Tag: dyshohet

  • Dyshimet e policisë/ I maskuar si punëtor, ky është personi që vendosi tritol në banesën e Xhelal Mziut

    Dyshimet e policisë/ I maskuar si punëtor, ky është personi që vendosi tritol në banesën e Xhelal Mziut

    Kamerat e sigurisë pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, kanë fiksuar lëvizjet e personit që dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në hyrje të banesës së tij. Sipas burimeve hetimore, i njëjti individ dyshohet të jetë autori edhe i shpërthimit me tritol në një lokal në Kamëz, ndërsa gjurmët dhe mënyra e veprimit përputhen me të paktën gjashtë raste të ngjashme gjatë vitit të fundit në zonën e Tiranës.
    Në lidhje me sulmin ndaj lokalit, autoritetet kanë arrestuar tre persona, Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mzhika. Burime bëjnë me dije se disa ditë para ngjarjes, Domi kishte kontaktuar pronarin e lokalit, Saimir Sina, duke e njoftuar se kërkohej nga Lami. Gjatë takimit, Lami dyshohet t’i ketë kërkuar Sinës 500 mijë euro, duke e kërcënuar se përndryshe do të kishte pasoja. Pas refuzimit, Sina është larguar drejt Italisë, ku jeton prej vitesh.
    Ndërkohë, Mzhika mësohet të ketë kërcënuar edhe personat që menaxhonin me qira lokalin, duke u thënë se “nuk do ta gëzonin dot biznesin”. Hetuesit dyshojnë se autori ende i paidentifikuar i shpërthimeve është pjesë e së njëjtës grupstrukturë, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

     

  • Krim brenda familjes/ Vëllai vret me gërshërë 47-vjeçarin brenda në banesë, dyshohet se konflikti ka nisur…

    Krim brenda familjes/ Vëllai vret me gërshërë 47-vjeçarin brenda në banesë, dyshohet se konflikti ka nisur…

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar të hënën në mëngjes në Nea Peramos, ku një 47-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra me një mjet të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë një palë gërshërë.
    Në banesën ku ndodhi krimi ndodhej edhe vëllai i viktimës, 44 vjeç, i cili u gjet i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spital. Sipas të dhënave të para të hetimit, ai po hetohet si i dyshuar për ngjarjen. Alarmi u dha nga vëllai tjetër i familjes, 48 vjeç, i cili njoftoi autoritetet për incidentin.
    Dyshohet se një konflikt i fortë mes dy vëllezërve ka paraprirë ngjarjen tragjike, ndërsa shkaqet e saktë të debatit mbeten ende të paqarta. Hetimet paraprake vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

  • Detaje të reja/ Tritoli në banesën e deputetit Mziu, dyshohet se i njëjti autor i vendosi lëndën plasëse dhe…

    Detaje të reja/ Tritoli në banesën e deputetit Mziu, dyshohet se i njëjti autor i vendosi lëndën plasëse dhe…

    Personi që shikohet në këtë video është autori i vendosjes së tritolit në banesën e deputetit të PD Xhelal Mziu. Janë kamerat e banesave në afërsi të Mziut që kanë fiksuar lëvizjet e autorit të dyshuar.
    Grupi hetimor ka dyshime se i njëjti person është autor dhe i tritolit në lokalin në Kamëz. Jo vetëm kaq, por ky person dyshohet se fshihet pas të paktën 6 tritolëve të shënuara gjatë vitit të fundit, jo vetëm në Kamëz, por edhe në zona të tjera të Tiranës.
    Sipas burimeve, ka dyshime të forta se këto ngjarje kanë ndodhur nga e njëjta dorë. Kamerat e sigurisë tek të gjitha këto ngjarje fiksojnë të njëjtat lëvizje, autori maskohet si punëtor ose me rroba të errëta dhe me biçikletë largohet nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë zbulohen detaje të reja në lidhje me tritolin tek lokali, ku për këtë ngjarje arrestuan tre persona, Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mzhika.
    Sipas burimeve, disa ditë përpara ngjarjes, Florin Domi, i cili ka një biznes në afërsi të lokalit, ka thirrur pronarin e lokalit Saimir Sina duke i thënë se po e kërkon Jeton Lami. Sina ka shkuar dhe e ka takuar Lamin ku ky i fundit i ka thënë që pse na kundërshton. Sina i ka thënë që nuk i njihte fare. Pas kësaj Lami i ka thënë meqë nuk na njeh do na japësh 500 mijë euro, ose do shikonte se çfarë do pësonte. Sina ka kundërshtuar duke thënë se nuk do u jepte asnjë lekë. Disa ditë pas kësaj Sina është larguar drejt Italisë ku dhe jeton. Ndërkohë, Flogert Mzhika ka shkuar dhe ka takuar dy kunetërit që e kishin marrë me qira biznesin ku u ka thënë se nuk do t’a gëzojnë dot.
    Autori i tritolit dyshohet të jetë anëtar i këtij grupi, ende i paidentifikuar nga policia, por që sipas burimeve dyshohet se është i njëjti person i vendosjes së lëndës shpërthyese te Mziu dhe në disa raste të tjera.

  • Plagosje me armë zjarri në Tiranë

    Plagosje me armë zjarri në Tiranë

    Një ngjarje me përdorim armësh zjarri ka dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Institutit në Tiranë, ku një shtetas ka përfunduar i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital. Policia po heton rrethanat e incidentit dhe po punon për identifikimin e autorit.

     

    Rreth orës 22:20, në Spitalin e Traumës është paraqitur shtetasi M. J., rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institutit.

     

    I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve spitalore.
     

    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • DETAJE/ 17-vjeçari i porositi 18 mijë € në TikTok, eurot false do të hidheshin në tregun e Malit të Zi dhe në Shkodër

    DETAJE/ 17-vjeçari i porositi 18 mijë € në TikTok, eurot false do të hidheshin në tregun e Malit të Zi dhe në Shkodër

    EUROT E SEKUESTRUARA

    TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga grupi kriminal i cili hidhte në treg euro false, ku në pranga u vendosën katër të rinj. Alesio Brungaj dyshohet se ishte personi nga Shkodra që kishte porositur shumat e eurove të falsifikuara. Dyshohet se eurot do të hidheshin në qarkullim në Shkodër dhe në Mal të Zi.
    Serxhio Lala dhe Enis Aliaj si dhe 17-vjeçari i arrestuar dyshohet se përmes faqeve në Tik Tok shisnin euro të falsifikuara, ku përmes mesazheve në këtë rrjet social kanë komunikuar dhe me të riun nga Shkodra ndërsa shuma e porositur ishte 18 mije euro, në prerje të ndryshme.

    Serxhio Lala dhe Enis Aliaj u arrestuan në flagrancë teksa po tërhiqnin nga posta 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të falsifikuara, të dërguara nga Brungaj./ZËRI

  • Emrat/ Të shtëna me armë zjarri në Fier pas konfliktit mes dy personash, policia “blindon” vendngjarjen, shpallen në kërkim të rinjtë

    Emrat/ Të shtëna me armë zjarri në Fier pas konfliktit mes dy personash, policia “blindon” vendngjarjen, shpallen në kërkim të rinjtë

    Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e kësaj të premteje në Fier.

    Dyshohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, situatë që ka agravuar në përdorimin e armëve.
    Korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, raporton se nga të shtënat me armë nuk ka persona të plagosur.
    “Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit Romeo Çako, 33 vjeç, dhe shtetasit Mariglen Sinaj., shtetasi Romeo Çako ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt”, njofton policia.
    Blutë ndodhen në vendin e ngjarjes, nga ku po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • Të shtëna me armë pranë qendrës tregtare në Fier, dyshohet për konflikt mes dy personash

    Të shtëna me armë pranë qendrës tregtare në Fier, dyshohet për konflikt mes dy personash

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit pas disa të shtëna me armë zjarri pranë qendrës tregtare ETC, dyshohet se shkaktare ka qenë një konflikt mes dy personave. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë blinduar zonën për të kontrolluar situatën.
    Policia ka shpërndarë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Fier, ku të shtëna me armë zjarri u regjistruan pranë një qendre tregtare.
    Blutë bëjnë me dije se janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, bëhet fjalë për shtetasit Romeo Çako dhe Mariglen Sinaj.
    Fier/Informacion paraprak
    Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

  • Të shtëna me armë zjarri në Fier, dyshohet për konflikt mes dy personave

    Të shtëna me armë zjarri në Fier, dyshohet për konflikt mes dy personave

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Fier.
    Dyshohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, situatë që ka agravuar në përdorimin e armëve.
    Nga të shtënat me armë nuk ka persona të plagosur.
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, nga ku po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Të shtëna me armë zjarri në Fier, dyshohet për konflikt mes dy personash

    Të shtëna me armë zjarri në Fier, dyshohet për konflikt mes dy personash

    Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e kësaj të premteje në Fier.

    Dyshohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, situatë që ka agravuar në përdorimin e armëve.
    Nga të shtënat me armë nuk ka persona të plagosur.
    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, nga ku po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për një viktimë

    Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për një viktimë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Kalimash, në afërsi të Rrëshenit.
    Sipas burimeve paraprake, një kamion është përplasur me një autoveturë, dhe dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin, i cili aktualisht është i bllokuar.
    Ekipet e emergjencës dhe ambulancat janë nisur drejt spitalit të Rrëshenit me të plagosurit.
    Nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të tyre, ndërsa pritet njoftim i mëtejshëm nga autoritetet.