Tag: dyshohet

  • Lushnjë – Arrestohet 38-vjeçari, dyshohet për blerje vote në favor të një subjekti politik

    Lushnjë – Arrestohet 38-vjeçari, dyshohet për blerje vote në favor të një subjekti politik

    Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pasi dyshohet se ka tentuar të blejë votën e një shtetasi në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

    Në kuadër të hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, rezulton se shtetasi M. L., banues në Lushnjë, i ka premtuar një shume parash një shtetasi dhe i ka marrë kartën e identitetit, me qëllim përdorimin e saj në mënyrë të paligjshme në procesin zgjedhor. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kartën e identitetit të shtetasit, ndërsa ndaj M. L. rëndojnë akuzat për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Marrje dhe përdorim i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • EMRI/ I mori kartën e identitetit dhe i premtoi para në këmbim të votës, arrestohet 38-vjeçari

    EMRI/ I mori kartën e identitetit dhe i premtoi para në këmbim të votës, arrestohet 38-vjeçari

    Një 38-vjeçar i cili i premtoi një personi dhënien e një shume parash, dyshohet për t’i blerë votën në interes të një subjekti politik është vendosur në pranga nga policia e Lushnjës.

    Marin Leka akuzohet për korrupsion dhe marrje e përdorim të paligjshëm të dokumentit të identifikimit.

    Sekuestrohet karta e identitetit e shtetasit që i ishin premtuar paratë.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

    Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

  • Përleshje fizike mes 2 të rinjve në Vaun e Dejes, shpallet në kërkim agresori

    Përleshje fizike mes 2 të rinjve në Vaun e Dejes, shpallet në kërkim agresori

    Një sherr fizik mes dy personash është regjistruar në Vaun e Dejës.
    Policia vendore thotë se ka shpallur në kërkim një 34-vjeçar, banues në fshatin Nenshat, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një të ri.
    Aktualisht dyshohet se dy personat në fjalë janë konfliktuar për motive të dobëta. Grupi hetimor dhe policia po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.

  • 26-vjeçarja bie nga kati i 7-të, i dashuri dyshohet për nxitje në vetëvrasje

    26-vjeçarja bie nga kati i 7-të, i dashuri dyshohet për nxitje në vetëvrasje

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë e re ka humbur jetën në rrethana tragjike. 26-vjeçarja Xheneta Ejupi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese banimi dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
    Sipas informacioneve, e reja kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se për një kohë të gjatë ishte nën presion të vazhdueshëm psikologjik nga partneri i saj, 30-vjeçari Valmir Sheqiri. I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa ndaj tij është ngritur procedurë për veprën penale “Nxitje në vetëvrasje”.
    Autoritetet hetimore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet përkatëse, ndërsa me urdhër të Prokurorit të çështjes, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa familjarët kanë njoftuar se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 18:00.
    “Te Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi”, ka shkruar një familjar i saj në rrjetet sociale, duke e konfirmuar lajmin e hidhur. Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende në vijim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • ”Kishte ngritur padi …”, tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër

    ”Kishte ngritur padi …”, tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër

    Informacione të reja dalin në dritë rreth ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Épagny të kantonit Fribourg, ku një burrë me origjinë nga Kosova dyshohet se vrau bashkëshorten e tij dhe më pas kreu vetëvrasje më 10 prill 2025.
    Detajet e fundit zbulojnë aspekte edhe më dramatike të këtij rasti të rëndë.
    Burime të besueshme bëjnë të ditur se autori i dyshuar, rreth 42 vjeç, kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten e tij. Gruaja, rreth 38 vjeçe, kishte ngritur më parë padi për dhunë në familje ndaj tij.
    Mësohet se burri sapo kishte dalë nga burgu pas një dënimi të shkurtër për shkak të kësaj akuze, vetëm pak kohë para se të kryhej krimi tragjik.
    Një element tjetër shqetësues i zbuluar së fundmi është se gjatë incidentit, krahas armës së zjarrit, dyshohet se autori ka përdorur edhe një granatë.
    Ky detaj rrit dyshimet se ngjarja ka qenë e mirëplanifikuar dhe e përgatitur paraprakisht.

