Shqiptari që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës përpara në lokali në Fontanafredda, ndërsa në pranga si autor është vënë 34-vjeçari Rogert Shota nga Fushë-Kruja. 43 vjeçari shqiptar në Itali Vladimir Topjana dyshohet të jetë vrarë për motive pronësie, raportojnë mediat italiane.Në pranga është vënë edhe babai i 34-vjeçarit, Pren Shota, pasi ndodhej në automjet me të. Sipas informacioneve, 43-vjeçari kishte dalë me djalin 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus dhe teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë.
Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi në kokë Vladimir Topjanën. Autori tentoi të arratisej me automjet, por u kap më vonë nga policia. Brenda mjetit është gjetur një armë Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena). Disa ditë para se të ndodhte ngjarja, Vladimir Topjana kishte qenë në Fushë Arrëz, dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë, atje ku edhe punonte.
Tag: dyshohet
-

Në automjetin e autorit u gjet arma e krimit/ Vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, shkak dyshohet të jetë një…
-

VIDEO/ Digjet pylli me pisha në Velabisht, zjarri dyshohet i qëllimshëm
Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në pyllin me pisha në fshatin Veterrik, në Njësinë Administrative Velabisht. Pas njoftimit të autoriteteve, grupi i shërbimit zjarrëfikës ka reaguar menjëherë dhe ka dërguar dy mjete zjarrëfikëse për të menaxhuar situatën.
Në një kohë të shkurtër, zjarrfikësit kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin, i cili ka djegur rreth 300 m² pyll me pisha. Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet janë duke hetuar më tej për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme.
Aktualisht, nuk raportohet për dëme të tjera apo viktima, ndërsa operacioni i pastrimit të terrenit po vazhdon.
-

“Dëgjova britma, pastaj…”, gruaja filipinase dyshohet se ndihmoi djalin të zhdukte trupin e shqiptares
Hetimi për vrasjen e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që studionte në Romë, ka hyrë në një fazë të re. Pas rrëfimit të ish të dashurit të saj, Antony Mark Samson, 23 vjeç, i cili ka pranuar se e ka vrarë me thikë gjatë një debati në banesë, autoritetet italiane kanë vendosur të hetojnë edhe nënën e tij.
Sipas burimeve të “LaPresse”, nëna e Samsonit është përfshirë në listën e të dyshuarve për bashkëpunim në fshehjen e kufomës. Ajo ka ndërhyrë menjëherë pas krimit, pasi ka dëgjuar britmat e vajzës dhe e ka parë trupin e pajetë në dhomën e gjumit.
Në vend që të lajmëronte autoritetet, dyshohet se ajo ka ndihmuar të birin në pastrimin e skenës së krimit në apartamentin në via Homs, në lagjen afrikane të Romës, shkruan A2.
Ndërkohë që Samson pretendon se ka vepruar i vetëm, hetuesit nuk janë të bindur nga versioni i tij dhe po hetojnë më shumë rreth rolit të mundshëm të familjarëve. Të dhënat telefonike të nënës dhe babait do të analizohen me kujdes për të zbuluar lëvizjet e tyre në orët pas krimit.
Nëna e Samsonit do të merret në pyetje ditën e sotme. Qëllimi i hetimit është të sqarojë saktësisht çfarë ndodhi në orët e pas krimit dhe kush tjetër mund të ketë qenë i përfshirë në fshehjen e provave.
Trupi i Ilaria Sulës, e zhdukur më 25 mars, u gjet natën mes 1 dhe 2 prillit brenda nje valixheje e hedhur në një shkëmb në një zonë pyjore në Poli. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Ndërkohë, Gjykata e Romës konfirmoi lënien në qeli të 23-vjeçarit me origjinë filipinase Mark Samson të akuzuar për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula. Sipas mediave italiane, pak ditë pasi i riu ka vrarë Ilarian dhe e hodhi atë në një greminë, ka çuar automjetin në një servis, si dhe ka kërkuar pastrim të makinës. Punonjës të servisit ku Mark Samson çonte mjetin e tij për riparim, e kanë përshkruar atë si një djalë të sjellshëm dhe se nuk kishin menduar kurrë që ai mund të bënte diçka të tillë. -

Vlorë/ Gjendet e pajetë e moshuara në banesë, dyshohet se…
Një 62-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Gjorm.Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 06.04.2025, në fshatin Gjorm, Vlorë, dyshohet se ka humbur jetën në banesë, si pasojë e një arresti kardiak, shtetasja H. V., 62 vjeçe.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

Përplasi me makinë pas sherrit të riun, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin H. H., 45 vjeç, pasi nga kontrolli fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset M. H., 20 vjeçe dhe O. S., 20 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëra-tjetrën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-K. K., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tij;-A. K., 30 vjeçe, pasi nga kontrolli në ambientin ku ishte kjo shtetase, u gjet një sasi Cannabisi që dyshohet se ishte e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:-Sh. M., 61 vjeç, pasi me vetëgjyqësi kryente punime ndërtimi, pa leje, veprimtari për të cilën ishte proceduar penalisht, më parë;–A. M., 43 vjeç, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, ka goditur me automjet, një 27-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:-N. H., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. 34-vjeçari ka kundërshtuar shërbimet e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit, kështu që i është marrë mostër biologjike, për të kryer verifikimet e mëtejshme;-R. K, 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;-G. Ç., 48 vjeç, pasi me automjetin që e drejtonte në gjëndje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 45 vjeç. Si pasojë, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë në automjetin me drejtuese shtetasen L. M.. Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

