Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Tiranë.
Një 37-vjeçar i identifikuar si Ledian Lato ka kërcënuar me armë zjarri një grua.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamed Deliu”, ku ai dyshohet se e ka kanosur 40-vjeçaren për motive të dobta.
Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tag: dyshohet
-

Kërcënoi një grua me armë zjarri, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë! Çfarë iu gjet në banesë
-

EMRI/ Kërcënoi një grua me armë zjarri, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë! Çfarë iu gjet në banesë
Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Tiranë.
Një 37-vjeçar i identifikuar si Ledian Lato ka kërcënuar me armë zjarri një grua.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamed Deliu”, ku ai dyshohet se e ka kanosur 40-vjeçaren për motive të dobta.
Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

I dashuri i qëlloi me armë bashkëshortin në sy të fëmijës, arrestohet 29-vjeçarja në Fier (Emri)
Melisa Hoxhallari, e reja që u arratis pasi i dashuri plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj është vetëdorëzouar në policinë e Fierit.
Ndërkohë autori i dyshuar Klement Beqaj, ndodhet ende në kërkim
Ngjarja u regjistrua në fillim të këtij viti në sy të fëmijës së tyre vetëm 9-vjeç. Gledian Hoxhallari u plagos mbrëmjen e së dielës (5 janar) në një lokal tek ‘Zogu i Zi’ në Fier, nga autori i dyshuar, Klement Beqaj.
Sipas dëshmimtarëve që kanë qenë të pranishëm në lokal, Klement Beqaj i mbështeti pistoletën në trup dhe e qëlloi 40-vjeçarin.
Melisa dyshohet se është e dashura e autorit Klement Beqaj dhe po ashtu dyshohet se ajo e ka nxjerrë në pritë bashkëshortin e saj, duke informuar të dashurin për lëvizjet e tij.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç.”.
Metarialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. -

Punonjësi i OSHEE-së ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën, vihen në pranga dy elektricistët, ja çfarë dyshohet
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy elektricistë, pas vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i cili humbi jetën një ditë më parë në fshatin Mërtish, Divjakë.
Viktima, Xh. Sh., 32 vjeç, punonjës i OSHEE-së, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e një linje, për shkak të mosshkëputjes së energjisë.
Në vijim të hetimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë, të cilët rezultojnë të jenë përkatësisht elektricistë të OST dhe OSHEE.
Dy të ndaluarit dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos siguruar ndërprerjen e energjisë në linjën ku po punonte 32-vjeçari, gjë që çoi në aksidentin tragjik.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. -

E rëndë në Tiranë/ Një person gjendet i pajetë në rrugë, ja çfarë dyshohet (Emri)
Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jetë dhe i varur në një pemë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Qafë Mollës në Tiranë, ndërsa policia dyshon se personi mund të jetë vetëvarur.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.Tiranë/Informacion paraprak.
-Në zonën e Qafë-Mollës, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në një pemë, shtetasi E. L., 40 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. -

Sherr me thika mes adoleshentëve në Peshkopi, një i plagosur
Një konflikt mes të rinjve në Peshkopi ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 20-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje për motive të dobëta, ku 19-vjeçari E. E., banues në Peshkopi, dyshohet se ka goditur me thikë të riun, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij. Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe shtetasit A. P., K. Xh., të dy 19 vjeç, dhe O. E., 20 vjeç, të cilët dyshohet se kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes, por nuk kanë kallëzuar rastin.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit. -

E rëndë në Tiranë/ 42-vjeçari gjendet i varur në banesë, një vajzë konsumon mbidozë ilaçesh
Dy ngjarja të rënda janë regjistruar ditën e djeshme në Tiranë, ku njëra prej tyre ka përfunduar me fatalitet.
Autoritetet policore raportojnë se në fshatin Marikaj një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Viktima është shtetasi R. D., 42 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në banesë, dyshohet i vetëvarur.
Ndërkohë, raportohet se një 20-vjeçare dyshohet se ka konsumuar në banesë, mbidozë medikamentesh. Ajo është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve.
Ende nuk dihen motivet që i kanë shtyrë dy shtetasit e mësipërm të ndërmarrin këto akte esktrem.
Policia thotë se grupet hetimore po punojnë për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rasteve. -

Do i blinte votën një qytetari, arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë
Policia ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi i premtoi një shtetasi se do t’i jepte një shume parash, për t’i blerë votën në interes të një subjekti politik.I arrestuari, M.Leka, dyshohet se i ka marrë kartën e identitetit një shtetasi, e i ka premtuar 500 mijë lekë të vjetra, në këmbim të votës për një parti politike.
Mbi të rëndon kryerja e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja e përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme./Opinion.al -

VIDEO / Arrestohet në Lushnjë 38-vjeçari, akuzohet për blerje vote
Një 38-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka premtuar një shtetasi një shumë parash me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se M. L. i ka marrë një shtetasi kartën e identitetit dhe i ka premtuar dhënien e një shumë parash, në funksion të blerjes së votës.
Policia bëri të ditur se është sekuestruar karta e identitetit e shtetasit që i ishin premtuar paratë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprime të mëtejshme. -

Bie në prangat e policisë 38-vjeçari/ I premtoi se do t’i jepte para në këmbim të votës
Një 38-vjeçar i cili i premtoi një personi dhënien e një shume parash, dyshohet për t’i blerë votën në interes të një subjekti politik është vendosur në pranga nga policia e Lushnjës. 38-vjeçari është identifikuar si Marin Leka. Sekuestrohet karta e identitetit e shtetasit që i ishin premtuar paratë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.