    Po ashtu, burime pranë hetimit kanë konfirmuar se zjarri që shkatërroi shtëpinë ku u gjetën trupat e viktimave ishte ndezur qëllimisht nga vetë autori pas aktit të vrasjes së bashkëshortes.
    Kjo tragjedi ka nxitur një debat të fortë në komunitetin lokal dhe në atë shqiptar rreth rëndësisë së reagimit të hershëm ndaj dhunës në familje dhe rrezikut real që ajo përbën për jetën e viktimave.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Vlorë – 46-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati

    Vlorë – 46-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati

    Një ngjarje tragjike është shënuar sot rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, një 46-vjeçar, i identifikuar si G. D., dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, duke humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

    Burime nga policia bëjnë me dije se viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

  • Durrës/ Arrestohet një nga të kërkuarit për mashtrim me TVSH, i përfshirë në skemën me dëm 3 milionë euro

    Durrës/ Arrestohet një nga të kërkuarit për mashtrim me TVSH, i përfshirë në skemën me dëm 3 milionë euro

    Një tjetër i dyshuar është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Skema”, i cili ka në fokus një rrjet personash që dyshohet se mashtronin me deklaratat financiare për të shmangur pagesat e TVSH-së.

    I arrestuari është shtetasi L. T., 19 vjeç, banues në Durrës, i shpallur më herët në kërkim nga autoritetet. Kapja e tij u krye nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, pas një hetimi që zgjat prej më shumë se 6 muajsh.

    Sipas Policisë, Gjykata e Durrësit kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

    Hetimet kanë zbuluar se L. T. është pjesë e një grupi prej 7 shtetasish, të cilët përmes subjekteve që administronin ose ku ishin të punësuar, deklaronin të dhëna financiare të rreme me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Kjo skemë dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej rreth 3 milionë euro.

    Autoritetet vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • Zvicër: Dyshohet se një kosovar ka vrarë bashkëshorten, ndërkohë ka vdekur edhe vetë ai

    Zvicër: Dyshohet se një kosovar ka vrarë bashkëshorten, ndërkohë ka vdekur edhe vetë ai

    Një shtetas i Kosovës po dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, po ashtu kosovare, në një fshat të Zvicrës, e më pas ka vdekur edhe vetë.
    Siç mëson Klan Kosova, i dyshuari mësohet të jetë nga Malisheva, ndërsa thuhet se ai ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, e cila po ashtu është nga një fshat i Malishevës.
    I dyshuari, sipas mediave në Zvicër, se ka shtënë me armë zjarri edhe jashtë shtëpisë, në të cilën ka hyrë më pas dhe e njëjta më vonë është kapluar nga zjarri.
    Raportohet se në shtëpi janë gjetur dy trupa të pajetë dhe thuhet se njëri nga ta mund të jetë i dorasit.
    Mësohet se burri është i moshës 42 vjeçe, ndërsa gruaja 38.
    Gjithashtu, mësohet se çifti ka lënë pas katër fëmijë.
    Mediat në Zvicër raportojnë se rasti është ende i dyshimtë dhe se viktimat ende nuk janë identifikuar.
    Televizioni ka mësuar se çifti është përballur me probleme me vete për një kohë të gjatë dhe kanë pasur një lidhje me ndarje e bashkime.
    E ndjera thuhet ta ketë denoncuar bashkëshortin e tij për dhunë, ndërsa ai ka qëndruar i mbyllur për 1 muaj. E me të dalë në liri, dyshohet të ketë ndodhur rasti tragjik.
    Media zvicerane laliberte.ch ka dhënë detaje nga ky rast i rëndë, i ndodhur të enjten në mëngjes në fshatin Epagny në Zvicër.
    Dy persona janë gjetur pa shenja jete në rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga zjarri. Policia thotë se njëri nga dy trupat e vdekur mund të jetë i të dyshuarit për të shtënat me armë zjarri në afërsi të shtëpisë para zjarrit.
    “Megjithatë, rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike mbeten, në këtë fazë, të papërcaktuara”, ka thënë policia kantonale e Fribourgut të enjten mbrëma.
    Dy viktima ende nuk janë identifikuar.
    Policia kantonale është njoftuar për një rast të shtënash rreth orës 9:15 të enjten nga një person afër një shtëpie. Sipas informacioneve që ka siguruar policia, një burrë, me një armë të gjatë, ka hyrë në shtëpi. Zjarri ka shpërthyer më pas në atë shtëpi, e ndodhur afër disa bizneseve të cilat shpëtuan.
    Zjarrfikësit kanë intervenuar në fikjen e zjarrit, i cili u vu nën kontroll në mesditë. Vetëm në orët e pasdites, policia arriti të identifikonte njërin nga trupat në rrënojat e mbetura nga zjarri, ndërsa u gjet edhe një armë zjarri.
    Trupi i dytë i pajetë është gjetur në mbrëmje.
    Hetimet po vazhdojnë nga Zyra e prokurorit publik. Në këtë fazë, shumë pyetje mbesin pa përgjigje derisa identifikimi formal i dy viktimave po vazhdon.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Çfarë po ndodh në Tiranë? Bien në pranga 3 persona, ja akuzat që rëndojnë mbi ta (Emrat)

    Çfarë po ndodh në Tiranë? Bien në pranga 3 persona, ja akuzat që rëndojnë mbi ta (Emrat)

    Drejtoria e Policisë Tiranë njofton se janë arrestuar 3 persona pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën lëndë narkotike.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
    -A. Ç., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Kokaine;
    -E. Gj., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi;
     

     
    -E. D., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën një sasi Kokaine.
    Lëndët narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. B., 34 vjeçe, pasi dyshohet se ka shqetësuar një 32-vjeçare, me mesazhe në rrjete sociale.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
    -P. M., 51 vjeç, A. S., 59 vjeç dhe Ç. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
    -O. Dh., 53 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një 39-vjeçar.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
    -arrestuan shtetasin A. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, një 40-vjeçar;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 50 vjeç dhe H. C., 58 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Sh. A., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 46-vjeçar, me armën e zjarrit të cilën e posedonte me leje. Për këtë rast, pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i 37-vjeçarit, për veprën penale “Kanosja”. Gjithashtu, arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin E. S., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
    Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. S., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale.

  • Operacioni i BKH në një biznes në Elbasan, kompania në pronësi të personave pranë Suel Çelës, ja çfarë dyshohet

    Operacioni i BKH në një biznes në Elbasan, kompania në pronësi të personave pranë Suel Çelës, ja çfarë dyshohet

    Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në zyrat qendrore të një biznesi në Elbasan, i cili operon në fushën e ndërtimit. Mësohet se kontrollet po ushtrohen në biznese që lidhen me grupin e Suel Çelës dhe kryhen në kuadër të hetimeve që po kryhen në disa bashki të Qarkut të Elbasanit, e që dyshohet se kanë dhënë tenderë të paligjshëm ndaj kompanive të ndryshme.
    Në zyrat e biznesit ku u ushtruan kontrolle, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar celularët e punonjësve, kompjuterë, aparate celulare të biznesit sepse dyshohet se ky biznes ka përfituar tenderë të shumtë në mënyrë të paligjshme nga disa bashki të Qarkut të Elbasanit.
    Në kuadër të këtyre hetimeve, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në këtë biznes, të mbështetur edhe nga policia. Prokuroria e Posaçme po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet në Tiranë, Elbasan, e Durrës.