Tag: dyshohet

  • Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, dyshohet për një të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, dyshohet për një të plagosur

    Fier/Informacion paraprak

    Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir). Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

    Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.

    Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.

  • Piu lëndë helmuese, vdes tragjikisht një 60-vjeçar në Shkodër

    Piu lëndë helmuese, vdes tragjikisht një 60-vjeçar në Shkodër

    Një person dyshohet se ka i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike pasditen e kësaj të mërkure në Shkodër.
    Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi M. D., 60 vjeç, banues në fshatin Muriqan.
    Sipas Policisë, dyshohet se ai ka pirë helm dhe është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjeksore, por nuk ka arritur dot të mbijetojë.
    Policia thotë se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

  • Po lëvizte me motor bashkë me djalin, kush është gruaja që dyshohet se iu bë atentat

    Po lëvizte me motor bashkë me djalin, kush është gruaja që dyshohet se iu bë atentat

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sulaj të Fierit, ku një grua rreth 60 vjeçe është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të mbikalimit të Dërmënasit. Sipas burimeve zyrtare nga policia, dy persona dyshohet se i kanë zënë pritë shtetases Suzana Mërnica, e cila po udhëtonte me motor së bashku me djalin e saj. Ata kanë dalë përpara mjetit dhe kanë qëlluar në drejtim të saj me armë zjarri.
    E plagosura, me profesion fermere, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet e para kanë çuar në identifikimin e autorëve të dyshuar: shtetasve A. C., 66 vjeç, dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Fierit dhe përgjatë akseve Fier-Vlorë dhe Fier-Lushnjë, ndërsa vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e provave materiale që do t’i shërbejnë hetimit.
    “Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
    Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim”, njofton policia.

  • LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, dyshohet për një të plagosur

    LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, dyshohet për një të plagosur

    Fier/Informacion paraprak

    Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir). Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

    Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.

    Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.

  • Të shtëna me armë në Fier, plagoset një person

    Të shtëna me armë në Fier, plagoset një person

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në një fshat të Fierit. Dyshohet se ka mbetur i plagosur.
    Fier/Informacion paraprak

    Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
    Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
    Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
    Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.

  • Dyshohet se ka grabitur tre markete në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

    Dyshohet se ka grabitur tre markete në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

    Policia ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili akuzohet se ka grabitur tre markete në Tiranë.Dyshohet se gjatë natës, më datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me leva hekuri dyert e 3 marketeve, i riu ka vjedhur shuma parash.
    Uniformat blu vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari.“Pas denoncimeve të administratorëve të 3 marketeve, se në këto subjekte, ishin vjedhur me thyerje, shuma parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën, në kuadër të operacionit “Precedenti”, me qëllim ndalimin e autorit të rasteve.
    Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se gjatë natës, më datat 28 mars dhe 6 prill, pasi ka thyer me sende të forta (leva hekuri), dyert e 3 marketeve, ka vjedhur shuma parash.
    Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 20-vjeçari”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • “Dashuria ime..si, çfarë?” Biseda e fundit e palestinezes me të dashurin pak para vrasjes: Mami donte të largohem

    “Dashuria ime..si, çfarë?” Biseda e fundit e palestinezes me të dashurin pak para vrasjes: Mami donte të largohem

    Rayyan Alwan

    TIRANË-Është zbardhur biseda e fundit e palestinezes, Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në Tiranë. Personi i fundit që ka folur me 24-vjeçaren ka qenë i dashuri i saj libanez që e njohu në Gjermani. Ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.
    Në bisedën e zhvilluar Alwan njofton të dashurin e saj se ndodhet në aeroport dhe nuk ka mundur të flasë me të pasi ka qëndruar nga e ëma. Kjo e fundit madje i ka kërkuar vajzës të largohet. Në një mesazh të fundit Alwan le të kuptohet se nuk e dinte a do të kthehej sërish në Gjermani, ku shprehet me fjalët: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.

    BISEDA

    18 shkurt 2024 ora 18:41
    I dashuri: Rayyan? Jam akoma këtu.
    Ora: 19:03 Thirrje telefonike-4 minuta bisedë.
    19 shkurt 2024
    Ora: 09:17
    I dashuri: Nuk u ktheve për t’u qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.
    Ora: 09:34- Thirrje e humbur
    Ora: 09:34
    Rayyan: Dashuria ime, jam në aeroport tani.Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.
    Ora: 09:35
    Rayyan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.
    Ora: 09:46
    I dashuri: Diçka si, çfarë?
    Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI

  • Dyshohet se për*hunoi sistematikisht të miturën në Prishtinë, arrestohet një person

    Dyshohet se për*hunoi sistematikisht të miturën në Prishtinë, arrestohet një person

    Një e mitur dyshohet se është dhunuar sistematikisht për një vit nga një person me inicialet J.G në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. Sipas saj, prokuroria ka nisur hetimet për shkak të dyshimit të bazuar kundër të pandehurit J.G i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht të miturën disa herë për periudhën kohore rreth një viti.
    “Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokurori kujdestar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” bazuar nga neni 227 par.8 lidhur me par.7., lidhur , me par.4., nënpar.4.7., lidhur me par.1., lidhur me nenin 77 par.1 nënpar.1.1., 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur R.G., është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili kishte dhunuar disa herë për periudhë kohore rreth një (1) viti”, ka thënë Shala.
    Po ashtu Shala tha se prokurori i çështjes kundër të pandehurit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe e mitura R.G., momentalisht është dërguar për ekzaminim gjinekologjik.

  • Dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e mitur/ Arrestohet 43 vjeçari në Shkodër

    Dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e mitur/ Arrestohet 43 vjeçari në Shkodër

    Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 43 vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe fëmijëve të mitur.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin E. A., 43 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur”, njofton policia.

  • Vrasja e Vladimir Topjanës, shkak dyshohet të jetë një konflikt pronësie

    Vrasja e Vladimir Topjanës, shkak dyshohet të jetë një konflikt pronësie

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar, Vladimir Topjana në Itali. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie. Ai u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës përpara në lokali në Fontanafredda nga 34-vjeçari Rogert Shota.
    Shota është vënë në pranga bashkë së bashku më babin e tij Pren Shota. Babai 34-vjeçarit mësohet se ndodhej në automjet me të. Sipas informacioneve, 43-vjeçari kishte dalë me djalin 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus dhe teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë.
    Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi në kokë Vladimir Topjanën. Autori tentoi të arratisej me automjet, por u kap më vonë nga policia. Brenda mjetit është gjetur një armë Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena).