit të punës

    Punonjësi i stacionit të pompave të ujësjellësit humb jetën gjatë orarit të punës

    Një punonjës i pompave të ujësjellësit të Sarandës ka humbur jetën gjatë orarit të punës.
    Bëhet fjalë për 54-vjeçarin me iniciale G.H.
    Policia e Vlorës bën me dije se dyshohet se 54-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (dyshohet arrest kardiak).
    Njoftimi i policisë
    Sot, në fshatin Bërdënesh, Sarandë, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (dyshohet arrest kardiak), brenda ambienteve të stacionit të pompave të ujësjellësit, punonjësi i stacionit, shtetasi G. H., 54 vjeç.
    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Përfshihet nga flakët autobuzi i linjës Sarandë – Tiranë, shkak dyshohet një defekt në motor

    Përfshihet nga flakët autobuzi i linjës Sarandë – Tiranë, shkak dyshohet një defekt në motor

    Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Sarandë-Tiranë, pranë fshatit Kardhiq.
    Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit automjeti ka qenë në lëvizje, ndërsa brenda tij ka pasur edhe pasagjerë.
    Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
    Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
    Delvinë/Informacion paraprak
    Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.
    Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

  • Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Sarandë-Tiranë, raportohet se pasagjerët…

    Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Sarandë-Tiranë, raportohet se pasagjerët…

    Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.
    Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

  • Ndërron jetë gjatë orarit të punës/ Ja për çfarë dyshohet vdekja e punëtorit të ujësjellësit

    Ndërron jetë gjatë orarit të punës/ Ja për çfarë dyshohet vdekja e punëtorit të ujësjellësit

    Sot, në fshatin Bërdënesh, Sarandë, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (dyshohet arrest kardiak), brenda ambienteve të stacionit të pompave të ujësjellësit, punonjësi i stacionit, shtetasi G. H., 54 vjeç.
    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.vijon.

  • Dyshohet për vetëvrasje të një polici të Kosovës

    Dyshohet për vetëvrasje të një polici të Kosovës

    Një vetëvrasje dyshohet se ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë.
    Bëhet fjalë për një zyrtar policor.
    Ngjarja ka ndodhur në një lagje të Prishtinës.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Ky është polici që dyshohet se u vetëvra në Prishtinë

    Ky është polici që dyshohet se u vetëvra në Prishtinë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.
    Dyshohet për një vetëvrasje të një polici të Kosovës
    Alban Tolaj, mësohet të jetë zyrtari i ndjerë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • MINUTA E FUNDIT – Procedohet penalisht 66- vjeçari nga Guri i Zi, kanosi me thikë një grua…

    MINUTA E FUNDIT – Procedohet penalisht 66- vjeçari nga Guri i Zi, kanosi me thikë një grua…

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 66 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 53-vjeçare. Shtetasi V. D. u dërgua në Spitalin Psikiatrik Shkodër, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
    Thika e dyshuar e përdorur për kanosjen u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V. D. dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni: Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, mbajti me dhunë në banesë të miturën dhe e ngacmoi seksualisht

    Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, mbajti me dhunë në banesë të miturën dhe e ngacmoi seksualisht

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi akuzohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj në banesë një 15-vjeçare.Sipas asaj që bën të ditur policia, i riu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht të miturën gjatë kësaj periudhe.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Tre persona dhunuan dhe morën me forcë në makinë një 35-vjeçar, pas ndjekjes nga policia autorët lirojnë të riun

    Tre persona dhunuan dhe morën me forcë në makinë një 35-vjeçar, pas ndjekjes nga policia autorët lirojnë të riun

    Një 35-vjeçar dyshohet se është marrë me dhunë nga 3 persona në aksin Lezhë-Milot.Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.
    Dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në përimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.
    Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.
    Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
    Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorëve./Opinion.al