42-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij, ja për çfarë dyshohet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Suharekë, ku një person 42-vjeçar me inicialet SH.M. është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në rrugën “Avdyl Rama”. Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale për Prizren, ka njoftuar se policia është informuar rreth orës 19:40 për rastin, pas njoftimit nga urgjenca e Suharekës që kishte pranuar trupin e pajetë.
“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, dhe mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Sipas vëllait të tij, dyshohet për vetëvrasje”, ka shtuar Gashi.
Rasti është duke u trajtuar si hetim i vdekjes, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim të mëtejshëm. -

Arrestohet përndjekësi i Scarlett Johansson, prej vitesh e ndiqte dhe kërcënonte me…
Një burrë që ka pasur akuzat e Scarlett Johansson për përndjekje është arrestuar pasi dyshohet se ka kërcënuar me shpërthimin e një bombe në studion e emisionit “Saturday Night Live”.
Michael Branham, i cili u ndalua nga policia e New Yorkut të mërkurën, ka dërguar një mesazh kërcënues për një bombë të vendosur në studio, ku Colin Jost, bashkëshorti i aktores që nga viti 2020, punon.
Branham, i cili u deklarua i pafajshëm për raportimin e rremë dhe kërcënimin me bombë, dyshohet se e ka dërguar mesazhin në një kolegj në Connecticut, ku administratori e raportoi menjëherë kërcënimin në polici.
Ai është mbajtur në burg me kusht prej 100 mijë eurosh.
Një lidhje me incidentin mund të jetë një kërkesë e Scarlett Johansson për një urdhër ndalimi ndaj Branham, pas akuzave për përndjekje që aktorja kishte bërë në nëntor të vitit 2023.
Aktores dyshohet se i është vënë në ndjekje që nga gushti i vitit 2022, megjithatë nuk është konfirmuar ende nëse ky është i njëjti person që bëri kërcënimin me bombë.
Gjykata kishte refuzuar kërkesën e Johansson për ndalim vitin e kaluar, për shkak të problemeve me dorëzimin e dokumenteve.
Pavarësisht kësaj, Branham ka shpërndarë postime në rrjetet sociale, përfshirë një selfie me një tatuazh që përmban emrin e aktores.Top Channel
-

Përfshihet nga zjarri gjatë natës lokali në Tiranë, çfarë dyshohet
Rreth orës 03:25, dyshohet se si pasojë një defekti teknik ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E. A. Si pasojë lokali është djegur plotësisht, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1 -arrestuan shtetasin P. M., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 29 vjeç, L. Xh., 26 vjeç dhe A. Xh., 49 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:-arrestuan shtetasin E. I, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit në motomjetin të cilin e drejtonte pa targa dhe pa dokumentacion përkatës, iu gjet një armë e ftohtë;-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. N., 41 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin.
-Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:-L. M., 42 vjeç dhe S. Gj., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;-J. B., 19 vjeç dhe M. D., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa lejen përkatëse.
-Informacion paraprak: Me datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Shkrumbohet plotësisht gjatë natës lokali në Tiranë, çfarë dyshon policia
Rreth orës 03:25, dyshohet se si pasojë një difekti teknik ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E. A. Si pasojë lokali është djegur plotësisht, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1 -arrestuan shtetasin P. M., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 29 vjeç, L. Xh., 26 vjeç dhe A. Xh., 49 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:-arrestuan shtetasin E. I, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit në motomjetin të cilin e drejtonte pa targa dhe pa dokumentacion përkatës, iu gjet një armë e ftohtë;-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. N., 41 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin.
-Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:-L. M., 42 vjeç dhe S. Gj., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;-J. B., 19 vjeç dhe M. D., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa lejen përkatëse.
-Informacion paraprak: Me datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

U vra nga babai i saj në Tiranë/ Nëna e Rayyan Alwan pritet të vijë në Shqipëri, do të dëshmojë për krimin e rëndë
Rayyan Alwan
TIRANË- Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në Tiranë, pritet që të vijë në Shqipëri. Mësohet se ajo ka kontaktuar me Policinë dhe ka konfirmuar se do të udhëtojë në vendin tonë, për të dhënë dëshminë në lidhje me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare. Por, deri më tani, ajo apo të afërm të tjerë të viktimës nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të Alwan, e cila vijon të mbahet në morgun e Tiranës.
Me dëshminë e saj, nëna e 24-vjeçares pritet që të hedhë dritë mbi motivet e krimit të rëndë, se përse Fadi Alwan udhëtoi drejt vendit tonë dhe më pas vrau vajzën e tij. E reja u gjet e pajetë,më 27 shkurt në një banesë të marrë me qera në rrugën Gjon Muzaka në Tiranë.
Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI